Shtyhet sërish gjyqi i Gërdecit. Drejtësia po shkon drejt dështimit skandaloz

14 Janar 2011, 09:41Politika TEMA

Shtyhet sërish gjyqi i Gërdecit. Kësaj here gjyqi është shtyrë për mungesë të një të pandehuri. Kështu po rrezikohen afatet e gjyqit dhe ekziston mundësia që të pandehurit të lirohen. Ata madje e kanë bërë një tentativë për tu liruar për tejkalim afatesh. Kjo duket të jetë skema që do përdoret që edhe këta të pandehur të lirohen. Pasi dështoi që të gjykojë krerët e skandalit të Gërdecit, prokuroria po dështon për të dënuar edhe ata persona që janë aktualisht në gjyq. Ky do ishte një skandal që do e katandiste gjyqin në dështimin më të madh të drejtësisë shqiptare. Nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë bërë paralajmërime, por nuk ka ende asnjë iniciativë.

3 komente në “Shtyhet sërish gjyqi i Gërdecit. Drejtësia po shkon drejt dështimit skandaloz”

  1. Petrit Kola says:

    Duhet filluar me truprojen krimit Ina Rama…

  2. brace1 says:

    SHtyrja e gjyqit te gerdecit,vjen si pasoje qe sekretari mbrojti vrasesit e vertete,dhe per pjesen tjeter qe jane brenda ne burge,sigurisht deri sa gjykatat po luajne pa tope me shtyrje seancash,kjo po provohet,se gjykatat kane porosi te gjejne rrugen edhe per lirimin e pjeses tjeter,por e kane shume te veshtire qe duke ditur qe sekretari,eshte burracak,rrencak e mashtrues klasi,kane frige qe nesr kure te bejne buje lirimi edhe i pjeses tjeter te vrasesve te gerdecit,ai per te shpetuar lekuren e vete e te djalit te tije e pjese marrsve te tjere ne vrasjen e 26 personave e mbi 300 te plagosurve,pa dhogarite demet materjale etj,etj.sekretari per tu justifikuar para shqiptarve,ai menjihere urdheron burgosjen e ktyre gjyqtarve,dhe thote kta liruan vrasesit,e une burgosa kta gjyqtare te korruptuar,por edhe kto hile e poshtersi,tashme jane kuptuar nga te gjithe gjykatat,prandaj eshte veshtire te gjendet porta nga kto gjykata te behet gole.

  3. arsen says:

    E drejta zhytet, por kurre nuk mbytet
    Ne Guantanamo do perfundojne qe te gjithe. Aty tek Efarim Diveroli
    Te bejne kujdes kur tju bjere sapuni nga dora….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje