
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilloi ditën e sotme një takim mbi platformën online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare.
Celibashi tha se platforma online do të jetë një mundësi më e mirë për KQZ që të kontrollojë financimin e partive politike.
Gjithashtu, Celibashi këshiiloi partitë politike që të mos tregojnë në mënyrë arrogante fuqinë dhe interesin për të shpenzuar para pa limit në fushatë.
“KQZ do të ketë një mundësi më të mirë për të bërë verifikime më të thelluara në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor mbi paratë e shpenzuara nga partitë politike dhe subjektet zgjedhore.
Ky sistem është një mundësi shumë e mirë, e kam fjalën për shoqërinë civile, media por edhe të tjerë për të marrë informacion dhe nxjerrë konkulzione për të bërë vlerësime se çfarë përmbajnë të dhënat e grumbulluara përmes këtij sistemi.
Ne jemi vetëm në fillim të përdorimit të këtij sistemi dhe askush prej të gjithë përdoruesve nuk është familjarizuar plotësisht me këtë sistem, por të paktën qoftë edhe formalisht nga pikëpamja e asaj që kishim objektiv e kemi realizuar qëllimin dhe synimi i partnerëve europianë ishte që ta kishim këtë projekt gati për këto zgjedhje dhe raportimi mbi financat e kësaj fushate të bëhet përmes kësaj platforme. Nuk është një proces shumë i thjeshtë”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje