Nga Preç Zogaj
Komisionerët, vegla të kryeministrit Berisha në KQZ me Arben Ristanin në krye, dhanë dje gjithë ditën një shfaqje ekzemplare të dhunimit të ligjit. Kjo katërshe politike e ka telendisur prej kohësh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin bazë të zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau për fare. Nuk besoj se ka më kuptim të flasim për Kod Zgjedhor pas asaj që pamë e dëgjuam në sallën e mbledhjeve të KQZ-së.
Koncentrati i asaj shfaqjeje tragjike mund të konsiderohet pjesa kur nënkryetarja Dëshira Subashi i drejtohej në mënyrë të stërpërsëritur Arben Ristanit apo drejtoreshës juridike të KQZ-së me pyetjen: “Mbi cilin nen të Kodit Zgjedhor mbështetet kjo që po bëni?”
Për ketë pyetje elementare publiku priti me kot një përgjigje elementare: “Mbështetet në nenin iks”. Askush nga pala e qeverisë në KQZ nuk kishte dhe nuk mund të kishte një përgjigje për arsyen e thjeshtë se Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar konsensualisht nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka asnjë nen ku të mbështetet katrahura e djeshme.
Fytyra e drejtoreshës juridike në momentin më të nxehtë juridik të procesit zgjedhor nuk dukej gjëkundi dhe përjashtimi i saj nga teatri i ngjarjeve kishte kuptimin e përjashtimit të vetë ligjit dhe Kodit Zgjedhor nga seanca. Procesi nuk ishte më juridik, por tërësisht politik. Nuk referohej më Kodi, por arroganca e kartonëve, arbitrariteti partiak, retorika e vullnetit të qytetarëve, që realisht nuk ka asnjë kuptim jashtë kuadrit ligjor ku shprehet.
Heshtja e Ristanit, sikur gjoja po injoronte Subashin, përkthehej me frazën kyçe të diktaturave dhe diktatorëve “ligji jemi ne”.
Por bashkë me këtë përgjigje të pazëshme, Ristani lëshonte edhe ndonjë urdhër të tipit “mos fol”, apo ndonjë hungërimë onomatopeike, shprehje e një turbullire mendore, që mund t’i vinte nga lodhja, pse jo edhe nga vetëdija e krimit elektoral që po përmbushte live, faqe gjithë shqiptarëve.
Ta përmbledhim: Në asnjë nen të kodit Zgjedhor nuk gjen mbështetje ajo që bëri dje Arben Ristani dhe tre komisionerët e tjerë të shumicës në KQZ. Në asnjë nen nuk mbështetet miratimi me katër vota i aktit normativ, kur duheshin minimalisht pesë vota. Në asnjë nen nuk mbështetet shndërrimi i KQZ-së në KZAZ. E të tjera.
Në zgjedhjet politike të qershorit 2009, kjo katërshe shkeli brutalisht dy nene të Kodit – nenin 136 dhe nenin138 – për të dalë aty ku kërkonte të dilte shefi i tyre, Sali Berisha: te mosrinumërimi i votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër, sipas kërkesës së paraqitur nga PS dhe dy anëtarë të KQZ-së.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2011, e njëjta katërshe shpiku nga mendja e vet “dispozita” të paqena për të dalë sërish aty ku kërkon të dalë kryeministri Berisha: të marrë në tavolinën e Ristanit atë që nuk e mori në kutitë e numëruara në sytë e gjithë kombit.
Herën e parë, kjo katërshe mohoi dhe dhunoi dy nene që ekzistonin në Kod. Herën e dytë, kjo katërshe shpiku “nene” që nuk gjenden në Kod. Në të dyja rastet katër zyrtarë që paguhen nga taksapaguesit për të zbatuar Kodin u ngritën mbi Kuvendin, i vetmi që ka tagër të ndryshojë dhe bëjë ligje. Në të dyja rastet këta katër zyrtarë përmbushen akte arbitrariteti me elementë të grushtit të shtetit.
A nuk është grusht shteti t’i mbivendosesh dhe t’i marrësh tagrat ligjore Kuvendit të Shqipërisë? Pasojat e herës së parë i kemi parë në gjithë zhvillimin dhe produktin e krizës politike të periudhës shtator 2009 – janar 2011. Refuzimi i kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE e ka zanafillën te refuzimi i kësaj KQZ-je për të zbatuar nenet 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor. Vrasja e katër qytetarëve në demonstratën opozitare të 21 janarit e ka zanafillën tek i njëjti akt.
Pasojat e herës së dytë, nëse vazhdon kjo maskaradë, mund të jenë më të rënda. Faktikisht, kjo katërshe komisionerësh dhe Sali Berisha që qëndron pas tyre i propozuan dje Shqipërisë një krizë politike akoma më të thellë e më të dëmshme se e deritanishmja.
Të shkelesh ligjin është të dhunosh demokracinë, të ngresh tensionet, të provokosh kundërshtarin, të damkosësh vendin para Europës dhe SHBA-së. Të shkelmosh ligjin është në fund të fundit të ndezësh luftën, sepse askush që ka si busull lirinë dhe shtetin e së drejtës nuk mund të pranojë dhunimin e tyre.
Është shumë e habitshme përse u ndërmor nga Berisha dhe Basha kjo provë brutale force, kur fare mirë ata mund të lejonin KQZ-në të shpallte rezultatin për Tiranën, siç thotë Ligji dhe mandej të ndiqnin të gjitha shkallët e ankimimit.
Është e habitshme dhe shqetësuese gjithashtu që këta kanë ngulmuar në provën e tyre të forcës dhe nuk janë ndalur edhe pas sugjerimeve të qarta të partnerëve ndërkombëtarë drejtuar KQZ-së për të shpallur rezultatin dhe për të mos u shndërruar në KZAZ.
Rezultati i ngushtë është një dramë për atë që humbet. Kjo dihet dhe mirëkuptohet nga të gjithë. Në raste të tilla ka shumë dyshime dhe ndjeshmëri në qarkullim. Vetëm Ligji na ndihmon të gjithëve për ta mbyllur procesin me drejtësi dhe transparencë. Çdo rrugë tjetër të çon në qorrsokak dhe përplasje.
Askush nuk e paragjykon Lulëzim Bashën dhe Berishën që po kërkojnë prova andej-këndej për t’i ankimuar. Por ata nuk po ankimojnë. Ata po kërkojnë të shpallen fitues jashtë sistemit që ka krijuar Kodi për t’ia lënë paskëtaj barrën e ankimimit, opozitës. Të sakrifikosh për kaq gjë Kodin, KQZ-në dhe Zgjedhjet në një anë dhe të hapësh luftë me
Opozitën dhe Perëndimin në anën tjetër – kësaj i thonë “për një plesht të djegësh jo jorganin, por vatanin”. Duhet të jenë shumë dritëshkurtër të hedhin në erë kaq shumë karta për kaq pak gjë, kur dihet se ankimimet do të bëhen se do të bëhen.
Cilido qoftë motivi i vërtetë i arbitraritetit të tyre në këtë fazë të procesit, ata nuk mund të bindin njeri me retorikën e leximit të vullnetit të çdo qytetari. Vota e çdo qytetari duhet numëruar e respektuar patjetër, por në vendin e vet, jo si zogjtë e qyqes. Jashtë kutisë përkatëse, që për më tepër zbulohet pasi ka mbaruar loja, vota është e dyshimtë dhe për rrjedhim e pavlefshme.
Dikush e hedh pa dashje, dikush e hedh me dashje për ta bërë vetë të pavlefshme. Format e pavlefshmërisë së votës janë të larmishme. I kemi parë gjatë numërimit. Edhe pavlefshmëria është shprehje e vullnetit të zgjedhësit.
Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që vota të tilla të futen me dorë apo të “nxirren” nga xhepi prej komisionerëve dhe numëruesve manipulatorë. E vërteta e qëruar e votave në kutitë e gabuara nuk gjendet kurrë. Prandaj, ato janë shpallur kurdoherë të pavlefshme. Nuk kemi asnjë precedent që i shpall të vlefshme. Edhe OSBE i ka konsideruar të pavlefshme. Çdo qëndrim tjetër do të inkurajonte një rrëmujë të paparë në votime.
Shfaqja e djeshme me ndryshimin brutal të rregullave të lojës gjatë lojës dhe më keq akoma, me shpikjen e “rregullave” të reja të përmbysjes kaçakçe të rezultatit për Tiranën, na tregoi fillimin e një odiseje të re përplasjesh, konfliktesh dhe betejash politike e ligjore, që nuk dihet sa do të zgjasin.
Berisha me Ristanin kanë në dorë ta ndalojnë sot ketë konflikt të ri, të panevojshëm për shoqërinë shqiptare. Por jo nesër-pasnesër kur t’i kenë shkuar në fund aventurës së tyre.
Kandidati i Qeverisë për bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha ka rolin e tij të pazëvendësueshëm në këtë zhvillim dramatik. Ai duhet ta dijë se në skenarin e djeshëm të Arben Ristanit, nuk po bën gjë tjetër veçse po humbet, gjoja duke fituar, ndërkohë që kishte fituar shumë si politikan i ri duke humbur me vetëm dhjetë vota.
Comments are closed.
Ore lerini nenet se iku koha e neneve po merrni kallashet se s’mban me durimi. Vdekje Sali Berishes dhe familjes se tij vdekje Ristanit dhe te gjithe atyre kelysheve qe jane aty. E pabesueshme nje shtet me 100 police se ushtri dihet qe s’ka mban nje popull 4 milion banore peng dhe ben si ti teket bytha me te. Neve qenkemi lepuj. Nuk ka kandidate se une mund te mobilizoj dy vete atje me kallashe po duhet nje operacion i organizur dhe jo kot. Ta keni te qarte se po filluan kallashet te kolliten ja u garantoj une qe s’ka force jo speciale, po superspeciale te jete do te ikin me vrap dhe do te lene vetem Saliun………..Aq e ka ai shtet se tani shyqyr se s’kemi bile as tanke keshtu qe Saliu s’ka ke te therrase me tanke.
te gjithe bashkite dhe komunat e PS ti kundervihen qeverise mos ta pranojne me si te tille,protesta te fuqishme,me nje tulle ne dore,bllokim total,mos pagim taksash,bllokime rrugesh,mosbindje civile,edhe Birisha te qeverise Vicidolin pastaj!
Shqyqyr zotit,skemi as tanqe as avione,keshtu qe lufta do te jete e barabarte,tulle me tulle!
o Sali ishalla vdes,me gjithe zemer ta uroj !!!!
kur saliu ti ktheje patkojnte nga dielli,do bej dasem per se dyti.
E cna ka gjet me kete gomar,ca kemi bere o zot…kthe pergjigje,dmth mere me vete kete idiot!
Shqiptaret po shikojne “live” se ne çfare menyre dhunohet hapas ligji ne institucionet e shtetit…
z.Mero Baze JU QE KENI KONTAKTE ME AMBASADORET E HUAJ PERDORI KONTAKTET DHE BEJU TE DITUR CA PO NDODH REALISHT KETU.ATA DUHET TE NDERHYNE NE KETE SHTET PA GJYKATA DHE PROKURORI DHE ME ADMINISTRATE PUBLIKE TE VARUR NGA MONARKU SAL.
sajohet nje police i plagosur qe te dal sala ne koference shtypi .o popull forca jote eshte ligji e jo polici qe e perdor sala si robot
zoti Zogaj mos na i thoni neve keto se i dime shume qarte, thuajani europes e amerikes se me duket ata me heshtjen e tyre jane bere pale me ligjshkelesit.
BRAVO POSHT SHARLATANET DIPLOMAT HAJDUT QE MARRIN NGA SALA THELA NGA SHQ
BRAVO TE MBAHET QENDRIM NGA PS E POPULLI NDAJ KETYRE DIPLOMATEVE SHARLATAN QE RREMBEJNE THELA NGA PRONA JONE SI KOMPESIM I MBESHTETJES SE KETIJ KRIMINELI
na vjen turp te prezantohena si shtetas shqiptare si duken gjasat do te ngelim dhe do te vdesim ne EMIGRACJON SKAM se cfar te shkruaj koha duket vete
do ti leme te na VJEDHIN apo jo?JO JO JO JO JO JO .FORCA TI NDALOJME HIDHUNI MBI TA TRIMA URRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
Shqiperia po vuan nen thundren e kreminelit sali berisha.
O Popull ku i ke bijte e tu,ku i ke intelektualet,ku i ke akademiket, ku i ke trimat qe po ti vrasin,ku jane ishe presidentat perjashru kreminelin,kui ke gjykatat e tua,ku e ke prekurorine,ku po shkon kushtetuta velleze dhe motra,ku jane ligjet e popullit tim per te mbrojtur te drejtat e njeriut te thjeshte ashtu siç eshte gjithe kombi.
Dilni dhe behuni nje trup me Edi Ramen dhe te gjithe par sa thame me siper ti bashkohen prijsit te tyre qe tashme eshte evidentuare nga vota e popullit krediti me i larte i nje kombi.
Dilni o popull dhe jepini dermen kremineleve me fis dhe me fare se keta e shkaterruane shqiperine time kombin tim te mrekullushem.
Dilni per fitore se nuk ka me se çfar te humbni dhe lidhini urat me policine dhe ushtrine se ata jane bijte e kombit dhe ne kete situate duhet tu dalin per krah dhe jo tu vrasin si ne 21 janar,dhe diheni se vrasesit jane shume me te pakte se sa ata te vertetet qe e duane me gjith shpirte shqiperine.
Poshte Sali Berisha
RRofte populli shqiptar me ne krye Edi Ramen.
Dashamir Shehu thoshte per Lul Bashen se qenka kandidati me fisnik qe ka pasur ndonjehere Tirana. Po te ishte me te vertete “ fisnik” Lulezim Basha do ishte terhequr me nder nga gara elektorale dhe nuk do fuste vendin ne lufte por po tregon fytyren e vertete prej fashisti dhe vrasesi.
SH BA dhe z ambasador Arvizu po te duan i thone Lulezim Bashen te jape doreheqjen nga gara Ne kete rast do dite i fituar edhe kryeministri se do shpetonte KQZ nga djegja perfundimtare, qe ta kishte per manpulimin e zgjedhjet te ardhshme parlamentare.(!)
per kete dashamir shehin kisha shume konsiderat,por qekur e degjova njeher te klani me hapi barkun. ke di me mire me mut eshte
ky turp qe po mbulon ane e mbane Shqiperine nuk do te harrohet per jete vetem kaq mjafton se kujtesa duhet te beje punen e saje ne nje te aferme jo te larget qe te gjithe “guximtaret” e Saliut dhe Ristanit do t’ja paguajne ketij populli
Pash disa protesta sot ne rrethe. Me zor shikoje disa police te mbaruar komisariatesh. I ka perqendruar te gjithe Saliu ne Tirane, se ketu e ndjen rrezikun. Prandaj dore te lire e vazhdoni protestat andej.
Përfaqësuesit e grupimit “Iniciativa për Kombin” i bejne thirrje Sali Berishes dhe maxhorances te ndalojne masakren zgjedhore dhe kerkojne qe Kryeministri Sali Berisha te jape doreheqjen!!!
Intelektualet Shqipetare pa kufi
-4 Aleksander Frangaj
-3 Naim (Henry) Cili
-2 Blendi Fevziu
-1 Artan Hoxha
0- Sonila Meco
1. Adrian Civici
2. Aleks Luarasi
3. Ali Oseku
4. Alush Shima
5. Amik Kasoruho
6. Besnik Alija
7. Bujar Kapexhiu
8. Dhori Kule
9. Edmond Leka
10. Elsa Ballauri
11. Enver Faja
12. Gamend Haxhia
13. Jera Kruja
14. Kujtim Cashku
15. Margarita Xhepa
16. Mentor Petrela
17. Nevila Xhindi
18. Pellumb Vorpsi
19. Petraq Papajorgji
20. Rajmonda Duka
21. Romeo Hanxhari
22. Sokol Nako
23. Sotiraq Hroni
24. Zef Preçi
25. Zhani Ciko
26. Kozeta Sevrani
27. Valentina Duka
28. Nevila Nika
29. Elsa Ballauri
30. Agim Nesho
31. Grida Duma
u vodhen votat ne 2009,dolem ne protesta nuk na pyti njeri,tani ku po na vjedh para gjiteh botes hapur me arrogancen me te madhe,nuk ka me protesta VETEM REVOLTA,PERMBYSJE ME FORCE,DHE POPULLI ESHTE ME I VENDOSUR SE KURRE,QE KETE HERE SALIU TE THYEJE QAFEN !
po shyqyr ore qe me ne fund plasen protestat e ta rrezojme kete hale qeveri me ne krye diktatorin sali se na ka vajt aty ku nuk tregohet,mire qe na varferoj sa po lflsin njerezit me vete po ky dhe te ofendon intelektin se kopilin e ben vete dhe ta le ne preher……….vdekje saliut
Nuk e kuptoj pse rrine komisioneret e majte neKQZ akoma,nuk ka shprese me.Hajdutet i kane bere avazin kutive.Ikni nqa hajdutet,tani e ka ne dore populli,dhe populli mos veje me duar ne xhepa po te nxjerre kallashet e fshehur.Vdekje diktatorit.
Me sa kuti do te behen zgjedhjet e ardhshme.? A do te kete me kuptim numri i kutive neper qendra votimi ?
le se lam nam ! vetem per voten duhet te vritemi ? Po pse vetem per pushtet rrohet? Pa u mesuar te ngrihemi per cdo padrejtesi sado e vogel ne dukje, gjithmone do na duhet te vritemi per voten, e cila ndodh vetem 1 here ne 4 vjet ! Perdite duhet protestuar per naften per energjine elektrike, per pyjet, e malet, e detin qe po behen placke pazari ! Po kjo tregon se politikanet kujtohen per shqiptaret vetem kur ka zgjedhje!
ka shku atje ku smban me .. vec nje revolucion i rrezon keto kafshe nga qeveria ……….