Mos ta lëmë të hyjë në zyrë!

11 Janar 2011, 21:15Editorial TEMA

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq dje para shqiptarëve në një skenë të pështirë. Me një bllok në dorë ku kishte shënuar gjithë axhendën e tij klienteliste, hyri në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe zuri të sqarojë me radhë gjithë pazaret e tij. Në listën e pazareve hynte e gjithë piramida e shtetit shqiptar, që nga kryeministri, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, njerëz të rëndomtë dhe të pashkollë që duhet të punësoheshin etj. Emisioni Fiks Fare, që guxoi të bëj publikë këtë skandal, na ka vënë të gjithëve para një sfide të vështirë dhe të rrezikshme.

Kolegu ynë Filip Çakuli, ka provokuar rëndë shoqërinë shqiptare, median shqiptare dhe natyrisht opozitën politike në Shqipëri, duke i dëshmuar se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të qeverisë. Sot në mëngjes është radha jonë. Nëse Ilir Meta hyn sot e tutje në zyrën e shtetit shqiptar, nëse opozita, shoqëria civile, media dhe gjithkush tjetër ja jep këtë luks, atëherë transmetimi i kësaj video do të jetë një e keqe e madhe për shoqërinë tonë, pasi do të noterizojë një standard të ri të plaçkitjes së shtetit.  Sali Berisha pati shkarkuar Ylli Pangon për 4 minuta për një tentim të zbërthimit të kopsës së një femre, ndërsa zëvendëskryeministri i tij kapet me presh në duar, duke zhveshur lakuriq gjithë hajdutërinë e tij dhe është gdhirë sërish sot zëvendëskryeministër.

Faji i Ilir Metës  ka mbaruar dje. Sot nëse ne e lejojmë të hyj në zyrë, është faji jonë. Nuk ka asgjë më kriminale dhe asnjë vepër penale më të madhe se sa të lësh atë të hyjë në zyrat e shtetit për të cilat paguajmë taksa. Edhe sikur t’i zësh derën me trupa të shtrirë në shkallë, edhe sikur ta mbysësh rrugëve me vezë dhe domate, edhe sikur ta mbajmë të rrethuar 100 ditë ndërtesën e asaj ministrie, nuk kemi bërë asgjë më të paligjshme se sa ka bërë ai duke na fyer të gjithëve me sjelljen e tij si plaçkitës i ekonomisë sonë kombëtare. Mos ta lëmë të hyjë në zyrë. Është fundi!

18 komente në “Mos ta lëmë të hyjë në zyrë!”

  1. LORA says:

    Nuk ka me fjale gjuha jone shqipe,jam gati.

  2. dymi says:

    Thirrje shume e sakte, e bukur.Na takon te gjitheve qe te mos mbetemi vetem tek aprovimi i asaj qe lexojme. Lipset qe te veprojme me te gjitha mjetet. Opozita lipset ta marre situaten ne dore e jo te mbetet ne bisht te situates.

  3. Petrit Kola says:

    Ne shqiptareve na ka mbetur vetem kopacja.
    Ne se nuk e perdorem, u zhdukem.

  4. england says:

    kur zyrat e shtetit kthehen ne ambjente te aferave,dhe pislleqeve ska me kuptim kjo fraze(mos ta leme te hyj ne zyre)por si tia bejme ta cojme pas hekurave?ne se Ylli Pango u shkarkua dikur,sot eshte perseri drejtues ne institucionet e shefit te tij!
    Ne se Fatmir Mehdiu dha dorheqjen ne tragjedin e gerdecit,sot eshte minister ne kabinetin e bosit te tij!e pra qe te mos mendojme se do ndodhe e njejta gje,duhet qe ky njeri te sistemohet ne njerat nga shtepite pa qera kudo qofte,Spac,Burrel,apo Martanesh!!!

  5. Petrit Kola says:

    Sipas krimit dhe ndeshkimi.
    Ka krime qe ndeshkohen me varje….

  6. monarku says:

    Ngrihu o POPULL e thuaji fjalen tende, e kur e di qe fjalen sta degjon perdor dicka tjeter, ska rendesi se c’fare vec Hajdutin Ndeshko!!!

    Ja video e trasmetur gjate lajmeve ne TCH
    http://www.youtube.com/watch?v=4uNRa56j_uE

  7. Petrit Kola says:

    Tuesday, September 22, 2009
    Rrembeni kopacet!

    Na genjyen, na shane, na peshtyne, na vrane, na grabiten, na lemeriten, na sakatuan, na poshteruan…
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na mashtruan me “demokracine”, na e grabiten Autoqefaline.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na vodhen me skemat piramidal serbe ne Vlore, Tirane, Sarande, Tropoje.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na prene e na vrane, kerkuam djersen tone e Vatane.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Ne Permet na shiten, kockat e te vdekurve u lemeriten.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na vodhen e na sakatuan, na fiken na shuan ne Gerdec.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    UCK-ne na shane, Milloshevicin na e kenaqne.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Thesarin e shtetit i grabiten, gjithe dynjane e cuditen.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na bene te pare e te pasem, librin e shtepise na gajasen, qeveria Pango.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na i vrane deputet, na i vodhen votim-fleten.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Na permendin Cameri, 325 km/katror falur Gerqise.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    Gjithe shteti eshte i zene, me kopil, te shitur e bashtune.
    C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

    P.S
    Ne se shteti dhe pushteti ne cdo qelize eshte kapur, sikurse eshte kapur ne Shqiperi nga krimi i organizuar per te harritur edhe objektiva gjeopolitike antishqiptare, ne se shteti shqiptar funksion si nje piramide kriminale, atehere c’fare na mbeti?Shqiptareve po i imponohet rezistenca. Ketu kemi te bejme me perpjkeje per mbijetese.

  8. saimir says:

    Te dashur komentues historite e histerite ne kete vend nuk kane per te mbaruar kurr!Skandalet e njepasnjeshme nga grabitesit e gjakpiresit e ketij vendi ku per rreth 20 vjete e kane shitur e ndare vendin ne copa per bajraktaret e rinj ,e ku çdo dite hajduterit bertisnin kapeni hajdutin e bene kete popull anemik .Videon qe pame dje nga “Fiks Fare”,nuk eshte gje tjeter veçese nje skandal i radhes i hajduterve te cilet pasi zaptuan kryeqytetin zvatuan moton:”Tan shqipnia asht e jona,e na kena me ba ç’fare me dasht”.Popull shqipetar historite e ketij vendi nuk kane te mbaruara e thene ndryshe,Prifti ka regjistruar videon me Meten,Meta i ka bere video Sales;Sala i ka videon Nanos,Nano i ka videon Amb.;Ambas.i ka te gjitha videot e i perdore ato kur ti duhen!Kush nga Ju nuk e mban mend deklaraten e z.Contryman para nje muaji ,apo te Sek.Shtetit te SHBA se shqiperia po ecen e sigurte drejt antaresimit ne BE,kush nuk e mban mend deklaraten e para dy diteve nga po ky zv/i zv.te zevendesit te Sek.te SHBA qe Amerika pas 20 vjetesh na qenkerka gati per te na ndihmuar per nje qeveri te pastert.Popull i Shqiperise jam i mendimit qe bllokqenet e rrinj te kryesuar nga bisha Sali Berisha tu sekuestrohen te gjitha pasurite e paligjeshme qe nga Vermoshi e deri ne Konispol e tu jepen njerezve te cilet jo vetem qe iua mohuan te drejten per tu bere pronare ne 1990 por me dhune i kane debuar nga trualli i vendit te tyre.Le ti shporim njehere e mire keta lakenj e le te ndertojme shqiperine vertet demokratike te adhuruar prej nje populli qe asnjehere nuk si ka pare syri drite.Poshte diktaturat e budallenjeve e perzier me cinizmat ,hajduterit dhe pamoralshmerite e njerezve qe qeveritare ne qeniet e tyre kane vetem kostumet e kollaret pasi brenda tyre gjenden vetem plehra e vetem plehra.Poshte partia (Partia Levizja Sahiliste per Integrim LSI).Le te reduktojme edhe ne sikunder gjithe bota e perparuar dy krahe ideologjish te majte e te djathte dhe te zhdukim nga skena politike sahane lepires qe vetem sa hane nga taksapaguesit shqipetare e perfundojne ne aleanca te pista si kjo e ketyre 20 vjeteve.Opozitareve u drejtohem me nje thirrje!Merni fatet e shqiperise ne dore e mos prisni zgjdhje e kompromise neper dyer te mbyllura se bashkehajdutet e kesaj qeverie dop t’ju afrojne perseri receta per ta shpetuar balozin e zi i cili ka 20 vjet qe i ka hypur kalit mbrapsh.

  9. Epirioti says:

    Tjeter loje e madhe e politikes se vjeter. BE po rrit presionin ne vendet jugperendimore te Ballkanit (qe do te thote, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Shqiperi, Mal i Zi e Bosnje) qe te arrestojne “peshqit e medhenj” sepse korrupsioni do sjelle destabilizim jo vetem te ketyre vendeve por edhe konflikte ballkanike. Ndaj vala e antikorrupsionit nisi ne Kroaci me arrestimin e ish-kryeministrit, ne Mal te Zi me doreheqjen e kryeministrit dhe arrestime te shumta, dhe do vazhdoje ne Shqiperi me doreheqjen e Ilir Metes, Zv/kryeminister. Keshtu politika dyshe e PD e PS(me sakte fare pakti Berisha-Rama) do qendroje jetegjate. Nuk ka njeri qe te mos e dije tashme se eshte opozita ajo qe po ia mbane doren popullit per te mos rrezuar Berishen per vetem 3 ore. Eshte Rama qe po flet percart pas marrjes se dozes se lufta e PS per mosvjedhjen e votes me 8 maj do te vazhdoje. Hajde shabllone hajde. Fiksi transmetoi ate qe dime te gjithe se c’behet me qeveritaret tane, sepse po te vesh fshatar ministra ata vetem te vjedhin dine, si dje qe vidhnin miser naten ne kooperative edhe sot vjedhin c’tu dale para, eshte zakoni i bishtit te qenit. Rama me Tan Leprin i fut nje pazar 30-40 miloione Euro me Salen dhe gocen e tij per shkaterimin e zones prane liqenit me pallate pa fund. Sala vazhdon vjedhjen i qete, e po ashtu edhe Rama, e po ashtu edhe Meta. Pse digjet Meta ne kete rast, sepse te dy keta lider nuk e duan. Me mire ndahet torta me dysh sesa me tresh, llogjike e thjesht. Ne fakt eshte edhe nje fakt tjeter, pasurite e Shqiperise po mbarojne pas masakres 20 vjecare, ndaj tani tahmaja eshte me e madhe dhe me e rrezikshme, ndaj dhe ndermerren lojra te tilla te rrezikshme si kjo video me Ilir Meten. Harram ju qofte te gjitheve o politikane, cdo mililiter ajer qe thithni ne token shqiptare.

  10. Aranit Pojani says:

    Ne kater miljon shqiptare nuk u gjendkan 300-400 Burra qe te ulrijne poshte zyres se tij Kusar-Hajdut dhe te harxhojne nja 100 leke te vjetra per nje kokerr veze sejcili e t ja hedhin surratit.Mos prisni gje nga opozita se korbi korbit nuk ja nxjere syte;Po te cohen ata minatore qe i genjeu per statusin,ata ushtarake qe i genjeu per pensionet,tere mosha e trete qe jo vetem nuk ua shtoj pensionin por u hoqi edhe gjelin e vitit te Ri;Keta meritojne si esat Pasha,por me qe nuk po del Avni gjekundi delni dhe i trembni njehere,se turp e nder ata nuk kane,Deri sa Saliu vjedh famoljarisht,ate shembull ndjek edhe ciraku.E pate si ja kane zene koken me n dere drejtesise;

  11. brace1 says:

    Organet kopetente duhet urgjente te reagojne per kyt hajdute, ky zv kryeminister ? me i pershtatshem eshte, ti vihet emri ZV HAJDUTE .vendin e ka vetem ne burge,sekretari duket e ka ndier, qe do te ekspozohet zv hajduti i tije,dhe para pake ditesh bente presion, ndaje prokororise per ti futur frigen.qe edhe kjo dosje te mbetet e pa hapur sic jane te tjerat qe deshmojne,krimet e bera nga banditet komuniste, qe drejtohen e komandohen nga sekretari i byrose nalte madheria e tije,sh sale.Opozita,dhe perkrahsit e saje zduhet te flejne gjume,duhet te dalin me propozime konkrete e te zbatueshme per largimine ktyre kriminelve komuniste,qe spo lene gjeb pa vjdhur e plackitur.

  12. beni says:

    o mero pse lodhesh kopt me lapanjoza turpi me i madh dhe skandali me i madh i ndodhur ndonjehere ne shqiperi ja kalon dhe gerdecit po ky popull nuk ndihet kur shikon si i ikin taksat kot duke mbajtur lapanjoza ne pushtet ky popull te vret kur shikon shtreber ose kur i godet pa dashje makine ose per parakalime e shum budallalleqe te tjera ngriuni sa seshte vone o popull shikoni ca behet ka njerez aty shum fukarenj brenda dites behen te pasur vetem se kan mbeshtetjen e politileshave si ky barbari ajdut me cizme turp turp i madh per larot e politikes zdi me cfar te vjell

  13. driton says:

    Mero Baze shkrime shume reale dhe i drejte.Emisjoni ”Fiks Fare” democone Iler Metem per korropcjone kete e ka perekrahure edhe ,gazetari ,Mero Baze ,te lumte.

  14. arber says:

    edhe une jam gati jo vetem qe duhet perzene nga zyrat e shtetit por meriton ndonje veze ta thyej te koka e tij e majme dhe pastaj direkt dhe ne burg!!
    FLM TE GJITHE SHQIPTAREVE TE CILET DO TE NGREJNE ZERIN KETE HERE, ESHTE PER VENDIN TONE.

  15. xenilirise says:

    Te mos ta leme te hyje ne zyre….
    Po kush ta beje se? Kush?
    Ne shoqerine tone, fatkeqesisht mungon kultura e PROTESTES, ndergjegjesimi qytetar se nuk jemi skllever te ketyre sharlataneve por zoter te lire te fatit tone, edhe pse jetojme ne te vetmin vend te Europes:
    -qe mbajme ne pushtet nje “kulish blloku”, komunist qe ne moshen 24 vjecare…
    -qe nuk kemi AKADEMI Shkencash…
    -qe eshte inekzistente levizja sindikaliste…
    -ku nuk protestohet edhe pse brenda dites ritet cmimi bukes me 20 leke te rinj…
    -ku ka 1000000 te papune, por 2000000 te “diplomuar ne arsimin e larte”…
    -ku ministra me fjalor rrugacesh perleshen ne sallen e parlamentit me opozitaret, per tu mbyllur gojen…
    -ku vjedhja e qindramijera Euro trajtohet si vjedhje xhepash…
    -ku na qeveris Xeni me Giten, Mona, Albanat, Mesilat, Paloket, Olldelet, Breget, Prudentinot, Fazllicet e monstra si to…
    -ku tymi fleteve tona te votimit, perzihet me tymin e qebabtoreve e mejhaneve…
    -ku Doris Paket dhe kompani na thone se eshte ANTI-DEMOKRATIKE te protestojme kunder familjes mafioze ne pushtet, e cila i paguan per te lobuar, me parate e grabitura nga xhepat tane..etj, etj.etj
    te gjitha bashke por edhe secila vec e vec do te mjaftonin qe nje grup shoqeror e jo me nje popull te SKUQEJ,nga turpi dhe te kuptonte se pse eshte i vetmi vend i ish-botes komuniste qe nuk mundi te kishte DISIDENCE kunder regjimit. E te vazhdojme te masturbojme ndergjegjen me spekullimin se kishim diktaturen me te eger komuniste, qe vrau disedencen tone! Nese do te ishte i vertete ky fakt, atehere ne cfare DIKTATURE jetojme sot, qe jemi katandisur si para 20 vjetesh????
    Jo, JO, JO
    Nese eshte e vertete se cdo popull ka qeverine qe meriton, kjo vlen per nje shoqeri ku MORALI, nuk egziston as si nocione jo me si shtylle endertimit te mardhenieve shoqerore. Shikoni MAXHORANCEN e sotme, ku jane mbledhur bashke gjithe mekataret e tranzicionit tone te pervuajtur, te cilet jane te zhveshur nga MORALI dhe udhehiqen nga instikti pushtetit. Llumi ka precipituar ne fund te enes, i takon popullit ta largoje nga ena, dukebere ate qe beri Italia ne fillim vitet 90, me klasen e saj te atrofizuar politike.
    Po a e bejme dot NE
    Zerat kritike, edhe pse te paket kane kohe qe e provojne perdite, por pa mundur…
    TE GJITHE BASHKE PO
    Mjafton nje ze qe te therase,pse jo
    O Shqiptare rrembeni HUNJTE…per pak LIRI dhe DEMOKRACI, sepse
    KOHA ESHTE E MASKARENJVE POR SHQIPERIA E SHQIPTAREVE

    Nese heshtim, mund te vije dita qe atdheu yne te mos quhet me Shqiperi, ndoshta jo Arnautistan,por me shume gjase ARGITISTAN… qe eshte edhe enderra eketij antishqiptari…

  16. Nabukodonosor says:

    Ky popull duhet te ngrihet o sot o kurre.

  17. Liu Bedries says:

    populli shqiptar eshte popull qe nuk ngrihet dot ne protesta sepse ne ate ore mund te humbase serialin e telenoveles.
    ne protestojme ne menyra EKSTREME vetem per gardhin e shtepise kunder vellait, babait, xhaxhait etj e bile kete mund ta bejme edhe gjate shfaqjes se telenoveles se preferuar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje