Në vend të zgjidhjes kriza mori një përmasë tjetër. Kryetari i PS, Edi Rama mendon se me refuzimin e fundit që mazhoranca i bëri kërkesës së opozitës për hetimin zgjedhjeve kriza është thelluar. Ai reagoi menjëherë pasi komisioni i Ligjeve e rrëzoi kërkesën socialiste për hetim, kërkesë ku PS kishte hequr dorë nga kutitë e votave për ti hapur rrugë kompromisit të munguar më shumë se një vit. “Saliu s’ka pranuar as ato që ka pranuar deri sot duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në rezolutën e Parlamentit Europian. Duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në opinionin e Komisionit Europian. Duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në propozimin e opozitës për ti hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve, duke garantuar transparencën dhe zgjidhur një krizë politikë që sot Saliu ka dëshmuar se nuk do që ta zgjidhë. Ka refuzuar të zgjidhë krizën sepse synon të vjedhë prapë zgjedhjet. Ka refuzuar të zgjidhë krizën me po atë kokëfortësi që refuzon opinionin e Komisionit Europian si një platformë për ndryshimin e domosdoshëm të rrugës së qeverisjes së vendit në funksion të integrimit evropian”, tha Rama dje në reagimin për median. Ndërkohë Rama i ka cilësuar shpifje dhe fyerje argumentet mbi të cilat u mbështet kryeministri në reagimin e tij. Kryesocialisti parashikoi se skenari i vitti 2009 do të ripërsëritet në zgjedhjet e ardhshme. “Sot Saliu ka provuar se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do që ti vjedhë ato përsëri. Ka provuar se pse Shqipëria ka mbetur pas dyerve të BE dhe ka treguar se kush e ka fajin për të gjitha ato shkaqe të mirërenditura në opinion e Komisionit Europian. Mes standardeve europiane të jetës së shqiptarëve dhe oborrit të pushtetit të votave të vjedhura dhe të korrupsionit për të përmirësuar jetët e oborrtarëve, Saliu e ka bërë zgjedhjen e tij, ka zgjedhur këtë të dytën. Mes të ardhmes europiane dhe të shkuarës që vazhdon të na mbajë peng që të gjithëve si peng dhe si shoqëri, Sali Berisha e ka bërë zgjedhjen e tij, ka zgjedhur të shkuarën”, deklaroi Rama. Ndërkohë ai argumentoi se shumica qeverisëse ka rrëzuar vetveten sepse ska pranuar atë që kishte ofruar vetë që në nisje, që shumica dhe drejtimi i komisionit të bëhej nga opozita, dhe të hetoheshin vetëm materialet zgjedhore. Sipas Ramës këto dy gjëra vetëm pak kohë më parë ishin të mundshme kurse sot nuk qenkan të mundshme. “Po sot nuk është e mundshme sepse Saliu i ka vjedhur zgjedhjet dhe sepse transparenca do të nxirrte në pah vjedhjen e kryer në 28 qershor, por edhe do të pengonte që zgjedhjet të vidheshin përsëri në të njëjtën mënyrë. Transparenca do të nxirrte në dritën e diellit dhe do të zhbënte mekanizmin manipulimit që fshihet në kutitë e mbyllura të materialeve zgjedhore që Saliu nuk ka kurajën që ti hapë dhe ti shohë bashkë me shqiptarët”, komenton kreu i selisë rozë. Ndërkohë ai u shpreh i këqardhur që dhe oferta më e fundit e ofruar nga PS-ja si një tërheqje në fakt e saj nga pozitat e mëparshme. Rama tha se “kur kemi folur për fletë votimi kemi folur për hetim të numërimit, lidhur me materialet zgjedhore fillimisht dhe kur kemi ofruar zgjidhjen duke lënë mënjanë fletët e votimit, kemi kërkuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore konform rezolutës së PE, për një kompromis që i vlen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për një kompromis që i hap rrugë gjithsesi transparencës, për një kompromis që garanton zgjedhjet e ardhshme”.
Comments are closed.
Ala konsideroni normal berishen? ai tallet me ju PS-istet, ju ger ver ger ver.
Demokracia me Berishen eshte nje iluzion dhe kete nguliteni ne koke….
Qellimi i tij eshte qendrimi ne pushtet me cdo kusht, funksionimi i demokracise do tja bente te pamundur kete.
Persa i perket Edi Rames: Sa here qe komisionet do te jene militante harroje se do largosh Saliun, sa kohe qe ne KQZ do te perfaqesohen besniket e Saliut e nga gjeologet e Tropojes harroje se Saliu do iki.
Arber
po kerkon shum edhe ti edi rama shpjego ti arsyen perse ne shqiptaret nuk mundemi te bejme zgjedhje te lira me duket se ju partite medeomos po doni me qen ne pushtet dhe nuk e pranoni humbjen
Me ne funde doli hapur vjellja e votave.Malcori nuk ka patur kurre zakon te haje fjalen qe thote oBerish.Po ti nuk je as malsor as shqipetar kush e di si erdhe ne kete bote per te zezen e ketije populli fat keq.Si nuk te vjen turpe deri dje thoje jam gati per te ngritur komisionin hetimore por te mos hetoje fletet e votimit,kuse sote e fute koken mes shalve dhe thua nuk prenoj,mjere toka qe te mban pjelle e keqe.Amendon se nji dite do te dalin te gjitha te palarat ne shesh por per nji qenje si ju nek ka vlere as fetyra as etika as besa asgje vecse pushteti dhe paraja haram i pac djale mbas djalit.
Z.Rama te kemi mbeshtetur gjithmone se ke pasur te drejte.Po na je bere si gjysherit ne shtepi,per cdo nat te njejten histori ne tregon.Po qe se ke ndermend te besh dicka per kete popull beje dhe mos e lodhni me,se do tju braktisin, sdo tju ndjekin me nga prapa.
Edhe ky Rama na cau veshet me keto fjalime plot persiatje te sterzgjatura. Fol ore thjesht, cdo besh me trurin e kombit qe po merr arratine cdo dite e mos formo me fondacione e akademira politike se njerezit duan mjeke, inxhiniera e mesues te denje e jo shkolla politike alla PS e PD. Fol cdo besh me arsimin ne Shqiperi, me infrastrukturen, me pronat, me pensionistet, ushtaraket e ish-ushtaraket, me informatizimin e cdo sistemi ne database qe mund te vjelin taksa te njejta per te gjithe, me ujrat dhe paktet detare e tokesore, me turizmin, industrine energjetike e minerare. Keto jane cfare do shqiptari e mos na derdellit me kot se koti se Sala eshte i keq, idiot dhe i korruptuar, se qe ta dish zotrote qe rakia behet nga rrushi tashme e dine edhe femijet 5 vjec, po na thuaj ku i ke diplomat, masterat dhe titujt(qe duhet te jene shkelqyeshem), te stafit tend te ardhshem qe populli te te votoje. Se nuk e do zotrote Berishen nuk te bene ty kryeminister ky fakt se i bie qe te kandidojne 2 milione njerez per ate post se edhe ne nuk e duam e madje me shpirt e jo per te perfituar nga ky fakt. Fol troc e mos na dil me neper media me fjalime qe i dime para se ti thuash, ndiq trendin e kolegeve te tu ne neper bote e jo neper Ballkan. Edhe dicka, nese jeni budallalepsur e mendoni se populli eshte turme, do jete bumerang per ju kjo ide e vjeter. Heren e fundit qe te dheme voten ne Tirane ta dhame si tip shpulle qe te kuptoje qe po e teproje duke u futur thelle ne bisnese, kete here te fusim edhe shkelim(bojkotojme e bej pazar me Salen pastaj me votat qe do i fusni vet ne kuti)
Laberia nje fjale ka
Per ate qe fjalen s’mba
Eshte nje lloj si dhit e ha.
Dhe Saliu dhenderr Milice
Qe ha fjalen si salçiçe
Eshte nga speciet e rralla
Qe nga truri si del fjala.
Per te mbajtur pushtetin
Genjen dhe Hazeretin.
Mos prisni Hetik per zgjedhje
Se do dale mega vjedhje
Me sa duket nuk ka për të pasur ndonjëherë një komision për transparencën e zgjedhjeve. PS-së nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë veç një mobilizim të të gjithë popullit për ta rëzuar këtë qeveri zuzarërsh. Nuk bëhet me” tërhiq e mos këput”.Kjo lloj politike është e dështuar.