Arsenali interesohet për Bufon

31 Mars 2011, 10:39Sport TEMA

Prej ditësh flitet për një transferim të mundshëm të portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon, tek kryeqytetasit e Romës. Por, së fundmi duket se për portierin e kombëtares italiane është duke u interesuar edhe Arsenali. Të paktën kështu bën me dije e përditshmja britanike “Daily Mail”. Sipas kësaj të fundit, Venger kërkon që ta marrë Bufonin falas. Kjo, pasi në kontratën e Bufonit, ka një klauzolë që ai mund të largohet me parametra zero. Të paktën kështu bën me dije “Daily Mail”, pasi nuk dihet nëse ekziston vërtetë kjo klauzolë. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, interesohet edhe për tre portjerë të tjerë, Reina, Stekelenburg dhe Nojer, por, për të pasur njërin prej tyre, drejtuesit e klubit të Londrës duhet të paguajnë një shumë mes 2- dhe 25 milionë euro. Për këtë arsye, Venger është duke studiuar pistën që të çon tek Bufon.

Lini një Përgjigje