SHBA: Gjeni kompromis, merrni masa për zgjedhjet lokale

20 Dhjetor 2010, 22:06Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Tom Countryman u bëri thirrje të dyja partive politike në Shqipëri të arrijnë një kompromis sa më shpejt për mosmarrëveshjet mbi zgjedhjet e vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihen më në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit, nuk mbështet as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por popullin shqiptar, i cili kërkon një sistem të pastër politik, një sistem ku të dy partitë të punojnë për interes të popullit, por që siç u shpreh ai, një kërkesë që asnjë prej këtyre partive kryesore nuk po e dëgjon plotësisht.

Shqyrtimi nga parlamenti këtë javë i propozimit për hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009, tha më tej ai,  mund të jetë një gjë pozitive, por ajo duhet përgatitur me kujdes dhe duhet bërë në bazë të një dialogu dhe kompromisi të sinqertë midis dy partive kryesore.

Deri tani, tha zoti Countryman, është parë shumë pak dialog dhe praktikisht asnjë kompromis midis këtyre dy partive. Më e rëndësishme se sa arritja në një përfundim se çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara, shtoi më tej diplomati amerikan, është fakti që Shqipëria duhet të marrë masa sot për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të majit të vitit të ardhshëm.

Uashingtoni tha ai, pret një udhëheqje të përgjegjshme nga të dyja partitë bashkë, që të paraqesin propozime që mund të miratohen me shpejtësi në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë besim në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Zoti Countryman ofroi ndihmën e Washingtonit për të gjetur një kompromis të ngërçit të zgjedhjeve të kaluara.

Komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, tha ai, janë të gatshme të punojnë me të dyja palët për një paketë të tillë që do të siguronte që në të ardhmen të mos ketë më baza për kundërshtime apo bojkote si ato që kanë ndodhur  kohët e fundit dhe që nuk i kanë shërbyer popullit të Shqipërisë.

Zyrtari i lartë amerikan vlerësoi pozitivisht rolin që Shqipëria luan në rajon, duke synuar të krijojë marrëdhënie të mira me gjithë fqinjët e saj. Washingtoni, tha ai,  shpreson të arrihet përparim i mëtejshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, për normalizimin dhe afrimin e marrëdhënieve dypalëshe.

16 komente në “SHBA: Gjeni kompromis, merrni masa për zgjedhjet lokale”

  1. Ilirian - Avni Rrustemi says:

    Tom Countryman – ‘Shtetet e Bashkuara, nuk mbështesin as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por Popullin Shqiptar’!
    Edhe miqte e vertet te shqiptareve jane lodhur me keto politikane fundrrina! Fatmiresisht Amerika e ka kuptuar qe politika shqiptare nuk perfaqeson popullin shqiptar! Ata e kane kuptuar qe populli i thjeshte eshte ai qe e don Ameriken me zemer ndersa politikanet e shitur te shtetet fqinje BEJNE sikur jane pro Amerikan!
    Ore cfar ka bere ky Avni Rustemi?

  2. geri says:

    eshte e qarte dhe europa e mbeshtet popullin shqiptare prandaj ia dha vizat, ndersa qeveria nuk e mori vizen. i takon popullit tani ta largoje kete qeveri te ngelur ne klase.

  3. besi says:

    per europ edhe atdheun e jepni po qka po te vyn europa kur vendin tonn po don me ta coptue serrbia me gjith europianet e maqedonet e grekun evrop ta bejme vendin ton e jo te ushqehet aj iluzion te shkoim ne europ europa qdo 50 vite po na fundos ne shqiptareve une kam dyshuar ne europ

  4. Arber says:

    SHBA duhet ta kuptojne njehere e mire se pengesa me e madhe e popullit tone ne lufte per demokraci eshte ish komunisti fanatik Sali B. Ai nuk dorezohet kollaj sepse ai e ka te qarte qe nuk riciklohet me ne politike me fatkeqesite qe i ka shkaktuar ketij populli.

    Arber

  5. Specjalist LITARI (K.K) says:

    Sales dhe Ilir Metes i erdhi radha si ne vitin 1989 me Causheskon, Me kete rast shpetovi Liri-serbja ,Ja nguli Mete e martoj me Salen,Kushe eshte dakort te ngreje dy kishtat me koke poshte me hanxhar apo me pushke-serbe aty ne mezi Tiranis..

  6. Sillo says:

    Futjani edhe ju me nder pordhes. Ka ardhur koha ta thoni troc e pa ekuivoke se kush pengon. Me emer e mbiemer. Vetem ashtu merr vesh derri.

  7. Delli says:

    Vone,por me mire vone se kurre.Ne zgjedhjet e 2009 USA i dha mbeshtetje Saliut nepermjet dy kongresmeneve qe erdhen ne Shqiperi dhe bene fushat per te,bile njeri e quajti Ajzenhaur.Saliu vjedh dhe pa ndihme,por llogarit shkallen e vjedhjes me ndihmen e USA dhe Europes qe na pruri peshqeshin e vjeter Grosruk.

  8. arsen says:

    Politika eshte kurve!
    Edhe kur zihen dy kurva, prape qe te dyja fitojne….Pse?
    Sepse perseri kurva mbeten!
    Popull!
    Hap syte!
    Meso te mbrohesh nga “SIDA POLITIKE” dhe kurvat e NJOLLOSURA prej SAJ!

  9. Dibrani_UK says:

    Shqiperia nuk do kete kurre stabilitet sa te udheheqje paramilitari cetnik Sali Millosheviqi.

  10. vlora says:

    Amerika po luan me shqiptaret terhiq e mos keput.Po te donte Amerika e kishte zgjidhur kete problem me kohe

  11. K.Sevo says:

    SHBA dhe BE te debojne Shqiperine sa me pare nga keto organizata,ajo po tallet me voten,me popullin e vsaj.

  12. K.Kule says:

    SHBA boll perkedhele Sale neodiktatorin,veri sinorin tek thana.

  13. PhD.F.Papa says:

    Si ish-nje student dhe sot PhD ne disa nga universitetet me te famshme te US. dhe Europes Perendimore per shkenca politike dhe mardhenie nderkombetare (nuk shtirem te bej analistin apo kritikun “alla-shqipo”, sepse jetoj e punoj prej shume vitesh ne ambjente Akademike Anglo-Saxon_e ne disa vende te Perendimit), me se fundi pas kaq muajsh duke pare “ferrin” e ri ne atdheun tim Shqiperine po shkruaj dy rreshta. Se pari; US. si pararoje e demokracise boterore duhet te mos kishin lejuar aspak Europianet (sidomos disa mashtrues te te Djathtes Europiane) te mbronin kaq turpshem rregjimin aktual te Tiranes, qe sipas shume shenjave jane “te korruptuar” nga ky rregjim. Se dyti; US. kane te gjitha institucionet dhe mekanizmat per te mos lejuar ne Shqiperi a me gjere, asnje Parti apo Qeveri te ushtrojne Pushtet me Vote te Vjedhur (sepse edhe sot pas 18-muajve nuk mund te anashkalohet apo harrohet shenimi i ODHIR ne raportin final te OSBE qe; 1/3 e votave jane numruar keq dhe shume keq, PRA: -JANE VJEDHUR.-). Se treti; US. ky vend i madh dhe i lire, qe eshte aq i dashur per te gjithe shqiptaret me perqindje maksimale si askush komb tjeter ne Bote, nuk duhet te lejoje akoma renien e Demokracise ne Shqiperi, sepse Pushteti aktual i Tiranes eshte me i korruptuari dhe me i kriminalizuari ne Ballkan (prinderit tane sot ne moshen mbi 45-vjete nen ze perseri si ne kohen e PPSH, thone se jemi perseri nen Diktature, nen nje Diktature te Re, me emrin MAFIA). Fakte te shumta dhe jashtezakonisht te perhapura ne cdo cep te Shqiperise per Pushtetin aktual prej muajsh e vitesh; duke filluar nga vjedhja e prones private+publike, kapja+korruptimi dhe nenshtrimi politik i sistemit te drejtesise, shkaterrimi dhe korrupsioni i shendetesise+arsimit, diskriminimi i biznesit ne baza partiake dhe mafioze, politizimi dhe militantizimi i administrates dhe institucioneve te shtetit njelloj si rregjimi i PPSH, i japin te drejten absolute US. te nderhyje ne gjithcka dhe me gjithcka per te shpetuar popullin Shqipetar nga Neo-Diktatura. Mbetem i shqetesuar me qendrimin pothuaj indiferent apo jo aq koherent te administrates Obama ne te gjitha linjat, per situaten qe ka arritur ne kufijte e dramatikes per nje diktature te re ne Shqiperi. Por njekohesisht ky rregjim Mafioz ka infektuar gjithe Pushtetaret dhe Politikanet shqipetare ne Ballkan (si ne Kosove, Maqedoni dhe ne Mal te Zi), qe shihet fare qarte se jane bere super-te-pushtetshem ne gjithcka… Friendly for all Albanian in the World: PhD.F.Papa. “”GOD BLESS ALBANIAN PEOPLE””

  14. Ndoc Sukaj says:

    Cdo model Qeverie Demokratike kur nuk eshte ne gjendje te kaloje ne Parlament Reformat e rendesishme per vendin e vet jep doreheqjen duke ja dhene fjalen Votuesve.Sic duket qeveria e Doktor Profesor Sali Berisha ka parametra te tjere si kriter vlersimi per punen e saje te denja per nje vend si … Shqiptaret duhet te jene te kenaqur me kete Qeveri pasi ajo solli gjera qe shqiptaret nuk i kishin pare brez pas brezi…nje shperthim si ai i Gerdecit ,nje rruge aq te Shtrenjte dhe me korrupsion aq te larte sa ,,RRuga e Maleve,, disa permbytje si ajo e Shkodres dhe nje Borxh publik qe vetem kur te vije dita per tu paguar do kuptohet se sa eshte ne te vertete.Ky model qeveritaresh nuk e vret mendjen se si te zgjdhi krizen por se si te shpetoje pa u ndeshkuar per ato qe Ka kombinuar.

  15. enovl says:

    kur vota dhe dinjiteti shiten per nje grusht miser, keto jane pasojat, hajt se kur te vijne prap zgjedhjet , i harroni dhe prap nje grusht miser , kjo eshte bota juaj e mjere, kot nuk thone si ke koken te vendosin dhe festen.. tallu politik legene ,me ket idiot popull….

  16. D.Sulo. says:

    E nderuar Amerike i nderuar ZOTI PRESIDENT OBAMA, Z.F.PAPA ka te drejte Tirana eshte bere superqender korupsioni rezik me permasa boterore.Shpetoni jo vetem Shqiperine por edhe zyrtare tej Ballkanit.S’ka si spjegohet nje lider qe s’pyet krejt DREJTESINE e popullit te tij.Tirana zhduku AVUKATIN E POPULLIT PSE?
    D.Sulo

Comments are closed.

Lini një Përgjigje