Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me një barsoletë kryetarit të opozitës në lidhje me propozimet e bëra nga ai për të nxjerrë Shkodrën e shumë zona të tjera nga rreziku permanent i përmbytjeve. Duke lënë mënjanë modestinë, Berisha ka aluduar përmes barsoletës se ai është njeriu që po punon, kurse Rama po rënkon sikur është lodhur. Nuk ka faj kryeministri. Kjo puna e përmbytjeve në Shkodër vetëm me humor mund të përballohet. P.sh nuk mund të jesh serioz kur dëgjon ato që nxjerr nga goja kryetarja e Kuvendit, që thotë se Shkodra është përmbytur gjithmonë, por asnjëherë nuk ka qenë atje një kryeministër gjatë përmbytjeve. Nuk mund të mos qeshësh kur dëgjon tek thotë se Shkodra qenka përmbytë edhe para një shekulli. E si mund të jesh serioz kur ajo thotë që të gjithë lumenjtë derdhen në Shkodër. Ndoshta është pak më serioze kjo që “Shkodra përmbytet rregullisht, po kjo e kësaj radhe është e pazakontë”.
Apo duhet të jemi serioz kur dëgjojmë kryeministrin që thotë se përmbytjet ndodhin njëherë në 100 vjet dhe disa muaj më vonë thotë se përmbytjet ndodhin njëherë në 150 vjet.
Nuk ka sesi të mos qeshësh kur sheh kryeministrin që shpall se do të shtyjë punimet e Kuvendit për përmbytjen, e më pas kujtohet se nuk është ai që vendos për shtyrjen e punimeve të institucionit më të rëndësishëm në vend, atij institucioni që ambasadorja angleze e quan “pa substancë”.
Për të mbajtur barkun me dorë është edhe deklarimi i tij se nuk ka thënë se Shkodra nuk do të përmbytet më.
Pse, nuk duhet të qeshim kur një zv/ministër shkruan me rastin e përmbytjeve një koment në një të përditshme me titullin “Opozita që do donim të kishim”?!
A thua si duhet të reagojmë ne kur dëgjojmë zv/kryeministrin, njëkohësisht ministër i Energjetikës, që deklaron se përmbytja është një fenomen evropian?! Ndoshta erozioni është fenomen aziatik? Apo tërmeti është një fenomen afrikan?
Kuptohet që zv/kryeministri kërkon t’u thotë shqiptarëve që edhe në Europë ka përmbytje, po pse duhet ta thotë fenomen evropian? Apo ngaqë edhe kjo punë e përmbytjeve është në kuadër të kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
Duke parë mediat pranë qeverisë e kupton se edhe aq padashje nuk i ka shpëtuar një mufkë e tillë zv/kryeministrit. Synimi i këtyre medieve është që të tregojnë se qeveria po kalon një test të rëndësishëm dhe ndërkombëtarët po e vlerësojnë punën e saj.
Por thellë- thellë, zv/kryeministri thjesht po i ngre topin kryeministrit për të na zhytur kryeveprën e humorit në këto ditë krize. Atë që asnjë vend nuk po i përballon katastrofat natyrore si Shqipëria. Franca, Gjermania e Anglia janë të befasuara që këtu nuk po humb asnjë jetë njeriu. Nuk ka si të jetë ndryshe në vendin e parë për turizëm në botë, të parin në botë për prokurime publike, të parin në rajon për energji, të dytin në botë për reforma për lehtësitë në biznes, të parin në botë për taksa të ulëta. Edhe për përmbytjet i kemi lënë pas të gjithë. Jemi fanar ndriçues në botë. Si në komunizëm.
Comments are closed.
Z,Paiushi deduksjoni qe jepni ne shkrimin tuaj per njerzit me arsyetim te pa cenuar nga tifozlleku i partive per interes te momentit,apo nga naiviteti,per fatin e keq jo vetem te shkodranve,por edhe te shumices se shqiptarve,eshte i drejte.Mentaliteti komunis ne shqiperi do te vazhdoj gjate,qeveritaret mashtrojn me mburrje e vete levdata, per c’do mos arritje shpallin armiq e bejne fajtor deri edhe “zotin”,NDERSA POPULLI I TERRORIZUAR PER 40 VJET NGA DIKTATURA NUK GUXON TE KUNDERSHTOJ.E kjo ka per te ndodhur deri sa pjesa me endershme por edhe me ditur e intelegjenses ti afrohet politikes,te luftoj e punoj per ta ndryshuar qeverisjen duke inxjerr nga drejtimi ata qe me te drejte i kritikojm,shajme e mallkojm ne komente,kafene,opinjone gazetash.Ata vete nuk largohen,perkundrazi,per dite sofistikojn mjetet per te mbajte e per te pefituar nga pushteti,diku ifalur,diku i vjedhur por gjithmon i “LIGJSHEM” Le te shoresojm se qytetaret shqiptar do vlersojn partite NGA PUNA E JO NGA GUNA. SHODRANET PO PANE VETEM” GUNEN
E E JOZEFINES ” “K R A P K A N ME ZANE NE XHABIE.” TUNG- TUNGE.