Topi takon Ramën e Braçen, diskutohet për drejtësinë

21 Dhjetor 2010, 15:10Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mesditë me kërkesën e tyre Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe deputetin socialist të Qarkut të Beratit, Erion Braçe.

Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë.

Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

5 komente në “Topi takon Ramën e Braçen, diskutohet për drejtësinë”

  1. ilir says:

    po Ina Deshtim Ramen Topi e vuri me porosi te Salibanit prandaj eshte dhjere drejtesia shqiptare ku Rames i bejne hetim te hollesishem e nuk i gjene gje dhe kutite e Shkodres bejne sikur i hetojne e “nuk gjejne” gje?! Topi u be me dallavere president duke paguar para prandaj merret me dallaveret e drejtesise

  2. Nikja says:

    O Mero. Mos e bej gazeten memece. Na thuaj per cfare problemi diskutuan ata, qe te komentojme ne.

  3. vlora says:

    Po cte duhet topi o Edi Rama.Topi top mbetet ai ska baze te nbeshtetet per vete, jo me te te mbaj dhe ty.

    1. Ermal Komini says:

      Thone se Selam Musai e zury topin nga gryka. A ke ndonje Selam Musa andej nga “blloku” o vlora!

  4. huri says:

    Zoti Topi, i ka mbush xhepat plot me fara luledielli te kriposura dhe ka qe prej 2005-es qe vazhdon duke ngrene fara…lereni ne hallin qe e ka zane(asht kaps)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje