Nga Ardian Vehbiu, respublica.al
Në Konferencën e fundit gjuhësore të Durrësit, të organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike munguan një numër gjuhëtarësh, albanologësh dhe dijetarësh të tjerë, të cilët do t’i kishin dhënë tjetër pamje dhe peshë debatit, sikur të kishin qenë të pranishëm.
Mes bojkotimeve publike të kësaj konference, spikatën ai i Institutit Albanologjik të Prishtinës (me personalitete të fushës, si Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Abdullah Zymberi e të tjerë); i Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, i cili u distancua si institucion, por duke lejuar pjesëmarrje individuale të profesorëve dhe kërkuesve; i një grupi të përzier gjuhëtarësh dhe intelektualësh me zë, të cilët u mblodhën së toku dhe lëshuan një “kumtesë për njoftim të publikut” pikërisht ditën e fillimit të konferencës (mes tyre Ali Dhrimo, Emil Lafe, Remzi Pernaska, Enver Hysa); i Gjovalin Shkurtajt dhe Kristina Jorgaqit, megjithëse këta e kishin konfirmuar pjesëmarrjen; i profesorëve të katedrave të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në universitetet italiane (Italo Fortino, Francesco Altimari, Matteo Mandalà); dhe të tjerë dijetarëve që u ka peshë fjala në këto tema, si Xhevat Lloshit.
Nuk po hyj në arsyet shkencore ose ideologjike të këtij bojkotimi; madje as në arsyet procedurale – ankimet dhe pakënaqësitë për mënyrën e organizimit ose të njoftimit të pjesëmarrësve ose të formulimit të ftesave. Dua të ndalem vetëm në dukurinë e bojkotimit në vetvete, e cila po shndërrohet, hap pas hapi, në karakteristikë në mos në murtajë të komunikimit ndër-institucional dhe përgjithësi publik mes shqiptarësh.
Ndaj pozicioneve të paralajmëruara të Konferencës dhe atyre që dolën në dokumentin përfundimtar të këtij tubimi mund të ketë pasur kundërshtime, ndonjëherë të forta. Megjithatë, Konferenca do të shërbente edhe si vendi për t’i shprehur këto kundërshtime dhe për të debatuar me mbrojtësit e pikëpamjeve të tjera; dhe gjithsesi më i përshtatshëm sesa faqet e gazetave.
Si pjesëmarrës në konferencë, do të kisha dashur të dëgjoja atje Emil Lafen dhe Xhevat Lloshin, që t’u përgjigjeshin kritikave ose shtjellimeve të disa specialistëve të pranishëm. Përsëri, si pjesëmarrës në konferencë, unë do të kisha dashur të dëgjoja argumentime edhe nga Idriz Ajeti dhe Shefkije Islamaj; edhe pse Kosova përndryshe ishte përfaqësuar denjësisht, nga gjuhëtarë të së paku dy brezave.
Hartuesit e “Kumtesës për opinion” kishin marrë mundimin të parashtronin, në një format letre të hapur, versionin e tyre të historisë së njësimit të shqipes së sotme në marrëdhënie edhe me variantet letrare paraprirëse (veçanërisht gegnishten letrare), duke marrë ndonjëherë qëndrime të debatueshme; por do të ishte në të mirë të dijes gjuhësore dhe albanologjike, si dhe të vetë kulturës shqiptare, që këta intelektualë t’i kishin parashtruar dhe debatuar tezat e tyre përballë kolegëve, në Konferencë; jo në tribunat që u ofrojnë gazetat.
I afishuar në mediat, kundërshtimi mbrohet vetvetiu nga rreziku i kritikës së drejtpërdrejtë ose debatit, duke u dalë këtyre përpara; është një goditje, në thelb, pre-emptive; prandaj nuk mund të mos merret, edhe ai, si formë e arrogancës akademike, përballë orvatjes – reale ose të përfytyruar – për revizionim jo vetëm të disa rregullave të standardit, por edhe të vetë historisë se si u përftua dhe si u konsolidua ky standard.
Duke iu shmangur Durrësit, por duke e nyjtuar në publik mendimin e tyre për çështje të lidhura me temën e konferencës, të gjithë këta intelektualë, studiues dhe profesorë refuzuan, para së gjithash, të legjitimojnë tryezën e Konferencës me pjesëmarrjen e tyre.
Ashtu edhe u shmang, si me thënë, një Marrëveshje e Mukjes për të ardhmen e shqipes së njësuar.
Dukuria më duket serioze dhe e meritueshme për vëmendje jashtë kontekstit të diskutimeve për rregullat e standardit, paskajoren dhe ecurinë e shqipes së njësuar në pesëvjeçarë.
Brenda një shoqërie që mëton të ndjekë modelin pluralist, palët nuk mund ta riprodhojnë njëra-tjetrën veçse në tryezat e ballafaqimit; përndryshe nuk kemi më pluralizëm, por feude baronësh lokalisht të pushtetshëm, por të pafuqishëm për t’iu imponuar të tjerëve.
Në vend të pluralizmit, kemi segmentimin.
Në vend të dialogut konstruktiv, një shkëmbim monologjesh që i shërbejnë riprodhimit të mospajtimeve dhe karshillëkut mes palëve, i cili në vetvete nuk ka kurrfarë vlere publike.
Në vend të zhvillimit të ideve dhe të dijes, kemi ngurtësim pozicionesh dhe hierarkish.
Prandaj, një kulturë që nuk arrin t’i ulë palët në tryeza, nuk është pluraliste, pa çka se mund ta etiketojë veten ashtu; por e segmentuar; dhe segmentimi ia hap portat lokalizmit, oligarkisë, frymës paramafioze në institucionet, provincializmit.
Comments are closed.
percarje ne cdo fushe te jetes dhe te dijes
Ne Shqiperi dhe mes shqiptareve ka vetem percarje dhe kete e ka realizuar sakte Sali Berisha,ai agjent serb!!!Gjuha nuk revizionohet me KONFERENCA TE TIIT “MUKJE”!!!Se ne Mukje kerkuan pushtet te barabarte me PARTIZANET,QE LUFTONIN KUNDER PUSHTUESVE edhe BALLISTO-ZOGISTET,QE DERI NE ATE KOHE ISHIN NE SHERBIM TE GJERMANEVE!Pusht-eti hajdut dhe anti shqiptar i Berishes ,e organizoi kete PALO KONFERENCE vetem per te percare shqiptaret edhe ne kete fushe!!!Lufte per flamurin,lufte per simbolet,lufte per clirimin,lufte per heronjte,lufte per pronat,lufte per votat etj!!!!Vetem lufte kunder shqiptareve di te beje ky kelysh serbi me emrin e urryer SALI BERISHA!!!
Meqe u zhduk Akademia e Shkencave nga skena shkencore, u shpik nje QSA ,nje organizate “antisovjetike” nga nje doktor “antikomunist” ,Salih Berisha.
Gabimi i pare i Vehbiut eshte ” Mukja” .Ketu ai gabohet teresisht,pasi gjuha sic e di edhe zoteria ne fjale ,nuk ka karakter klasor.Nuk ka asnje problem se si flet shqip nje evgjit,kryministri,mbreti,une,…ai flet shqi[p.Une njoh nje perkthim te mrekullueshem te Pashko Gjecit te “Komedia hyjnore” te Dante Alighierit.
Askush nuk ka tager te nderhyje ne gjuhen e njesuar shqipe,jo ne Shqiperi po e po, por as ne Kosove,,Maqedoni,Mal te Zi dhe diasporen shqiptare.Ky eshte aseti i vetem qe i mbetet kombit,
Sigurisht, standarti i gjuhës nuk është statik. Si çdo gjë në jetë ai është në zhvillim të përhershëm veç,nuk bëhet me konferenca. Ai bëhet me punë të përditëshme të gjuhëtarëve dhe njerëzve të letrave. Pa dyshim ,konferencat, shërbejnë për të bërë bilance e për të hapur perspektiva.
Që ishte menduar për tu bërë një e tillë, nuk kishte asgjë të keqe por,që u bë pa pjesmarjen e të gjthë studiusëve,vlerave kombëtare të gjuhëtarisë,kjo është shkatëruese në të gjitha drejtimet. Konferenca nuk duej bërë kurrësesi pa rënë dakord për pjesëmarjen e të gjithëve. Kryeneçësia e organizatorëve për ta bërë këtë konferencë pa pjesëmarjen e të gjithëve,është një dëm i madh dhe i pariparueshëm. Nuk kishte asnjë ngut për ta organizuar atë përderisa nuk ishin sheshuar keqkuptimet nga të dy anët. Nga ana tjetër,unë mendoj që, sot për sot,është më i ngutëshme organizimi i një konference mbarë kombëtarte për ndalimin e vërshimit të fjalëve të huaja që i kanë vënë lakun në fyt gjuhë shqipe dhe po i marin frymën. Kjo gjendje,për mua, është e padurueshme deri në neveri. Duke e parë me këtë sy, ngutja për të bërë të parën dhe mos vlersimi i të dytës më bëjnë të mendoj keq për organizatorët. Në zhvillimet e sotme ekonomike,politike dhe sociale, në konjukturat dhe mardhëniet e tendosura midis vendeve të rajonit,zhvillimet në Kosovë, Maqedoni,Mal të zi dhe Greqi,krijimi në këtë drejtim i ndasive apo përçarjeve midis shqipëtarësh bie erë të keqe. Kjo konferencë është këthyer sot në një nënvlerë, në vend të qenies një vlere mbarëkombëtare. E parë në këtë kënd ,kjo konferencë ishte vërtet një “Mukje e gjuhëtarëve”.
Gjuha e njesuar ,nuk eshte statike,por nuk mund te luhet me te sikur ne’ votime’.Verej,qofsha i gabuar,se disa ‘shkencetare’ kryesisht nga veriu(une jam nga veriu) te pa afte per tu afirmuar me pune shkencore, duan te bahen te njohur ne publik me ‘sensacione’ ne dem te gjuhes tone.I pershendes gjuhtaret e mirfillte te pa doktrinuar(sidoemos ata te Prishtines) qe nuk u bane pjese e ketij ‘pazari…..’
Me behet qejfi fort,qe z.B.Hoti e ka kuptuar se perse nuk moren pjese gjuhetaret dhe autoret e shquar te Prishtines ne nje tubim te porositur posacerisht nga QSA,te kontestuar edhe nga profesorati i nderuar i fakultetit filologjik te Universitetit te Tiranes.
I dashtun zotni Hoti,allahile,ma ban nji nder, i lutna zotnis suej me ja ba te ditun tane cubave e hajnave politik e krejt gjindjes anadollake se kush prek gjuhen shqipe e cilla perbashkon tane boten shqiptare ,ban nji gabim fatal!
Duke qene te paafte te sjellin dicka te re ne kulturen shqiptare te ketyre 20 viteve, duke qene te paafte te ndertojne nje shtet juridik dhe te ndershem per te gjithe shqiptaret, duke e cuar nivelin e zhvillimit te aresimit dhe te mjekesise vecse mbrapa, duke i futur shqiptaret ne percarje dhe grindje pa mbarim, duke u shfaqur si ksenomane te pandreqshem dhe pa personalitet, duke i thurur hymne cdo gjeje te huaj, banale, madje shpesh dhe imorale, shumica e klases se sotme politike dhe e “elites” kulturore shqiptare, nuk po bejne gje tjeter vecse po germojne ne varrin e ardhshem te vendit te tyre. Po te ishim me me shume dinjitet, do te kishim raporte te tjera me Evropen dhe me boten.Pse jemi kush jemi, edhe na trajtojne ashtu sic po na trajtojne.Gjuha shqipe ka nevoje per disa pasurime apo ndonje ndreqje te vecante (p.sh. disa propozime te Ardian Klosit m’u duken me vend),por gjuha shqipe nuk ka nevoje per nderhyrje fisnore,lokaliste e dialektakiste.Eshte shume lehte te prishesh por shume veshtire te ndreqesh.Personalisht, jam nga Veriu, dhe perkulem me veneracion perpara te gjithe atyre intelektualeve qe vendosen Standartin Gjuhesor, i cili nuk me ka penguar asfare ne jeten time intelektuale.Ata qe pretendojne sot se ai Standart eshte vendosur nen ndikime politike jane po aq dhe akoma me shume te politizuar.Fakti se dikush ka qene dikur ne burg apo i internuar nuk i jep te drejte sot te perpiqet te rrenoje gjithcka.Perse keta zoterinj nuk i prishen hidrocentralet, hekurudhat, spitalet, shkollat, akademite etj. (megjithese shume gjera te tjera i kane prishur)? Perse nuk preokupohen per faktin se vendi i tyre ka sot disa mijera analfabete dhe disa mijera te vetebugosur nga gjakmarrja mesjetare? Perse nuk shqetesohen nga fakti se fjalet dhe emrat e huaj te emisioneve tele-radiofonike po mbysin cdo gje shqiptare?Pse nuk shqetesohen nga kriminaliteti, droga, prostitucioni, vetevrasjet etj, por duan te cbejne dicka thelbesore per kulturen e cdo populli te civilizuar?
E ardhmja do t’i ndeshkoje varrmihesit e Shqiperise.
Krahasimi me Mukjen qe ben autori eshte krejt pa vend ne kete rast.
Viktor Malaj
Marseille,France
Nje qender Albanologjike qe drejtohet nga nje Prof. Dr. , titull qe e mori me vendimin e Qeverise e jo me djerse e pune si te tjeret, nuk eshte bindese per pune te mire. Koha e shoqeria do e vleresoje se pari nga veprat e vlerat e jo aktivitetet shohu ne ndim te politikes.
Po edhe ne gjuhen letrare e futet politiken???Turp i madh!!!Gjuha esotme LETRARE SHQIPE eshte pasuria me e madhe dhe me e vyer,qe na kane lene PARA ARDHESIT!!!Boll me me LUFTEN E KLASAVE!!!Boll me me PERCARJEN E SHQIPTAREVE!!!Lufta NACIONAL-CLIRIMTARE u kuajt LUFTE CIVILE,nga KLIKA ANTI SHQIPTARE E SALI BERISHES,KUR NE FAKT AJO ESHTE PJESA ME E NDRITUR E HISTORISE MODERNE TE POPULLIT TONE!!!AJO LUFTE E RRESHTOI VENDIN TONE NE KOALICIONIN ME TE MADH BOTEROR KUNDER NAZI-FASHIZMIT ATE ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN dhe askush nuk ja PERDHOS MERITAT KESAJ LUFTEPAVARESISHT SE U DREJTUA NGA KOMUNISTET!!!Sic shajne te keqijat,jepjani edhe meritat,se NDERI SHKON TEK POPULLI E JO VETEM TEK ATA QE E UDHEHOQEN!!!ENVER HOXHA ISHTE KOMANDANTI LEGJENDAR I KESAJ LUFTE,DHE VETEM PER KAQ ,MERITON NDERIMIN ME TE MADH!!!STALINIT TE MADH I KANE NGRITUR NJE MONUMENT 25 METRA TE LARTE NE BRONX NE TBILISI,KRYEQYTET I GJEORGJISE!!!AHMET ZOGOLLI,QE E SHITI SHQII POPULLIN DUKE VJEDHUR FLORIRIN,NDEROHET ME SHUME SE ENVER HOXHA!!!TURP E FAQJA E ZEZA!!!KLIKE FASHISTE ANTISHQIPTARE KJO E SALI BERISHES!!!