Në dy raste të njëpasnjëshme, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, është shfaqur në disa kanale televizive tejet i shqetësuar për vizitën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste në qytetet e Lezhës e të Shkodrës, të cilët fare natyrshëm, jo vetëm si deputetë, por edhe si shtetas të zakonshëm të këtij vendi, donin të shihnin nga afër se ç’po ndodh me banorët fatkeq të kësaj treve në mënyrë periodike, dhe se çfarë mund të bëhet për minimizimin e pasojave të fatkeqësisë, si dhe sensibilizimin e të gjithë shqiptarëve (dhe jo vetëm të shtetit dhe të strukturave shtetërore) për të ndihmuar njerëzit në nevojë të kësaj zone.
Ka qenë fare e natyrshme pas kësaj vizite, një prononcim për median e interesuar që të dëgjonte edhe zërin e një përfaqësuesi të opozitës për atë që po ndodh në Shkodër. Por edhe pse prononcimi ka qenë tejet informativ, mjaft i rezervuar për kritika e akuza ndaj qeverisë dhe mjaft i ndjeshëm për gjendjen fizike dhe shpirtërore të njerëzve në kufijtë e dëshpërimit, duket që z. Olldashi i ka djegur ca si shumë dhe ka nxituar në disa media për të “zbuluar” shkakun e vërtetë të udhëtimit tim drejt Shkodrës, që (sipas tij) ishte kontakti me libraritë e Shkodrës për të mbledhur lekët e librave të shitur. Në fakt, Shtëpia Botuese që unë drejtoja para se të mandatohesha si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ka hapur akoma një librari të sajën në qytetin e Shkodrës, siç ka bërë në disa qytete të tjera të Shqipërisë, edhe pse kjo ambicie është akoma në programet e saj. Por këtë nuk ka si ta dijë z. Olldashi, pasi nuk bën pjesë në njerëzit afër librit, dhe kjo vihet re lehtë nga kultura e dialogut dhe komunikimit, të cilën e demonstron vend e pa vend, në konferenca shtypi, studio debatesh, prononcime, por edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon të bëjë protagonistin, veçanërisht kur ndodhet në sallë shefi i tij shpirtëror.
Gjithsesi, më erdhi mirë që z. Olldashi e paska mësuar që jam shumë i lidhur me librin. Libri dhe libraritë janë shtëpia ime e përhershme, vendi ku ndihem më mirë, pasi kam mbi 20 vjet që punoj në këtë sektor. Pa dyshim që vajtja ime në Shkodër nuk do t’i linte pa vizituar edhe disa prej librarive të këtij qyteti, për të parë fatin e tyre pas vërshimit të ujërave. Por z. Olldashi ka harruar një hollësi të rëndësishme, që ma hoqi mua mundësinë për t’i vizituar këto librari: ashtu si pjesën më të madhe të qytetit të Shkodrës, si pjesën më të madhe të njësive tregtare dhe bizneseve të të gjitha llojeve, edhe libraritë ishin të përmbytura nga uji. Dhe nuk kishte se ç’të shikoje në këto librari, edhe pse për të shkuar deri aty duhej patjetër të pajtoje një varkëtar, e jo nga ata të ushtrisë sepse ata ishin pak, vetëm 23 vetë për 14.000 hektarë të përmbytur, por nga ata që kanë gjetur një punësim të ri, në atë të gondolierit, si në Venecien e famshme.
Z. Olldashi, dhe jo vetëm atij nga klani që e kanë zënë rob Shqipërinë, i bën përshtypje që deputetët e opozitës ndodhen pranë njerëzve në nevojë në një zonë si Shkodra, të cilën akoma e kujtojnë si një bastion të tyre, dhe mendojnë se me mashtrime e demagogji mund të luajnë akoma me ndjenjat e tyre. Harron z. Olldashi se Shkodra ka zgjedhur 5 përfaqësues të PS në Kuvendin e Shqipërisë, nga 11 deputetë që ka i gjithë Qarku i kësaj zone. Një shifër që ka ardhur vazhdimisht në rritje, pikërisht prej mashtrimit, mosvëmendjes dhe papërgjegjshmërisë ndaj problemeve jetike të popullsisë së kësaj treve. Dhe kaq e dukshme është kjo papërgjegjshmëri, sa edhe kur Shkodra zhytej çdo ditë e më tepër në ujë, kryeministri i këtij vendi në mbledhjen mediatike të qeverisë ishte më shumë i shqetësuar për mungesën e flamujve në rrugët e Tiranës me rastin e përvjetorit të pavarësisë, se sa për shkodranët që kishin filluar luftën për mbijetesë nga përmbytjet; edhe kur nga zonat e rrethuara nga uji erdhi lajmi i zi për një fëmijë që nuk mundi t’i kalojë 3 muajt, kryeministri i këtij vendi, duke anatemuar me fjalor rrugësh kreun e opozitës, përcaktonte masat se si duhet të jetë në të ardhmen protokolli i festave zyrtare edhe për pushtetin vendor. Nga të paktat gjëra që i ka mbetur pa u bërë “në kujdesin e tij të veçantë” (!)
Shakaja, si gjithmonë, e shpëlarë e z. Olldashi më bëri t’i kujtoj atij dhe qeverisë në të cilën bën pjesë se përmbytja e përsëritur në Shkodër është një pasojë, dhe pasoja gjithmonë e ka një shkak. Dhe për shkakun tashmë janë bindur të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë shkodranët, në fytyrat e të cilëve këto ditë sheh vetëm trishtim, frikë e pasiguri për të ardhmen. Mjafton të hapësh televizionin në çdo kanal që të shkon dora, apo të shfletosh gazetat kryesore të ditës. (Pa dyshim këtu bën përjashtim zëdhënësi qeveritar i RTSH-së dhe ndonjë kanal tjetër që thith të gjitha “reklamat” qeveritare). Dhe nuk e kemi fjalën për komentet e gazetarëve në studio apo të dërguar në terren, por për zërin e dëshpëruar të njerëzve që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë pas mundin e djersën e një jete, pronat dhe gjënë e gjallë, vetë shpresën për të ardhmen.
Z. Olldashi, ajo që po ndodh sot në Shkodër është një krim.
Së pari, krimi është ekonomik, për vetë dëmet që ka shkaktuar dhe faturën në rritje që po i kushton ekonomisë së mjerë shqiptare. Por ju sot, duke na kujtuar libraritë, na kujtuat se krimi është edhe kulturor, edhe psikologjik e shpirtëror. Dhe bashkë me rrezikun që u kanoset çdo çast mijëra njerëzve krimi merr përmasa humanitare.
Z. Olldashi, ju i keni kthyer në show mediatik vajtjet e ardhjet në Shkodër, me mjetet e shpenzimet e shtetit, jo si ne të opozitës që gjendemi gjithmonë pranë njerëzve me shpenzimet tona. Madje edhe kur na sakatohen edhe ato pak të ardhura që marrim nga puna jonë në Kuvend. Dhe kjo nën kujdesin e veçantë të znj. Jozefinë. Është vendi t’ju bëjmë me dije se edhe mbledhjet e kabinetit që i keni transferuar në Shkodër janë bërë burim humori e barsoletash ndër shkodranët, që nuk ta përtojnë, edhe pse fati i zi, me një qeveri si kjo e juaja, u ka rënë mbi krye. Ta kalosh ditën kafeneve e mejhaneve në pjesën e thatë të Shkodrës, aty, rreth e rreth bashkisë e prefekturës ku thuren veçse intriga e vritet koha me përgojime, të dalësh para kamerave çdo dy orë duke u marrë më shumë me “opozitën që shkaktoi katastrofën”, ky është kontributi juaj për zgjidhjen e situatës në Shkodër.
Dhe padyshim që në kafene e në mejhane do ta kalonit ditën, sepse derën e librarive ju nuk keni si ta dini. Do të ishte lajm nëse ju do të hynit në ndonjë librari në këto ditë të zymta në Shkodër. Madje, nëse do të ndodhte, atë ditë mediat nuk do të merreshin me përmbytjet, por me lajmin e padëgjuar deri më sot se z. Olldashi është parë të hyjë në një librari.
Comments are closed.
Bravo z. Toci per shkrimin. Goxha i mire si koment por te sugjeroj te jesh me aktiv ne parlament.
U cua flete Sokol Olldashi
Pa nga shefi e zerin trashi
E filloj si gryke kallashi
Nuk ndodhi nga Buna e prita
Por e mbyti opozita
O ushtar i mire Olldashi
Je varur ne bole dashi.
Punet e tua si Rozafa
Behen diten si ze nata
Ne tere veprat qe ngrihen
Dy lek hidhen e pese vidhen
Prandaj per te mire te xhepit
Bej yzmet Sulltan salepit
Te pergezoj Z. F.Toci per portretizimin qe i ke bere Olldashit nje nga figurat me karizmatike te klanit Berisha.Vec ki kujdes:Olldashi perdor shume here kulacin por eshte i rrethuar gjithmone nga ca trima qe mund te perdor edhe kerbacin.Eshte mjaft i shkathet per udheheqes sipas stilit Berishian dhe ka patur sukses.Po e shkele ne kallo flet me egersi dhe kercenime duke shperndare cirkla peshtime rreth e rrotull,te cilat i japin kenaqesine sikur po qellon kundreshtarin me mitraloz.Persa i perket anes tjeter qe ju ngrini aty se shkodranet ju duan ju socialisteve…aha,jeni shume larg:E para fitoren ua vjedh Sala me “Hajdutet”e vet dhe e dyta duhet te punoni shume te hiqni huqin e shkodraneve qe”edhe nje gomari ti vihet sigla PD, ata fatkeqesisht ate do te votojne”…..!
I nderuar z. Toçi!
Ju pergezoj per shkrimin. Vetem se shoh me habi qe vetem per z. Olldashi mungojne argumentet. Dhe me njefare te drejte. E para, mendoj se ministria e z. Olldashi ka bere nje pune te shkelqyer ne situaten e mesiperme. E dyta, pergjegjesia direkte e permbytjeve nuk para i perket ministrise se tij por disa ministrive te tjera. Pergjegjesia e tij, pa dyshim, ekziston, sikurse edhe pergjegjesia ime, e juaja dhe e cdo qytetari tjeter te kesaj republike. Ca me teper e klases politike pjese e se ciles juve dhe Olldashi jeni. E treta, shumica jone e kalojme diten neper kafe dhe mejhane. Dhe kjo jo per fajin tone. Kafet e mejhanet jane sot, mjerisht, me atraktive se librarite apo bibliotekat dhe kjo, zoti na e falte mekatin, per faj te interesimit tone te paket per librin por ca me teper te sherbimit mjeran te librarive dhe te shume botimeve jo cilesore. E di qe shtepia juaj botuese eshte nje nga shtepite elitare te botimit te veprave tejet cilesore dhe ju pergezoj edhe per botimet letrare te shqiptareve, ndryshe nga shume botues qe marrosen mbas te huajes. Ju pergezoj edhe per kontributin tuaj per permiresimin e ligjeve qe lidhen me letersine dhe artin. Por nuk mund te pajtohem me ju per “lexuesin Olldashi”, pasi leximi eshte aktivitet privat dhe zgjedhje e gjithesecilit. Ca me teper, nga sa thame me lart, qe vizita e munguar ne librari eshte e justifikueshme. Persa i perket librarive, dua te shpreh se edhe juve si botues lini vend per kritika kur perpiqeni ta ktheni shitjen e librit ne ushtrim masiv, sic ishte rasti i panairit. Pamjet e njerezve me tufa librash qe dilnin nga panairi me trishtuan, sepse per nje cast mendova per librarite, te cilat ky show masiv i trendit te shitjeve letrare i nxjerr jashte loje. Dhe per njeqind 100 leke me pak qe kursejme nga blerjet ne panair, bejme qe te falimentojne librarite e qendres apo te lagjeve, te cilat me gjase kthehen ne pika bastesh sportive apo mejhane, ku ne prehemi. Dhe per kete e ka valle fajin z. Olldashi? Edhe pse backgroundi i z.Olldashi ka lidhje me kulturen ca me shume nga sa mendohet. Mjaft qe njeriu te kete miresine qe te shohe pertej profilit politik, qe ne rastin e z. Olldashi eshte profili i njeriut te suksesshem ne detyrimet e tij qeveritare.
Me respekt
MASCARIDENS
Nga emri juaj dukesh se nuk je shkodran dhe si i till te ishte dasht do shkoll me ironizu shkodranet,e para dhe e dyta me mir te votosh per gomaret e Kucit se sa per ato te gramoz rucit qe dogjen shkodren me 2 prill ,shkodranet as nuk e kane harru as nuk kane per ta harru kurr kete date.Ishte shoku Ruci minister kur dha urdher qe te vriten ne shkoder,qe te vin 17 IFA plot me mercenar per te shtypur SHKODREN ,kjo eshte arsyeja se pse demokratet ne Shkoder nuk kan nevoj me u vjedh votat socialist-komunisteve dhe qe krye krimineli i grupit parlamentar te PS nuk ka kurajo te shkel ne Shkoder.Gramoz Rucin do ta keshilloja qe sa her qe te bahet gadi te japi leksione per demokracin ne parlament te ndalet tek vendi qe ulet Sala dhe ta puthin sepse ishte qendrimi as mish as peshk i Sali Berishes qe kto kriminela livadhisin neper Tiran me makina luksoze
Shokut Fatmir Toci ; Nga fytyra nuk dukesh edhe njaq i ri qe te mos dish se cka ka ndodhur ne Shkoder nder vite por nuk te ve faj sepse nuk te intereson.Krim nuk asht ta cojsh ne kam te sakatuarin por esht krim ta lejsh me brij ne tok dhe ti thuajsh je sakat.Tani qe ka krim jam dakord dhe qe cdo krim ka autor edhe me kete jam dakord. Le te analizojme shkurtimisht se sa asht investu ne Shkoder per mbrojtjen e saje nga ujrat jo 5 vitet e fundit por rreth 70 vitet e fundit pergjegja eshte 0.000.000.000 Tani krimet qe e kane ba Shkodren sakate nuk kan te numrume dhe fatkeqsisht shoku Toci te gjitha kan nje vule, ate te PPSH dhe PPSH se rrevizionuar(PS) Qe ne fillimet e para te ndertimit te social shkatrrimit te vendit PPSH ka patur kujdes te vecant per Shkodren si kryeqender ekonomike dhe kulturore ,kujdesi eshte treguar ne menyra te ndryshme psh; kujdesi numer 1(krimi numer 1)shkaterrimi deri ne temele te pazarit te Shkodres me rreth 300 dyqane i gjithi i drenazhuar me nivel ma te larte se ajo e hyrjes se Shkodres,numer 2;per 60 vjet nuk asht harxhu asnje lek per te mbrojtur qytetin nga fryrjet e liqenit ne nje kohe qe nuk la kenet pa tha me te burgosurit politik,numer 3;nuk asht shpenzu asnje lek per mirmbajtjen e lumit buna e cila mblidhte ujrat e liqenit dhe te dy lumejve perkatesisht kirit dhe drinit,numer 4;ndertoj digen e shtodrit perte krijuar liqenin me tenjejtin emer i cili terrorizonte Shkodren sa her qe kishte fryrje dhe ne fund kujdesi me i studjuar desha te thoja krimi me i studjuar qe e sakaton Shkodren edhe sot e ksaj dite eshte mbledhja e te gjitha ujrave te veriut dhe veri lindjes te Shqiperis dhe prurja e tyre vetem 1 kilometer larg ures se bunes ose hyrjes se qytetit te Shkoders.Pra shoku Toci me pak fjal kjo eshte e verteta e asaj qe ju e quani krim ,kto jan krimet dhe kriminelet(po te flasim me gjuhen tuaj) ato qe e kan gjunjezuar Shkodren perkohesisht,them perkohesisht sepse ajo dote ngrihet shpejt edhe ma e fort ashtu sic ka ba qysh ne kohen e romakve ,turqeve,dyndjeve ,malazeze,komunizmitdhe tani me pseudo socialistet