Sot pritet te behet publike nga te dy palet, rasti konkret per te cilen kan folur
Një takim mes Kryetarin të PS-së, Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi nuk përbën më një gjë të rrallë, por takimi i djeshëm mes tyre ngriti shumë pikëpyetje mbi argumentin e bisedës mes tyre. Rama, i cili ishte i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe, në këtë takim ka ngritur shqetësimin për një çështje që ka të bëjë me drejtësinë, pasi kreu i shtetit është gjithashtu dhe kryetar i KLD-së, por për çfarë çështje bëhet fjalë kjo u mbaj sekret. Në njoftimin për shtyp të Presidencës thuhet se “Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë. Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”. Ndërkohë në njoftim saktësohej se takimi u bë me kërkesë të kryesocialistit. Ky takim vjen në një moment kur mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e PS-së hetimin e zgjedhjeve. Kjo kërkesë e fundit është konsideruar nga e majta si oferta e fundit për gjetjen e një kompromisi për krizën politike dhe nëse mazhoranca do të vendosë ta rrëzojë atë të enjten e kësaj jave në seancën e fundit plenare për këtë vit, atëherë kriza pritet të thellohet më tej. A mund të jetë presidenti negociator për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga dy palët? Sigurisht kjo është një mundësi e madhe, edhe për faktin që Topi e mori i pari iniciativën për të pajtuar palët kur i uli ata në tryezë disa muaj pas nisjes së konfliktit. Por dhe pse tryeza e organizuar prej tij nuk doli me një rezultat të prekshëm, Presidenti ka gjithmonë tagrin kushtetues për të qenë negociator në konfliktet politike, pasi ka staturën e paanshmërisë. Por ky takim që në thelb të diskutimit ka pasur çështje të drejtësisë vjen gjithashtu në një moment kur është bllokuar procesi i zgjedhjes së kandidaturave në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, dhe në një kohë kur Presidenti Topi po negocion me politikën për të bërë të mundur miratimin e Gjykatës Administrative. Të gjitha këto çështje mund të jenë arsye të forta bisede mes përfaqësuesve të opozitës dhe kreut të shtetit. Burime pranë kreut të shtetit bëjnë të ditur për “Tema” se Topi ka disa kohë që po negocion për Gjykatën Administrative, një projekt i mbështetur më parë nga USAID dhe që u rrëzua në Kuvend për shkak të mungesës së votave nga ana e opozitës. Nuk dihet nëse opozita do të ndryshojë mendje për të votuar pro kësaj gjykate, që është një kërkesë e përhershme për reformat në drejtësi, dhe çfarë do të kërkojë ajo në këmbim. Por, kreu i shtetit, megjithëse nuk është përfshirë në ngërçin politik, duke ua lënë palëve ta zgjidhin debatin për hetimin e zgjedhjeve, në këtë moment kur pritet të rrëzohet dhe kërkesa më e fundit e PS-së për hetim mund të mbajë një qëndrim publik për këtë çështje.
Comments are closed.
Pse s’tregohet c’biseduan Z.Rama me Z.Topi,ka trasparence meia o s’ka?
Shqipetaret kane nevoje shume te shohin politikanet e tyre te qeshin me njeri-tjetrin. Ky eshte nje rast qe duhet te ndodhe me shpesh.
Ka ndonje cudi nga ky takim?Pse i iku truri topit te ndeshet me Berishen?Sala eshte “Baba” per Topin…!As mos ushqeni ndonje iluzion se Topi do i nxjerr karton te kuq Berishes..!
topi deri tani ka bere vec nuska ne godinen e presidences shqiptare. Tani rama i dha nje mundesi me teper, qe duke i bere xhamine e re, ne mes te kryeqytetit mund te beje nuska dhe atje, pa harruar ti beje dhe nje nuske te vecante dhe nje callme si dhurate dhendurit te ri edisalirames.
nga kukulla Topi mos prisni shume sensacione