Berisha: Nuk e votojmë, kërkohet hetim mbi dyshime

20 Dhjetor 2010, 21:59Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur qëndrimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën më të fundit të PS-së për hetimin e zgjedhjeve. Ai ka thënë se grupi i tij parlamentar voton vetëm ato kërkesa që kërkojnë hetim mbi fakte dhe jo mbi dyshime. Berisha duke folur para deputetëve të tij tha se “Ky propozim është i denjë për personazhe të Franc Kafkës ose të spitaleve psikiatrike. Nga 9 nene në 8 prej tyre thuhet të hetohet dyshimi dhe në asnjë fjalë që, siç kërkon rregulli i demokracisë, siç kërkon Kushtetuta e çdo vendi të lirë, siç kërkojnë parimet më themelore të një shoqërie të lirë, siç sanksionojnë ligjet aktuale  të Shqipërisë dhe të çdo vendi, siç sanksionojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe të çdo vendi, vetëm dyshimi i bazuar në prova, fakte dhe grupfakte është i autorizuar në një shoqëri të lirë. Askujt dhe askurrkujt, asnjë institucioni nuk i lejohet të ndërmarrë dyshim pa fakte, prova ose grupfaktesh. Në qoftë se ti pretendon të ndërmarrësh hetim mbi dyshime pa fakte, pa prova dhe grupfakte, ti tregon se boshti themelor i psikologjisë është vetë dyshimi. Kjo përbën sëmundje psikike”, tha Berisha.  Ai shtoi më tej se “Edi Rama nuk duhet të mendojë se do bëjë biznes me votën e shqiptarëve”. “Në një betejë të egër për të dhunuar dhe poshtëruar votën e qytetarëve shqiptarë, Edi Rama vendosi dy ditë më parë që të tërhiqej nga komisioni hetimor parlamentar, ndaj dhe sot nga komisioni i ligjeve deputetët socialistë u tërhoqën dhe nuk pranuan të diskutojnë në përputhje me vendimin e marrë në unanimitet në mbledhjen e konferencës së kryetarëve”, theksoi kryeministri Berisha. Ndërkohë duket qartë se argumenti i mazhorancës kundër opozitës po përdoret vendimi më i fundit i hetimit në Shkodër. “Prokuroria shqiptare me hetimin e saj në Shkodër u dha përgjigje edhe elementëve të tjerë mafioz të lidhur me zotin Rama, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të damkosur zgjedhjet e vendit, por dështuan në mënyrën më të merituar”, tha kreu i mazhorancës. Ai ftoi  opozitën që të përshtasë me ligjet e vendit, kërkesën e saj për hetimin e zgjedhjeve të 2009 dhe siguroi se maxhoranca do të jetë e gatshme të miratojë çdo kërkesë ligjore të Partisë Socialiste. Kryeministri theksoi se kreu i opozitës udhëhiqet nga obsesioni dhe jo nga parimet e një shoqërie të lirë, ndaj i bëri thirrje grupit parlamentar të PS-së të shqyrtojë kërkesën e paraqitur në dritën e Kushtetutës dhe siguroi se nuk do të ketë asnjë kufizim në kërkesën e tyre. Sa i përket procesit të liberalizimit kryeministri e quajti “kartolina më e bukur e Europës drejtuar Shqipërisë”. Berisha tha se “liberalizimi u prit me civilizim nga Shqiptarët dhe përsëriti akuzat se “bllokmenët e rinj shpifën për eksodin”.

8 komente në “Berisha: Nuk e votojmë, kërkohet hetim mbi dyshime”

  1. ardian osmani says:

    Perfundimisht sot u pa fare qarte se hajduti nuk i tregon vullnetarisht xhepat. Popullit dhe OPNZITES nuk ju lejohen me iluzione. Me derrin nuk mund te merresh vesh me fjalime; DERRI DO VETEM PLUMB!

  2. Arber says:

    Nje popull i injoruar e i neperkembur ne “democracine” Salobane.
    Nje popull qe nuk ka te drejte te shohe voten e tij quhet turme… qe mund te besh c’te duash me te. Turp…

  3. Astrit Kavaja says:

    O mero i Sali kalit, mos i fshi cfare themi ne per Salen,Ti me Sale kebere namin per ameroken..Jan evidente.

  4. agim says:

    Shqiperia dhe shqipetaret, pengese kryesore per emancipim kane pasur keqinterpretimin dhe moszbatimin e ligjit. Me pelqen kjo lufte politike. Tek opozita shoh djallezi, ndersa pozita mbron ligjin. Le te behen bashke per te stimuluar prokurorine dhe gjykatat per te zbatuar me korrektesi ligjet. Me pelqen propozimi i Braçes per te hequr imunitetin. Shpresojme te shohim skenarin kroat ne Shiperi qofte i pozites qofte i opozites personi apo personat aktorë te skenarit.

  5. ardian osmani says:

    agim ku e shikon ti tek s.berisha kerkesen per zbatimin e ligjit. Po te kerkohej zbatimi i ligjit ne 1991 a do te rrezohej busti? Kush kerkon zbatimin e Kushtetutes? Ai qe i eshte faktuar me vendim gjyqsor se e ka shkelur mbi 30 here.

  6. vlora says:

    Te lumte b…. o Sali Berisha se nuk ke opozite perpare prandaj tall b…… me shqiptaret.E le popullin me te verfer ne europe dhe prap te lene te vjedhesh bashk me ate kopene tende.

    1. Ermal Komini says:

      Me te varfer ne Europe e lane Xhaxhi yt Enveri me Mehmetin e Kadri Hazbiun. A nuk na vrane ata qener, vellezerit e motrat tona ne kufi, kur ato kerkonin nje jete me te mire ne perendim? Harrove radhen e qumshtit ne 3 te mengjezit? Ishin udheheqesit e lavdishem nga Vlora e Gjirokastara qe na ushqyen me miser te kalbur. Po ti munde te kesh qene ndonje nga ATA te bllokut e te Sigurimit.Si nuk keni asnje ndjenje njerezore per ato qe i bete popullit shqipetare!!!!! Ju vodhet me dhune votat per 60 vjet dhe tani na klithni votat, votat!! O qenie hipokrite te kombit. Ah !!! Shekspiri dhe Hygo do tu pershkruante me ngjyrat reale shpirtin tuaj te nxire nga urrejtja dhe cmira patologjike e gjysemshekullit.
      Me sali Berishen Kryeminister…Karahaso ku jemi tani !! Nuk na duhet vize te shkojme te vizitojme “Luvrin” Kullen Effel etj etj. Ndersa baballaret tuaj i mbushen lendinat me te rinje shqipetare te vrare ne kufi.

  7. ardian osmani says:

    O Ermal te keqen vellai çke qe je kaq i turbulluar e i shqetesuar. Po çpo na thua o ditezi me qe i vodhi votat per 50 vjet ai i paudhi duhet me demek nja 50 vjet te tjera ti vjedhesh ti me surrat palaret e tjere te Sal-i Ber-ishes. Me demek rezuam nje bust per ta zevendesuar me nje tjeter me te zi! Ik o pirdhu!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje