Ai është një idhull në Indonezi. Por këngëtari i grupit “Peterpan” do kalojë një kohë të mirë në burg për shkak se në internet kanë qarkulluar disa video porno të tij. Në video ai shfaqet duke bërë seks me një modele të njohur. Por vendi mysliman nuk e lejon një gjë të tillë. Dënimi: 3 vjet e gjysëm burg e 18 mijë euro gjobë. Videot e tij janë përhapur në gjithë botën, edhe pse këngëtari thotë se nuk ka përgjegjësi për shpërndarjen e tyre.