80 për qind e njerëzve janë kthyer mbrapsht nga policia greke
Do të doja tu bëja me dije për një shqetësim të qytetarëve në lidhje me “lëvizjen e lirë”! E vendosa në thonjëza sepse vetëm lëvizje e lirë nuk mund ta quash.
Dje isha prezent në Qafë-Botë ku pothuajse 80% e atyre që tentuan të kalonin me pasaporta biometrike, i kthyen mbrapsht.
Në radhë për të vulosur pasaportën time (të cilën e kam më vizë dhe nuk ka problem), dëgjova debatin e policit grek me qytetarin që do ta përdorte Greqinë tranzit për të kaluar në Itali (do nisej nga porti i Gumenicës për Ankona, e kishte edhe biletën të prerë). Pasi i paraqiti të gjitha dokumentet që janë afishuar tek pika e kalimit në Shqipëri, polici grek i bëri një pyetje: Përse nuk ikën në Itali nga Vlora? Sepse jam nga Saranda, u përgjigj qytetari, dhe këtu kam dëshirë të kaloj. Me pas polici e ktheu mbrapsht me pretendimin se nuk u bind. Kjo histori vazhdoi pothuajse me të gjithë ata që ndodheshin aty, me pretendime nga më të çuditshmet.
Pothuajse kalonin vetëm ata që kishin viza. Ky është një problem për të cilin duhet ngritur zëri.
Mu krijua përshtypja se liberalizimi i vizave nuk është një dhurate për shqiptarët, siç u trumbetua me të madhe, por një liberalizim elektoral në shërbim të qeverisë që udhëheq Shqipërinë e shqiptarët, e që bën shou me ministra jo-shqiptarë kufijve të Shqipërisë si Ksera e co., që gjasme po bëjnë të pamundurën për të lehtësuar lëvizjen e shqiptarëve. Më duket më shumë si një marrëveshje në kurriz të qytetarëve të lodhur e të sfilitur dyerve të ambasadave, e që tani torturohen kufirit, në diell e në shi, në të ngrohtë e në të ftohtë… e kthehen pas si pa të keq sikur te ishin kavje eksperimentale në dorë të disa policëve greke, profesionalisht të paaftë.
Comments are closed.
Mos i zene e nesermja kto poliPLERAT tona
Qe i hedhin hy syve njerezve , qe luajne me ndjenjat e njerezve (vite pa taku pirnderit, femijet etj )
Qe nuk i tregojn ca duhet me shku jashte , ca lesh liberalizimi kane bere
Qe ska autoritet fare pashaporta jone
Qe nxjerrin ate plehte spot per vizat qe vetem dy fjale ka , aq sa ka porosit SHefi
Une nje gje nuk kuptoj me Opoziten pse do me i nxjerr njerzit ne rruge vetem me TEZEN e Kutive, dakort egziston kjo e drejte kjo Kauze, por Shqiptaret kane dhe nje mije halle te tjetra
1-Skane buke me ngrene
2-PO i mbysin
3-Cmimet ne stratosfere
4-Korrupsion
5-Paaftesi ne administrate ( te gjithe militante)
6-Pasiguri
7-Papunesi etj etj
Ushtarake/minatore ke sa te duash Leri votat e kutite se u bene bajate nxirre popullin per Hallet e tij Ed Rama se per kutite spo e rru fare Sala
Liberazimi i vizave eshte nje realitet,por shtetet ku shqiptaret duan te shkojne tallin b…,jo me qytetaret shqiptar,por me shtetin shqiptar.Nje kthim pa aresye e nje shtetasi shqiptar duhet te trondiste gjithe shtetin dhe ne moment duhet te shkonin qeveritaret ne kufi per ta zgidhur konfliktin dhe per te bere noten e protestes,shume,shume seioze…!por..?A kane shtet qytetaret shqiptar???