Minatorët nën tokë në grevë urie, një histori si në Perëndimin e largët

26 Korrik 2011, 19:01Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Ata ndodhen në nivelin e 14-të të minierës. Jo për të punuar, por për të bërë grevë urie. Plot 1400 metra nën tokë e 260 metra poshtë nivelit të detit. Zgjedhja që kanë bërë është e dhimbshme. Pa ajër të pastër dhe në një ambient tepër të lagësht, shumë prej tyre kanë dhimbje të forta koke.

Prej më shumë se 24 orësh, 16 minatorë kanë zgjedhur rrugën ekstreme për të plotësuar kërkesat e tyre. Pasi protestuan në Tiranë dhe askush nuk u mor me to, ata zgjodhën të rikthehen në Bulqizë.

Thellë nën tokë, historia e tyre është njësoj si në filmat me Perëndimin e largët. Sapo kanë hyrë, atyre u kanë ndërprerë dritat. Dy orë kanë qëndruar në errësirë, si në një film horror. Qëllimi i kompanisë ka qenë t’i nxjerrë nga greva. Por kjo gjë vetëm sa ka irrituar më shumë minatorët. Ata thonë se do padisin kompaninë ACR, kurse kolegët e tyre që janë mbitokë kanë sulmuar zyrtarët e kompanisë.

Sipas informacioneve të fundit, përplasja ka ardhur pasi minatorët nuk kanë lënë drejtuesit e ACR të hyjnë në ambientet e zyrave të kompanisë.

Mësohet se për të shmangur përshkallëzimin e situatës kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Edhe Ministria e Shëndetësisë nuk e ka vënë ujin në zjarr për ta.

Por një gjë të bie në sy: lajmi për grevën e urisë së tyre është pasqyruar në disa prej medieve më të rëndësishme në botë. Edhe pse është një raport i shkruar nga Associated Press, ai ka gjetur vend në media të tilla si Forbes, Businessweek, CBS etj. Reuters po ashtu i ka kushtuar një reportazh grevës.

Një nga përfaqësuesit e sindikatave thotë se ata paguhen nga 38 mijë deri në 40 mijë lekë të reja në muaj me një bonos prej 500 lekësh në ditë për ushqim.

Pas 24 orësh, tek ata kane filluar shqetësimet shëndetësore, por grevistet shprehen te vendosur për ta vazhduar ngujimin deri ne plotësimin e kushteve. Organizatoret e grevës dhe drejtues te sindikatave deklarojnë se ne miniere nuk do te rinise puna pa u plotësuar kërkesat kryesore te minatorëve, rritje page dhe përmirësim te kushteve te punës. Jashtë galerive, ne hyrje te minierës qëndrojnë gjate gjithë kohës minatorët e tjerë. Me ta janë sensibilizuar familjare dhe banore te Bulqizës te cilët qe herët ne mëngjes janë grumbulluar para minierës.

19 komente në “Minatorët nën tokë në grevë urie, një histori si në Perëndimin e largët”

  1. LOLA says:

    te shkretet njerez

    1. jimmy says:

      politikanet jane duke e nrohur ne plazhe nga shtatori nise edhe jata

  2. inf says:

    Minatoret duhet te rrine ne Zgafelle dhe mos dalin ,diten qe do dalin duhet te dalin me vendim gjykate
    per te drejtat e tyne,mos i besoni as saliut as edit as njeriu,kjo eshte rruga dhe shansi i fundit per JU.

    Vazhdoni GREVEN si Burra dhe mos ,u mashtroni ,ta di mire kjo qeveri e qelbur se ju jeni me te fuqishem se ata langaraqer qe rrine gjithe ,diten neper shalet e grave te tyne.
    Hiç mos i besoni tani greva ka permasa me te forta,
    kaluan afatet,Vellezer dhe dashamire te Minatoreve,rrini aty non stop ,Zgafella vetem Zgafella e trondit sali qenefin

  3. geno says:

    O Lola, ata jane 700 njerez, pse nuk marrin peng Xenin ose Genc Rulin, t’i zhveshin nudo, ti fusin nen toke dhe t’i thone Saliut e familjes se Rulit: ose ktheni miliardat qe keni marre nga kromi dhe detyroni ACR te plotesoj kerkesat, ose u nxorem lakuriq ne mes te Tiranes

    1. LOLA says:

      PO CTE MARI ATA TE SHKRETET ORE ATA MEZI PO QENDROJNE NE KEMBE DHE SHTETI YNE AS PO E FISHKELLEN QE I VDEKSHIN NJEREZIT E TIJ SALIUT QE I MEROI ATA NJEREZ

  4. shpellar says:

    a nuk ndodhi keshtu ne kohen e rrezimit te diktatures,ku minatoret ishin heronjte e demokracise.por atehere u sensibilizua opinioni sesi ai regjim po i linte te vdisnin nen toke pishtaret e demokracise.ndersa tani qeveria “demokratike” do ti lere keta te shkrete atje nen toke sepse nuk do ti duhet as te qelloje mbi ta si ne 21 janar.

  5. Claus says:

    Aty duhet te shkoj Rama. Perse nuk shkon? Atje tek ata eshte impulsi opozitar, shpirti opozitar dhe jo tek kafete e ish-gardistit Fidel Ylli. Eshte nje rast konkret ku preken drejtpersedrejti interesat e nje grupi njerezish. Nga aty fillon protesta dhe piqet deri ne nje uragan dhe jo nga “Blloku”, aty ku disa pijne whisky me akull dhe disa te tjere harxhojne kalorite nga kodrat e Liqenit. Te kishte qene Berisha do te kishte bere gjemen.
    Intelektualizmat e shpifura te PS te bejne ti percmosh, me shume nuk kam c`te them.

  6. Rani says:

    Perderisa kallashet nuk do te thone fjalen e tyre keshtu do te vazhdoje, Saliu ne zyre dhe njerezit duke diskutuar buken e gojes. Ata kur arrijne ne ate pike, pse nuk marrin kallashet qe te zgjidhin problemet ashtu siç duhet njehere e pergjithmone.

  7. Coleman says:

    Ku mutin eshte futur Edi Rama???!! Duhet te jete zeri i opozites, zeri i minatorve qe po flijohen dhe asnje nuk e ve ujin ne zjarr. Dil o frikacak dhe beje detyren, boll mbajte fjalime te bukura, dile dhe ngrihje popullin me kembe, nuk e sheq se cfare po katranoset me pasurite e kombit. Turp te kene gjithe opozitaret, turp te kete edhe president mavria, tuafi qe ngeli duke thene dialog. Zotrinje opozitare cohuni dhe beni detyren qe ju takon!!!

    1. inf says:

      Nuk ka pune Ed RAMA aty .
      Minatoret ka hy per te drejtat e tyne prania e Opozites aty e fut greven ne nji spirale Politike…
      Ata kane perfaqesuesit e saj ,kane njerezit e tyne me shkolle dhe inxhuinjera te zot,
      Aty nuk ka pune asnji Politikan,
      Politikanet po lahen neper detrat e Botes ,po marrin rrezet e vdekjes,dhe nuk e rrujne k..
      per Minatoret e shkrete,
      Ti qe thua ku eshte ky e ku eshte ai ,nuk rregullon pune ,
      Duhet te ndahen punet sindikata nuk eshte Parti
      Sindikatat ne te gjithe BE nuk funksionojne si Parti ato jane te pa varura.pik
      Minatore ,vazhdoni qendresen ,,,Vetem ne Zgafelle ju do fitoni te gjitha te drejtat
      nuk ju ben derman as bisedimet me ket apo ata tjeret,vazhdoni me burrni
      dhe mos e nderprisni,Greven ,
      Nuk ja ka marr mendja ketij kryeministrri ,qe ju do hyni ne greve Urije.
      Vazhdoni larg nga Politika ,kjo eshte rruga e fundit greva ..pik. asnji program tjeter nuk ja u zgjidh ,hallet e juja ,qe po rropateni gjithe jeten tuj per dynjane!!!!!!
      Minierat jane prone e shqiptareve nuk jane prone as e Ed Rames dhe as e sali berrishes.
      Qendrroni si burra dhe mos u demoralizoni ,Greva do japi efekt ,Greva eshte melhemi i juaj dhe i kesaj qeverije qe po vjedh ,miliarda ne kurrizin tuj ,Bravo populli ju don ,

  8. pensjonist mjerani says:

    Nuke e qane politika hallin e minatorve se ishe ministri rruli ka pjesen ne fitimet e kromit nga ato fitime i jep pjesen edhe zenit populli i bulqizes duhet ti jape 24 afat firmes per plotesimin e kushteve dhe ti shtoje kerkesen se sa paguan rrulit ne te kundert duhet ta zhduke firmen nga faqja e dheut ti djeg zyra e paisje e ta perzerje nga shqiperija mos te friksohen se nuke ka cfar u ben njeri po qene te gjithe bashke ti thone koke lope metes se hajde e na vizito perseri keta jane gjake pirsa e shiten gjithe shqiperine per interesa te tyre

  9. kercini says:

    kam punuar ne kete miniere 17 vite dhe edi mire se si mund te shkeje puna, do ti lene deri ne faskapitje,ndonjerin do ta vene nen presion, ndonje tjeter do ti premtohet ndonje lek, ose do degtiset menjeherr pas greve qe ne te ardhmen mos kete (problematik).Keshtu kan bere perhere ku jane p.sh:Tomorr shahini,HIder Buci,Bardhul Smeli,Dilber Murra.Munir sinani, e shume te tjere qe tani sme kujtohen ! o nge njera ose nga tjetra vetem heshtin …me tej shiko si sillen me kromin sikur tua kete lene babai ne are, apo me fab pasurimit ose me galerite e z D ku kromi del me kosto sikur me mare zhavor ne lume pra me karroce dore, ku jane ata inxhiniere si gjergji xeka jorgo kola e shum shume tj. pse s flesin sepse degtisja i ze pa diskutim ne nje menyre ose nje tjeter ashallah behet dicka se me keq se jane nuk do jene

  10. kercini says:

    ku eshte kom.im

    1. tourkofagos says:

      ja fute nje here gishtin e kontrollo,se ndoshta e ke brenda ne,,,,,,,,,,,,, kompiuter!!! hahahahaha

      1. LOLA says:

        HAHAHAHAHAHAHHHAHAH QE KUR TE KAM NJOHUR LLAFI ME ME MEND QE KE THENE

  11. LORA says:

    Rendja e mediave klienteliste te pushtetit,ne fillim te greves se minatoreve te Bulqizes,per te dezinformuar publikun me gjoja percarjen e minatoreve prej dy “sindikatave” me krijoi bindjen se kesaj here minatoret jane realisht te bashkuar.Diten e hene,18 korrik,qe nisen te protestojne ne Tirane mora kontakt te drejtperdrejte me ta.Vura re,qarte,vendosmerine e kohezionin e tyre per tu perballur me “qeverine e tyre” .,ne nje proteste non stop qe zgjati deri me 22 korrik ,jashte ne diell shi e te ftohtin e nates.E pashe qe kesaj here nuk dilte dot kush ti genjente,sepse ata jane te vetedijshem e te bashkuar ne betejen e fitores se te drejtave te tyre me te domosdoshme.Ishin te vendosur qe ne rastin me ekstrem te mosperfilljes te permbytnin e nxirrnin perfundimisht jashte funksionit minieren e tyre.Ata e kishin bere mendjen top ti jepnin fund skllaverise.Une i besoj e jam ne solidaritet cdo ore me ta.Fitorja u takon atyre qe luftojne e ndeshem per ta merituar ate. Nuk i fal dot te pakten mediat qe e mbajne veten per opozitare,ne indiferencen apo informacionin tejet te cunguar per kete zhvillim trondites ne jeten e puntorise shqiptare.

  12. ?? says:

    te ka humb kompiuteri??ca gjuhe flet o robo,cjane keto emra mor jahu,bab tomorr shahini,bardhul smelli,diber murra,muni sinani,haaahaaahaaahaaahaaahaaa,….

  13. Besa,Edmonton says:

    Eshte e dhimbeshme mbas 20 vjeteve'” demokraci “,por minatoret jane ne vendin e duhur.Ne Tirane ishin te huaj,se Tirana eshte me teper me shkerdhata. Jam me ju,dhe familjet tuaja.Shpejt do te jeni epiqendra e mediave dhe opinionit brenda dhe jashte vendit.Urrejtja ndaj Sali Berishes eshte e pallogariteshme,prandaj sakrifica juaj do te sherbeje per ta permbysur ate.Keshtu do t’i sherbeni jo vetem familjeve tuaja,por Shqiperise qe po lengon ne ditet e saj me te keqija.Ju uroj shendet,shendet dhe …..ZGJIM Partise Socialiste Te dale tani nga strofulla e ariut .

  14. tourkofagos says:

    sot ne lajmet e nje kanali shteteror grek,NET,u dha nje reportazh mbi nje vendim gjyqi,ne nje gjykate per padine qe kishde bere gruaja e ve,e nje ish marinari anije,i cili kur kishte mbaruar turrnin e punes,ne pritje per tu larguar,peson infrakt e bije ne det,pa e pare dikush! mbas disa ore kerkim,u gjend disa klm larg anijes trupi i tij pa jet! Gruaja e viktimes,beri padi ndaj firmes private te anijes per axident te punonjesit te saj!Edhe pse kaluan disa vite[2002] gruaja e te ndjerit fitoj sot gjyqin ndaj firmes[me shperblim material] dhe qe nga sot e tutje,gjykata e greqise,vendosi;Te quhet axident ne pune edhe pse nje punonjes [brenda nje kohe 2ore] mund te kete mbaruar turnin,8 oresh dhe punedhenesi ben demshperblimin perkates!Imagjinoni se cmund te pres nje minator shqiptar,kur atij nuk i paguhet as 8 orareshi,,,,!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje