“Mesazhi i fundit i vajzës sime: Të dua shumë”

23 Korrik 2011, 11:33Politika TEMA

Tmerrin që ka ndodhur dje në ishullin Utoya, 30 kilometra larg Oslos, të rinjtë e terrorizuar e kanë treguar live në rrjetet sociale dhe me sms. Nga mesazhet e tyre të publikuara edhe nga mediat, të rinjtë shprehin tmerrin për atë që ndodhte.

“Papritur dëgjuam të shtëna. Jemi duke u fshehur, po na thonë që të largohemi nga ishulli. Është një njeri që po qëllon, është i veshur si polic. Na ndihmoni, njoftoni policinë”, shkruante Kjetil Vevle në Twitter.

“Jam fshehur, nuk mund të them gjë tjetër”, shkruante një vajzë. Pastaj dërgoi një sms: “Kemi frikë, nuk dimë se çfarë të bëjmë. Na ndihmoni. Nuk kemi se çfarë të bëjmë asgjë”.

Disa vajza të tjera shkruanin: “Jemi fshehur në plazh. Personi po qëllon. Na ndihmoni! Kur do të vijë të na ndihmojë policia!?”

Larg  ishullit ndodheshin prindërit, që qanin dhe ngushëllonin njëri- tjetrin. Dëshmia e njërit prej tyre është tronditëse. “Mora një mesazh nga vajza ime. Më thotë: ‘Të dua shumë’. Ky ishte mesazhi i fundit i saj. Që atëherë nuk e di çfarë ka ndodhur me të”, tregon i përlotur ai.

Një tjetër prind tregon: “Sapo fola me vajzën time që ndodhet në ishull. Ulëriste. Tha që një person ishte goditur, ndërsa një prej miqve të saj e ka shpinën të mbuluar me gjak.

8 komente në ““Mesazhi i fundit i vajzës sime: Të dua shumë””

  1. xhim morisonx says:

    Kjo qe ndodhi ne Oslo nuki eshte dicka befasuse ,si mundohen ta interpretojne Mediat e BE-ss.
    Ky eshte sigurisht nji rrjedhim llogjik i asaj politike skandaloze ,te orientuar nga sociologet skicofren europian ,qe naten kto fytyra bestiesh perverse shofin endra (shkak halicunacionet ) e diten japin Orientime se c’drejtim duhet te marre shoqeria Europiane e me gjere !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe ja mesa shofim kto politika te djathta ,(me mire te themi ,te cmendurish) prodhuan nji exploziv aq te madhe per shoqerine ,pa parashikuar pasojat e shperthimit te tij ,ja pra dhe rrezultati …antinjerezor .
    Kto frymezues te vdekjes e njerezimit kane qene prezente me politiken e tyre per 20-vjet ne Shqiperin tone ,ku padyshim kane arritur te vrasin nepermjet polit,e mekanizmit te tyre kriminal shume me shume Jete se ato ne Oslo .
    Vdekja e Jeteve te te tjereve perben nji art pervers satanik Orgazmusi per kto njerez pa shpirt qe e kane Zyren e tyre ndoshta diku ne Paris-Bruksel apo Berlin ,te cilet me pafytyresine me te paimagjinushme ,tentojn ta shesin polin,e tyre gjasme si nji rrugdalje nga Kriza qe thell ne trut e tyre ka zene vend ,nen emrin Krejziiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

    1. tefta alikaj says:

      shume e goditur ,me kete politike keta kane cmendur ketu edhe popujt e tyre

    2. Sem Luma says:

      O xhim perse perzien gjera qe nuk jane per tu perzier. Po e din ti se cila parti eshte ne pushtet? me sigur nuk e din, se ndryshe nuk do te shkruaje kete qe ke shkruar. E din ti se cila parti sundon ne Shqiperi? (kjo fjali i shkon me pershtati Shqiperise). Me siguri qe nuk e di, ndryshe nuk mund te krahasosh Shqiperine me Norvegjine. Kjo qe ka ndodh ne Norvegji eshte krim, eshte terrorizem i nje ekstremisti djathtist qe urrente jeten e njerezve ne nje shoqeri te lire e demokratike. Ky fanatik fashisto-kristian eshte nje berllog i njejte si islamo-fashistet e Al-Kaides, Talibaneve e xhihadisteve te tjere islamiste.

  2. Taulanti says:

    Tragjike kjo qe ka ndodhur! Po eshte veper e vet extremizmit te djathte. Mire qe nuk eshte veper e te huajve se me ate rracizem qe mbizoteron ne Oslo do ishte katastrofe per te gjithe te huajt.

  3. maximus says:

    pajtohem me mendimin e XHIMIT, sistemi ne evrope po i çmend njerezit, aq me keq qe edhe klima luan rolin e saj negativ.

  4. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Te nderuar komentues eshte koha te tregojme dhe te shprehim ngushllime per ata njerez te pafajshem qe humen jeten e tyre ne menyre tragjike.Ju lutem lerini hamendjet dhe paragjykimet tuaja.Le te bashkojme dhimbjen tone njerzore me familjet e te vrareve ne aktet teroriste qe ndodhen ne Norvegji.Shqiptari e ka zakon me i ber respektin atyre qe largohen nga kjo jete,dhe minimumi qe mund te bejme ne eshte te vendosim lule prane Ambasades Norvegjeze.Le tua leme eksperteve te shqyrtojne arsyet qe cojne ne vepra te tilla antinjerzore.

  5. turi says:

    Kjo eshte e tmerrshme dhe ky njeri eshte vete ligesija.Shpreh ngushellimet e mija per te gjithe familjet e viktimave .Atje ka kush i thote ndal kesaj dore vrastare ,po si mjer Ne qe nuk jemi ne gjendje ti themi ndal dores vrastare te Sali Berishes qe vret ne mes te dites dhe thote pa iu trembur mendja, se do te vras 3, 30, 300, 3000…….. e sa te me doje qejfi.Per kete te fundit dua nje zgjidhje.Ska me killer qe eshte . e ka mbushur kupen dhe e ka derdhur.

  6. jodashakeqi says:

    Ne “Pasardhesit e Komunisteve”(jo “pasardhesit e deashmoreve”),jemi te bindur se ate e ka derguar Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje