
Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga ceremonia e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë, ditën e martë më datë 18 prill.
Papa tha se kënga e fushatës do të jetë “Never give up”, teksti i së cilës sipas saj i shkon për shatat kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko por dhe të gjithë atyre simpatizantëve që u qëndrojnë fort parimeve të së djathtës dhe që nuk dorëzohen.
“Do kemi një këngë, është kënga “Never give up”, i shkon edhe profilit të zotit Bejko por dhe pjesës tjetër që i ka qëndruar parimeve të së djathtës.
Ne nuk dorëzohemi! Do thoja strukturat e PD-së pas goditjes së zotit Berisha, e cila ishte një goditje e fortë, ka pasur shpërbërje të strukturave, një pjesë ka shkuar me zotin Berisha dhe një pjesë ka qëndruar.
Por ka pasur dhe struktura që kanë ikur të gjitha, por ato janë riorganizuar. Kemi qenë në punë dhe është shtuar intensiteti i takimeve dhe i parashtrimit të programit të PD-së", u shpreh ajo.
“I won't let you get me down (Nuk do të të lë ty të më rrëzosh)
I'll keep gettin' up when I hit the ground (Do të vijoj të ngrihem edhe kur të godas tokën)
Oh, never give up, no, never give up no, no, oh (Oh, mos u dorëzo, jo, kurrë mos u dorëzo, jo, jo, oh)
I'll find my way, find my way home, oh, oh, oh (Do e gjej rrugën time, rrugën time për në shtëpi)”, është pjesa që kanë zgjedhur ta përdorin në spotet e tyre.
Mire Berisha nuk i justifikon dot shpenzimet e hapjes se fushates, po ju te Partise se Vules pa elektorat do te beni transperent parate qe po harxhini Sallen e lojrave me dore "Farie Hoti" se vetem Pallat Sporti nuk eshte, me kapacitet 300 vete, sa nje palester shkolle ?
Kenge ne anglisht, po behet fushate per "Cunat problematik" te Londres. Kokeshpulles Bejko qe nuk e lidh asgje me Tiranen, verini nje paruke nga ato te Luigjit XIV.