Pacolli shkeli Kushtetutën

27 Shkurt 2011, 15:00Rajoni TEMA

Presidenti i ri i Kosoves, Behgjet Pacolli, duket se ka shkelur Kushtetutën që në minutat e para të marrjes së detyrës.

Siç boton në numrin e sotëm gazeta kosovare Koha Ditore, Pacolli ka votuar për qeverinë Thaçi duke kryer kështu funksionin e deputetit.

Sipas ekspertëve të Kushtetutes, mendimin e të cilëve ka marrë kjo gazetë, akti themeltar i shtetit ia ndalon presidentit kryerjen e funksioneve të tjera. Siç sugjeron kjo e përditshme, duket se Pacolli nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti kur ka ngritur dorën në favor të qeverisë “Thaçi 2” në datën 22 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i qeverisë është bërë pas zgjedhjes së tij president. Eksperti Arsim Bajrami shprehet për Kohën Ditore se që në momentin që presidenti bën betimin i ka filluar mandati, ndaj si i tillë atij i ngrin çdo lloj funksioni tjetër publik.

Kujtojmë se për një akt të ngjashëm shkoi në Gjykatën Kushtetuese edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, pasi kishte  vënë firmën si kryetar partie në një dokument të LDK-së.

2 komente në “Pacolli shkeli Kushtetutën”

  1. eddy says:

    PO KOSOVO ESHTE CFARE PRISNI JU DEMOKRACI TEK KOSOVOT QE NUK LANE GJE PA NDERUAR ME GJUHE FLAMURE HYMNE ME NE FUNDE DHE NENE SHQIPERINE DUKE KALUAR TEK NENA SEBI

    1. raimondi says:

      Na mbushe mendjen ti me kete propaganden tende prej njeriu te lig

      Pacolli eshte nje patriot shqiptar –dhe ka per te qene nje president shume i mire dhe gjithe njohjet qe ka do ti perdori ne dobi te popullit shqiptar te Kosoves

      Une e kam degjuar ate kur ka folur ne Rai uno dhe ka folur shume mire dhe ishte tamam patriot Shqiptar

Comments are closed.

Lini një Përgjigje