Prindërit nuk u tregojnë më përralla fëmijëve para gjumit

31 Janar 2011, 10:05Lifestyle TEMA

Kjo është një traditë e ruajtur prej shumë dekadash, por që tashmë po zhduket. Në këtë përfundim ka arritur një studim i bërë me 2 mijë prindër. Jeta e ngarkuar ka bërë që gjysma e prindërve të mos u lexojnë një përrallë fëmijëve përpara se të flejnë. Edhe pse mbi 60 përqind thonë se atyre iu janë lexuar përralla kur ishin të vegjël, tashmë nuk e bëjnë një gjë të tillë me fëmijët. Statistikat dëshpëruese vijnë në një moment kur fëmijët po flasin gjithmonë e më pak. Madje qeveria britanike u ka bërë thirrje prindërve që të flasin me fëmijët.

Lini një Përgjigje