Hashim Thaçi, krejtësisht i vetmuar, pa asnjë bashkëpartiak në krah shpalli fitoren e PDK-së, duke dhënë mesazhin se ai vetë është fituesi dhe ai vetë do të vendos jo vetëm për Qeverinë e re, por edhe për qytetarët e Kosovës. Thaçi tashti edhe mund ta bëjë një Qeveri. Por cili do të jetë formati i saj? A do të ketë aq fuqi që t’u shmanget njerëzve që kanë probleme serioze me ligjin
Voto kë të duash, voto si të duash, n’daç edhe fer, gjithqysh fiton PDK-ja, kjo ishte fjalia që pëshpëritej më 12 dhjetor, por edhe gjatë fushatës parazgjedhore, nga shumica e kosovarëve…
“Vjedhje industriale të votës” e ka cilësuar një diplomat i lartë perëndimor procesin zgjedhor në disa vendvotime në Kosovë. Kjo i bie shkurt e shqip, prodhim serik votash në zyrat ilegale të kësaj partie.
“Zierje votash në kazanët e PDK-së”, janë dokumentuar në Skenderaj dhe Drenas, në bastionet e partisë që e ka së pari Kosovën, partisë që deklarohet si shtetndërtuese dhe liderit të saj të pandehur si George Washington!!!
Por sipas subjekteve garuese, vjedhje dhe manipulim të procesit zgjedhor ka pasur edhe në komuna tjera, si Mitrovicë, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik etj.
Vërtet tek elektorati ishte krijuar masa kritike që ta nxjerrë nga pushteti partinë e Thaçit, thjeshtë për keqqeverisjen trevjeçare, por trupi elektoral kosovar nuk arriti t’i influencojë partitë dhe organizatat për të krijuar bllok kundër degradimit të mëtejshëm të sistemit politik. Shihni matematikat dhe do ta vëreni se çfarë do të ndodhte sikur Isa Mustafa të arrinte të krijonte një koalicion me AAK-në, LDD-në, Listën e Ukë Rugovës dhe FER-in.
Që sot PDK-ja do të shkonte në histori. Por ajo u mbajt forcërisht dhe fitoi, ashtu qysh fitoi…
Kosova nuk arriti të krijojë asnjëherë bllok opozitar siç u arrit në rajonin tonë, për t’i çuar në histori komunistët, nacionalsocialistët dhe fashistët. Në vazhdimësi, opozita parlamentare sillej si opozitë e palës tjetër opozitare, e jo e pushtetit, duke ia mihur dheun nën këmbët vetë intencës për ta rrëzuar Qeverinë, dhe, duke i qëndruar në krah PDK-së, përkatësisht Hashim Thaçit, i cili u tregua i shkathët, duke përdor të gjithë mekanizmat shtetëror legal dhe ilegal që ta përçajë opozitën, duke bërë oferta të lezetshme herë në të majtë e herë në të djathtë.
Nuk ka asnjë dilemë se procesi zgjedhor i 12 dhjetorit ka degjeneruar, dhe sot na shfaqet si karikaturë e demokracisë. Vjedhja masive e votave dëshmon se po dekonstruktohet miti i rremë për zgjedhjet e Kosovës, si më të mirat në rajon. Rrenë e madhe!
Ajo që shkakton dhembje kanceroze në Kosovë, nuk është fitorja e PDK-së (ndoshta edhe është partia më e organizuar strukturalist) por është fakti se gjatë procesit zgjedhor dhe sidomos pas përmbylljes së tij, u vërejt mosfunksionimi fatal i shtetit. Formalisht PDK-ja ka të drejtë kur thotë se incidentet, vjedhjet e votës, manipulimi dhe dhuna duhet t’u adresohen institucioneve legale të shtetit, së pari, panelit zgjedhor, por edhe prokurorisë, policisë dhe gjyqësorit. Po kush i dominon institucionet në Kosovë?
PDK me shërbimin e saj të pashpërbërë e të vetëquajtur Shërbim Informativ i Kosovës (SHIK.)
Kosova ballafaqohet me sindromën e partisë-shtet. Dhe, e ke kot, ankohu, apelo, bërtit e çmendu, sërish dhe kudo që të trokasësh do ndeshesh në dyer që mbajnë hapur ose fshehur akronimin PDK.
Cili qytetar mesatar do të bindet se KQZ, nëse nuk influencohet direkt nga partia-shtet, së paku të mos jetë e shantazhuar?
Po çka garanton shteti i Kosovës dhe çka Kryeministri në detyrë, i cili me Kushtetutë obligohet që ta menaxhojë drejt dhe ndershëm procesin zgjedhor?
Po çfarë garanti është Kryetari i shtetit në detyrë, që vota e lirë e qytetarit të mos dhunohet? Ai madje më së shumti doli në rolin e propagandistit të fuqishëm partiak e dikur u kujtua të lobojë për veten e kundër një pesëshi të dizajnuar nga Hashim Thaçi?
Tashti procesi zgjedhor i ka kaluar panelit zgjedhor. Ata janë gjykatës me profesion dhe pikërisht ata do të dëshmojnë se Kosova nuk e ka etabluar gjyqtarin e pavarur dhe duket sheshit se ky panel do t’i mbyllë sytë para kësaj vjedhjeje masive votash.
Është thënë shumë herë dhe gjithandej në demokracitë e brishta ose shtetet e dështuara, se ai që vjedh votën e lirë, ai edhe vret…
Edhe nëse e konsiderojmë PDK-në si partinë më të organizuar dhe më të madhe, edhe nëse vërtet ajo ka dalë e para, cili do të jetë legjitimiteti i saj në qeverisje, pasi po dokumentohet se ka vjedhur vota me thasë?
Çfarë i ndodhi Hashim Thaçit, këtij George Washingtonit kosovar që të vjen në pozicion për ta kopjuar si me indigo modelin zgjedhor të Shqipërisë, ku gati dy vjet pas zgjedhjeve, ende opozita bllokon proceset integruese të vendit me thirrjen “hap kutitë”…
Sidoqoftë edhe nëse askush nuk kërkon hapjen e kutive në Kosovë Thaçi ballafaqohet me sfidën e pamundësisë për një koalicion stabil qeverisës.
A kishte vërtet opozitë në Kuvend apo jo, do të dëshmohet shpejt.
Dhe do të dihet kush është “tradhtari.”
Sepse Thaçit pos partive të komuniteteve pakicë do t’i duhet një parti shqiptare më së paku 10 përqind, ose dy të tilla, çka i bie se PDK-së i duhet pos AKR-së edhe AAK.
Nëse Kosova ka pasur opozitë të vërtetë dhe të sinqertë ndaj pushtetit, apo flertues që rrejnë elektoratin e tyre, kinse janë kundër keqqeverisjes së Kabinetit Thaçi, këtë do ta dëshmojë ngarendja ose shmangia për t’iu futur në gji Hashim Thaçit.
Nëse askush s’e do Thaçin kjo e krijon mundësinë që mandatin qeverisës ta marrë partia e dytë, LDK.
Porse opsioni i fundit mund të prodhojë krizë institucionale, e cila do t’i imponojë vendit të lodhur nga varfëria dhe xhurulltia partiake, zgjedhje të sërishme, të jashtëzakonshme…
Sipas matematikave zgjedhore, Thaçit do t’i duhen dy parti shqiptare pos partive të komuniteteve pakicë për ta ndërtuar një qeveri stabile dhe në këso situate, atij po ashtu do t’i duhej ta “shesë” Behgjet Pacollin për Blerim Shalën. Vetëm një ofertë zemërgjerë për AAK-në, kur do t’i jepej vendi i Kryetarit të vendit, një zëvendëskryeministër dhe së paku katër ministri do të mund “t’i thyente zemrën” Ramush Haradinajt që nga Haga t’i thotë “po” Thaçit.
Mirëpo ekziston edhe një teori zhylvrniane e koalicionimit mes PDK-së dhe LDK-së, po që se Isa Mustafës i ofrohet funksioni i Kryeministrit ndërkaq Thaçi bëhet President i vendit! Këtu çështja është se si do ta shesë në publik këtë kthesë lideri i LDK-së dhe a do t’i besonte më kush atij?
Zgjedhjet e fundit, simbolikisht tërheqin një paralele mes Thaçit dhe figurës mitike të Samsonit. A ia prenë proceset politike dhe vet procesi zgjedhor flokët Samsonit kosovar? Ai nuk e ka më, as për së afërmi fuqinë e para gjashtë muajve dhe as që do ta ketë ndonjëherë. Dhe kjo duhet ta bëjë atë që të reflektojë, jo fuqi dhe arrogancë joproporcionale, por maturi, qeverisje me opozitën (opozita është pjesë e sovranitetit të popullit) dhe më shumë urti e njerëzillëk.
U pa se si Hashim Thaçi krejtësisht i vetmuar pa asnjë bashkëpartiak në krah shpalli fitoren e PDK-së, duke dhënë mesazhin se ai vetë është fituesi dhe ai vetë do të vendos për Qeverinë e re, së paku jo me njerëz që kanë probleme serioze me ligjin.
Pra Qeveri me duar të pastra dhe kredibile. A ka shans?
“Do të befasoheni” pati thënë ai gjatë fushatës. Pas fitores ai e cilësoi vetën si reformator. Qytetarët tash presin reformat e tij, të shohin çka do të bëjë me ish ministrat dhe njerëzit e fuqishëm të PDK-së, që janë të inkriminuar, të shohin shtetin ligjor, liri shprehjeje dhe të shtypit, thjeshtë hapat e tij drejt dekriminalizimit të politikës dhe në fund, të shohin se a do ta qesë para Kuvendit ligjin antimafia që e paralajmëronte në fund të verës që iku, për t’ua konfiskuar pasuritë e fituara nga zyrat publike, qoftë edhe dostave të tij partiakë!?
Qytetarëve të vendit u mbetët t’i shijojnë befasitë e tij dhe të presin “naj devër tjetër”. Kaq dhe hiq më shumë.
Comments are closed.
Po aman ore Baze ku i gjen ti keto politikane apo gazetare te Kosoves qe te bashkohen me mendimin tend antiBerishe? E gjith ky shkrim kishte nje koke dhe ajo ishte qe Thaci ban si Berisha,se gjoja edhe Berisha ka vjedhur votat qe vet socialistet i mbikqyren i pranuan dhe i firmosen si votime te drejta dhe me von per hater te karrikes se Edi rames duhet shpikur vjedhja e votave nga berisha.O zot To Be o not to Be,ku je Konspiraci Shekspiriane.Berisha eshte i paster si Qelibari kete shqiptaret e kane te qarte dhe te sigurte dhe nuk mund te ndryshoj ai mendim sepse edhe Berisha nuk e ndryshon ate karakter,i kan dhene fjalen njeri tjetrit
O tutkon. Njerzit me mend ne koke qe jetojne ne shqiperi e kane te qarte se Familja Berisha eshte nga me te pasurat ne Ballkan. Pa frike mund te kete mbi 1 miliard dollare pasuri te vjedhur e pervetesuar, dhe te fshehur gjoja pas biznesesh private me seksere.
Po natyrsht si klandestin shpellar apo shpellar i dragobise, te duket dhe m*ti si qelibar.
Shikoni se cfare shkruan Matushi,
“Çfarë i ndodhi Hashim Thaçit, këtij George Washingtonit kosovar që të vjen në pozicion për ta kopjuar si me indigo modelin zgjedhor të Shqipërisë, ku gati dy vjet pas zgjedhjeve, ende opozita bllokon proceset integruese të vendit me thirrjen “hap kutitë”…
Z. Baze, Matushi eshte kokrra e injorantit kur shprehet se “opozita bllokon proceset integruese te vendit me thirrjen “hap kutite”. Kjo eshte injorance dhe budallallek i trashe qe nuk e bejne as foshnjoret. Ky Matushi duhet kalbur ne burg dhe nese kerkon te drejten, do t’i them mos kerko te dalesh nga burgu se na pengon proceset integruese. Ky Matushi do degjeneruar dhe poshteruar dhe nese kerkon te drejten, do ti themi qe te mos kerkoj te drejten sepse pengon proceset integruese.
Aman o Z. Baze, cfare jane ky budallallek qe flet ky Matushi?
Nuk dua llafollogji antiberishiane dhe thaciane nese Matushi nuk respekton vet demokracine dhe principet baze te saja…Kjo eshte paradoksale dhe absurde…
Politika kosovare ne pergjithesine e saj ishte nje corbe derrash dhe per kete flet nje bojkotim nga shumica kosovareve ne keto zgjedhje,qe trumbetohen si suksesw i politikes thaciane.Booll me me kontrabandiste si berisha-thaci,ndihmojeni shtetin ligjor te vendose para drejtesise fajtoret qe te gezoni voten e shumices kosovare.
Politika kosovare ne pergjithesine e saj ishte nje corbe derrash dhe per kete flet nje bojkotim nga shumica kosovareve ne keto zgjedhje,qe trumbetohen si suksesw i politikes thaciane.Booll me me kontrabandiste si berisha-thaci,ndihmojeni shtetin ligjor te vendose para drejtesise fajtoret qe te gezoni voten e shumices kosovare.
Z. MERO, TE LUTEM SI ISH-I PERNDJEKUR DHE I INTERNUAR FAMILJERISHT NGA RREGJIMI I PPSH, MOS E PRISH FAQEN E GAZETES Tema, QE ESHTE NDOSHTA E VETMJA GAZETE E VERTETE OPOZITARE ME TE KEQEN NDER SHQIPETARE, SI NE SHQIPERI PO ASHTU EDHE NE TROJET E TJERA SHQIPTARE NE BALLKAN, ME SHKRIME TE PSEUDO-ANALISTEVE SI Halil Matoshi, Baton Haxhiu, Shkelzen Maliqi APO Gani Bobi, ETJERE…ETJERE TE SHKOLLES SERBE. JO RASTESISHT KETA EMRA TE VETEQUAJTUR “”Elita E Publicistikes KOSOVARE”” JANE NE GJENDJE EKONOMIKE TE “”mjerueshme””, ME THJESHTE: TE KAMUR DHE TE KAPUR KEQAZI NGA Pushteti SI NE PRISHTINE PO ASHTU EDHE NE TIRANE. SHQIPTARET E KOSOVES DHE TE MAQEDONISE DUHET TI JENE MIRENJOHESE NDER BREZA ((kjo eshte e verteta dhe historia)) TE MAJTES NE SHQIPERI PER SA KA BERE NE KOHEN E UCK-KOSOVE DHE UCK-MAQEDONI. NGA E KALUARA MONISTE NUK KA GJYNAHE VETEM E MAJTA E SOTME SHQIPTARE, SEPSE EDHE E VETE-SHPALLURA E DJATHTA SHQIPTARE NGA “”Mitra e pergjakur e PPSH ka dale, dhe po tregon se eshte bijeza me e afert me Partine qe e lindi””. PO I KUJTOJ KETIJ KALEMXHIU TE INFEKTUAR ME VIRUS NJGJITES NGA Kosova DHE NEPERMJET TIJE TE GJITHEVE SI AI, SE **KUR FUT SHUME HUNDET NE SHTEPINE E TJETRIT, KE PER TE PROVUAR EREN DHE SHIJEN E Mutit**. I’M SO SORRY FOR YOU…SORRY MY FRIENDS ALBANIAN IN THE WORLD.
Per matosh razhnjatoviqin,si sju vjen turp o matosh ziu,o THAQI per ty eshte bigg FATHER,O TUPO,ku nhamam me ta gjet venin o mikrob o virus-sllav,o i pa gjak,shum kam deshir me u taku me ty njeher edhe besoj se do tju takoj shum shpejt edhe tju tregoj se kush osht gjorgj washingtoni i kosoves,se ke thene ti o pisllek kete emer po e ka thene zv.presidenti i SHBAs,o mikrob o shumtija e medjave,o mjeran po ruaje familjen e ngusht se edhe qato po ta keqperdorin e jo me te zesh ne goje njerez qe per ty jan ZOTE,ishe ne parti edhe oren e shkatrove o i pa cipe,o fatkeqsia e shqiptaris o soros greku,a sikur te takohemi ne prizren,skishe me pas munsi me me shku dika tjeter e me i merzit shqiptart po do te kisha nderu me nje permendore ne kishen sllave ku edhe e ki vendin,o nipi i RAZHNJATOVIQVE…boll ma e ropt ty….