Bashkohen zyrtarisht dy partitë çame. Godo: U bënë bashkë 300 mijë çamët

17 Shkurt 2011, 11:33Politika TEMA

UPDATE- Janë bashkuar zyrtarisht dy partitë e çamëve në një ceremoni të organizuar sot në Tiranë. Në ceremoni ka pasur edhe përfaqësues nga Kosova. Kryetari i partisë së re do jetë Shpëtim Idrizi. Partia do quhet Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet. Kurse Tahir Muhedini do jetë president nderi i kësaj partie. Muhedini ka deklaruar se kjo është një ditë e shënuar edhe se përkon me pavarësinë e Kosovës. Në ceremoni ka folur edhe Sabri Godo. Ai ka deklaruar se sot janë bashkuar 300 mijë çamët në Shqipëri. Godo tha se PDIU duhet të bëjë aleanca me partitë që mbështesin realisht çështjen çame. Në ceremoni ka folur edhe Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë se PDIU nuk është parti politike, por misionare. Kurse Idrizi ka premtuar se do punohet për unifikimin e gjuhës shqipe.

10 komente në “Bashkohen zyrtarisht dy partitë çame. Godo: U bënë bashkë 300 mijë çamët”

  1. Andreas says:

    Figura te ndritura brenda partise si Dashi i Havase dhe po ashtu figura te ndritura edhe jashte saj si Fatmir Limaj.

    1. hajri says:

      IK BEJ ZANATIN E GREKUT…..O GREKO

  2. hajri says:

    SUKSESE VELLEZER. DERI NE VDEKJE PER SHQIPERINE ETNIKE.
    RROFSH O RROFSH MOJ SHQIPERI PLOT KOSOVE E ÇAMERI.
    TUNG TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QOFSHIN DHE JU UROJ GJITHE TE MIRAT E KESAJ BOTE

  3. deni says:

    Mire qe u bashkuan, Ok dhe suksese; po ate Policine ndertimore dhe Targat perse i moren…apo jane keq me leke ne keto kohe krize…Çamet le te kontribuojne ne menyre te ndershme se kane plot biznese

    1. albaniac says:

      po sikur lsi ti fusi gishtin malokut ne momentin e funit sic e ka bo gjithmone….?
      Ka menu maloku per kete dite dhe i ferkon koken Idriz camit qe 3 veta dolen nga parzoolenti dhe 3 veta hyne ne parzoolent

    2. Laurentius says:

      Aty dy institucione qe u dhane ketyre per te administruar, jane me te lodhurat po qe per leke..Per leke shikoni se c’mori LSI jo PDIU-ja..Tung

  4. bllokman says:

    Tani qe u bashkuan çamet shpetoi shqiperia sdo kete me Halle dhe kriza lol

    1. hajri says:

      o daku paske bo humor kinez,por nga ata te kines se veriu ama.

  5. Dino USA says:

    Uroj qe partia e cameve te punoj per ceshtjen came,dhe jo te merret me cingerima partiake.Le te mundohen te qendrojne ne qender,se miqesia me nje krah dhe armiqesia me krahun tjeter sherrin do prodhoj dhe kurre permbushjen e misionit! { MBAJENI VETH NE VESH KETE DEVIZE QE PO UA THOTE NJE CAM!!!!! }

  6. ...question says:

    …qiqra ne hell! çamet do te marrin shperblimin financiar vetem nese shqiperia i fal 355km2 greqise. pasi te filloje te nxjerre nafte dhe gaz nga ujrat e dhuruara. Me presion nga çamet per çdo qeveri, do te behet ne nje menyre falja e kryer tashme nga Berisha! Nuk ka kthim prapa!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje