Ky i ri mund të ishte viktima e katërt, por i mbijetoi sulmit
Një yll afrikanojugor i regbisë është nën akuzë se ka masakruar me sopat tre persona, të cilët dyshoheshin se i kishin përdhunuar vajzën, e cila më pas u infektua me virusin vdekjeprurës të SIDA-s. Emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak se ligji nuk e lejon këtë gjë, por mësohet se ai i ka masakruar viktimat pasi i ka gjurmuar për disa ditë në periferi dhe në geto. Mendohet se ish-lojtari i regbisë është i bardhë. Njërës prej viktimave trupi iu gjend shumë larg kokës. Një person i katërt i ka shpëtuar sulmit të babait të xhindosur.