FOTO-REPORTAZH/ Garda qëllon mbi vendin e gazetarëve, plumbi prek reporterin e më pas godet kokën e protestuesit

22 Janar 2011, 17:22Politika TEMA
FOTO-REPORTAZH/ Garda qëllon mbi vendin e gazetarëve, plumbi prek

Ndërsa një video provoi vrasjen shtetërore të një demonstruesi përpara kryeministrisë, këto foto zbardhin një vrasje të dytë. Mendohet se i vdekuri është Hekuran Deda nga Dibra. Fotografi Hektor Pustina ka fiksuar momentet kur është qëlluar mbi protestuesin. Ngjarja bëhet e rëndë për faktin se snajperat e qeverisë kanë qëlluar mbi një podium të ngritur për gazetarët. Madje i rrezikuar ka qenë gazetari i televizionit pro- qeveritar ABC News. Fatos Mahmutaj, me një celular në dorë, po fliste kur është qëlluar nga snajperi. Plumbi ka gërvishtur dorën e tij e më pas ka kapur kokën e protestuesit duke e lënë të vdekur në vend. Vetë gazetari ka dëshmuar në prokurori. Ai ka thënë se plumbi që e ka kapur atë ka ardhur nga gardistët. Vetë televizioni i tij nuk ka raportuar asgjë për gazetarin, që mund të kishte humbur vetë jetën në këtë ngjarje të rëndë. Aq më tepër kjo bëhet e rëndë pasi është qëlluar një vend i dedikuar për gazetarët, ku nuk qëllohet as në rastet e betejave në front.

KLIKO MBI FOTO PER TE PARE ME REZOLUCION ME TE LARTE!

1- Gazetari Mahmutaj flet në celular kur snajperi qëllon. Plumbi i gërvisht dorën e përfundon në kokën e protestuesit

2- Protestuesi dibran goditet nga plumbi

3- Protestuesi i goditur shembet përtokë

4- Gazetari dëshmitar largohet nga vendi i ngjarjes. Pranë të vrarit afrohen protestuesit

5- Trupi i të vrarit duket qartë

7 komente në “FOTO-REPORTAZH/ Garda qëllon mbi vendin e gazetarëve, plumbi prek reporterin e më pas godet kokën e protestuesit”

  1. Flamurtari says:

    shikoni, te foto nr 4 i keni te dyja vrasjet: Djathtas lart, te kangjella e portes se kryeministrise, nderkohe eshte duke ukeputur viktima tjeter. Jane vrare nga e njejta batare. Sepse mesa duket qartazi, jo vetem qe eshte shtire nga brenda kryeministrise ndaj njerezve qe ndodhen larg, shume larg mureve rrethues e nuk jane brenda, por eshte shtire me bresheri, si ne nje kope derrash. Po, po, ngjan cinike, por kjo “gjueti” i ngjan gjuetise se derrave qe benin ish-drejtuesit e byrose! Mbetej qe Saliu te merrte vete kallashin, gje qe me duket se do ta beje ne ditet ne vijim!

  2. raimondi says:

    ———-Ketu ka dicka me opoziten ——— Historia ka treguar se Berisha gjithmoine ka vjedhur votat dhe ka shkatkuar gjakderdhje –
    ——–Ndaj opozita shqiptare ne Tirane duhet te jete me agresive ndaj ketij bastardi————-sepse ky lloj njeriu per karieren e tij eshte gati te beje GJITHESHKA –
    ——— Dhe kjo duket tek deklaratat e fundit te Sales ————Ai flet sikur eshte nje karikature e shpifur dikatori —Ai ne Demokrcaci dhe nuk njef regullin me elemnetar qe kur behet edhe nje proteste me e vogel , pushteti ulet dhe bisedon me protestuesit ———Ndersa ketu proteston gjithe Shqiperia dhe Sala as do qe t’ja dije fare
    ———————Ndaj opozita duhet ti vere gishtin kokes se ka perpara nje njeri te MBUSHUR ME URREJTJE SHTAZARAKE NDAJ KUNDERSHTAREVE POLITIKE ——-gje e cila e con ate ne extrem te cdo veprimi kriminal——
    – Ndaj une mendoj qe kundrejt Sales Opozita duhet te perdoruri …….– METODEN VLONJATE
    ——–Vetem ajo metode i ben derman ketij DEFICENTI i condaminuar nga Sindromi i CMENDURISE MORALE ——-Sepse ky veprimet dhe protestat paqesore i merr per dobesi
    –Ky e ka me frike —Godite fort ne koke kete idiot dhe ky ulet , po e ferkove ky e ngre koken perpjete , eshte si puna e kembes sime te trete……lol

  3. tito says:

    vrasja e shpreses per te jetuar i lire.

  4. endri says:

    Po keto jante gjithe te shkrehur nga mendja more… Ketu nuk eshte vetem Saliu po kto te gjithe qe dalin per te folur jane totalisht truthare.
    Nuk e kuptoj se si jane deputete me kete lloj intelekti qe kane, bo bo kush e ka kete vend ne drejtim.

    E po te dalesh edhe kunder Kryeprokurores si kur te dalesh kunder Kryeparukieres ky eshte KULMI.
    A DO GJYKOHET NJE DITE KY NJERI QE TE MARRIM NJEHERE TE VETME NE JETE FRYM LIRISHT SE PO NA PLAS ZEMRA…

  5. ronidego says:

    Dikushe thote “vrasije e shpreses per te jetuar te lire” dikushe tjeter “po keta jane te gjithe te shkrehur nga mendja more…Ketu nuk eshte vetem Saliu por te gjithe ata qe dalin e flasin pro kesaj qe beri Saliu” dikush tjeter thote qe e vetmija menyre qe te mose ndodhin keto gjera eshte ajo metoda vlonjate por qe te gjithe keni harruar se kjo qe Saliu beri edhe kesaj radhe nuk eshte e para here qe ai po bene.Saliu e provoi kete populle dhe keta njeres qe ne 97 kur i vrau ,i grabiti, perdhunoi, pushtoi, i katandisi rrugeve si barbone ,dhe me uredherin e tija ngriti ne ajer edhe avion gjujtes bombardues qe te shkonin te qellonin , te digjnin dhe bombardonin popullin e zones vlore-gjirokaster.tepelen.Ishte po ky Sali qe organizoi edhe batalionet e famesheme te” CECENEVE” ku ne radhet e tyre grumbulloi si mercenare te gjithe ish kontigjentet e policis dhe i armatosi e dergoi edhe keta per te vrare popullin e vete shquptare te jugut te shqiperise.Dhe mbase te gjitha ketyre “BEMAVE”te Saliut populli u betua qe do ta bente te pendohej , por edhe opozita tha te njejten gje, dhe pot kishte qene kjo e thene me te gjitha mendet athere Saliu sè paku duhej te ishte derguar ne gjykaten e Hages per genocid sepse ishte ai qe urdheroi dhe qe vrau edhe athere njeres te popullit shqiptare.Por si “populli”edhe opozita e harruan Saliun dhe e vendosen nga Presidente ku ai kishte te tera kopetencat ne Kryeminister, ku ai i mori te tera kompetencat (sepse ja hoqi Presidentit) dhe perfundimi ja ku jemi prape, ne nje mundesi tjeter qe Saliu te beje te njejten qe beri ne 97.Arsyeja qe Saliu gjithmon qe iken bene lufte nuk eshte e veshtire qe te kuptohet:i duhet te lere toke te djegur sepse eshte mundesia qe ne kete menyre te beje zhdukjen e cdo materiali ne ngarkim te tije ne nje te neserme,eshte taktika e Saliut kjo qe para se sa te iki te djegi gjithshka sepse shpreson ne nje kthim tjetere.Po qe se kesaj radhe Saliu nuk cohet ne banken e te akuzuarve athere o popull pregatituni qe kthimi i tije te behet si mbret sovrane i shqiperise dhe ne te shenderrohemi ne sherbetore te bindur te mbretit Sali.Por kesaj radhe perballija e Saliut me ligjin duhet te jete i vertet dhe jo nje fares, dhe ne gjyqin e tije te behen edhe llogarit e tyre si ai na i bene neve dhe nese ai mendon se nuk ka marre pjesen qe ka vendosur te marre na takson edhe per ajrin ,keshtu duhet qe edhe drejtesia te beje me te ti llogarisi edhe ati dhe atyre qe vodhen bashke me te gjithshka ….por kur thuhet gjithshka duhet te jete gjithshka.

  6. Petrit Kola says:

    Berisha tha se diten qe u ekzekutuan shqiptaret ai takoi nje ambasador.
    Ai ishte amasadori serb apo kush?

  7. arbror says:

    Si duket ne Shqiperi nuk ka media te pavarura. Gazeta TEMA qenka perkrahese e PS, TOP CHANNEL eshte televizion zedhenes i PS, nderkaq ABC News zedhenes i PD etj. Pse nuk mund te jepni nje raport te pavarur, pa e futur ne te urrejtjen qe keni per njeren apo tjetren parti? Cfare gazetarie zhvillojne shqiptaret? E njejta ndodh edhe ne Kosove. Kjo nuk i ben mire vendit. Po hidhni benzine ne zjarr.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje