Ja cila bandë kusarësh e qeveris Shqipërinë

22 Shkurt 2011, 13:49Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Ajo që Sali Berisha e quan qeveria e shqiptarëve i ngjan sot më shumë se kurrë një bande kusarësh që sundon mbi shqiptarët, jo sepse ka fituar votat, por sepse u ka vjedhur shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.

Është ky një regjim që nuk qeveris, por sundon, që nuk punon, por vjedh dhe madje edhe vret për të mbuluar vjedhjet e për të grabitur gjithçka me vlerë në këtë vend.

Mjafton të shohësh se cilët janë njerëzit e regjimit që sundon mbi shqiptarët për të kuptuar se ky entitet që drejton Sali Berisha në fakt nuk e ka vendin në Këshillin e Ministrave, por përpara drejtësisë duke u përballur me ligjin për aferat, korrupsionin e skandalet që nuk kanë të sosur.

Ministri i Brendshëm i këtij regjimi është një njeri dy herë në kërkim:

-njëherë për një vjedhje përmasat e së cilës do të linin me gojëhapur ccdo kleptokrat në botë, dhe së dyti për vrasje të protestuesve të pafajshëm. Plot 230 milion euro u ka vjedhur Lulzim Basha shqiptarëve me një dorë, dhe 4 shqiptarë të pafajshëm u vranë po nga Lulzim Basha sepse protestonin kundër hajdutërisë e kusarisë të regjimit ku ai bën pjesë.

Dhe siç ndodh me të gjithë regjimet e korruptuara në botën mbarë, vartësi i këtij ministri zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj është ende sot nën akuzë për kontrabandën e naftës virgin.

A është parë e dëgjuar diku në botën demokratike një drejtues policie nën akuzë për kontrabandë?

Vetëm në Shqipërinë e Saliut dhe kusarëve të tij.

Ilir Meta, ish zëvendëskryeministri dhe aleati kryesor i koalicionit të turpit që sundon sot Shqipërinë është majmur nga korrupsioni i politikës së kthyer në biznes, por ka ende fytyrë të bëjë fushatë elektorale e të kërkojë vota edhe pasi shqiptarët e panë me zë e me figurë duke premtuar plot 700 mijë euro në këmbim të licencave e favoreve.

Ministri i Financave është kthyer sot në një perandori financiare më vete me milionat e fituara duke u shitur shqiptarëve si frëngut pulën kasat fiskale të kompanive pas të cilave qëndron ai vetë, ndërsa ministri i mbrojtjes që dikur krekosej majë tankeve për të rrëzuar Saliu, sot dërdëllit për përdorimin e ushtrisë në mbrojtje të Saliut vetëm e vetëm sepse i ashtu-quajturi kryeministër i ka lënë dorë të lirë të pasurohet duke shitur një pjesë të mirë të atyre 1280 pasurive publike që ka vendosur të vjedhë Saliu në dy muajt e ardhshëm.

E ku tjetër do të ndihej si në shtëpinë e vet Fatmir Mediu përveç kabinetit të hajdutëve e matrapazëve të Saliut, ku tani mund të shkëmbejë eksperiencën me Lulin për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm.

26 jetë mori Fatmir Mediu në bashkëpunim me Shkëlzen Berishën dhe u shpërblye për këtë krim makabër me një vend në regjimin e kusarisë.

Majlinda Bregu e ka kthyer familjen në një superfuqi energjetike e s’ ka lënë kunat në këmbë pa i dhënë nga një licencë hidrocentralesh.

Por sikur të mos mjaftonte kjo për turpin e gjithë shqiptarëve kjo ministre e zëdhënëse e qeverisë na ka bërë krushqi edhe me Sacra Corona Unita.

Petrit Vasilin duhet të falenderojnë sot shqiptarët për çmimet e kripura të ilaçeve, e shqiptarët duhet të falenderojë sot Petrit Vasili që po e bëjnë milionerë me paratë e taksave të tyre që po shkojnë në xhepat e tij përmes kompanisë Megapharma, në pronësi të kushëririt të parë të ministrit të shëndetësisë. Plot 9 milion euro ka fituar kjo kompani me tenderat e ministrit kushëri.

Për të mos folur pastaj për Genc Rulin që edhe mes kësaj qeverie të krimbur në korrupsion e vjedhje ia ka dalë të spikasë me aferat e tij të panumërta:

* me privatizimin e eskpozitës,

* me licencat e koncesionet për hidrocentrale

* e me kontratat koncesionare të minierave të Bulqizës.

Në majë të kësaj piramide korrupsioni, vjedhje e vrasjesh qëndron kapobanda i vërtetë i regjimit të sotëm:

Sali Berisha mbi të cilin rëndojnë plot 32 e dy jetë të humbura, duke filluar me 26 jetëhumburit e Gërdecit, me kolegun tone te ndjerë socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjerë Remzi Veseli, e duke përfunduar me katër jetët që mori me plumbat e Gardës Republikane.

Sali Berisha që bekon çdo vjedhje e vrasje për të mbrojtur vjedhjet e për të vazhduar vjedhjet.

Sali Berisha që në Shqipërinë e 1 milion të papunëve dhe mbi 500 mijë të varfërve vjedh e plaçkit çdo gjë që i del përpara për të pasuruar familjen e oborrin.

7 komente në “Ja cila bandë kusarësh e qeveris Shqipërinë”

  1. Gramozi says:

    -Kjo ndodh se populli Shqiptare eshte i urte,i varfer dhe nje pjese e mire ne emigracion–sali bisha keto 20 vjet e ka RRASKAPITUR popullin…EKONOMIKISHT,SHPIRTERISH DHE MORALISHT—Dhe ne Shqiperi s’ka klase te mesme se 20 vjet vetem VDEKJE DHE EMIGRACION ka prodhuar ky…Se ne perendim do ishte rrezuar menjehere kjo qeveri nga klasa e mesme dhe organizatat…Prandaj JU LUTEM mos i bini me qafe popullit se eshte i RRASKAPITUR MORALISH DHE EKONOM….(mos harrojme se ngelem 500vjet nen pushtimin osman vetem ngaqe u beme klase e varfer me bejler e agallare..si tani)–PRA.. detyra u takone intelektualeve..TE FLASIN..TE BERTASIN..TE BASHKOJNE Shqiptaret–URGJENT ndihmoni RAMEN se kemi te bejme me nje DEMON,KRIMINEL MALI ME DESHIRA KASAPI….KA NOSTALGJI TE BEJE AUTOPSI TRUPI SHQIPTAREVE…

  2. brace1 says:

    E kane te kote nuke do ti gezojne,te gjitha pasurite qe ju kane vjedhur shqiptarve do tju sekuestrohen,parate qe i kane ne bankat e huaja do tju merren,te parit Krye HAJDUTIT sekretarit byrose, e ortakut te tije me 20% dordolecit te lsi,dizinjatores,lulit e me radhe.SHikojeni luften qe bejne per te mbajtur pushtetin me dhune,me votat e vjdhura,i dine zollumet qe kane bere,njekosishte e dine edhe cfare i prete.Diktatoret,hajdute e vrases,kane perfundimin e tyre tragjike te merituar.

  3. nicolla disha says:

    E lexova me vemendje kete shkrime.

    Jam dakort se kjo qeveri po shveshe Shqiptaret.
    Faje ka populli qe pranon te jetoje si fukara per te mbeshtete nje qeveri qe vjedhe, qe te verete per te mbajtur nje pushtet te korroptuar.

    Faje ka edhe opozita sepse kemi ne krye te saje nje te lodhur qe nuk dine te protestoje, dhe te behet avokati i nje Populli qe pret nga opozita.

    Ju beni mire qe shkruani dhe sensibilizoni opinionin poplike per korropsionin dhe mafien Berishjane.
    Por eshte shume ndeshkues fakti se opozita eshte e pa e organizuar per te larguar bishen Berishjane. Opzita Shqiptare ka faje shume, edhe Populli ka faje qe mbajne ne pushtet nje rregjime korroptive.

  4. arsen says:

    Taulant!
    Juve ju ka erresuar syte Sali Ram Berisha dhe nuk keni me fantazi per te inicuar tubime!
    NJE ARSYE E MADHE PER TU TUBUAR SHQIPETARET, JANE VRASJET E GEDAFIT NE LIBI!
    Ju si opozite europiane dhe liberale duhet te kerkoni qe TE MAJTE DHE TE DJATHTE, te ngrihen kunder ketij genocidi qe po ben nje kriminel me popullin e vet!
    DITEN E PREMTE ( lidhur edhe me faljet e muslimaneve) TIRANA DUHET TE DALE NE SHESH
    Te kerkoje largimin e diktatoreve, “martireve te popullit”, te te pavdekshemve dhe te pazevendesueshmeve!
    POSHTE TIRANET DHE KRIMINELET NE PUSHTET!

  5. Epirioti says:

    Ata jane bande mafioze shteterore, megjithate kjo nuk do te thote te zvendesohen nga fshatare te tjere te ardhur nga provinca si puna e Taulant Balles. Ka plot qytetare intelektual qe kane koncept perendimor dhe tradite shqiptare per te drejtuar vendin. Jane turrur fshatare nga te gjitha kendet e vendit per tu bere ministra. U hap thesi apo si? Ky komb do vuaj vetem se denigron inteligjencen e vertete dhe perkrah injorant fshatare nga provinca te humbura te vendit. Nuk dua te denigroj njeri, por duhet kohe dhe breza qe te dish te qeverisesh si intelektual, qytetar dhe njeri.

  6. albaniac says:

    Balla ,
    Me nje vrime i bie ti a thua mos valle kaq ishte “inteligjenca” jote qe me ulesh ne banke te pare…
    si do qe te jete sharjet e tua pa mbarim si duket e kane dhe keto nje efekt.
    Tani qe te ulesh ti dhe “shoket” e tjere legjendare down to bussines, po ta bej dhe 1 here pytjen “A keni ju o njerez te opozites nje plan te qarte per ta rrezuar malokun nga dritarja e blinduar?” pervec te sharave?
    Psh po te jap disa “hints” qe te fillosh te mendohesh nje cik:
    A keni menduar per te bllokuar Rruget kryesore te Shqiperise me gjithe hekurudhat se sa te vish cdo weekend dhe te kendosh para dritares se katit te dyte me megafone serenata …A te ka vajtur mendja per te bllokuar Portet Kryesore te shqiperise apo existon ligji i skafeve dhe nuk do qe te thyesh ligjin? A te ka vajtur mendja te bllokosh doganat dhe pikat kryesore te kufirit apo te vjen turp? A te ka vajtur mendja per te bllokuar te gjitha mediat e informacionit te qeverise apo ke ca shoke aty dhe ska lezet?Mendon ndonjehere per Rinasin se si mund ta perdoresh…?Po per burimet hidrike deri kur do ti lini keta hajdute te vjedhin parate e shqipove apo te duket cudi te bllokosh Fierzen i ben nder te gjithe Shkodres dhe krahines(me qe ra llafi i ke votat e salduara aty…)
    As dh 1 jave nuk duron dot kucedra e vicidolit dhe do te filloje me “dhurata ”
    pra Balla leri te sharat se historikisht nuk ke patur sukses ti dhe e gjithe organizata e Partise.
    por per hir te shqiperise dilni ne shesh te te luftes pa grate per krahu se nuk eshte ” parade dhe nje shetitje se duhet…” po nqs keni gjoks ashtu sic predikoni nxirreni tua shofim ….

  7. Nabukodonosor says:

    Keta i vjedhin pules vezen nga bytha pa e kuptuar pula.Ali Babai eshte krenar per pasardhesin Lul Baba.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje