Zgjedhje të qeta, thanë zyrtarët ndërkombëtarë. Nuk thanë se zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit ishin të lira, demokratike apo të ndershme. Sepse, thjesht, dihet botërisht që nuk ishin të tilla. Mirëpo, si bëhet që përkundër shkeljeve e parregullsive të panumërta theksi vihet te qetësia e zgjedhjeve? Pse gjëja më e vlefshme për ndërkombëtarët nga këto zgjedhje na paska qenë qetësia e perceptuar prej tyre?
Ndërkombëtarët po na e tregojnë sesa të ulëta janë ambiciet por edhe pritjet e tyre për Kosovën. Vetëm le të jetë qetë dhe s’është aq problem që s’ka drejtësi e korrektësi, demokraci e ndershmëri. Thuajse e rëndësishme është veçse që të jetë qetë, pra që të mos ketë zhurmë edhe atëherë kur s’ka drejtësi e demokraci për qytetarët.
Natyrisht që e gjithë kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e doktrinës së stabilitetit afatshkurtër që shpesh quhet edhe si menaxhim i krizës. Kosova është krizë që menaxhohet ndërkombëtarisht dhe, nën këtë dioptri, qetësia e kësaj vatre të krizës del se përbën lajm të mirë.
Shprehja “e qetë”, në të vërtetë, buron prej fjalisë “e qetë, por e tensionuar”. Kjo fjali paraqet frazën që më së shpeshti është përsëritur në raportet ndërkombëtare për Kosovën në këto 11 vitet e pasluftës. Kur thuhet që gjendja në Kosovë është e qetë, atëherë gjithmonë mendohet që ajo është e mirë sepse është më e mirë sesa nëpër krizat e tjera nëpër botë, ku organizmat ndërkombëtarë i kanë misionet e tyre sunduese. Pra, përshkrimi i gjendjes në Kosovë, si gjendje e qetë, do të thotë që është gjendje më e mirë sesa në Afganistan a Palestinë. Ngjashëm, kur thuhet që zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta, kjo do të thotë që ato ishin të një cilësie të pranueshme, sepse kuti matës është ai që i dedikohet Afganistanit dhe Palestinës.
Ndërkaq, kur thuhet a shkruhet ky vazhdimi i fjalisë “e tensionuar”, në fakt, vetëm sa sajohet shtrati për vazhdimin e protektoratit ndërkombëtar meqë situata në Kosovë qenka e tensionuar dhe duke iu falënderuar pikërisht protektoratit ndërkombëtar ajo mbetet e qetë (sic.). Tensioni që gjithmonë është aty por nuk shpërthen është preteksti për ata që nuk e lejojnë këtë shpërthim të projektuar.
Madje, për ta normalizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pakufizuar në shkallë e në kohë, quhemi të porsalindur, ose më saktë, të lindur para dy vjetëve e gjysmë, dhe prandaj na u dashka kujdestaria nga lart. Ama edhe si fëmijë që na konsiderojnë nuk përtojnë të na hedhin në arenën e gladiatorëve në aspektin politik dhe ekonomik, kështu që del se mbrojtja që i bëhet Kosovës nga ndërkombëtarët është mbrojtje e Kosovës nga vetvetja. Protektorati ndërkombëtar e konsideron vetë Kosovën si rrezikun më të madh për Kosovën.
Por, si bëhet atëherë që të vetmen ditë që Kosova mbase kishte nevojë për mbikëqyrje të organizmave ndërkombëtarë, pra në ditën e zgjedhjeve, nuk kishte mbikëqyrje dhe as shqetësim të shtuar të tyre? Pse në këtë ditë faktorët ndërkombëtarë nuk e mbrojtën Kosovën nga vetvetja, pse nuk e parandaluan lëndimin që asaj do t’ia shkaktonin vetë ish-pushtetarët kosovarë? Dhunimi i votës së lirë të qytetarit përmes manipulimeve dhe vjedhjeve gjithsesi ra në prapavijë të vlerësimit për zgjedhjet si zgjedhje të qeta.
Nga pikëvështrimi i disa qarqeve ndërkombëtare, “zgjedhjet e qeta” në Kosovë ishin veçse një fazë që duhej kapërcyer sa më shpejt drejt negociatave të reja me Serbinë.
Janë po këto qarqe që e duan Serbinë me çdo kusht në binarët drejt BE-së madje edhe nëse për këtë gjë Serbia kërkon që ta sajojë një republikë të re serbe, ngjashëm si në Bosnjë, vetëm se kësaj radhe në Kosovë. Ish-pushtetarët që bënë dikur kompromise me Serbinë janë të gatshëm t’i përsërisin kompromiset. Prandaj, rrezikojmë të na përsëriten negociatat me Serbinë për vendin tonë e në kurriz të vendit tonë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! tash është më e përgatitur se kurrë që bashkërisht me qytetarët ta shërojmë këtë sëmundje kronike në formë negociatash nga të cilat Serbia fiton më shumë pushtet në më shumë territor të Kosovës, ndërkaq pushtetarët e Kosovës fitojnë kohëzgjatje pushteti në Kosovën gjithnjë e më të rrudhur.
Comments are closed.
“Janë po këto qarqe që e duan Serbinë me çdo kusht në binarët drejt BE-së madje edhe nëse për këtë gjë Serbia kërkon që ta sajojë një republikë të re serbe, ngjashëm si në Bosnjë, vetëm se kësaj radhe në Kosovë. Ish-pushtetarët që bënë dikur kompromise me Serbinë janë të gatshëm t’i përsërisin kompromiset. Prandaj, rrezikojmë të na përsëriten negociatat me Serbinë për vendin tonë e në kurriz të vendit tonë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! tash është më e përgatitur se kurrë që bashkërisht me qytetarët ta shërojmë këtë sëmundje kronike në formë negociatash nga të cilat Serbia fiton më shumë pushtet në më shumë territor të Kosovës, ndërkaq pushtetarët e Kosovës fitojnë kohëzgjatje pushteti në Kosovën gjithnjë e më të rrudhur.”
-Politikane si Albin Kurti i duhen politikes anembane shqiptare.
…kam simpati per cdo levizje qe bjen te rinjte ne politike…
Ne c’do vend te botes te vjetrit i mbytin te rinjte per shume arsye kjo ndoth edhe me Albinin. Kjo ndodhi edhe me Studentet demokrate te Tiranes 20 vjet me pare, ajo levizje u kurdis nga pleqte e politikes se Tiranes me kalin e trojes Saline.Rezultati:A.Ajdarin e zhduken, komunisti Sali ne krie,dymeja vazhdon
me emrin neokomunistopseudodemokrate.Gjithe studentet naivo te sinqerte i shperndane si zoq te korbit.Cifligu Shqiperi ne dore te ishave.
E di ku qendron fatkeqesia jote Albin?
Qe je i vetem.Trojet shqiptare kane nevoje per disa Albine.
Je pasuri kombetare.Vazhdo ne kete rruge dhe mos u zmbraps nga presionet.
Flm
nuk eshte vetem ka nje elektorat qe mendon si ai dhe ata qe ka rotull vetes.RESPEKTE Z. ALBIN KURTI
Andi, te lumte se bukur e ke thene.
Albin Kurti eshte pasuri kombetare. Edhe une tek ai shikoj bashkimin dhe te ardhmen e shqiptareve dhe begatine e Shqiperise.
Te faienderoj,ne radhe te pare,per Shqipen qe perdor.Nuk je vetem,jemi shume qe kemi te njejtin mendim per situaten e krijuar.Duhet te bashkohemi e te shtrengojme radhet.Armiku i Kosoves dhe i Shqiperise eshte mes nesh.Mundohet perdite e pak nga pak te na nderroje Gjuhen,Muziken,te na rregjistroje se sa turqe e sa greke jemi etj.Por nje gje eshte ngushelluse,qe Esat Pashen e gjeten dhe e vrane,dhe Shqiperia hakmerret e nuk i fal tradhetaret.
Albin Kurti është një politikan i kompletuar i ndershëm dhe idealist. Fatmirësisht është i ri, i zgjuar dhe përdor gjuhën standarte në mënyrën më elokuente. Politikanë të tillë i duhen shqipëtarisë.