Përse Ina Rama nuk e merr të pandehur Genc Rulin?

22 Dhjetor 2010, 13:12Politika TEMA

Nga Eduard Shalsi

Deputet i PS

Nuk është e lehtë që të dallosh se kush është kampioni i korrupsionit dhe abuzimit me detyrën në qeverinë e Sali Berishës, por aferat e njëpasnjëshme që po dalin në dritë për Genc Rulin padyshim e bëjnë atë të zërë një vend krejt të veçantë.

Genc Ruli në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme ka marrë përsipër të favorizojë kompaninë ACR:

Së pari duke ndryshuar kontratën koncesionare dhe më konkretisht duke i shtyrë afatet e investimit të parashikuara në këtë kontratë;

Së dyti duke i mundësuar kësaj kompanie që gjobën prej 1.6 milion eurosh për një shkelje të mëparshme të kontratës ta zbresë nga rimbursimi i TVSH. Ajo që është e paimagjinueshme por kaq ndodhur është fakti se Genc Ruli këto veprime i ka kryer duke tejkaluar kompetencat e tij, në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme.  Ai nuk ka marrë as miratimin e kuvendit dhe as miratimin e ministrisë së financave.

Sot media ka publikuar një prononcim të drejtuesve të tatimeve të cilët mohojnë që kompania ACR të ketë pasur ndonjë problem me rimbursimin e TVSH siç pretendohet në vendimin e Genc Rulit. Nëse kjo është e vërtetë atëherë ngjarja bëhet akoma më e rëndë. Për më tepër ky veprim i Genc Rulit përbën një diskriminim të pastër dhe dëshmon se pse kjo qeveri disa biznese i trajton si të nënës dhe disa si të njerkës. Pra, me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh. Me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka dënuar minatorët e Bulqizës që të punojnë ende për shumë kohë në kushte skandaloze pune, ku humbjet e jetës dhe plagosjet janë kthyer tanimë në një ritual tragjik.

Tani mbetet vetëm të zbulojmë se sa ka kontribuar kjo e rënë e lapsit në të pasurimin personal të zotit Ruli. Rasti i Genc Rulit dhe heshtja e Sali Berishës përballë skandaleve të njëpasnjëshme që kanë dalë në dritë në lidhje me këtë zotëri tregon më së miri se në Shqipërinë e sunduar me vota të vjedhura korrupsioni është kthyer në sistem. Sali Berisha ka dështuar dhe fakti që një individ si Genc Ruli vazhdon të jetë ministër, është prova më e qartë e këtij dështimi.

Përse hesht ministri aktual i ekonomisë që i detyrohet një shpjegim shqiptarëve?

Përse hesht Ministri i Financave në kompetencat e të cilit ka hyrë Genc Ruli?

Dhe mbi të gjitha ripërsërisim me forcë pyetjen që i drejtuam edhe dje Prokurores së Përgjithshme: Çfarë tjetër, e dashur zonjë, duhet të bëjë një ministër që organi që ju drejtoni ta marrë atë si të pandehur?

21 komente në “Përse Ina Rama nuk e merr të pandehur Genc Rulin?”

  1. TR online says:

    sepse dhe vete ajo eshte pjese e ketij klani te ndyre qe vodhi pushtetin per te privatizuar gjithe Shqiperine

    1. Nikoja says:

      Se po te merret i pandehur ministri me i vjeter i qeverive demokratike ….hapet thesi e kushedi se cfare del nga ky thes kacurrel…..hahahahaha

  2. enovl says:

    ina rama , kjo eshte hiena e drejtesise shqiprtare, nuk eshte i pari rast qe kjo zonjushe hesht, ka shum e shume me pare, ligjet ne shqiperi jane vetem per popullin e thjeshte jo per jashtokesoret, ose politikanet, binduni o popull, kto jane pasojat kur beni zgjidhjen tuaj.. duroni sipas kokes jua vun dhe festen….

    1. Epirioti says:

      Qe Ina Rama hesht bene shume mire se keshtu bejne edhe homologet e saj ne Europe. Por ne fakt ata bejne shume pune dhe prandaj nuk kane kohe te flasin, por kjo jona c’a dreqin ben se edhe s’te … edhe s’te leshon, as nuk flet e as nuk punon. U be tamam si Kulla e Babelit.

  3. Altin says:

    Nuk kam ndonje respekt te madh per Genc Rulin, por nje minister, apo qytetar nuk merret i pandehur se e kerkon Shalsi. Shalsi ti coj provat ne prokurori, mbas tre muajsh te filloj te kerkoj llogari dhe jo mbas deklarates per shtyp, ndryshe diket si sharlatan qe kerkon te ndrej skandale dhe nuk kerkon drejtesi.

  4. Besim Koburja, Korce says:

    Ina eshte pjese e oborit, nje sherbetore qe vet duhet te arrestohet per mos kryerjen e detyres.

  5. gjon says:

    Po si mund ti kerkoni Inas marje te ministrave ne prokurori ????Ajo edhe ato qe ka marre po i kthen ae nuk po gjen gja ,nuk po gjen shkelje ,,,ani bre burra a e mbani mend prokurorine e Hoxhes ??e njejta gje eshte edhe tani ,Ina nuk ben asgje pa urdherat e Berishes …..Topi eshte tamam top,….e kjo edhte gjendja ….

  6. vlora says:

    Ina Rama me nje pasqyre dhe nje kuti tualeti ne dore e ka kryer punen e saj.Kur e emeruan kete detyre i ngarkuan dhe ajo po e ben me se miri punen e saj.

  7. alimuca says:

    cfare prisni nga kjo femushe, ja e morri te pandehur, me keq eshte se e nxjerr te paster, zgjidja eshte largimi i krye kriminelit, gjakpirsit, krye mafjozit anti shqiptarit saliuuuuuu ujku.

  8. Ivani says:

    Po ç’kini me Ina Ramën xhanëm?
    Pse nuk ju pëlqen pozimi i saj nëpër faqet e revistave?
    Mund ta kini inat por ama jepjani hakun.
    Goxha fotozhenike është, modën e ndjek, vishet me gusto e me roba firmato, thonjtë i ka të zgjatur e të ngjyrosur, e qeshur e delikate është gjithmonë.
    Çfar kërkoni më shumë prej saj xhanëm, ato që ka në dorë ajo i bën.
    Fundja se mos po bën ndonjë gjë më shumë ai Bamiri që e ka propozuar për Kryeprokurore.
    Madje as që është nevoja që këta të dy ta prishin terezinë e qetësinë e tyre për punët e Shtetit.
    Shteti ka zot në Shqipëri, ai është i plotfuqishmi, naltmadhënia e tij, mëkëmbësi i Skënderbeut, Salihi i Viçidolit.
    Rrnoftë Salihi.

    1. enovl says:

      ivan o dele e bute e perendise , meso gjuhen e bukur shqipe , ta lexosh, ta shqiptosh , dhe ta shkruash , kane dhene jeten shum rilindas per keto germa qe ti abuzon, ik gjej ndonje shpell ,andej nga je dhe meso !!! se eshte shum shpejt ,per ty ketu ….salihi jot ik o kok’lepur kosove na jep dhe mend ti urithi i trepces….

  9. albert says:

    ndarja e te keqes me te miren eshte nje linje qe kalon mes zemres dhe pasqyrohet ne fytyren e njeriut.shikoni surratet e njerezve qe qeverisin dhe do ta kuptoni kush e drejton Shqiperine..

    1. Aranit Pojani ,Fier says:

      Shume e sakte albert

  10. piro epirjoti says:

    nuk e di sa e vertet eshte.Por thon qe eshte shum e zen me provat qe po kryen PER MIS BALLKANIN

  11. Petrit Kola says:

    Friday, November 30, 2007
    Enderuara Ina Rama!

    Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta…? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e…, per mua te pakten?
    Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera…? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t’ju besojme?

    Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
    Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes…
    Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.

    Sinqerisht,
    Petrit Kola
    Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.

  12. Ivani says:

    O Enovi; e po çtë të bëj unë o i uruar që ti s’ke haber nga ironia, sarkazma e alegoria e nuk i kupton ato që shkruhen?
    Pa le, po në atë replikën tënde më shan duke më quajtur kosovar.
    Po pse o i uruar nuk të pëlqekan kosovarët ty?
    N’daç me e dit, jam lindur e rritur rrëzë Malit Ivan, e kam mbledhur çaj e trëndelinë çdo verë në majë të Ivanit.
    Nuk të zëmërohem që s’më ke kuptuar.

  13. enovl says:

    me keta njerez qe jemi pleksur , zor se kuptohet sarkazma dhe ironia, ju kerkoj ndese miku im…

  14. Frederik says:

    Kryeprokurores i pelqen te krihet .

  15. Ivani says:

    I dashur Enovi; unë jam me ty e me Shqipërinë, nuk jam me ariun.

  16. Lef Raguza says:

    O Mero Baze askush tashme s’ta ka ngen te degjoi te kenduarit tend, sepse ke kaluar cdo meshnik ne sahanlepirje me perpara i jeni lepir Berishes deri ne peshtirosje e tani Edvinit me te njejten menyre ,prandaj jo vetem pere Mua por per cdo njeri me dy pare mend ne koke juve as mund te lexoheni as mund te besoheni ne asgje bashke me fletushken tende genjeshtare dje dhe sot e besoj dhe mot ………….

  17. hasan sula says:

    Per te keqiat qe vijne nga babezija e Rulit per tu pasuruar ne dem te vendit tone ky popull e mallkon dhe i uron “PASTE FATIN E GRAMOZ PASHKOS(kunatit)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje