Berisha fton EULEX-in të hetojë akuzat e Dik Martit

22 Dhjetor 2010, 11:06Politika TEMA

Kryeministri Berisha ka ftuar autoritetet e EULEX-it të vijnë në Shqipëri, në mënyrë që të hetojnë akuzat e Dik Martit. “Pavarësisht se raporti i Dik Martit flet për akte makabre, duke mosparaqitur as edhe një fakt të vetëm, ne ftojmë EULEX-in të ndërmarrë hetimin dhe garantojmë të gjitha lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare. Pavarësisht se EULEX-i ka një mandat për shtetin e pavarur të Kosovës, ne mbështesim hetimin e tij”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk do të nxjerrë asnjë pengesë për kryerjen e hetimeve në Shqipëri. “Ministri i Drejtësisë do i drejtohet kryetarit të Gjykatës së Hagës që në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pengim të vogël për çdo lloj hetimi”, pohoi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.

7 komente në “Berisha fton EULEX-in të hetojë akuzat e Dik Martit”

  1. Claus says:

    Duhet te jete ngushtuar mire laku qe detyrohet te ftoje Hagen per hetime. Me Hagen nuk behet shaka si me Ina Ramen qe e dredh dhe perdredh sipas qejfit. Do te kete lajme te reja nga fronti serb i Berishes, Bashes dhe Fazllicit.

    1. enovl says:

      je shum i sakt, dhe une keshtu mendoj, kjo gje bajate eshte e gatuar nga serbia, ky eshte guri i fundit qe po luan kuder kosoves, dhe si shpjegohet ?qe ne fshehtesi basha bashkpunon me keta njerez qe hedhin balte mbi shqiperine dhe kosoven , dhe tani qe e akuzojne hapur fshihet , del qarte qe jane cerrat e politike serbe …. sa turp!!!

  2. vlora says:

    Te njejten ftese i bere edhe Rames ne 2009,per te hetuar zgjedhjet.Je shum bujar me keto ftesa z. Berisha.Por kujdes se te gjithe te ftuarit te jan mbledhur perpara portes, dhe presin te filloje cerenemonia.

  3. Claus says:

    Kete pjese e pashe tek nje TV dhe vura re qe i kishte rene ( ose hequr) nje dhemb. Edhe etika i mungon ketij njeriu. Ishte me te vertete turp, nje kryeminister pa dhembe. Duket qe dicka nuk shkon me tek ky njeri. Ishte per te qare dhe per te qeshur. Po fillon numerimi mbrapsht me duket, por uroj te mos marre me vete edhe 2000-3000 te tjere si ne `97.

  4. Bala says:

    Grupet kriminale në Kosove, me mbështetjen e qendrave politike të caktuara të fuqisë, kan themelu një organizatë të përbashkët me forcën e vet të armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me shërbimin e vetë të zbulimit! Shkurt dhe konkretisht, mafia në Kosove ka krijuar një rend të ri, ndërsa grupet kriminale, të ndihmuara edhe nga kolegët e tyre evropianë, po zhvillojnë një forcë të vetën të armatosur, duke u bërë kështu, gjithnjë e më të rrezikshëm.
    Kontrabandimi i drogës dhe i mallrave me akcizëa të forta merr një kahje alarmante. Kosova në këtë periudhë shëndërrohet në qendër të tranzitit për kalimin e drogës, 125 tonë heroinë në vit. Këto të dhëna u dëshmuan edhe nga Institutit Ballkanik për siguri, në dhjetor të vitit 2006, të cilët thonë se 80 për qind nga 125 tonë të heroinës, sa shpenzohet në Evropë kalon në rrugën ballkanike të narkotikëve, nëpërmjet Kosovës. Tregtia me narkotikë nga viti në vit po rritet dhe prej 2-3 tonë heroinë në muaj sa ka qenë në vitin 2000, tani nëpër Kosovë kalojnë 8-10 tonë në muaj.
    Përveç drogës, Kosova njihet edhe si vend nëpër të cilin bëhet kontrabandimi I Armatimit, qenjeve njerëzore etj. për në vendet tjera. Çdo iniciativ për të penguar këtë të keqe ngulfatej nga Grupet kriminale në Kosove
    Kontrabandimi I duhanit në këtë kohë rregullohet në
    mënyrë institucionale
    Normat e ulta tatimore për këtë artikull të kërkuar e bënë Kosovën një oazë të kontrabandës me duhan për mbar rajonin.
    Importuesit më të mëdhenjë të duhanit në Kosovë jan të lidhur direkt me institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe për këtë ekzistojnë fakte të pa mohueshme.
    Asnjë nga shtatë guvernatorët e Kosovës nuk ka provuar të matet me ligat e gangsterëve kosovarë.
    pothuajse gëzonte imunitet nën OKB-në, që druante se ata ndryshe mund të shkaktonin trazira. Madje edhe t’u bëjë dëm personelit të OKB-së. Nga ky shkak, OKB-ja s’i ka kërkuar kurrë fajtorët e qindra vrasjeve
    .

  5. orli says:

    sale,mos harro te caktosh lulin perkthyes!

  6. korcari S.S says:

    Sala e njejta si Milloshovici, Sala nuk done te vdesi ne burgun e (burrelit) nga te burgosuri, Por do te vdesi me lezet ne HAGE..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje