Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha u pa të ishte shoqëruesi i parë i zëvendëskryeministrit nën akuzë për kapje të shtetit, ryshfete financiare dhe përfitime të paligjshme. Pak para se të fillonte publikimi i videos shokuese në Fiks Fare, Lulëzim Basha hyri në zyrën e Ilir Metës dhe e shoqëroi atë deri në mesnatë. Ky fakt tërhoqi vëmendjen e medias shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, si një rast i paprecedent. Pozicioni i Ministrit të Brendshëm në një vend është i mveshur apriori me një lloj autoriteti që mban larg personat e inkriminuar apo personazhe të kapur në flagrancë siç është rasti i Ilir Metës. Udhëtimi i çartur i Lulëzim Bashës drejt zyrës së një të pandehuri publik, është një gjest që duhet analizuar më thellë.
Edhe pse Lulëzim Basha është një personazh që nuk mund ta marrësh deri në fund seriozisht, veprimet e tij duhen analizuar pasi identifikojnë, jo atë që ka në kokë ai, por planin që i ka futur në kokë shefi i qeverisë. Shfaqja e Lulëzim Bashës në dyert e njeriut, ku një polic mund të trokiste vetëm për ta arrestuar, është një sinjal paranojak se pushteti është në anën e të pandehurit dhe se do ta mbrojë atë deri në fund. Fushata e reprezaljeve dhe arbitraritetit që ka paraprirë dy ditët e fundit në Fier, Patos dhe Vlorë, duke skeduar dhe futur në polici me dhunë qindra qytetarë, duket se është pjesë e një plani për të treguar dhëmbët dhe për të frenuar çdo valë të mundshme protestash që mund të destabilizojnë pushtetin pas këtij skandali. Duke qenë prej kohësh në dijeni të këtij skandali, kur panë se ai do të bëhej publik, dyshja Basha- Meta, me sa duket vendosën të tregojnë forcën dhe të “krehin” popullatën e zonave që mund të sensibilizohej më shumë nga ky skandal. Kushdo që ka pak memorie në Partinë Demokratike, në kohën që Basha ka qenë refugjat dhe Meta kryeministër, të njëjtën gjë bënte Ilir Meta me militantët e PD-së. Çdo natë në Tiranë komisariatet mbusheshin me qindra prej tyre, u merreshin shenjat e gishtave dhe kërcënoheshin të mos dilnin më në protesta. E njëjta skemë po realizohet tani nga dyshja Basha- Meta, për të frenuar valën e protestave pas këtij skandali.
Leximi i dytë negativ i shoqërimit publik të Lulëzim Bashës me Ilir Metën, është garancia për njerëzit e inkriminuar në këtë skandal. Sinjali që u përçohet atyre është mos-ndëshkueshmëria. Me pamjen e tij të ngrirë prej klouni, Lulëzim Basha ishte dje shoqëruesi i parë i një njeriu, që çdo ministër tjetër i Brendshëm do ta kishte përcjellë për kortezi deri tek dera e qelisë. Siguria që Berisha kërkon tu japë njerëzve të inkriminuar për interesa të pushtetit, është e e vetmja armë që ai të ketë falangat e tij radikale kundër valës së protestave që duket se po nis në vend kundër qeverisë. Berisha është duke punuar të ndajë qartë dhe fort shoqërinë, duke zhdukur çdokënd që tenton të qëndrojë në mes. Ai nuk është duke e ndarë shoqërinë në të pastër dhe të korruptuar, në të mirë dhe të keqe, në të majtë dhe të djathtë, por vetëm në njerëz që mbështesin me çdo kushtet pushtetin dhe njerëz që nuk e mbështesin atë. Të parët, qofshin këta kriminelë, hajdutë, trafikantë, ministra të majtë apo të djathtë, biznesmenë apo të varfër, kanë imunitet dhe nuk i prek askush, çfarëdo që të bëjnë. Ata kanë leje të plaçkitin dhe të vrasin po qe nevoja. Pjesa tjetër është pjesa e ndëshkuar. Ndaj saj mund të bësh çfarë të duash dhe askush nuk të prek.
Së fundmi ka dhe një arsye shumë private përse Lulëzim Basha i gjendet në krah Ilir Metës në këto çaste. Mos harroni se ai është një njeri nën akuzë, që nuk ka guxuar të gjykohet, por e ka mbyllur gjyqin me procedurë. Njësoj si Meta, mbi të rëndojnë miliona nga paret e shqiptarëve, të përfunduara në xhepa të dyshimtë. Njësoj si Ilir Meta ai ka makthin e hetimit dhe gjykimit, dhe pse jo makthin e qelisë që një ditë mund të hapet për të. Ndaj duhet t’ia kuptojmë dhe këtë anë të solidaritetit të tij me një të ngjashëm si ai.
Por, ndërsa arsyet private politike dhe shtetërore të Lulëzim Bashës e shtyjnë atë të bëhet barrikadë njerëzore për zëvendës/kryehajdutin e Shqipërisë, arsyet pse Shqipërisë mund t’i bllokohen financimet nga Bashkimi Evropian, apo rruga e saj drejt anëtarësimit në BE, lidhen sërish me këtë paradë hajdutësh para syve të shqiptarëve. Bashkimi Evropian theksoi dje qartë se nga mënyra se si do hetohet ky skandal, varet e ardhmja perëndimore e Shqipërisë, dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Zëdhënësja e Komisionerit Fyle shtoi dhe faktin se financimet për Shqipërinë do të jenë të lidhura me mënyrën se si do të menaxhohet ky rast nga drejtësia. A thua vlejnë këto dy figurina më shumë se e ardhmja perëndimore e Shqipërisë? A thua vlejnë vërtet këta dy të akuzuar për vjedhje milionash më shumë se fati i një vendi që po zvarritet si guri i Sizifit për tu ngjitur në rrugën drejt Perëndimit? Na kushton shumë më lirë t’i flakim dhe të zgjohemi nga kjo ëndërr e keqe ku ata shfaqen si padronët dhe padrinot e fatit tonë perëndimor.
Comments are closed.
Natyrisht qe mekataret po mbrojne njeri-tjetrin. Mbrojtja e gjithe ketyre hajduteve behet nen dirigjimin e dyshes komunisto-hajdute SB-FN me seli ne Tirane-Vjene. Uroj qe te lirohemi sa me pare nga keta gjakpires dhe te mos degjojme e shohim me tragjedi alla Gerdec, Trebicka etj.!
Ky vend o Baze nuk ka ndergjegjesim se ne cdo vend te Europes do perleshej populli me shtetin deri ne qerimin dhe futjen ne burg te shkaktareve dhe hajduteve. Tani e verteta e mosreagimit. Ka ardhur koha ta thuash edhe ti me ze te larte.
1 – Per aq kohe sa shqiptaret nuk kane vleresuar intelektualet e vendit te tyre, por perkundrazi, i kane denigruar dhe neperkembur do jape kete rezultat qe shohim sot.
2 – Per aq kohe sa ne nuk deklarojme, pavaresisht kostos se Shqiperia nuk drejtohet dot ne shtet dhe ne administrat nga fshatar dhe katunar, ky rezultat diletantesk do jete ne opinionin e krijuar nga europa per ne.
3 – Per aq kohe sa pinjollet e familjeve te dikurshme te RILINDJES dhe te atyre nacionalist do neperkemben me historira te ulta denigruese nga politikane te te dy kraheve, pa asnje merite dhe asnje background ne histori.
4 – Fan Noli, Faik Konica, Mit’hat Frasheri, Abaz Ermenji, Nene Tereza dhe qindra e qindra intelektuale te tjere te larguar shekullin e kaluar dhe sidomos ne 10 vjecarin e funit te tij, tregon me mire se vendi drejtohet nga injorant, medioker, fshatar, katundar.
5 – Pavaresisht se mund te duket si shkelje e te drejtes, vendi duhet te drejtohet nga qytetar intelektual, nga atdhetar, nga njerez qe vazhdojne te shkollohen dhe ne moshen e dyte papushim, duhen njerez si Myslym Pasha, Pellumb Xhufi, Filip Cakulli, Mero Baze, Besnik Mustafaraj, pedagoge te nderuar te universiteteve qe japin mesim edhe ne universitete perendimore, dhe jo me me Berishe nga Vicidoli, Meta nga Cepani e plot bazhibozuke me inferioritet te theksuar qytetar.
Z Mero ! Tefalenderoje per shkrimin .Bravo per kurajon qe pate ti vihesh kesaj bande perballe duke rrezikuar jeten tuaj si dhe te familjes .Nuk ta kam friken se je djale laberie dhe si i tille nuk te mungon as medja dhe trimeria .Nuk ma merr mendja se kete here kjo bande do i shpetoje zemerimit te popullit,.personalisht bej pjese ne grupin e dyte te shoqerise Kete here bllok qenit do i ngeci sharra ne gozhde ,do laje dhe gjynahet e 97 plehra.Nuk ka nxjerre as nje mesim nga 97 dhe skishte si te nxirrte se e dinte sh mire qe sdo i hynte as nje gjembe ne kembe se kishte ne krahe “imoralin e politikes shqiptare F.Nanon.dhe disa deputete europiane te kallepit te tij Ka shume gjynahe ne kurriz don “korleone”.Kane 20 vjet plehrat qe na kane marre peng , shqiperine ,voten,jeten,femijet , ,pronat,moralin dhe dinjitetin.Uroj qe ne sheshet e shqiperise qe nga shkodra e ne vlore te vershojne nga populli i zemeruar dhe tju ngreje patkonjte ketyre plehrave .Me mire nje fund i tmershem se sa nje tmerr pa fund .
Me falni qe po citoj fjalen me te rende te Faik Konices, por i plasi shpirtit te shkretit nga injorantet dhe fshataret e qeverisjes se Ahmet Zogollit. Shprehja e tij kur u largua i deshperuar(i detyruar nga regjimi) nga atdheu: “Shqiperi te kam dhjere, s’me kuptove asnjehere”
E kemi thene shume here sa u beme te bezdisur,vetem lufta i heq keta muter nga pushteti.
Keto jane “kembana” qe bien per opoziten dhe drejtuesit e saj!
Nese ne 15 mars 2008 banoret e Tiranes, nuk u ngriten te shkojne me kembe ne Gerdec, per ta hedhur ne ate krater Mediun and company, kete duhet ta bejne sot!
METE (Ministria, se mos kujtoni Meta…) duhet rrethuar me trupat tane!
Populli kerkon opoziten ne balle!
Ngrehu Edi Rama! Mos prit Asamblene, por zhvilloje ate mbledhje aty….para ish Parlamentit te pare shqipetar! Jepi shansin historik ketij populli kaq te urte dhe bujar, te cilin e kane lene ne balte gjithmon shtetaret e vet!
O sot, o kurre!
Z.Baze ,jam plotesisht dakort me lakuriqesine qe Ju i beni ketij Luli te vocer ne paraqitje por ne shpirt i mbushur me nje mellef shume te madh kunder shqipetareve.I respektuar z.Baze dua te me sqarosh mua dhe lexuesit e tjere se kush eshte Gimi ne ate bisede ,perse eshte anashkaluar e kush ishte porosia qe Luli i dha zv/.kryehajdutit nga Kryehajduti.Luli i nderuar z.Baze po kerkon ndihma me trupa speciale nga pertej kufirit si ne 97 nga gjenerali i asaj kohe Shehu.Poshte diktatura e budallenjeve.
Mero Baze analize e mire e keti si per ,Luzim Bashen po ashtu edhe per ,Ilere Meten ,qe mbrojne njerri tjetrine i korropturi me te ,korropturin.Mero Baze vec vazhdo me shkrime krtike per qeverine dhe per ,shoqorine,Shqiptare.
Me fale per gabin guhesore dhe drejte shkrimor sic fjalija Ketij mugone shkronja , J pastaj fjalija ketij shkrimi ose fjalija personi ne fjale kame harruare ta ceke.
Ka disa reagime te munguara pas skandalit me videon e publikuar,te pritshme prej figurave prominente.
Por, njeri, per mendimin tim eshte me problematiku. Fjala eshte per reagimin e z.Ardit Gjebrea, i cili e pati te ftuar zotin Meta ne darken mondane te vitit te ri!!! Zoti Gjebrea, i cili u lodh duke na e pikturuar Meten si shenjtor,duhet te ndihet , e pakta ne siklet, pasi produkti i tij rrezikon te jete nje “Last Super” per “shenjtorin” e tij! Gojet e liga thone se z.Gjebrea, bashke me kolege te tjere ne “Klan” nuk para skuqen a zverdhen kur shume “shenjtore” te fabrikuar nga punishtet e “Klan”-it perfundojne ne pirate! Turpin ne kesi rastesh z.Gjebrea e gelltit me qofte dhe vere “UKA”….
Keni rastin z.Gjebrea te sfidoni te gjithe skeptiket,te cilet mendojne se ju jeni thjesht nje…Xhevrie!!!.
zoti MERO BAZE te uroj per shkrimet qe ben dhe kurajon civile qe tregon por ketu problemi vella eshte qe paturpesia eshte kthyer ne institucion, dikur te vegjel na mesuan se te vjedhesh,te vrasesh,te perdhunosh,te fyesh,te shpifesh etj eshte turp por morali i pushtetareve tane eshte i ndryshem turp eshte te punosh te tjerat jane nder dhe lavdi se dalin zedhenesa dhe kryeministra te te mbrojne dhe lavderojne, TURP SA TURP.
Pershendetje z.Baze!
Kam lexuar dicka rreth incidentit te fundit dhe pergjigjeve te zv.kryeministrit dhe kryeministrit. Nuk arrij ta kuptoj se si nje njeri qe eshte present ne video,qe flet me gojen e tij, qe bashkebisedon me personin tjeter duke dhene udhezime, e quan videon montazh. This is unbelievable. These people have no shame at all!
Per ta mbyllur:
Ne 10 Janar 2011 Tom DeLay ish kryetar i maxhorances republicane ne Congress u denua me 3 vjet burg per marrje ryshfetesh nga corporatat amerikane dhe kalim te tyre tek ligjevenesit republicane te Texasit. Gjykatesi Pat Priest gjate dhenies se vendimit deklaroi se ata qe shkruajne ligjet duhet ti respectojne ato. Ai hodhi poshte kerkesen e Tom DeLay per falje. Nqs ligjet nuk respektohen njesoj nga te gjithe shteti ka marre fund.
Kjo eshte drejtesia.
Pershendetje nga Boston,
Ben
Fajin e ka Nedritan Ceka me shoke kur i ktheu demonstruesit qe ishin nisur per nga blloku me 1990-ten. Prandaj jane gjalle akome ekstremiste te rrezikshem qe bejne thirrje per dhune ne Tema.
Ju qe komenoni veprime ogurzeza! Jeni ai brumi i “Bllokut” qe ne duhet te ju kishim pastruar njehere e pergjithmone. Ju qe beni thirrje per dhune! Jeni ju ish vrasesit e lirise me 1997-ten!
Ju qe komentoni per litare e veprime ogurzeza! Jeni Ju kanceri i Shqiperise. Ju padyshim keni ne prapavije keshilltaret e tipit “Dick Marty”. Sherbimi sekret shqipetare duhet te dije se kjo faqe e Mero Bazes eshte nje burim shume i vlefshem per te. Ne kte faqe gelojne ca ekstremiste te rrezikshem per paqen, lirine dhe demokracine shqipetare. Ky sherbim duhet ti verifikoje keto njerez dhe ti dergoje ne prokurori.
Pse keto njerez ogurzi nuk bejne thirrje qe TE ZBATOHET LIGJI ? Por, bejne thirrje per dhune?
Kjo dihet me 1 milion %. Keta nuk kane patur dhe nuk do te kene respekt per ligjin kurre. Keta ose jane vete, ose jane femijet e atyre qe pushkatuan pa gjyq mijera shqipetare. Keta jane “enveriste” te rrezikshem. Keta munde te dalin ne demonstrata me jave, muaj, dhe vite sepse kane kohe. Sepse kane parane dhe se dyqanet e tyre luksoze jane duke punuar nderkohe qe keta monstra bejen demonstrata. Keta monstra qe bejne thirrje ogurzeza per dhune, zoterojne 90% te pasurise qe ekziston ne Shqiperi. Keta kane gjithshka pervec PUSHTETIT. Ca nga keta qe bejne thirrje per dhune munde te jene ne emigracion sic jam edhe une. Eshte e rendesishme qe SHISH te koperoje me sherbimet e ketyre shteteve te piketoje se ku jetojne keto bastarde qe bejne thirrje te hapura per dhune. Nuk duhet te lejojme njerez te tipit qe beri krimin ne Arizona te USA-s te vrasin demokracine e brishte shqipetare. Ky Mero Baze nuk duhet te ju jape “terren” tipave nazisteo-komuniste te komentojne per dhune.( otherwise, He is the part of them).
Patriot Kodra(mbiemer jevgu paske or dreq). Vetem nje fakt per punen e zbatimit te ligjit. Berisha beri propagande kunder kushtetutes me ’98, dhe ka ndryshuar deri tani mbi 50% te ketyre ligjeve.
Sa per Neritan Ceken, se kam qene prezent kur nxorri mbesen e vet perpara protestuesve perpara hotel Dajtit, ishte nje veprim me mend, sepse nuk lejoi nje masaker te organizuar nga Ramizi dhe Saliu per te krijuar luften civile e cila mund te vazhdonte per 20 vite pa pushim.
Sa per keshilltaret e Dick Martit e di shume mire zotrote se ata kane materiale te formuluara nga KOP-i qe punonte i gjithe ne Kosove ne sherbim te EULEX-it dhe serbeve, eshte Argita, Lulzim Basha e te tjere.
Kodra, fol me fakte vlla, lene politiken se nuk po mbrojme asnje krah politik ketu, madje po godasim me teper opoziten dhe gazetarine, sepse klika e Berishes eshte nje faqe e erret e historise e ne duam ta hedhim mbrapa kraheve menjehere. Duket qe je funksionar i forte i PD-se, nga ata qe kane mision te rrine tere diten e te komentojne ne cdo chat gazete pro qeverise se rrezuar.
Ndergjegjesohu, se edhe jevgjit si puna jote nuk duan qe femijet e tyre te rriten ne kete lloj vendi mbushur me plehra materiale dhe plehra humane.