Makina e vjedhur e futbollistit anglez, Xhon Terri, është gjendur në mes të Tiranës, e sjellë këtu nga një person nga Burreli. “Range Rover” i Xhenaro Gatuzos është kapur në Tiranë, ndërsa e ngiste një i ri nga Mamurrasi. Disa trafikantë u ndaluan teksa po fusnin në Shqipëri fuoristradën luksoze të futbollistit Dejvid Bekam. Lajme të tilla janë shumë të rëndësishme për median shqiptare. Fotot e titujt të mëdhenj pushtojnë gazetën sa herë zbulohet një fakt i tillë. Është e vërtetë që përbën lajm se makinat që u vidhen personazheve të famshëm në Perëndim, kapen në Tiranë. Por mënyra se si trajtohen këto lajme, të lë një shije të hidhur. Personalizimi në këtë mënyrë sipas modelit “një burrels vjedh Terrin”, “një shijaks grabit Gatuzon”, i jep një frymë ndryshe lajmit. Duket gati- gati si një lloj vlerësimi për këta persona që arrijnë të grabisin edhe njerëz të supervëzhguar e ruajtur. Është sikur t’i thurësh elozhe vjedhjes. Kur lajmi për gjetjen e makinës së Gatuzos u publikua në gazetat shqiptare, disa media gjermane e përdoren si një detaj ilustrues për të nxjerrë në pah se sa shumë pengesa ligjore ka që këto makina të vjedhura të rikthehen tek pronarët në Gjermani. Mediat gjermane citonin zyrtarë, që flisnin për këtë problem dhe jepnin shifra për makinat e vjedhura dhe destinacionet e mundshme. Ndaj do ishte në nderin e medias shqiptare, që këto lajme t’i përdorte për ilustrim, për të kapur problemet e vërteta. Fotoja e Xhon Territ sa gjysma e gazetës do ishte me vend kur gazeta të kishte bërë një hetim të plotë se përse lejohen këto makina që të hyjnë kaq kollaj në Shqipëri.
Ne jemi të tejngopur nga shembuj të vjedhjeve e të abuzimeve. Nuk kemi nevojë edhe për mesazhe të tërthorta, që përpiqen të na ngulisin në kokë idenë se vjedhja është një gjë e mirë. Shihni për kuriozitet reklamat shqiptare. Janë një nga ilustrimet më të mira për këtë gjë. Të varfra në ide, shpesh përqendrohen tek fabula e korrupsionit dhe vjedhjes. P.sh në një reklamë të telefonisë mobile, një i ri korrupton një juri të tërë përmes telefonit, që e motra të fitojë një konkurs bukurie. Në një tjetër reklamë, një kontrollor aeroporti u merr salçiçet një familje që do udhëtonte me to në valixhe dhe serbes- serbes ulet dhe i ha ato në sy të tyre. Ose mund të shihni se si tre aktorë humori, në një seri reklamash, bëjnë ç’është e mundura për të vjedhur një dekoder televiziv. Apo mund të shihni edhe aktorin tonë të njohur, Xhim Belushi, që deklaron plot krenari se është si shqiponja, sepse “shqiponja merr gjithmonë atë që do”. Mirëpo nuk na duhen shembuj të tillë, ku njeriu mësohet se mund të marrë gjithmonë atë që do. Në një reklamë, një postier i vjedh gotën një amvise, sepse i pëlqen; një fëmijë në një reklamë qumështi, edhe pse po ndeshet në një konkurs dijesh me një fëmijë tjetër, i rrëmben gotën me qumësht si pa të keq. Po ashtu, një nënë me barkun e fryrë, zbulon se e bija ka një kos çudibërës, që ndihmon tretjen, dhe ia rrëmben nga tavolina. Sigurisht kjo nuk mohon punën e madhe që bëhet për reklamat e gazetarinë në vend. Por mjafton për të thënë që duhet gjithmonë shumë kujdes me shembujt e frymën që përcjellim.
Comments are closed.
E ke ngateruar shume mendimin ore zoti Enton , C lidhje ka gazetaria e trajtimit te nje vjedhje makine me fabulen e vjedhjes se nje reklame ?
Sepse minimalisht vetem reklamat nuk jane ide origjinale ( shqipetare ) por te importuara ) te gjitha qe permende ti me siper vijne nga perendimi….
Sa per hajdutet jo Laciane jo Buelsa jo Shijaksa per mendimin tim eshte shume mire qe trajtohen nga krahina dhe jo nga vendi dmth Shqiperija se vaj me det dhe kjo na duhet, dhe per me teper nese investigon ndo pak edhe kjo vjedhja e makinave e importuar nga jashte eshte me c di une ….
Pra per mendimin tim pa te fyer , me mire meru me sa makina vidhen ne shqiper dhe s gjenden kurre, apo sa leke humbin dynjaja me korentin apo me ujin , apo sa leke duhet ti japesh nje doktori para se te te theri , apo nje polici kur te ndalon rruges etj etj……
Ndoshta gazetat e kan njëfar të drejte se pse puna e tyre të shesin lajmin ësht..Sesa të besueshme duhet të jen në tregun e lajmit kjo do të jet një arësye që do ti bënte të mendoheshin mir gjat gjykimit të lajmit.Mendoj,z.Enton se shum herë jan publikuar lajme të bujshme nga mediat në tiranë….por nuk i shkohet investigimit deri në fund..P.sh.Ndërsa ishte publikuar bujshëm lajmi për vjedhjen e makinës së Territ,menjëher mbrëmë dëgjuam të përgënjeshtrohet ky lajm,nga goja e zëdhënësit të tij.Por,shum vjedhje të bujshme nuk kan pasur të njëjtën histori.Media investigative,nuk e ka çuar deri në fund,procesin.Kam të drejt të mendoj disa përgjigje sepse,në favor dhe kundra medjes.Kur e njohim aq mir situatën në drejtësin shqiptare,(Prokurori,gjyqësor..etj..)gjithnjë të sulmuar dhe shantazzhuar nga politika,atëher puna e tyre duhet të përkrahet që të ngrihen në nivelin e duhur.Ndërsa ësht plotësisht e drejt,vërejtja që bën gazetari Palushi,edhe reklamat kan një ndikim shum negativ në sy të publikut…duket sikur stimulohet plaçkitja…dhe jo rëndësia që mund të ketë vet plaçka…Përshëndetje…!
po keta merren me terrin, dhe me bekam, qe nuk e dine sa makina kane, dhe nuk kapin hajdutet qe jane brenda vendit,qe po bejne namin me vjedhjet e makinave ne shqiperi, dhe po vidhen makinat e qytetareve qe mezi i kane blere,/mua personalisht ka 2 muaj qe ma kane marre makinen dhe nuk esht ber gjeja me e vogel nga policia