Thuhet se çdo çudi në Ballkan nuk zgjat më shumë se tri ditë. Unë po shkruaj në ditën e katërt. Serbët dhe shqiptarët u zunë të kapur për organet e zviceranit Dick Marty. Në Beograd reagoi akademiku me ide fashiste, Matia Beqkoviq, duke i shpallur organet e Martyt si fitoren më të madhe të Serbisë dhe si alibinë më të qëndrueshme për krimet serbe në Kosvë, gjegjësisht si alibi për rehabilitimin e politikës fashiste të Millosheviqit.
Reagoi edhe Akademia jonë e lodhtë. Reagimet vluan nga të gjitha anët, ndërsa mediet gjetën material të bollshëm edhe për ballina. Është i njohur fakti se në luftë së pari vritet e vërteta, pastaj të tjerat. Në luftën mediale për organet e Martyt, etnonacionalistët nga të dyja taborret po shtinë edhe me armë të palejueshme. Mungon qasja racionale ndaj raportit të njeriut i cili u ngrit edhe kundër bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë vrastare serbe, përkundër që ky bombardim ishte motivuar thjesht nga çështje humanitare.
Raporti i Martyt u shndërrua në një tymnajë, e cila do të dëmtojë më shumë serbët se shqiptarët. Kjo për faktin se serbët kanë nevojë për një katarsis kolektiv për atë që kanë bërë jo vetëm mbi shqiptarët, por edhe mbi popujt tjerë të ish Jugosllavisë. Serbët kanë nevojë të përjetojnë një lloj katarsisi të ngjashëm me atë që përjetuan grekët pas djegies së Trojës, apo edhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Raporti i Martyt ashiqare se e pengon këtë proces, shenjat e të cilit kanë nisur të bëhen të dukshme në Serbi. Raporti i Martyt pengon edhe procesin e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës, i cili ka nevojë për konsolidim dhe për njohje të reja ndërkombëtare. Sigurisht që ky raport do të prodhojë efekt të keq edhe në dialogun që pritët mes palës serbe dhe asaj kosovare. Si i tillë ky raport nuk i ndihmon as përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur përfundimisht problemin e Kosovës, i cili vazhdon të mbahet i ngrirë me çështjen e Veriut.
Sigurisht që është me interes të shikohet raporti ynë në raport me raportin e Dick martat. Duket sikur ne vërtet po ngjajmë shumë në peshqit. Si duket edhe kemi krijuar një ambient për ta kultivuar harresën. Këtë ambient e kemi ndërtuar nëpërmjet vetëkënaqësisë së shprehur në formë propagande dhe një miti të rrejshëm për rrënjë të pastra. Është e vërtetë se e vërteta është e dhembshme, por pse kaq shumë na dhemb gënjeshtra e Martyt është çështja. Dihet se ky rast është trajtuar tri herë nga institucione ndërkombëtare, nëse ka prova të reja le të trajtohet edhe disa herë, sepse krimi nuk vjetrohet. Kërkesa e kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, që ky rast të trajtohet përsëri dhe të sqarohet deri në fund është përgjigjja më e mirë dhe më e duhur për ne. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, nuk ecën gjatë, ndërsa e vërteta ecën përjetësisht. Përse duhet ta pengojmë të vërtetën tonë që të ecën me ne!? Para kësaj deklarate të kryeministrit në dorëheqje, mbase njeriut i cili ka mandatin të formojë qeverinë e re, është dashur të reagojë kryeprokurori i Kosovës.
Thaçi tha se ka pasur durim t’i dëgjojë këto sharje tash e 15 vjet dhe se këtë durim ende nuk e ka humbur. Dhe është e vërtetë kjo. Ne vetë publikisht e kemi akuzuar si kriminel dhe mbase si hajn të farmerkave në atdheun e Dick Martyt. Në këtë kontekst nuk duhet harruar se edhe ne jemi kontribuuesit e raportit të Martyt, duke nisur nga shoferët dhe përkthyesit e UNMIK-ut, shërbimeve të fshehta nga më të ndryshmet dhe shoqërisë civile që nuk zgjodhi format dhe mjetet për të fituar donacione nga fonde të ndryshme ndërkombëtare. Duke ndërtuar një ambient shumë konspirativ dhe duke pasur një klasë politike të papërgjegjshme, kemi bërë që imazhi i Kosovës të dëmtohet në këtë shkallë dhe të tjerët të ndërtojnë perceptime të ndryshme edhe në bazë të raportit të Martyt.
Tani kemi ardhur në një situatë kur na është ngulur kunji dhe nuk gjejmë forcë morale të pranojmë se kunjin ia kemi ngulur vetes. Populli ka një shprehje të mirë për këtë: “Çka ta bën vetja, nuk ta bën dynjaja!” Sigurisht që ky kunj dhemb shumë, sepse është i futur në trupin me plagë ende të pashërueshme.
Në vend se të investojmë për një imazh më të mirë, ne e kemi bërë të kundërtën. Këndej e andej kufirit kemi prodhuar dhe kemi dërguar nëpër botë filma artistikë e dokumentarë, të cilët, për shijen surrealiste të evropianëve, kanë shfaqur pamje të tmerrshme të një realiteti të bërë nga një seleksionim tepër negativ. Kjo gjë ka nxitur edhe produksione të ndryshme ndërkombëtare që prototipin e kriminelit ta kërkojnë në Kosovë. Edhe autorja e Harry Potter, një personazh të saj kriminal e dërgon në Shqipëri. Për mua këto gjëra janë më të dhembshme se vetë raporti i Martyt, sepse i kemi prodhuar vetë për të keqen tonë.
Comments are closed.
Eshte shume e vertete qe ne shqiptaret me shume ja kemi bere vetves keq sesa na i kane bere te tjeret.Per rastin ne fjale nuk me harrohet nje mut interviste ne Top Channel me disa gazetare te kosoves dhe shqiperise te cilet pretendoshin te njejtat gjera si DIKU,Nuk me harrohet dhe propoganda zgjedhore e Vetevendosjes,e Albin Kurtit dhe e nje fare te ashtu quajtur furnizuesi me armatim i UCK me mbiemrin Krasniqi nga BROOKLYN kundra Thacit.Por ai raport nuk ka per qellim Thacin mor dite zinje por luften e te gjithe Kosovareve dhe shqipetareve kudo qe jane ,Te ka per qellim ty more Albin qe edhe pse predikon endrren shekullore te SHqipetareve per bashkim ,kjo per momentin shume e dyshimte,per ty Krasniq qe nga mbrapa te ndjekin te njejtat pyetje dhe dyshime si te Thacit nga Diku, simunde ti besh ato pare .vetem me dy vjet ne Amerike dhe duke qene vetem nje cope ndihmes catije Por lerini te gjitha keto tradheti te tipit shqiptar dhe dilini ne krahe te Thacit,dhe kjo nuk do te jete mbrojtje per te po per te gjithe ju Kosovare dhe Shqipetare. Do te jete nje ngushellim per ato familje te zhdukura ,per ata njerez te pa fajshem per ato gra e vajza te perdhunuara per ata femije te masakruar.Mendoni mire me perpara se kujt i sherbejne te gjitha keto informacione qe ju i jepni pa ju a kerkuar askushTa dini mire seGreku dhe Serbi na jane ulur mire ne vatrat tona
Ska avni mo
se me dal e meja njeh lulet te ballit keti majmun proserb
Per toni z, ju nuk dini me mire se Albin Kurti per Kosoven, as nuk e njihni at zoteriun Florin Kraniqi, kqyr telashet tua ti, ose pasi po e konsiderojshe veten te menqur shif punet e Shqiperise ti, hahahaha, hajt shendet per te gjithe shqiptaret ishalla.
jam nje nen shqiptare dhe kam 15 vjet ne amerik dhe punoj me shpirt e ndrershmeri sic punojn shum shqiptar te ndershem dhe nuk kemi marre as’nje ndihme sociale dhe nuk kemi aq para sa shoku qe ka blere shtepi aq shejt bashke me ty moj donika ne mbrojm ceshtjen shqiptare dhe duhet te jemi te bashkuar dhe punet e brendeshme duhet ti zgjidhim vet sepse nje sherr qe ndodh midis nje serbi dhe nje juishi ai u arratis dhe shkoi ne serbi dhe serbet embrojten. kurse ti donika bashke me albinin per te cilin kam pasur shum respekt por tani me falni e nxorret bythen
Nuk i kuptoj ju qe shkruani komente A doni te thoni sa A.Kurti eshte fajtori ? Jo zonja dhe zoterinj! Fajtor eshte politika shqiptare me Berishen dhe Thacin.Ne zihemi mes vedit si te ishim armiq me te medhej nga serbet.Largohuni ju politikane tip Berisha dhe Thaci dhe lirojani vendin politikaneve te rinj!Armiku i vetem joni eshte vetvetja.