E drejta televizive, grushta mes presidentit të Lacios dhe Napolit

31 Mars 2011, 09:42Sport TEMA

Jo vetëm lojtarët në fushë shkëmbejnë grushta dhe shkelma mes tyre. Kjo gjë mund të ndodhë edhe mes presidentëve të ekipeve rivale. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës mes presidentit të Lacios, Klaudio Lotito dhe atij të Napolit, Aurelio De Laurentis. Fjalë, të shtyra, një grusht i De Laurentisit në drejtim të Lotitos, që shkoi mes shpatullës dhe fytyrës dhe një përpjekje kundërpërgjigje nga ana e Lotitos, ka qenë gjithë skena që ka ndodhur në darkën e organizuar nga Federata Italiane e Futbollit. Është dashur ndërhyrja e Adriano Galianit dhe drejtorit të Katanias, për të ndarë zënkën mes dy presidentëve. Shkak për këtë ngjarje të shëmtuar mes dy presidentëve ka qenë e drejta televizive. Dy presidentët janë zënë me njëri-tjetrin se kush do të përfitojë më shumë nga e drejta televizive. Por, pas ngjarjes, ata kanë kërkuar falje dhe madje kanë bërë shaka me atë që ka ndodhur. Megjithatë, kur bëhet fjalë për para, ndoshta reagimi i tyre mund të jetë i kuptueshëm, por jo të arrihet deri tek grushtat.

Lini një Përgjigje