Eto sulmon gazetarin: “Nuk e meriton të ekzistosh”

31 Mars 2011, 09:34Sport TEMA

Pas humbjes së Kamerunit me Senegalin 1-0, sulmuesi i Interit, Samuel Eto, iu është përgjigjur kritikave të gazetarëve me fyrje të rëndë. Njërit prej tyre, Eto i ka dhënë se nuk e meriton që të ekzistojë. “Pyes veten nëse je kamerunas apo ke parë një ndeshje tjetër. Do të flas me shefin tënd, pasi ti nuk e meriton që të punosh për këtë media. Persona si ti nuk e meritojnë që të ekzistojnë”, ka qenë shpërthimi i Eto ndaj gazetarit. Më tej ai ka vazhduar: “Jam 30 vjeç, ka fituar gjithçka, përveç Kupës së Botës dhe mendoj se e kam përfaqësuar në mënyrë të denjë Afrikën dhe Kamerunin. Jam i habitur me ty miku im, pasi i sheh gjërat me negativitet”.

Lini një Përgjigje