Kryesocialisti Edi Rama i ka drejtuar përsëri një apel diasporës shqiptare dhe në veçanti asaj në Greqi, ku haset problematika më e madhe me zarfat e pakthyer të votave, që të veprojnë në këto orë të mbetura të afatit me dërgimin e tyre.
"Dua të përcjell përsëri një mesazh, një kërkesë, një lutje, një nxitje, për të gjithë shqiptarët e Greqisë, që janë regjistruar për të qenë zgjedhës në takimin historik të 11 majit, kur do të zgjedhin se kush do qeverisë në 4 vitet e ardhshme, por se çfarë fuqie do i japin Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE brenda 2027-ës dhe për t’u bërë zonjë në sallonin e madh të shtëpisë së Europës së Bashkuar, në Shqipërinë 2030.
Ju lutem shumë, zarfat duhen kthyer! Dje ka pasur një lëvizje pozitive, ju falenderoj të gjithëve, por ka ende shumë zarfa me votën të shpërndarë nga DHL që duhen kthyer për të ardhur në Tiranë dhe për t’u bërë pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit dhe do nxjerrë prej tyre një vullnet kuqezi për të përmbushur një mision historik dhe për t’i dhënë shtetit shqiptar, popullit shqiptar, kombit shqiptar, secilit prej fëmijëve tanë dhe çdo idividi që përfaqëson këtë komb, këtë shtet, këtë vend, këtë popull, dinjitetin europian, statusin e ri të qytetarisë europiane”, shprehet Rama në një video-postimi në rrjetin social Facebook.
"thirrje per emigrantet", pse jo thirrje emigranteve!...ndoshta do ta kuptonin me mire shqipen ...lol...= pra, eshte e qarte, Rama vetem te vjedhja e votes se diaspores i ka shpresat, per te vjedhur perseri zgjedhjet.....sa mire ka mesuar nga USA E VENEZUELA, Lideri Global.....i Albanistanit, banana republic...lol
Lutemi, mos na e nxirrni me kete surrat, duket si nje i semure ne psikiatri.
cbllokoi komentet mero zagari
NUK I MBUSHET MENDJA NJEREZVE ME PROPAGANDE O KAQOL
O Rame, qe ne daten 25 prill kam derguar zarfin e plotesuar tek nenkontraktori Speedex nga dhe e terhoqa dhe ende nuk duket ne sistemin e DHL me numrin 10-shifror te kthimit. DHL-ja me thote s'ka zarf me kete numer. Ka ose shanse qe Greqia saboton qellimisht voten tone pavaresisht cfare votojme ose ju keni gati per cdo zarf te Greqise nje zarf te gatshem me preferencen tuaj. Do pres gjere kete te diel te shikoj mos i cojne masivisht me Tirane. Gjithsesi kjo procedure ishte thjesht nje maskarade me gjithe ato qe jane denoncuar nga te dyja palet!
...po ti je pre Korce dhe bon gabime prej naivi....lol
Lëri rehat emigrantët sepse me sakrifica, e kanë gjetur rrugën e tyre. Nuk të mjaftojmë ne këtu, që na shfrytëzoni 24 orë në 24? Ju, të gjithëpushtetshmit, Berisha e Rama, talleni haptazi. Në vend të Noizit e Stresit, mund të krenoheni me “arritjet tuaja”. Z. Berisha mund të “krenohet” sepse në 1997, 2008 apo 2011, janë vrarë të pafajshëm. Ju, Z. Rama, gjynah, me gjithë përpjekjet “heroike”, fajtorët nuk I gjetët dot. Mund të mburreni të dy sepse ia dolën të varrosin përfundimisht të drejtën e pronës. Mind të mburreni me kodin zgjedhor që e bëtë siç ju interesonte të dyve së bashku..Mund edhe të konkuroni të dy se kush ka qenë më inovator në “krijimin e shtresës hajdute politiko-ekonomike”!. Fakti është që pas 33 vite tranzicion, ne jemi të parafundit në Ballkan, sipas çdo treguesi ekonomik e social. A ka kush përgjegjësi për këtë? Ju jeni përgjegjës sepse keni qenë dhe jeni, në pushtet, në pozitë ose opozitë, që nga viti 1992. Nëse fjalimet tuaja ironike sarkastike do ti fillonit me fjalët: "ndjesë se premtova 5 gjëra e bëra aq sa munda, por realizova vetëm 3 apo 2 apo 1 apo asnjë gjë" , edhe mund të tentohesha t'ju besoja edhe një herë. Por me këtë megallomani që vini e kërkoni besim, pasi keni hedhur tonelata baltë në fytyrë të shqiptarëve të ndershëm, përveç se tallje, kjo nuk është gjë tjetër. Turp!