Shumëçka në Kosovë po vihet në funksion të negociatave të reja me Serbinë. Prej raportit të Dick Martyt e deri te koalicionet e mundshme qeveritare. Negociatat e paralajmëruara janë shndërruar në një ide rregullative që organizon hapat politikë në Kosovë e rreth Kosovës.
Raporti i Dick Martyt tashmë e kreu punën e vet. Në njërën anë e bëri edhe më servil ish-kryeministrin, i cili tash është më i gatshëm se kurrë më parë që të takohet me Boris Tadiqin. Ndërkaq, në anën tjetër, ky raport që mori dhenë në të gjitha mediet botërore krijoi përfytyrimin për shqiptarët si bashkëfajtorë në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Duke dëmtuar epërsinë morale të shqiptarëve asfaltohet rruga e negociatave me Serbinë, të cilat pavarësisë sonë pa sovranitet ia kontestojnë edhe formalitetin.
Po ashtu, të gjitha ato parti që synojnë të hyjnë në koalicionin e ardhshëm qeveritar tashmë e kanë të qartë se do të jenë pjesë e një qeverie që do të bëjë pazar me Serbinë armike për vendin tonë, Kosovën. Pra, këto parti e marrin si një fakt të kryer që Kosova sërish po vihet në tryezën e negociatave me Serbinë dhe janë të preokupuara veçse me postet e tyre në qeverinë e ardhshme. Kështu, shansi për ndarjen e brendshme të ministrive fitoi prioritet mbi rrezikun e ndarjes së brendshme të Kosovës.
Vetëm paralajmërimi i negociatave me Serbinë, në këto kohët e fundit, e faktorizoi kaq shumë Serbinë në Kosovë. Mund të merret me mend se çfarë do të jetë ndikimi i Serbisë në Kosovë përgjatë atyre negociatave e pas tyre. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë për ndikimin e përditshëm të Serbisë në veri apo në enklavat serbe, por për ndikimin e saj në tërë politikën zyrtare të Kosovës. Është Prishtina e Kosovës së pavarur ajo që po ndikohet nga Beogradi dhe jo vetëm Mitrovica e Graçanica.
Mënyra më e mirë për ta hedhur poshtë raportin e Dick Martyt është të thuhet që Kosova nuk do të bëjë bisedime me Serbinë. Pra, të thuhet: JO NEGOCIATA! Mënyra më e mirë për ta pranuar raportin e Dick Martyt është që Kosova të shkojë në këto negociata me Serbinë. Pra, të thuhet: JO VETËVENDOSJE!. Duke i pranuar negociatat me Serbinë për veten e saj, Kosova e vë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Dhuratë më të mirë e më të madhe për Dick Martyn dhe Serbinë nuk mund të ketë.
Janë së paku dhjetë arsye kapitale pse Kosova nuk duhet të shkojë në negociata me Serbinë, duke qenë se ato janë krejtësisht të padrejta. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës; Serbia nuk po e ndryshon Kushtetutën e saj, ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë; Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX; Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës; Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1.800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta; Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit; Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata; Serbia vazhdon t´i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë; Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë; dhe, në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve të ´90-ta që shëtisin të lirë e të pacenuar nga prokuroria e shtetit.
Mirëpo, janë edhe dy arsye të tjera që bëjnë që këto negociata të jenë asimetrike, d.m.th. midis dy palëve edhe nominalisht të pabarabarta. Së pari, këto negociata janë negociata me Serbinë për Kosovën dhe jo negociata me Serbinë edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Dhe, së dyti, në negociatat me Serbinë faktorët ndërkombëtarë edhe ndërmjetësojnë edhe sundojnë me Kosovën josovrane, por jo edhe me Serbinë.
Ish-kryeministri i ka vetëm dy mundësi. T’u thotë jo negociatave me Serbinë, ta shpëtojë Kosovën dhe ta vërë veten e tij në rrezik, meqë mandej do të mund t’ia publikojë të gjitha të palarat përmes të cilave e kanë shantazhuar. Ose, t’u thotë po negociatave, të blejë ca kohë për veten e tij, dhe ta dëmtojë Kosovën edhe përtej Planit famëkeq 6 Pikësh të Ban Ki-Moon-it. Me shpejtësi po arrijmë në momentin kur nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe ish-kryeministri i saj. Ose-ose është kjo situatë. A thua cilën prej këtyre dy mundësive do të zgjedhë ish-kryeministri? E di se të gjithëve na duket që me siguri e dimë përgjigjen e ish-kryeministrit. Nga përvoja me të e kemi.
Comments are closed.
Parapergatitja e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise nuk filloi nga faktori nderkombetar , por ajo filloi te shtrohej nga Tirana zyrtare nepermjet vizitave te shtetareve te saj ne Serbi duke folur per bisedime ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ata jane sjelle ndaj shtetit te ri te Kosoves si “udherrefyes” kur qartazi duket se ata s’jane tjeter vecse aktore te Beogradit me sheshxhirim ne Kosove dhe Shqiperi. Sjellja e bute e shtetit shqiptar ndaj Dick Marty-t , duke mos e paditur ate apo ia bere nje gje te tille te qarte se ai nuk do te shpetoje pa u ndeshkuar nga demtimi i rende qe i ka bere kombit shqiptar eshte ne vazhdim te sjelljes ti vri dhe une do hesht apo do bej sikur te vras . Pergjegjesi me e madhe mbi shpatulla i bie Ish- kryeministrit Thaci , i cili duhet te vere Kosoven mbi te gjitha. Gjykimi i politikanit te ri ne moshe , por me pjekuri dhe patriotizem te larte eshte tejet i larte dhe i shumevleresuar . Aty flet shpirti i paster shqiptar, aty flasin shpirtrat e te gjithe atyre qe dhane jeten per Kosoven ne historine e luftes per liri, aty flasin te gjithe ato familje ne mjerim qe duan te shohin nje rreze drite te mundesive te barabarta, aty flet rinia kosovare qe kerkon nje Kosove vertet sovrane dhe plot me dinjitet aty flasin zerat e gjithe shqiptareve kudo qe jane, qe e duan Kosoven sic duan Shqiperine te behen te dyja te zonja , jo sic e kane katandisur kryeministrat e sotem aty flasin zerat e pensionisteve qe ndihen te pavleresuar per kontributin e tyre dhe amanetet e tyre per nje Shqiperi te bashkuar me Kosoven aty jane cicerrimat e zerave te femijeve te vegjel qe duan te rriten ne kushte te mira dhe duan ta ndjejne dhe ta duan vendin e tyre , aty jane zeart e te gjithe atyre qe duan te rriten dinjitoze ne luften per t’u arsimuar , aty ndihemi te gjithe.
kur flene mbi dafina politikanet shqiptare si ne kosove dhe ne shqiperi, kjo pritej te ndodhte…. shqiptaret ben shtet turqine, shqiptaret formuan shtetin e pare grek , dhe nuk doli nje te jet i zoti per trojet e veta…. :((((
ALBINI KA PLOTESISHT TE DREJTE POR ZERI I TIJ DUHET TE PERQAFOHET NGA TE GJITHE ATDHETARET POLITIKANE IDEALISTE QE U DHIMBET KOSOVA ,SHQIPERIA DHE CESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE E PA ZGJIDHUR.NESE PRITET NGA EVROPA KURVA PLAKE TE REGULLOHET CESHTJA JONE AJO DO KATANDISET JO ME KOKOSHI NJE THELE POR NJE GRUMBULL KOSKASH TE KOKOSHIT TE NGRENE NGA SERBIA DHE GREQIA ME REGJISTRIMIN EUROPIANTE POPULLSISE MBI BAZEN E DEKLARIME TE NXITURA ME PENSIONE SERBE DHE GREKE.SHQIPTARET QE KANE KUSHTE MINIMALE JETESE DO MERNIN MBIMRA VIC DHE DER ,ASHTU SI MBIEMRET AQIS DHE DYRDYZYM.
jue dini fort mire zoti kurti se e vetmja rruge eshte ajo e rruges(diplomacia mbareshqipetare vec deshton perballe te tjereve).
E përshëndes z.Kurti,që di të verë pikat mbi ”i”.Më kujtoi bukur fort edhe esen e Migjenit…me të njëjtin titull..E vërteta ësht se një zgjidhje ka përpara qeverisë dhe K/ministrit Thaçi..Ajo që i thot jo ndarjes së mëtejshme të kosovës.Njëher mund të bisedohet për tu kthyer të gjitha ato që radhit Albini,më lart nga Serbia,dhe pastaj mund të shkohet edhe në bisedime.Njëher hiqe nga kushtetuta se Kosova ësht pjes e Serbisë.As ka qen kurr dhe as që mund të jet…Si mund të jet kur ka qen ish-Jugosllavi shteti ku përfshihej edhe Kosova edhe Serbia,si gjith krahinat apo republikat e tjera..Përshëndetje!