Nga Hysamedin Feraj, saktivista.com
Para zgjedhjeve Serbia e dëshironte si bashkëbisedues Hashim Thaçin. Para votimeve Tadiç deklaroi se nëse me votime demokratike ndryshon skena politike në Kosovë, pra ndryshohet Thaçi, nuk do të bëj bisedime me Kosovën. Tani që skena nuk u ndryshua dhe dëshira e Serbisë që ta ketë Thaçin bashkëbisedues u realizua, Serbia me “raportin Marty”, filloi shantazhin mbi Thaçin, bashkëbiseduesin e zgjedhur me Serbinë. Ky shantazh u forcua duke u bërë qëndrim i KE.
Nëse Thaçi bën lëshimet që kërkon Serbia, do të dalë i pafajshëm, hetimet nuk do të gjejnë “fakte”, dosja do të mbyllet (për t’u rihapur kur t’i interesoj politikës). Nëse Thaçi reziston, “faktet” do të gjenden.
Thaçi ka një rrugë për të provuar pafajësinë: të përvetësoj qëndrimin e VV lidhur me negociatat me Serbinë: nuk ka negociata pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Hiç Rhodus, hiç salta. Sa kohë Serbia nuk njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës, nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje me mosekzistuesin. Pranimi i negociatave para njohjes së pavarësisë është pranimi i statusit të Kosovës si krahinë autonome e Serbisë, si e definon edhe kushtetuta serbe, dhe negocitata janë dëgjim i shqetësimeve të krahinës nga udhëheqja qendrore serbe në Beograd, ndërsa Thaçi përaqësuesi krahinor që shkon të shpreh hallet e krahinës në kryeqytet.
Nëse Thaçi nuk pranon negociata para pranimit të pavarësisë nga Serbia dhe del i pafajshëm lidhur me raportin Marty, atëherë vërtetë është i pafajshëm. Nëse del i pafajshëm mbasi të pranoj negociatat e padrejta me Serbinë atëherë mbetet se raporti Marty është i vërtetë, se Thaçi u dorëzua para shantazhit nga që e di se faktet e bëjnë fajtor dhe nuk mund t’i shpëtoj dënimit e ta humbë pushtetin krahinor që mban tani. Pra raporti është i vërtetë, por mbyllet nga politika dhe realizimi me Thaçin i interesave të Serbisë. Kjo e lë Thaçin fajtor.
Mbrojtja e deritashme e Thaçit me shprehjet se po sulmohet populli shqiptar dhe UÇK nuk kanë asnjë vlerë. Thaçi nuk është populli shqiptar dhe Thaçi nuk është UÇK. Prirja e çdo individi për t’u barazuar me popullin dhe UÇK është e gabuar teorikisht dhe e dëmshme praktikisht. Thaçi, si kryeministër dhe politikan, e ka dëmtuar si popullin ashtu edhe UÇK-në. Në mos të tërin, së paku pjesërisht. Çka do të thotë se e shumta mund të identifikohet me popullin dhe UÇK-në vetëm pjesërisht. Pjesë të tëra të popullit dhe të UÇK-së u vjen turp të identifikohen me Hashim Thaçin. Po ashtu, është normale që një popull që ndëshkon edhe heronjtë e vet vetëm sepse do drejtësinë, edhe në luftë, nuk njolloset, por dëshmon pjekuri, seriozitet e dinjitet. SHBA i ndëshkon edhe heronjtë e vet nëse gjatë luftës kanë kryer veprime të kundramoralshme e të kundraligjshme, qoftë edhe më urdhër. Kjo nuk e ulë dinjitetin e popullit amerikan dhe as të ushtrisë amerikane. Kjo e rritë këtë dinjitet dhe besim të popujve e të vendeve të tjera tek SHBA. As vet Raporti Marty nuk e barazon veprimtarinë e “Grupit të Drenicës” dhe të Hashim Thaçit me popullin e Kosovës dhe gjithë UÇK-në.
Nuk ka asnjë arsye që populli shqiptar dhe UÇK të barazohen me Thaçin dhe veprimet e mundshme të dënueshme të Thaçit t’ia mveshin vetes si barrë dhe faj. Madje kjo duhet të vlejë për çdo person dhe organizatë të pjesshme.
Suksesi i diplomacisë serbe për ta pasur Thaçin bashkëbisedues të shantazhuar të Kosovës përforcuar me presion ndërkombëtar, duhet t’i shtyj shqiptarët të kenë përkrahjen ndërkombëtare për negociata të barabarta me Serbinë dhe të jo të marrin mbi vete faje që nuk i takojnë e t’i shpëtojnë politikanët e shantazhuar të Kosovës që Serbia i do si bashkëbisedues.
Fajësia dhe pafajësia e Thaçit nuk provohet në rrugë gjyqësore, qoftë edhe gjykatë ndërkombëtare. Fajësia dhe pafajësia e tij varet nga qëndrimi lidhur me negociatat e Kosovës me Serbinë.
Comments are closed.
Ethene shkurt,qarte,pa ekuivoke dhe qe mendoj se duhet marre ne konsiderate.Ai qe me vetedije kryen nje krim,sado te vogel ne dukje,sado vleresime pozitive qe te kete,nuk meriton te drejtoje nje
popull.Mendoj se z.Feraj ka shume te drejte ne ato qe thote.Ndryshe do t`iu kushtoje shume.Shikoni c`po heq Shqiperia me gabimin fatal qe beri e po ben duke vene ne krye nje bande hajdutesh e krimine
lesh,qe nuk po lene gje pa bere,deri tek shitja e vatanit,nxitje konfliktesh e percarje qe u sherbejne vetem atyre qe nukna duan te miren.Mos harroni se ju po vuani ,nder te tjera edhe nga punet e ndyta
antishqiptare qe ben shpellari qe po mban mbi supe ShqiperiaJu kosovaret jini me te vuajtur nga neve ne Shqiperi dhe,ai qe vuan me shume ,ka me shume pervoje.Mendja duhet ne kuvend.,pastaj mund
te flasish kot sa te duash.