Ky është titulli i njërës nga kronikat e televizionit të qeverisë, që tashmë si shumë media të tjera, është rreshtuar në numërimin e komunave që fitohen nga PD. Madje për ta është lajm që kanë marrë dy komuna në Lushnje, kur ka humbur dy bashkitë, Lushnjen e Divjakën:
Përsa u përket komunave të rrethit të Lushnjës, nga 14 të tilla, 8 janë qeverisur nga të djathtët për 4 vite ndërsa rezultatet e votimeve të 8 majit janë surprize. Momentalisht, PD ka fituar në komunat të cilat kanë qenë prej 8 ose 12 vitesh të qeverisura nga të majtët. Rezultati i komunës Fiershegan ishte i papritur për socialistët.
Shkëlqim Murati, një elektriçist i zonës i PD, ka fituar përballë socialistit Bedri Hida i cili kërkonte mandatin e tretë.
Edhe Bubullima e qeverisur prej 16 vitesh nga socialistët, këtë herë është fituar nga PD.
Të pritshme kanë qenë rezultatet e fitores së PD për komunat Kolonjë dhe Remas, Krutje, Seman.
Këto komuna janë fituar nga Jakup Beqiri në Kolonjë, mandatin e dyte dhe Agin Rredhi në Remas mandatin e tretë të radhës.
PD në Lushnjë humbi komunat Grabjan dhe Allkaj.
Ardian Shurdhaqi kërkonte mandatin e katërt të tij, por që e ka humbur atë përballë Avdi Snallës, i cili ka mandatin e parë.
Po kështu, dhe Allkaj është humbur nga demokrati Petrit Maliaj i cili kërkonte mandatin e dytë dhe është fituar nga Erges Gjordeni një djalë i ri i socialistëve.
Interesant mbetet rezultati i komunës Karbunarë e vogël, i cili deri tani prej 18 vitesh është i qeverisur nga socialistët.
Comments are closed.
Hahahaha po edhe atyre u bën pershtypje se si ka mundesi qe voton njeri PD
Nejse nejse sa te kenë gani bo**n kshu do bejne ata
hipokrizia ka fytyren e KLANIT + ABC News,me humbjen e Tiranes dhe Durresit sandri do te gjej nje komune te humbur ku kandidatet fitojne ne saje te ndikimemeve farefisnore,e keqja dhe e mira e ketij grupi te medias eshte se mepak se gjysma e Tiranes e beson.E keqja eshte se duhet te bashkejetojme me ke gjysem dhe e mira eshte se jane me pak se gjysma
hipokrizia ka fytyren e salistave. aty pastaj futen te tera keto qe the ti duke filluar qe nga tv klan e deri tek militanti i fundit i saliut
http://www.gazeta55.al/index.php?artikulli=20179
jetojme ne dy bote paralele
Ketu me vjen keq se mediat jane te lira per nje demokraci te brishte si Shqiperia se Aleksander Frangaj ke qene gazetar i vertete dikur.
“Rruaju nga zengjini i ri” – thote populli.
Ca teb Lek-u or daj, keshtu eshte edhe muhabeti i Sander mafishes, qe nga mafishe per popullin u kthye ne vrases.
Dhe te mendosh se dikur Berisha e futi ne burg, sot ben av. e tij
Keshtu do katandiset dhe NEWS 24 me pronaret e rinj. Do mundohen te na shesin sapunin per djathe.
po me e bukra eshte qe na ca momenti e blene.
Me humbjen e pushtetit nga ana e miqeve te Sandrit,dhogarite e TV dhe bizneseve te tjera te tije mund te ndjehen ne veshtersi serioze per shkak te mungeses se ,,oksigjenit,, qeveritare,
Hahahahahahahaha,sa kum qesh
skurt e qarte, salistat te genjejne sy per sy .
hahaha, nga Aleance per Qytetarin qenka kthyer ne Aleanca per Fshatarin.
e pa klani qe i humben gjithe bashkite e rrin i bejne qejfin sales kur fitojne
ndonje komune.
Mund te thoni cfare te doni, por PD-ja ka 54.000 vota me shume se kampi i majte.Kjo verteton se Shqiperia eshte blu dhe do mbetet po keshtu.Kjo eshte vota popullore qe flet vete.
Mua cudi e madhe me duket fitorja e PD ne Krutje…Vertet cudi shume e madhe…Krutja njihet si nje nder zonat me socialiste te Lushnjes…Hm, duhet te kete dicka qe nuk shkon me drejtuesit e PS atje.