
Belind Këlliçi ka dhënë një intervistë për "Koha Jonë", ku mes të tjerave e krahason veten me aktorin e njohur Tom Cruise.
A jeni i vetëdijshëm se me kandidimin tuaj në Tiranë keni dalë përballë një “mali” të madh që ka gjithçka në dorë: Votat, punën, pushtetin, mediat, shoqërinë civile, ndërkombëtarët; pra duket si një MISION I PAMUNDUR?
Belind Këlliçi: Ndryshimi është në duart e qytetarëve. Ky “Mali me Gropa” që përmendët ka në dorë vetëm propagandën. Po të ketë gjithë sa thoni, përse nuk del në rrugë të bisedojë me qytetarët? Përse kur del nga zyra është gjithnjë i rrethuar me grup truprojash? Përse mban më shumë truproja se kryebashkiaku i Kievit, i cili është në luftë? Përse nuk del përpara ju gazetarëve t’i bëni lirisht pyetje? Keni përdorur si referencë filmin “Mision i Pamundur”. Në fund të filmit fiton gjithnjë Tom Cruise.
Ju mendoni se do jeni konkurues serioz, por mos është një lojë fine e juaja, pasi me këtë kandidim ju më shumë po ëndërroni të jeni kryetari i ardhshëm i PD-së?
Belind Këlliçi: Interpretimi i ëndrrave i përket lëmit të psikologjisë. Shkon përtej gazetarisë. Fokusi im është qyteti im, Tirana. Ëndrra ime është një Tiranë e jetueshme dhe kthimi i qytetit në normalitet.
Ju jeni shkolluar në SHBA, por a mendoni se po bini ne lojën e politikës tradicionale shqiptare që shan dhe akuzon për gjithçka?
Belind Këlliçi: Sa herë kam bërë akuzë, kam patur provë materiale në dorë, jam përballur në gjyq dhe kam fituar çdo çështje. Nëse segmente të caktuar në shtypin shqiptar presin të dëgjojnë nga unë komplimenta për partinë në pushtet, kjo nuk ka për të ndodhur, për sa kohë nuk shoh punë në dobi të Tiranës. Sharje apo fyerje, nuk besoj se keni dëgjuar ndonjëherë prej meje.
Kjo historia e biletës falas për trafikun urban qytetës, a ju duket edhe Juve si një teori komuniste, pasi po të flitej për studentë, pensionistë apo njerëz në nevojë do të ishte OK, por pse duhet të paguajë buxheti i shtetit për biletë falas për këdo?!
Belind Këlliçi: Nuk është histori se nuk ka ndodhur ende. Fillon pas 14 majit, kur bashkia do i japë përparësi uljes së kostove të jetesës në Tiranë. Buxheti i shtetit nuk ka lidhje në këtë rast. Bashkia e Tiranës ka buxhetin e saj prej 240 milionë euro, ku kontribuojnë si taksapagues edhe këta qytetarë që përdorin transportin publik. Taksat i paguajnë njësoj si të tjerët. Transporti publik Pa Pagesë do të inkurajojë edhe jopërdoruesit e tanishëm të qarkullojnë me urban. E dini se janë të shumtë qytetarët që përshkojnë distanca në këmbë, se nuk kanë para mjaftueshëm për të paguar vajtje-ardhje një ose dy linja në ditë?
Shumë të tjerë nuk e kanë luksin të lënë ditën e punës për të mbajtur radhën për abone. Me arsyetimin “përse duhet të paguaj unë për tjetrin” nuk do të kishim as para për pensionistët, as për invalidët. Ky arsyetim bëhet nga politikan të pandjeshëm ndaj varfërisë dhe pafuqisë financiare së 200 mijë qytetarëve që iu nevojitet çdo ditë transporti dhe ndihma e bashkisë.
Nga ana tjetër pak më intereson se si tingëllon nga ana politike ky premtim i imi. Fokusi im janë qytetarët dhe ulja e kostove të jetesës për familjet në Tiranë. Nuk kam asnjë kompleks të jap çfarëdo zgjidhje për qytetarët, përtej çdo interpretimi ideologjik.
Të bësh një fushatë në Tiranë kërkon edhe shumë lekë, ku i merrni dhe a keni donatorë zyrtarë?
Belind Këlliçi: Demokratët kontribuojnë aq sa mundin. Janë anëtarët dhe simpatizantët të parët që ndihmojnë në këtë aspekt. Dikush ofron furgonin e tij për lëvizjet e stafit; një djalë i forumit rinor siguroi kompjuterat e zyrës nga dyqani i tij i kompjuterave. Njëjtë edhe për televizorët që i duhen zyrës së shtypit apo për ujin që konsumon stafi. Është shumë e vështirë të përballosh financiarisht një fushatë bashkëkohore, por na ndihmon jashtë mase ekipi i vullnetarëve, të cilët janë profesionistë të rinj të fushave të ndryshme.
A ju prish punë me vota kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko? Po Lajla Përnaska? Sepse të dy marrin vota djathtas.
Belind Këlliçi: Mendoj se do të marrin votat e njëri-tjetrit. Përtej shakasë, që besoj ma mirëkuptojnë, janë në të drejtën e tyre të zgjedhin qoftë dhe humbjen. I ftoj të më bashkohen! Garën nuk e kemi me njëri-tjetrin. Kaq e thjeshtë është kjo çështje.
Një portal botoi këto ditë një shkrim se Ju nuk keni mbaruar të plotë sistemin 5-vjeçar të “Harry Fultz”, por dëftesën e keni marrë si të tillë dhe më pas keni studiuar në SHBA me këtë diplomë. Apo akuza nga kazani mediatik, siç thotë Edi Rama?
Belind Këlliçi: Jam në fushatë, i fokusuar çdo ditë në takime me bashkëqytetarët e mi. Në një qytet me ndotje të madhe akustike si Tirana, nuk mund të të kapi veshi çdo zhurmë. “Zbulime” të tilla sensacionale në kohë fushate janë brenda pritshmërive të mia si kandidat dhe njeri publik. Fushata është ndezur dhe do dëgjojmë çudira për veten, për më tepër që fabrikohen nga një makineri rrenash dhe propagande, të cilën do e mundim si qytet, të gjithë bashkë, më 14 maj. Nga ana tjetër prej 3 muajsh tashmë, ftesa ime mbetet e hapur për kryebashkiakun, për tu përballur në secilën studio televizive që ai dëshiron, për të diskutuar mbi këtë çështje dhe shkollimin tonë që nga klasa e parë nëse ai dëshiron!
Pse thuhet se ju jeni më shumë kandidat i përzgjedhur i Ilir Metës sesa i Sali Berishës, apo prapë “kazani mediatik” nxjerr tym të zi?
Belind Këlliçi: Ndoshta për të krijuar tymnajë, por boll smog kemi në Tiranë. Sajesave nuk i kushtoj asnjë rëndësi, thjesht sepse i neveris. Raportin e kam vetëm me të vërtetat që më kanë treguar bashkëqytetarët e mi këto muaj.
Në fakt sondazhet e besueshme japin që për tre bashkitë e mëdha si Tiranë, Durrës dhe Elbasan, PS fiton kryeqytetin dhe Elbasanin. Komenti juaj?
Nuk i besoj sondazheve të besueshme të porositura. I besoj vetëm atyre burrave e grave, të rinj e të moshuar të qytetit tim, me të cilët shtrëngoj duart e bisedoj ballë për ballë. Takoj me mijra qytetarë çdo ditë, të cilët janë sondazhi im më i besueshëm dhe i pa kompromentueshëm. Qytetarët flasin për ndryshim me datë 14 Maj, kaq i thjeshtë është sondazhi im i përditshëm.
Më 15 maj kur të jepet rezultati se ka fituar Erion Veliaj dhe ju e pranoni rezultatin, a do të kemi një akt civilizimi nga Ju, që të shkoni dhe t’i jepni dorën publikisht Erion Veliajt?
Belind Këlliçi: Unë nuk besoj te parashikimi i fatit, por do e mirëprisja një mesazh urimi edhe nga ju që besoni ende te Veliaj, tek 1 milionë pemët e mbjellura të tij dhe besoj se çdo ditë përdorni Trenin Elektrik të premtuar prej Veliajt!
Një koment të shkurtër për Enkelejd Alibeajn. I shitur, pa vizion apo ëndërrimtar për një PD me frymë amerikane?
Belind Këlliçi: Unë komentoj idetë, jo njerëzit.
Vertet qe ngjane shume ky me Tomin .hidhu njeher nga kullat Binjake ,se vallahi ke me morr aq shume vota se i gjalle s'ke me i morr kur .o Bole Krrici
Ky po qe eshte krahasim per pagesen e sig shoqerore per pension me bileten e aotobuzit falas hajde ekonomi hajde ky nuk ja ka idene fare
Ky duhet te ishte ne burge dhe ai qe ka fallsifikuar dokumentin pasi ky eshte paraqitur ne amerike sikur ka mbaruar shkollen 5 vjecare por ne fakte ka bere kater vite ? Nuk e di nese ne Shqiperi ka ambasade Amerikane nese vertete egziston ajo duhet qe kete fallsifikim i denueshem deri mbi pese vite burge ta ndjeki . Megjithate ky jevge bene mire te gjeje firzamoniken te shkoje dasmave se nuk ka nevoje vendi per magjyp te tille nuk jane shuar shqiptaret qe nje indian te drejtoje Tiranen
aaaahhh Belind Kerriçi, Belind Kerriçi……….. me keta rrota kari go fitojne keta ?!?!
Fiks nje perzerje psikike midis Ledi Shamkut ( alias mami) dheSaliut ( alias babi )… ky eshte nje katafil kokebosh qe strofka nga del dhe ku ushqehet e kane mesuar si te aktroje..
ky Kellici eshte nje qenie qesharake Le te marre gerneten dhe te bej muzike te sheshi Skenderbej se ndoshta merr ca vota
ky Kellici eshte nje qenie qesharake Le te marre gerneten dhe te bej muzike te sheshi Skenderbej se ndoshta merr ca vota
Belo ik boj nanji xhiro nga italua b.q.
Karriera e ketij robi eshte e varfer per t'u krahasuar me Veliajn sepse behet fjale per kryeqytetin qe me pas mund te pretendohet per k.minister.Kete nuk e njohin njerezit e PD mire por duket se po e perdorin si kavie sidomos Meta qe po mundohet te perfitoje nga hallet e Berishes duke shantazhuar njeri tjetrin me te kaluaren e mbrapshtë qe kane patur
Eh, mor magjypi i Gabit, eh, shumë shpejt ta kallaisi vërën Sal Sërboviçi, ta ka shtrirë aq rëndshëm, sa tërë jetën ke për të qënë një zero. Po të kishe ngrënë dhe nja dy vjet deputet, o mavriu i rracës Gab-ele, pastaj me të parë, me të bërë...Po ç'tu desh pënda me tre qe, kur nuk ke arë për të lëruar...Po ç'të duhet të lëshosh pordhë e fëndë, atomike, me autobuza e rrumbuza, kur dihet se vetëm çakejt, dhe gabelët kanë fëndët më të llahtarshme që nuk lënë qënie mbi tokë pa ja dhënë vrapit...po pse kështu do ta ç'kallaisësh vërën ti, o esmer? Pse na turpëron rracën o evlat???/
O Belo i di si i thoshnin filmit me perpara hije ne beze.Me vone kurdoli tv hije ne xham po kesaj tendes ca ti themi ska emer qe e mban kete budallallek.O Belo ti thashe keto se Tomi ishte vetem fitues ne filma o belo .Qenke shume i ceket o belo apo bole dhe thua se ke gjithate shkolle.Belo po te tregoj nje histori. Nje me shkolle shume si puna jote pyeti nje stalljer ne stallen e lopeve.Ca eshte ajo atje larte te trau stallieri i tha eshte bajge lope .Mire tha i shkolluari qe eshte bajge lope e mora vesh por lopa si ka hypur atje larte dhe ka bere bajgen.Belo po i gjete kete e ke fitu Tironen.
Sa e lexova kete interviste me erdhi ne mend nje shprehje e njohur per keta tipa……endero o i mjere per lecka…….,ky te behet qytetar i duhet shume kohe ti heqe genet e vjetra….,,,,
O gabel, o jevg, o magjup Rumanie, ty nuk të shkon muzika rrok me të cilën ju geshtenjat rrok e mbyllët tallavanë në stadium. Të të pata shkruar dhe keshilluar, që tallavanë ta mbyllësh me këngën e ati dhëmbëprishurit të rracës tënde dhe tallavaja në stadium do të ishte ndezur flakë. Atë këngën e magjupit që thotë : """Të të ka lali shpirt, të ka lali xhan - shumë raki në gotë, kafe në filxhan - valles do t'ja marrim - me def dhe tupan - ju premtoj per nderin - plot byrek dhe duhan, etj etj"", por ti magjupi i bregut të Lanës, ja more këngës rrok.
Zeshkanit i ka humbur fisarmonika!
Po te konsiderosh sondazhet e Neros qe nxjerrin Bejkon me 15% e Belindin me 5 % , mire e ka thene Belindi !
Qe te fitoje ky buze botoksi Belind Kerriçi duhet ti premtoje te gjithe qytetareve te Tiranes nga nje autobuz falas dhe jo atobuzin falas ,dhe te jete i bindur qe te gjithe do votojne per te.
Eshte gje shume e mire kur ke besim ke vetja, por nga e thena ne te bere, eshte plot nje det i tere. Zoti Kellici e di shume mire se nuk ka asnje shans qe te fitoje keto zgjedhje, por me keto qe ben e thote e mban veten me gajret. Duhet te jesh vertet i lene menderisht qe ti hysh nje gare sic i ka hyre ai duke patur mbeshtetjen e dy njerezve me te urryer ne vend. Kam bindjen e plote se si tiranas do merrte me shume vota prej qytetareve po te hynte ne kete gare si i pamvarur se sa si benjamini i Salih-Metes.
Tomën , e nxjer fitues regjizori dhe skenaristi , nuk e nxjerin spektatorët .