Social Bakers njofton se në Shqipëri numri i përdoruesve të Facebook i ka kaluar 1 milionë. Kjo është një përqindje shumë e lartë penetrimi prej rreth 33 përqind. Përdoruesit janë në shumicë meshkuj. Sipas Social Bakers, SHBA, Indonezia, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca kryesojnë listën e përdoruesve të Facebook.