Eurodeputeti rumun, Viktor Boshtinaru, i cili u sulmua ashpër sot nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e krahasoi me Çausheskun, i shkroi sot një letër shqiptarëve, duke thënë se refuzonte t’i përgjigjej sjelljes së ulët të Topallit pasi kjo do ishte ulje dinjiteti. Zëvendëskryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, shkruan me shumë pesimizëm se ai e do popullin shqiptar, por tani brenda tij po zhvillohet një betejë. “Nga njëra anë janë ndjenjat e mia për Shqipërinë, nga ana tjetër është përpjekja për të kuptuar atë që po ndodh aktualisht atje. Është e vështirë që të mbështesësh një qeveri të tillë kaq antidemokratike, kaq të korruptuar, që vret pa hezitim njerëzit që duhej të mbronte vetëm pse po protestonin paqësisht,” shkruan në letër Boshtinaru.
Më poshtë letra e plotë e Boshtinaru:
“Më lejoni t’ju drejtohem juve me pak fjalë, të cilat nuk synojnë të jenë një përgjigje ndaj deklaratës së bërë në 24 shkurt në Parlamentin shqiptar nga kryetarja e Kuvendit dhe që habitshëm u përsëritën edhe sot në Parlamentin Europian, por më shumë kanë për qëllim të qartësojnë rëndësinë që unë i kushtoj Shqipërisë dhe se cilat janë parimet që udhëheqin aktivitetin tim në favor të vendit tuaj si anëtar i Parlamentit Europian, nënkryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me vendet e Europës jug-lindore dhe si nënkryetar i Komitetit Parlamentar për Stabilizimin dhe Asociimin BE-Shqiperi. Përgjigjia ndaj sjelljes së mjerueshme të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë do të nënkuptonte dobësim të dinjitetit tim, ndaj për këtë arsye unë preferoj të ndjek një sjellje tjetër për të informuar opinionin publik për situatën e vërtetë dhe për çfarë po ndodh sot në Shqipëri. Gjithçka kam bërë në jetën time politike, si në Rumani dhe në Parlamentin Europian, është udhëhequr nga vlerat, vlera si demokracia, solidariteti, funksionimi i mirë i institucioneve demokratike. Vlera dhe ideale që më kanë bërë të ndihmoj dhe mbështes të gjitha vendet që aspirojnë të bashkohen, sic bëri dhe vendi im së fundmi, në Bashkimin Europian. Jam një mik i vjetër i Shqipërisë dhe për këtë arsye, bashkë me idealet që shpjegova më parë, luftova, po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj për një Shqipëri më të mirë, me shpresën që së shpejti për një Shqipëri europiane. Nëse kjo ndonjëherë përfshin sulme apo dënime ndaj disa sjelljeve politike, sigurisht që unë nuk do të hezitoj për të vazhduar kështu. Sepse qëllimet e rëndësishme nuk janë kurrë të lehta për t’u arritur dhe kur tregohesh i butë në disa raste, më shumë dëmton sesa ndihmon. Nuk kam hezituar kurrë të dënoj udhëheqësit rumunë kur ata thyen rregullat bazë të demokracisë, apo dhunuan të drejtat themelore bazë dhe në të njëjtën mënyrë unë u solla edhe me udhëheqësit e huaj kur ishte rasti. Përsëri, në të njëjtën mënyrë u solla ndaj Shqipërisë, kur nisa të kuptoj se gjërat po shkonin në drejtimin e gabuar. Por, nëse kjo është mënyra sesi funksionon me politikanë të tillë si zonja Jozefina Topalli, apo anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike në Shqipëri, unë duhet të jem i qartë për të thënë se ky nuk është rregulli që zbatohet në Parlamentin Europian dhe Bashkimin Europian. Në fakt është fiks ajo çfarë ne këtu e dënojmë dhe e refuzojmë. Do të dëshiroja t’ju tregoja, miqtë e mi shqiptarë, se brenda meje ka sot një betejë të brendshme të madhe. Një betejë mes ndjenjave të mia ndaj Shqipërisë, popullit shqiptar, kulturës tuaj dhe aspiratave tuaja për BE-në në njërën anë dhe në anën tjetër arsyetimi për situatën aktuale. Është vërtet e vështirë që të mbështes një qeveri të tillë, kur ka sjellje të tilla antidemokratike, korrupsioni i nivelit të lartë duket se është shndërruar në normalitet, nuk ka hezitim për të qëlluar ndaj atyre qytetarëve që në fakt duhet t’i mbrojnë, vetëm pse ata protestojnë paqësisht. Unë shpresoj se Shqipëria do të arrijë të dalë nga situata aktuale sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj më e fortë se më parë dhe me të gjitha kriteret e nevojshme për të nisur sërish progresin e saj për integrimin drejt BE-së. Ndërkohë, unë do të vazhdoj pa hezitim të mbështes të gjithë ata njerëz që përpiqen për të ardhmen e Shqipërisë dhe të luftoj të gjithë ata që përpiqen të përziejnë interesat e tyre personale me ato të vendit të tyre”.
Comments are closed.
topalli eshte femer totalisht injorante dhe kujton se dhe parlamenti Europian eshte si ai shqiptar ..ku Disenjatorja hingellin sikur kalon ne orgazem..ku dizenjatorja kerkon te kapi per zhelesh depudetet e zgjedhur nga populli…. ..qeveria shqiptare nuk eshte vetem andidemokratike .qeveria shqiptare eshte nje perzjerje e fashizmit me Anadollizmin..Sot keta qe bertasin me shume kundra sistemit komunist ishin agjentet e tyre…fakti qe Topalli shkon ne Itali ne 1987 verteton cdo gje..pasi ajo ishte me biografi te keqe dhe dihet fare mire qe me kete background askush nuk te linte te kaloje kufirin
Pegezime Falcon, s’ka pergjigje me te mire sesa kjo qe ke komentuar! Topalli, edhe me ata njerez qe takohet pertej kufijve te vendit tone, i trajton dhe i peshon me te njeten peshore , ashtu si ben dhe ne parlamentin tone! Sjellja e saj , eshte nje favor dhe nje fakt me shume qe ta njohin akoma me mire se nga cfare mostrosh drejtohet parlamenti yne fame keq!
Sa qenka prekur dhe ky! lol
lot of laughing
Me fal Mendim po replika Jozi-Rumun me duket shume komike. (nuk e di nese komenti yt me adresohej mua). tung
Shqiperia 2- Rumania 0,golat i ka shenuar Jozefina,
Sa mirë do të ishte për Shqipërinë sikur të gjithë eurodeputetët e Parlamentit Evropian ta kishin kuptuar se në Shqipëri sundon një rregjim diktatorial fashist që në krye ka një dallkauk mashtrues antishqiptar që është më kriminel se Muamar Geddafi dhe që pas tij janë një shpurrë pushtapushtetarësh hajdutë, gangsterë e injorantë si puna e kësaj shtrigës së Kuvendit.
Thelbi i konfliktin Topalli Vs Boshtinaru eshte ne fakt thelbi i krizes ne Shqiperi, thelbi krizes drejtesi Vs antidrejtsi, thelbi krizes ligj Vs shkelje ligji. Topalli eshte mesuar te ofendoje deputet, ti sulmoje me akuza pa patur fare prova, ti denogroje ato pa asnje lloj te drejte. Ne fakt vete posti i Topallit eshte shprehja me e qarte e antidrejtsise qe zoteron sot ne Shqiperi. Kryetari i kuvendit duhet te jete mendja e mencur, ose me e pjekura e parlamentit, kurse ne realitet krytarja eshte nje njeri kokebosh, kryenec, rrugac dhe shembull i shkeljes se ligjit e rregullave. Por keaaj rradhe Boshtinaru e ka vene me shpatulla per muri Topallin e cila ska asnje prove per akuzat qe ka formuluar…
Peace out….
Kryetarja e Parlamentit shqiptar ka thene: “Hi – hi – hi ” ?
Po çfare te thote? Ne ato momente ato pasthirrma dalin… ?