Braçe: Berisha po na kërcënon përmes trafikantëve. Paloka: Luftë brenda klaneve

22 Dhjetor 2010, 12:51Politika TEMA

Deputeti i PS, Erion Braçe, tha dje se është takuar me presidentin së bashku me kryetarin e PS, për të denoncuar një kërcënim që ka mbërritur ndaj tyre. Braçe thotë se një njeri i mafias, i quajtur Daut Kadriovski, i ka kërcënuar Ramën e Braçen duke i akuzuar për dy vrasje. Braçe thotë se pas këtij kërcënimi fshihet Berisha, që ia ka përmend Braçes në Kuvend këtë emër. Braçe thotë se qëllimi i këtij kërcënimi është që të ndalojnë fushatën anti- korrupsion. “Berisha në cilësinë e kryeministrit është angazhuar drejtpërdrejt në relativizimin e kësaj fushate historike transparence dhe në ndërprerjen e saj duke sulmuar, atakuar e shpifur. Ai ka njehësuar struktura të veçanta të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kundër përfaqësuesve të opozitës. Të hënën pas një mbledhjeje pune personeli më ka rënë në dorë një zarf i dorëzuar nga posta e Tiranës. Brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD nga ana e pasme shkruhet: ‘Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha kanalet televizive do ta publikojnë’, dhe në fund ka emrin e shtetasit nga Maqedonia Daut Kadrioski. Në përmbajtje të kësaj CD-je flitet për mua dhe kreun e PS-së Edi Rama që nga personi i kërkuar nga më shumë se 13 shtete, akuzohemi se jemi përfshirë në përdorim dhe trafik droge dhe në vrasjen e dy shtetasve, njërin në Tiranë dhe tjetri që është hedhur nga kati i dytë në një ndërtesë në Maqedoni. Në këto akuza përfshihen edhe krerë të tjerë të politikës si Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi”, është shprehur Braçe. Ai ka sjell në vëmendjen e mediave një fjalim të kryeministrit Sali Berisha në seancën e 25 nëntorit të këtij viti, ku kreu i ekzekutivit përmend emrin e Kadrioskit.

“Të njohur me këto fakte gjykuam se po kalojmë nga një fazë e shpifjeve politike, në një fazë të re ku Berisha po përdorë dhe zëvendëson krimin e organizuar jo për akuza banale, por akuza të rreme penale në vend dhe rajon. Kjo do të thotë se Berisha po prek fundin dhe po bëhet i rrezikshëm për çdo shqiptar që refuzon aktet korrrputive të tij”, tha Braçe.

Ai theksoi se për këtë çështje është takuar dje me presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe sot në mëngjes ka vënë në dijeni edhe prokurorin e Prokurorisë së Tiranës.

“Pas këtyre kontakteve do të bëjmë kallëzim penal për të gjithë këtë histori që kulmon me angazhimin serioz dhe konkret të politikës kundër krimit të organizuar. Qëllimi i kësaj është që opozita të ndërpresë fushatën kundër korrupsionit. Berisha është në dijeni të publikimeve shumë të rënda dhe serioze që nuk e mbajnë më dot në këmbë qeverinë e tij”, tha Braçe.

Pas deklaratës së Braçes, ka reaguar edhe deputeti i PD, Edi Paloka. “Gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha grupet e mëdha të drogës, të Kadriovskit, Ginës, të Aldo Bares, emri i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media. Dalja e sotme e çakallit të Edvin Ramës, dëshmon thjesht luftën midis klaneve të drogës, e fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur,” tha Paloka.

20 komente në “Braçe: Berisha po na kërcënon përmes trafikantëve. Paloka: Luftë brenda klaneve”

  1. Deni says:

    C,do gje per te zhdukur Sali Rame Sheqere Katrahuren,kete sharlatan dhe mashtrues ordiner. Populli eshte gati te mblidhet e te ngrihet me te vetmin qellim shkaterrrimin e Sali Katastrofes.

  2. TR online says:

    Bravo per guximin. Nuk besoj se kukulla Topi ka shume kurajo te mbroje iniciativen “Antikorrupsion” nga kercenimet e Mafias ne pushtet.

  3. Faik Beu says:

    Gjetet kishe ku te faleni!

    1. TR online says:

      bukur e the.

  4. enovl says:

    e cuditeshme !!! emrat qe lakon sala dalin dhe kercenojne, padyshim do jet prishur ndonje pazar i madh i sales me ket maqedonsin .. hajde hajde ku u katandis shqiperia , dhe politika shqiptare, i kercenon nje bastard qe sdihet ca eshte serb apo bullgar, apo ku di une ,se dhe maqedonsit bastard serb me bullgare jane….i rente zjarri asaj politike aty….

  5. Epirioti says:

    Filloi loja e rrezikshme e kercenimeve me jete me ane te te treteve. Shume, shume e rrezikshme. Agjentura serbo-greke po ve ne jete planin famekeq te Sal-es per eleminime fizike tashme. Kujdesni njerez, kjo perkthehet lufte civile e ne nje situate te tille ne humbasim mbeshtetjen amerikane e ate pak mbeshtetje servile te USA te Europes, dhe kjo krijon mundesi qe Sala te mbreteroje pasi te nderhyjne greket per gjoja bashkekombasit te tyre ne Shqiperi dhe serbet per minoritetin serb ne Kosove. Eshte kembana e alarmit me e forte qe po i bie Shqiperise qe pas Konferences se Paqes ne Paris me 1919 ku diskutohej copetimi perfundimtar i Shqiperise. Distancohuni nga cdo deklarate pro gjoja paqes dhe bashkepunimin ekonomik me serbet e me greket. Ngrihuni ne protesta para ambasadave europiane ne Tirane, jo nen drejtimin dhe organizimin e PS-se(se me thene te drejten nuk e meriton as ajo kete popull te mencur), por me ane te prononcimeve me peticione dhe me letra dhe e-mail drejtuar funksionareve me te larte te Europes ne Bruksel e Strasburg. Alarmoni diplomacine perendimore se nuk eshte me nje klase politike qe bente sikur zihej me nj-tj por nje politike tashme e lidhur me krimin ekonomik, ate te organizuar, dhe ate antishqiptar. Shqiperia eshte tashme ne rrezik te madh, dhe nuk ka me Skenderbe e Ismail Qemal ta shpetojne, mos i varni me shpresat te superbjeriu por te forca e te gjitheve. “Lirine nuk ua solla une, ate e gjeta ketu midis jush”, pra cfare do deshirojme per momentin do fitojme neser. Kujdes o popull i lashte dhe i mencur!

  6. vlora says:

    “Mbrojtja me e mire eshte sulmi” thot populli.

  7. Editor for Home Affairs says:

    Ky eshte shtet qe qeverist nga bandat, krimi dhe familjet e tyre: State of Horror! Nuk vlen me shume per kete rast asnje koment?! Ketu duhet te hyje ne loje Gjykata Nderkombetare e Hages, per ti thene stop krimit dhe te sekuestroje gjithe pasurite e familjeve mafioze te pasuruara nepermjet tenderave, grabitjeve te pasurise dhe shitjes se ekonomise strategjike!!!

  8. Besim Koburja, Korce says:

    Berisha e kercenoi Ballen ne parlament sdo ta vriste… iku Xhelili…

  9. Veleciku says:

    Sali Berisha po paralajmeron vrasjen e Edi Rames

  10. england says:

    kush e pa ate Ed(palluqen)Paloken mbasi foli Erion Brace,se si shfrynte,me cfare gjuhe i drejtohej kryetarit te opozites,cfare rrugaci primitiv,cfare monstre,ne te gjithe boten demokratike qeveria ne pushtet mundohen te realizojne premtimet e bera,dhe ti sherbeje popullit qe(s)i zgjodhi,keta katrane kercenojne opoziten!ne kete gjendje e ka katandisur vendin Sali bolleku!mban prane vetes majmune si Paloka,papagalle si Bumci,laraska si Mesila Doda,apo sorra te tilla si Raimonda Bulku,njerzit u lodhen me sharje e kercenime,ka ardh koha te largoheni,o te pa ngopur,o babezi berishjane,o mjerane pa derman!cfare prisni te perseritet 97 zoti mos e perseriste ate kohe,se ndryshe gje vrime dhe futu ti dhe oborri yt o sali gerdeci…

  11. feçor hoxha says:

    Ato qe kane “mbjell” dy partite kryesore, PD e PS keto 20 vjet “demokraci” shqiptare, po i “korr” populli i thjesht shqiptar sot. Ne vend qe keto parti te meren me reforma, aq te domozdoshme sot, meren me luftra personale. Ka fituar meritokracia bertiste (ne1997) shefi yt z.Nano kur erdhi ne pushtet, kunder militantizmit te Berishes. Por “harronte” qe meritokraci do te thote vendit te punes ti gjesh njeriun e pershtatshem dhe jo militantet qe e sollen ne pushtet duke “masakrruar” njerzit e ndershem. Sa jeni ne opozite “çirreni e bertisni” per “te miren” e popullit, por kur uleni ne karriget e buta te pushtetit i harroni gjithçka. Te besoj z.Braçe per ato qe thoni, se ju kercenojne, sepse edhe ata qe jane ne pushtet sot nuk jane me te mire se ju dhe sigurisht bejne çesht e mundur te rine sa me gjate ne ato karrige per te “gezuar” te mirat qe u sjellin ato. Jeni qe te dy palet “gjynaqar” te atij populli te vuajtur. Nuk e kuptoj se çfar po qeverisni, nje popull mbi 3.5 milion ku 1.5 milion jemi jasht, ju ngelet te qeverisni 2 milion ku shumica jane pensionistat qe nje pjese e mire i kane burimet nga jasht. Ju do te vazhdoni te pasuroni kastat dhe njerzit tuaj sepse e dini qe askush ska per tu bere gje sepse ligjet i beni vete per veten tuaj (teoria e rrotacionit sot jam une neser je ti ne pushtet) dhe populli te “perflaki” duar ne mitingje!..

  12. vlora says:

    O Paloka jeni bere turpi i botes. Mendoni vertet se do tu besojne? Apo keni planifikuar ti coni per gjah?

  13. vangjel says:

    uROJME QE Sala.Paloka e Olldashi nuk do ti cojne per gjah nga voskopoja keta te opozites .E pastaj do dale nanje aksident automobilistik si me TANIN e Top CHannel e TREBICKEN

  14. enovl says:

    kjo qeveri ky idiot me emrin sali, mendon se genjen nje grusht njezish , me nje thes miell, mendon se do genjej mbare popullin shqiptar , hajde sali hajde , paske mbetur tek ura me shkalle o ditzi, ato qe thua , ja fut vetes jo shqiptareve ,se shqiptaret jane me te emancipuar se ty , si nga dijet si nga kultura , dhe nga mentaliteti, je shum pak si ti , dhe shum e shume te tjere qe keni hip mbi ato karige , per te udhehequr ket komb….

  15. inf says:

    Palokja nji aventurier dhe bixhozi i lojrave te fatit ku rrinte gjithe naten te stacioni i porçelanit dhe lunnte Poker Mashine ky njeri qe i kerkonte dhe jevgjeve pare per bixhoz nji rrot pa pik mendje ne koke nji pijanec qylxhi qe nuk ka pagu asnjiher te vetme as dhe nji gode per fare kosi.
    Njeri pa pik kulture nji bir komunisti qe kur i sherbente te çmendurit sali si zedhenes nuk la njeri pa sha me liber shpije ky nji ai Bogdanovi dy dhe ajo Mehilli ku i shkau goja dhe tha siç shqihet nji goje pise si ajo nuk kam pare kurre i kane ngja dallkaukut sali viççidoli se dhe ai nga goja mut fare .
    Paloka ka per detyre qe te shaje gjithe diten dhe gjithe naten Opoziten se vetem kshu u be deputet me sharrje nga me banalet ku dhe grate nuk e mbajne per burre se i vjen goja era mut ketij kopuku qe perdridhet si ato laviret e pazarit mbasi e beri Lezhen çorbe ku vodhi shumicen e votave tani ben si i forte qorri i topalles ben si i forte se vetem kshu i ka then topallja i thote ti lujme fene se kshu ka thene MARRSHALLI I ALBANISE SAL ROM berrrisha,Djal tirane ti vi turp qe shan z, ED RAMA non stop ky bishe e bir bishe.turp i madh sikur eshte rrit ne Viççidol ky palukja i topalles.horra thuaj.

  16. Topall Shkodra says:

    Or ky Paloka a eshte ai goje shtremberi e qe flet keq.Mua me thane se eshte Hiv- aids nnga qe ka shku me majmune te races se vet.

  17. koci says:

    koken hengershin te dy palet qe te rime rehat njehere e mire.
    mos kujtoni se ndonjera nga palet eshte e lare. jo! jane njelloj te dyja te korruptuara, te pasuruara dhe qe luftojne te rine apo te marin karigen qe te pasurohen akoma me shume. mos u genjeni nga asnjera pale!

  18. vangjel says:

    Ky prononcim i PALOKES i del prite cdo gjeje qe do dale me vone.Neqoftese vritet Rama atehere alibija u krijua.U vra se kishte konflikt me bandat e droges.Ky eshte udhezimi i Saliut

  19. Petrit Kola says:

    Erion Brace lere teatrin dhe fjalet bosh!
    PS-ja nuk munde te gezsitoje pa veglen tuaj Sali Berishen.
    Ishit juve qe e krijuat PD-ne kryesisht me spiuna te sigurimit qe juve te mbanit pushtetin dhe te superpasuroheshit.
    Juve jeni xheloze sepse kryesherbetori i juaj Sali Berisha ju a mori ne kthese ne grabitjet e tij.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje