Mirëserdhët në RDPK

23 Dhjetor 2010, 21:50Blog TEMA

Nga Flaka Surroi

Rrezet e diellit që e përcollën ditën e votimeve të javës së shkuar më janë shndërruar në thika, që ma kanë gjymtuar secilën copë shprese që kam pasur deri në atë ditë se gjërat në Kosovë do të ndryshojnë. Atë ditë, për herë të parë pas shumë kohësh, shihja fytyra të shndritura të qytetarëve që ngarendnin për të votuar në qendrën time të votimit; disa prisnin me shumë durim që t’u gjendeshin emrat në listat e votimit; disa të tjerë ankoheshin se në ato lista ende gjendeshin emrat e bashkëshortëve të tyre të vdekur; e shumë të tjerë prisnin qetazi në rend, duke komentuar: “më në fund, ishalla, për të mirë”. Sinqerisht, u ndjeva krenare – doja të besoja se në mesin e atyre kishte të tillë që e kishin lexuar ftesën publike që ua bëja në këtë kolumne që të dilnin në votime…

Entuziazmi më humbi në orët e pasdites. Vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë më informonin se Drenica ishte shndërruar në repartin e “vjedhjes industriale”, dhe ajo së cilës i ishin bërë dëshmitarë të padëshiruar ishte diçka e paparë më herët, madje as në vende kushtimisht më pak të civilizuara se Kosova – të cilat ndërkombëtarët i kishin vizituar me bollëk.

Në mbrëmje dolën rezultatet jozyrtare, që dukej të ishin bazuar mbi deklaratat e atyre që nuk kishin ndërmend të vidhnin vota (Exit Poll – Gani Bobi) dhe të atyre që tashmë edhe kishin vjedhur vota (Demokracia në Veprim). PDK-ja shpalli fitoren, na shurdhoi me fishekzjarrë thuajse po kriste lufta dhe e nisi serialin në shumë vazhdime, ku zyrtarët e saj lavdëroheshin për suksesin e “referendumit për qeverisjen e mirë”. KQZ-ja, pasi u dogj në Rahovec, i fryu kosit duke shtyrë shpalljen e rezultateve paraprake, thuhet me insistimin anormal të madh të PDK-së (që pos që i ka dy përfaqësues, i “kontrollon” edhe përfaqësuesit e të gjitha minoriteteve, meqë, siç e pranoi vetë nënkryetari i partisë Kuçi, me të gjitha ato PDK-ja kishte lidhur marrëveshje koalicioni para zgjedhjeve), madje 26 orë të plota pas mbylljes së vendvotimeve.

Pas ankesave masive për vjedhje masive votash, gjithsesi në Drenicë, por edhe në Dukagjin, KQZ-ja megjithatë doli me shënimet e mbledhura nga vendet e votimit – dhe shpalli fitues PDK-në me madje 10 për qind diferencë, ani që votat e kontestuara në Drenicë e bënin gati 12-përqindëshin e votave të përgjithshme… Duke na bërë me dije se në këtë shtet vetëm hajnia shpaguhet. Edhe pikë!

Dhe në gjithë këtë hallakamë rreth votimit, nëse duhet të përsëritet apo jo, m’u kujtua një njeri – ish kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. E pyesja veten, a thua, a e vret ndërgjegjja për derexhenë në të cilën na solli me veprimin e tij absolutisht egoist, me reagimin prej fëmijës së llastuar e inatçi, kur për një pesëminutësh të shqiptuar një të shtunë pasdite, i shpartalloi institucionet dhe i nxitoi zgjedhjet… për shkak se ai që ia kishte zier shkarkimin, nuk e meritonte më pjesëmarrjen e këtij në (keq)qeverisje… A thua kishte menduar se me këtë gjest do t’i fitonte simpatitë e bashkëpartiakëve  edhe për një mandat në krye të partisë, apo aq ia kishte bërë si për partinë ashtu edhe për popullin – për shkak se ai ishte i hidhëruar për atë që ia kishin bërë, dhe mllefin e tij duhej ta paguante e gjithë Kosova.

A thua, a e bren ndërgjegjja që ka qenë shkaktari i drejtpërdrejtë i futjes në këto zgjedhje të parakohshme në dhjetor, pa dhënë hapësirë për t’u zgjidhur as çështja e guvernatorit të bankës që është në paraburgim, as e ministrave dhe e fytyrave të tjera politike që janë nën hetime (e mund të zgjidhen deputetë), e as e Ligjit zgjedhor që duhej të ndërronte rrënjësisht e jo vetëm me kozmetikë, e as e një varg institucionesh që tash mbesin pa udhëheqës, për pikën e qejfit të tij – dhe duke na futur në një aventurë ku na janë vjedhur votat në masë e që për pasojë e kanë thelluar krizën institucionale – ku Kosova nuk ka Kuvend dhe e ka një u.d. kryetari që është më shumë i brengosur për votat e veta që ia kanë vjedhur brenda në partinë e vet sesa për megahajninë, të cilën e ka kryer kryesisht partia e tij, sidomos në Drenicë, e cila megjithatë doli të mos lindë veç trima.

Më e çuditshmja në këtë situatë është mosreagimi i partive politike, ndryshe nga konferencat për shtyp, dhe aty-këtu ndonjë ankese e xhirimi në YouTube, mbase në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Supreme në lidhje me “referendumin për qeverisjen e mirë”. Por, nëse tashmë është konstatuar se vjedhja ka qenë masive në më shumë se dy komuna, e me gjasë ka pasur shumë më shumë vjedhje në të gjitha komunat, e që është dashur të raportoheshin nga vëzhguesit partiakë dhe, nëse është e vërtetë kjo që po e thonë përfaqësuesit e partive politike, se votat po vidhen edhe në qendrën kryesore të numërimit – atëherë zgjidhja e vetme më e drejtë do të ishte përsëritja e zgjedhjeve, te të cilat do të na udhëhiqte një qeveri teknike, të cilën do ta “bekonte” Feithi.

Idealja natyrisht do të ishte që këto të ndodhnin pas ndryshimit të Ligjit zgjedhor (sërish miratuar nga Feithi), ku Kosova do të ndahej në shumë zona zgjedhore sipas numrit të banorëve për zonë, dhe ku votat në Drenicë, ta zëmë, nuk do të kishin peshën e votës së vjedhur që e kanë sot. Por meqë kjo nuk do të ndodhte kurrë, ngase Feith nuk është i interesuar t’u hyjë lakrave për faj të politikanëve tanë që mendojnë se hajnia është i vetmi modus operandi për t’u bërë me pushtet, por që t’ia sigurojë vetes një pension të majmë, atëherë do të duhej mbajtur zgjedhje në prezencë të mijëra vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilëve kësaj radhe do të duhej dërguar ftesën zyrtarë që të vijnë e të na kontrollojnë që të mos bëhemi sërish horë e të dalim me rezultate si të vaktit të Enverit, thoshin, me 125 për qind të votave pro.

Në gjithë këta vjet që kam shpresuar se gjërat do të ndryshonin për të mirë, kurrë nuk e kam ndier veten më keq. Thuajse unë i kam vjedhur votat e atyre që më thonë se e kanë marrë për bazë këshillën se duhej votuar – më akuzojnë, me të drejtë, se i kam mashtruar, edhe pse ky s’ka qenë qëllimi im, ngase kanë votuar kot. Vota u është përdhosur dhe s’ka pasur kush ua garantonte se kokrra e tyre do të derdhej në thesin të cilin e kishin përzgjedhur vetë. Dhe të dëshpëruar më thonë “me votën u hallashtisa”, “paq e kam”, “kurrë më nuk votoj”… sepse votuan ose jo, pushtetin e fitojnë ata që vjedhin më shumë. Dhe në këto çaste duket se nuk ka kush i ndalë. Apo ka? Do të ketë njeri të organizojë protestë për të shprehur zemërimin, por pa dhunë, për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut që po na bëhet?

Në të nëntëdhjetat, të drejtat na shkeleshin me dhunë dhe dhimbje nga një regjim totalitar që na ka urryer si komb. Sot, në shtetin tonë të pavarur, na shkelen me hajni e edhe me më shumë dhimbje nga një strukturë që ka nisur t’i zhvillojë tiparet e një diktature fillimisht jo aq të ravijëzuar, por që në fund do të mund të dalë ashtu siç ma përshkruan, me po aq mllef, një mik imi: “Aty ku arrestohen ata që mbishkruajnë billborde, e ku hajnat e votave lihen në liri – Mirëserdhët në Republikën Demokratike Popullore të Kosovës”!

3 komente në “Mirëserdhët në RDPK”

  1. leon says:

    Ku e ke degjuar,ti,moj CETNIKE SERBE,se ne kohen e LAVDISHME TE ENVER HOXHES REZULTATET E VOTIMIT BEHESHIN 125 %???E per cfare i duheshin kete perqindje ENVERIT???JENI BANDITE POLITIKANE DHE HORRA KUNDER POPULLIT TUAJ,NDERSA ENVER HOXHA NUK E CLIROI VENDIN ME NDIHMEN E USHTRINE ALEATE,POR ME DJEMTE E VAJZAT E VETA HEROINA!!!BILE,TE TE VIJE TURP,SE EDHE NE KOSOVE LUFTUAN TRIMAT E ENVERIT,NDIHMUASN QE TE FORMOHESHIN BRIGADAT PARTIZANE KOSOVARE,SE DERI NE ATE KOHE NUK I LINTE TITUA DHE LUFTONIN NEN MAQEDONASIT!!!Ne ato vite,ju zenren,veshet dhe besimin e kishit tek SHQIPERIA E ENVER HOXHES,SE AJO U THYENTE HINDET SERBEVE!!!I HARROVE LIBRAT,PROFESORET DHE ANSAMBLET E SHQIPERISE,QE MBUSHNIN KOSOVEN ME ZJARR ATDHETAR,MOJ CETNIKE SERBE???TURP E FAQE E ZEZE!!!JE SHERBETORE E SERBIT NJELLOJ SI SALI BERISHA,SE KUJTOn,QE ME MIRE PO SHAJ ENVERIN,QE TA KEM MIRE ME SERBIN BERISHA!!!ISHTE BISHA BERISHA,QE FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE KOSOVARET,MOJ KELYSHE SERBE!!!

  2. xhoni says:

    Vjedhjen e votave e ka mesuar nga serbi BERISHA ,ky THACI juaj!!!Bile te gjithe ju kosovaret mbeshtesni serbin BERISHA duke i sherbyer ARMIKUT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR!!!Keshtu bete edhe gjate pushtimit NAZIST,kur ne KOSOVE,PARA SE TE KRIJOHESHIN BROGADAT PARTIZANE PER CLIRIMIN E VENDIT NGA PUSHTUESIT,KRIJUAT DIVIZIONIN FAMEKEQ “SCANDERBEG”!!!TURP E FAQJA E ZEZE!!!Jeni bijte e ketij DIVIZIONI,qe tani akuzoni ENVER HOXHEN “HEROIN ME TE MADH ,QE KA NXJERRE KOMBI YNE”,SI DIKTATOR!!!E KUSH JENI JU????ZAGARET ME TE KEQINJ TE SERBIT!!!

    1. hi says:

      neve as nuk jemi as nuk kemi qen te serbit neve e kemi luftuar sebin!neve e kemi shpallur edhe pavarin e shqiperis neve ngadal edhe shqipris do i zhdukum rrenjet e socialistve rrenjet greke

Comments are closed.

Lini një Përgjigje