Një stuhi hetimesh për korrupsion në Ballkan mund të japin përshtypjen se më në fund po kurohet mallkimi i këtij rajoni, por eksperienca tregon se shpesh rastet mbyllen pa ndonjë dënim penal.
Korrupsioni në Ballkan lulëzoi që pas luftërave të Jugosllavisë në vitet ’90 dhe rënies së komunizmit. Ai ka pllakosur në rajon dhe ka penguar progresin eventual drejt Bashkimit Europian.
“Shkalla e dënimit është e ulët, pandryshueshmërisht e ulët,” thotë Petrus van Duyne, një profesor i specializuar në studimin e korrupsionit në Universitetin e Tilburgut në Hollandë.
Në rastin më të fundit, zëvendëskryeministri Ilir Meta hoqi të mërkurën dorë nga imuniteti për të lejuar hetimin e dyshimeve për korrupsion, të nxitura nga një bisedë e filmuar nga një ish- ministër i partisë së tij.
Kryeministri i Shqipërisë, që ka nevojë për partinë e Metës për të vazhduar qeverisjen, është pozicionuar pas zëvendësit të tij duke thënë se videoja është një dëshmi amatoreske.
Në shumë vende të Ballkanit për shkak të “nepotizmit mbizotërues dhe shkallës së ulët të pavarësisë së gjyqësorit… ti duhet të jesh një gjykatës shumë i zoti që të dënosh një person të rëndësishëm,” thotë van Duyne.
Që një zyrtar të dënohet “ai ose është budalla, ose ka humbur aleatët politikë – atëherë ka më shumë shanse për tu dënuar.”
Dy çështje të nivelit të lartë në Shqipëri u mbyllën pa dënime dhe të dy personat janë ministra të qeverisë.
Të tjerë zyrtarë janë nën presion gjithandej në Ballkanin në zhvillim, ku të gjitha vendet ish-komuniste aspirojnë për tu bashkuar me BE-në, e cila ka bërë thirrje për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë të kudondodhur në Ballkan.
Një raport shpërthyes i Këshillit të Europës gjatë muajit të fundit hidhte akuza mbi kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, një drejtues i luftës së fundviteve ’90 të Kosovës për pavarësi ndaj Serbisë, se ai ka drejtuar një rrjet të krimit të organizuar tipik mafioz.
Prokurorët italianë në të shkuarën kanë kërkuar arrestimin e Milo Gjukanoviç, politikani dominues në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit, me akuzat për kontrabandë cigaresh e pastrim parash.
Presioni i BE-së
Presioni i Bashkimit Europian për korrupsionin tek e fundit mund të detyrojë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare që të mbajnë një qëndrim më të ashpër. Për shembull, Kroacia, që shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian në fillim të vitit 2013, ka dënuar një ish-zëvendëskryeministër e një ministër Mbrojtje.
Ish- kryeministri kroat, Ivo Sanader u arrestua muajin e fundit në Austri pas një urdhër arresti për hetim të korrupsionit. Sanader ka hedhur poshtë akuzat.
Në fillim të vitit të shkuar, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës u arrestua nën akuzën për korrupsion.
Gjukanoviç tha dorëheqjen muajin e fundit duke thënë se Ministri i Financave Igor Luksiç do të ishte personi i duhur për të udhëhequr vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Lufta kundër korrupsionit ka qenë për vite thjesht një qëllim formal zyrtar,” thotë Nikola Kristiç, kreu i “Transparency International” në Kroaci. “Në vitin 2010 dhe këtë vit është kthyer në një prioritet të pashmangshëm nën presionin e negociatave me Bashkimin Europian.”
Muajin e fundit, liderët e Bashkimit Europian i dhanë Malit të Zi statusin e kandidatit, por shtynë nisjen e bisedimeve duke cituar korrupsionin mes çështjeve të tjera. Të tjera vende po përballen me një mbikëqyrje kaq të rreptë.
Kjo çështje përkeqëson ndjeshëm investimet e huaja, kaq të nevojshme në rajonin e goditur rëndë nga kriza financiare botërore.
“Nuk do të ketë ndonjë fluks të madh të investimeve të huaja derisa shteti të zgjidhë problemin e korrupsionit,” thotë Danilo Sukovic, një anëtar i Këshillit Anti- Korrupsion në Serbi.
Në një letër të dërguar së fundmi presidentit serb, Këshilli paralajmëroi se ka prova se disa investitorë “kanë qenë subjekt presionesh për të braktisur bizneset e tyre ose iu është mohuar mundësia për të blerë kompani serbe.”
Profesor Duyne ka studiuar korrupsionin në Serbi duke ndjekur atë që ka ndodhur në vitet pasi janë publikuar rastet e parë dhe është skeptik për progresin.
“Për arsye politike ata (Bashkimi Europian) mund të konkludojnë në të ardhmen se Kroacia, Serbia dhe të tjera vende kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara,” thotë ai. “Por unë do të thosha se shumica e vendeve të Ballkanit nuk janë as në horizont për të hyrë në BE sa kohë do jetë shqetësim korrupsioni.”
“Edhe nëse funksionarët nuk janë të korruptuar, shumica e atyre që duhet të luftojnë korrupsionin mbeten në dorën e tyre. Nuk ka iniciativë, pak pjesëmarrje dhe nuk shihet nga e ardhmja.”
Comments are closed.
Schweizer Briefkastenfirma erwirbt Mine in Kongo-Kinshasa- lexojeni kete artikull dhe do te gjeni informacion per nje grup kriminal pastrim parash qe vepron ne shqiperi dhe si drjtues kane nje budalla te quajtur kastriot ismalaj
http://www.nzz.ch/nachrichten/wirtschaft/aktuell/schweizer_briefkastenfirma_erwirbt_mine_in_kongo-kinshasa_1.1973888.html- ky eshte linku me sakte
O motra, po une qe nuk di polonisht si t’ia beje hallit at lexoje ate Deutch language
Epirot ( ose me mire Thesprotas ), mjafton te gjesh artikullin, dhe me disa komanda te thjeshta nepermjet google translate mund tia dalesh te lexosh ne shqip myhyret e kastriot ismailaj ( cuditerisht edhe ky nga skrapari !!! )
Sot ne mediat e shkruara europiane eshte publikuar skandali i videos Meta-Prifti. E perditshmja austriake “der Standard” jep kete lajm jo me shume komente.
Sikur te ndodhte kjo gje ne ndonje vend europian qeveria do te binte brenda 24 oreve. Vonesa e doreheqjes se qeverise i ben keq vetem vetes se saj dhe Berishes. Nje doreheqje e qeverise dhe shpallja e zgjedhjeve te reja do te ishte “te shpetosh cfare mund te shpetosh ne keto kushte” per te patur fytyre te shfaqesh ne zgjedhjet e tjera, vonesa eshte vetem vetevrasje se kembanat e kishes qe lajmerojne varrimin po bien keshtu evitohen protestat popullore qe mud ta fshijne me fshese te hekurt ate qeveri si e tipit Kabila.
Respekte per ata djem te rinj qe protestuan para LSI dhe METE-s. Opozita shqiptare ecen duke patur si udherrefyes popullin dhe jo anasjelltas. Opozita me e vecante ne bote, duket se leadershipi i saj ka patur keshilla nge mesimet hebraike ashtu si ne luften e dyte kur Hitleri shfaroste pa fund dhe nje pushke nuk hodhen kunder hordhive te tij.
Cdo gje cfryhet ne Ballkan.
Perzjerja e kulturave dhe feve ka qindra vjet qe ben gallate nga keto ane.
Njerzit nuk mund te bien ne nje mendje “aq kollaj”?!! Seicili ka koken e vet.
Lulezimi i Ballkanit ka ndodhur vetem ne saje te diktaturave dhe te qeverive ushtarake.
Ky eshte shembulli me i qarte, qe tregon se pjesmarja dhe zgjidhja e problemeve ne komunitet dhe me rruge demokratike, eshte qindra vjet larg.
Europa e pa mire kete me rumunet e bullgaret, po e sheh me greket dhe ka vite qe e di nga turqit.
Nese shtetet e fuqishme nuk nderhyjne, Ballkani do prodhoje vetem dhune, korrupsion, nepotizem dhe varferi.
Per epiriotin po jap nje pjese te perkthyer te linkut te dhene nga mala i cili mu duk teper interesant.
Jam munduar te bej nje perkthim te sakte se edhe koha nuk me premton dhe nese mund te kete dicka qe nuk shkon te me falni. Gjthsesi eshte me te vertete interesant dhe kam kenaqesine ta ndaj bashke me ju. Kam dhene pjeset me interesante se artikulli ishte i gjate dhe ndoshta me pjese jo dhe aq relevante per temen.
“…
Dalja ne skene e shqiptarit
Nga fundi i viteve `80, pra gati 30 vjet pas pavaresise se Kongos, Kipushi prodhonte me shume se 140 000 t. zink ne vit. Ne vitin 1993 shfrytezimi i miniereve pushoi per shkak te menaxhimit te keq te tyre dhe mungeses se pjeseve te kembimit. Kater vjet me vone shefi i rebeleve Laurent-Kabila rrezoi diktatorin jetegjate Mobutu. Kur Kabila nga xhunglat e Kongos pregatitej te merrte pushtetin te drejtat e kerkim-shfrytezimit ne Kipushi ju dhane nje firme amerikane. Por dhjete vjete me vone pajisjet e shtrenjta si ventilatore, pompa dhe ashensore u ndryshken tejmase dhe dolen jashte perdorimit.
Investimet e huaja aq shpresedhenese munguan. Keshtu fshihet nen token e Kipushit nje nga prodhuesit me te medhenj ne bote te zinkut dhe germaniumit, sic thekson Banka Boterore.
Meqe Kongo nuk dispononte mjetet e nevojshme financiare per te vene ne shfrytezim keto miniera firma “Gecamines” u vu ne kerkim te nje partneri te fuqishem financiar.Dhjetera firma konkuruan per te fituar shfrytezimin e tyre ne forme Joint-Venture, midis te tjerave edhe United Resources. Ne kete kohe del ne skene nje firme e krijuar pak jave me pare qe merrej me riparimin e automjeteve nen nje adrese private ne Schmerikon te Zvicres me emrin e Edwin Rüegg. Rüegg eshte gjithashtu edhe konsull nderi i Shqiperise ne Zvicer dhe para pak kohesh kishte qene president administrativ i kesaj firme fantazem e cila ishte shnderruar tashme ne shoqeri aksionere dhe kishte nderruar emrin e saj dy here. Kapitali fillestar ne aksione ishte fillimisht vetem 100 000 franga zvicerane. 98% e tyre i takonte nje biznesmeni shqiptar me emrin Kastriot Islamaj nga Tirana.
Ne oferten e saj firma United Resources premtonte me shume se 220 milion dollare amerikane investime ne Kipushi. Firma zotohej se do kishte mbeshtetje financiare te “Albanien Investiment Corporation” dhe asaj serbe “East Point Holding”, shkruante ish-drejtoresha e United Resources Rebecca Gaskin-Gain. Amerikania me qendrim ne Johanesburg dispononte eksperience ne maredheniet me funksionaret afrikane dhe vecanerisht me ata kongoleze. E paqarte ishte se si dolen ne pah lidhjet me vendet e Ballkanit. Ndersa firma serbe e Zoran Drakulic “East-Point-Gruppe” ishte me te vertete firme qe merrej me shfrytezimin e minierave, te tjerat linin shume per te dyshuar ne ofertat e tyre. Gaskin-Gain shkruante se partneri i United Resorces “Albanian Investiment Corporation” dispononte nje fuqi punetore me me shume se 6000 persona. Fakt ishte se kjo firme ishte regjistruar ne vitin 2005 ne regjistrin tregtar shqiptar dhe atje mund te lexohej se ajo ishte vetem nje firme fantazem nen nje adrese private me emrin e Kastriot Islamaj, krijues i kesaj firme.”
…
per me teper ky grup i kryesuar nga kokqypi kastriot, kryen transaksione me bankat greke dhe faktikisht emporiqi bank. Te hetohet filiali i saj ne shqiperi per shplarje parash
I pari i qeverise shqiptare,jam me duar te ,xhepat mbushue plot e pa fund.Zeni me fisheke,bomba,predha flake tym ne Gerdec.Argita milionere me studio ne dore lapsi i ngec. I dyti im gaj ne bllok shenon koncesione plot me buze ah jane pak 7perqind e 700mije ero.Tre ministra me ndjekje penale so e mot.Qeveria plot bande krimi 6 vjet e sot. Beli