Korrupsioni dhe heshtja e qeverisë që po shuan minatorët! Apel publik qeverisë, Kuvendit, prokurorit të Republikës!

30 Korrik 2011, 20:33Politika TEMA

Nga Erion Braçe

Deputet i Kuvendit te Shqiperise

 

Qendrim publik per greven e urise se minatoreve te Bulqizes dhe heshtjen e autoriteteve shteterore per te

 

Kur greva e minatoreve te Minieres se Bulqizes po prek cakun kritik; ne kushtet e heshtjes se pa pranueshme te:

-Presidentit te Republikes;

-Kryeministrit te Shqiperise;

-Qeverise se Shqiperise;

-Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise;

-Deputeteve te Qarkut Diber dhe te komisioneve respektive te Kuvendit;

Partive politike qe shume here kane marre angazhime konkrete ndaj minatoreve;

Deshiroj te ndaj me ju kete qendrim publik:

1-Greva e minatoreve te Minieres se Bulqizes eshte legjitime e ne perputhje me ligjet ne fuqi;

2-Kerkesat e minatoreve jane legjitime dhe ne perputhje me ligjet ne fuqi;

3-Kerkesat e minatoreve jane teresisht te plotesueshme ne kushtet e nje vullneti te domosdoshem per plotesimin e tyre;

4-Funksionimi i kompanise ACR eshte ne kundershtim te plote me kontraten koncesionare te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise;

5-Kompania ACR nuk ka plotesuar per vite me rradhe kushtet e kontrates koncesionare te votuar ne Kuvendin e Shqiperise;

6-Mospermbushja e detyrimeve kontraktuale prej kompanise ACR ka vene ne rrezik minieren dhe mbi te gjitha jeten e minatoreve;

7-Kushtet e punes ne minieren e Bulqizes, jane thellesisht primitive dhe cdo dite e me shume te rrezikshme, per shkak te mungeses se investimeve sipas kontrates koncesionare

8-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte produkt direkt i korrupsionit ne vite ne marredhenien mes Ministrise se Ekonomise dhe kompanive qe kane kaluar dore me dore kontraten koncesionare;

9-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte edhe produkt direkt i marreveshjeve korruptive mes Ministrit te Ekonomise se periudhes dhe kompanise ACR, marreveshje qe favorizoi kompanine ACR duke e cliruar nga penalitete te lindura per shkak te mungeses se investimeve ne miniere;

10-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte gjithashtu produkt i drejtperdrejte i heqjes dore nga kontrolli i perditshem ndaj zbatimit te kontrates koncesionare prej Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Kur ka ndodhur keshtu, ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise, i kerkoj:

-Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha te nderprese pushimet dhe argetimet me tema te kota-qesharake e te marre pergjegjesite e funksionit shteteror per te permbushur kerkesat e minatoreve sa me pare; te urdheroje Ministrin e Ekonomise, te nderprese angazhimet politike periferike ne sherbim te partise se tij e te vendoset ne Bulqize per te mundesuar permbushjen e kerkesave te minatoreve atje;

te urdheroje Ministrin e Shendetesise, te nderprese veprimet e qellimshme e kriminale qe po i privojne minatoret greviste nga ndihma e kualifikuar shendetesore dhe te vendoset ne Bulqize ne krye te mjekeve me te specializuar per te ofruar ndihmen ne 1400 metra nen toke.

-Ministrit te Ekonomise Nasip Naco- te kuptoje se Miniera e Bulqizes eshte ende prone publike e shtetit shqiptar dhe te nise te permbushe pergjegjesite ligjore qe burojne nga funksioni i tij shteteror mbi kete baze; te nise nje hetim te gjere mbi mospermbushjen e perseritur te kushteteve te kontrates koncesionare nga kompanite qe e kane disponuar ate dhe te permbushe te gjitha detyrimet ligjore qe i ka ngarkuar ligji i Kuvendit per kete situate;

-Kryetarit te Kuvendit Jozefina Topalli- te angazhoje deputetet e Komisionit te Veprimtarive prodhuese te nisin verifikimin konkret te zbatimit te ligjit te miratuar ne Kuvend per Kontraten Koncesionare dhe ti shkojne deri ne fund zgjidhjes se kesaj kontrate me ligj ne kushtet kur ka vite qe ajo shkelet;

-Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Ina Rama- te angazhohet personalisht dhe me zyren e Prokurorit te Pergjithshem t’i jape fund hetimit te nje ceshtje te thjeshte por flagrante abuzimi te ish Ministrit te Ekonomise, i cili, ne dhunim te plote te Kushtetutes, pushtetit te Kuvendit dhe ne shperdorim te detyres, ka favorizuar kompanine ACR duke e cliruar nga penalitete qe i kane krijuar asaj mundesine te vijoje praktiken e zhvatjes se minieres se Bulqizes deri ne kufijte e rrezikshem te egzistences se saj.

 

31 komente në “Korrupsioni dhe heshtja e qeverisë që po shuan minatorët! Apel publik qeverisë, Kuvendit, prokurorit të Republikës!”

  1. tourkofagos says:

    Selim Muca,uron besimtaret myslimane,per ramazonin,po per ata te mjere myslimone qe jane aty brenda,nuk ka ramazon!!!???

    1. Alb-germani says:

      Ti po behesh cdo dite e me i pelqyeshem.Sa bukur e thua “Te mjere myslimone”.Ke ndrysho more djale.Bravo.LOGJIKA KA FITUAR MBI UREJTEJEN.Ma se fundi e ke kuptuar se nese ka nje zot mbi kete Toke,ai eshte per te gjithe njerzit.Besimet Fetare jane si partite, me programe te ndryshme,por qellimi eshte i njejte marrja e Pushtetit.

      1. tourkofagos says:

        hahaha,kjo nuk do te thote,qe nuk ruaj origjinalin tim,si shfaroses i turqeve[tfg] dhe i byrazereve te Erdoganit,qe fatkeqsisht,une ndaj,oxigjenin me ta,,,,,,,,,!!!!!

        1. eribcn says:

          vallai o shoku ti do i shfarosesh, po degjo mua me mire turk se sa grek muti , ska ku te vej me keq

    2. raqimondi says:

      Po opozita ku eshte ?-Apo opozita nuk ka kohe se do shkoje ne plazh Edushka

      ——- Minatoret po japin alamet rasti atij krimbit kaur qe eshte ne krye te PS-se dhe ai palaco nuk e shfrytezon qe te ngrihet ne protesta te fuqishme per te rrezuar qeverine ,por iken per pushime

      ———-C’eshte ky palaco , dhe i papergjegjeshem qe ka mberthyer kreun e opozites dhe nuk pranon te beje protesta
      kur njereizt e kerkojne te vije ne krye te protestave

      ——– Gjthe socialsitet e ndershem te shkojne tek PS-ja dhe ta heqin zvarre nga kryesia Edi Ramen

      –Atij nuk i takon te rije ne krye te PS-se , sepse eshte i pa afte te bej opozitarin dhe nga ana tjeter gjithe veprimet e tij tregojne se ai eshte i kapur nga Sala ….

      1. tg usa says:

        ne fakt kauret nuk jane trima turqit po/

      2. skela says:

        KY QE PO FLET ESHTE OPOZITA , OOOOOOOOOOO
        Po qeveria ne pushtet eshte me pushime , kuptove .
        Opozita flet po se degjon kush .

  2. +10 says:

    Kjo eshte nje qeveri vrasese, dhe sipas kanunit i duhet pergjigjur vetem me vrasje. Greva e urise nuk e shqeteson Salen fare, disa kundershtare me pak-mendon ai dhe kaq. Ai ashtu i do gjithe kundershtaret, ne greve urije deri ne vdekje, ai eshte kumbari i vdekjes per shqiptaret.

  3. arber says:

    po edvin rama e ka mendjen se si do ja arrij te marr pushtetin, se nuk i plas fare per minatoret dhe shqipetaret…turpi me i madh edvini (por edhe gjithe pseudoqeveria vrasese dhe e korruptuar) dhe e gjithe klasa politike nuk mbeshtesin ose te pakten te ulen dhe te bisedojne me keta njerez te shkrete dhe skllever.TURP NUK KEMI OPOZITE…del vetem nje mi kanalesh qe nuk ja mban te perdori logon zyrtare te PS gjasem si force opozitare qe mbeshtet interesat e neperkembura te popullit.VETEM REVOLUCION DUHET PER KETA SHTAZA

    1. Grigor says:

      Valle Edi Rama e ka dhene koncesionin. Valle Edi Rama duhet te kontrollje kompanine qe te kryeje investimet ne miniere, te respektoje kontratat e punes. Valle Edi Rama lejon firmat e jashteligjshme te abuzojne me galerite. Me duket se keto jane pergjegjesi e qeverise. C’mendim ke per pronarin e shpirtit tend Sali Berisha? Ai s’ka asnje lloj pergjegjesie? Apo thuaj mos e shqetesojme se ka shkuar me pushime. Gjynah ti prishim pushimet pasi ka punuar fort gjithe kete vite per pasurimin e kalamajve te tij… me fal te shqiptareve. Nje pyetje te siqerte, ore ke fytyre ti apo je palaco?

      1. nardi says:

        o Grigor mire thote organizoi nje proteste me 21 janar Rama dhe u vrane kater veta mire fajin e kish saliu po pastaj cfare beri ne vend ti vazhdonte protestat u fut ne zgjedhje prape dhe ja vodhen prape leshkos zgjedhjet si me 2009 dhe prape vazhdoi me te njejtin avaz u vodh vota u vodh vota dhe prape sala ne pushtet bashke me lulezimin qe vrau ata 4 veta.Po keshtu dhe me ate greven e urise qe beri u terhoq.Shkurt pederast ka dy vjet qe sala e sjelle verdall dhe ky me te njejtin avaz nuk rrezon dot dhe nje qeveri qe mbahet me 100 police nderkohe qe ne afrike ose siri njerzit nuk kane frike as nga tanket apo avionet luftarak.Ose te pakten te blej deputet pozites dhe te dali partia socialiste me me shume deputet e kesisoj do behen zgjdhje te parakoheshme pasi opozita ka me shume deputet se pozita.Me thene te drejten kohet e fundit kam filluar te besoj se shqiptaret jane popull koti si jevgjit e vetmja ndryshim qe kane eshte se e kane lekuren e bardhe.Shkurt jevgj te bardhe.

        1. Grigor says:

          Jam dakord me ty Nardi. Rama ka gjynahet e veta. Dhe ka shume bile. Qe nga ndryshimet e kushtetutes qe s ollen kete situate, deri tek mefshtesia e kesaj opozite te drejtuar nga ai. Po ti hakerrehesh Rames duke e nxjerre Sali Padishahun te lare eshte e turpshme. Shqetesimi, problemi, fatkeqesia, mynxyra e ketij vendi, rreziku kryesor sot ka nje emer. Dhe duhet shqiptuar me gojen plot. SALI BERISHA. Edhe minatoret kerkesat ja kane shtruar kompanise dhe qeverise. Nuk ja kerkojne realizimin e tyre Edi Rames. Ne radhe te pare eshte tek qeveria pastaj tek opozita. I pranoj dhe jam dakord plotesisht me argumentet e ngritura nga ty. Vetem se kjo eshte nje pjese e se vertetes dhe pjesa skajore e saj. Nuk mund te behet analize duke shmangur thelbin dhe shkakun qe eshte Sali Berisha. Gjerat shikohen ne kompleks dhe jo te shkeputura nga konteksi. Gjysem te vertetat jane me keq se genjeshtrat.

          1. nardi says:

            OK por askush nuk po e nxjerr salen te lare as une por as arber qe thote (por edhe gjithe pseudoqeveria vrasese dhe e korruptuar).

          2. Grigor says:

            Nardi duhet te merremi fillimisht me shakun kyresor. Arberi ne gjithe shkrimin u mor me Edi Ramen. Edi Rama ka shume pergjegjesi edhe ne kete rast. Edhe ai duhet te reflektoje per menyren e plogesht dhe pa nerv me te cilen po shfaqet ne opozite.

          3. eribcn says:

            duhet ta kuptoni te gjith se ngaterimi i opozites ne greven e minatoreve do ti sabotonte greven atyre , minatoret po kerkojne te drejtat e tyra dhe skan lidhje me partit , sala eshte aq tinzar sa shkak kerkon per te dal e per te then se minatoret kan kushte me te mira se ne kryeministri por edi rama i nxit neper greva e protesta , e beri kete gje edhe me gerdecin ,e mbani mend besoj, dhe ku shum prej nesh tham se edi rama bashkohet me familjet e viktimave por punet e tij politike . jo mor zoterinj , grevistet i drejtohen qeveris se ate zgjodhen ne poshtet per ti qar hallet , eshte faji i qeveris qe fle e ben pushime kur keta jan 1400m nen toke. na ngre ne protesta dhe sala thot ben protesta per te permbysur pushtetin me puc, nuk na ngre ne protesta dhe ne themi po rri duar kryq, po vet ne si popull cfare bejme ? pasi padrejtesit na behen neve direkt , NE FLEM , SE E KEMI ZAKON

  4. Agim says:

    ke fol si burrat.

  5. Shqiptari says:

    Ju lumte, zoti Erion! Ky qendrim i Partise Socialiste eshte qendrim prej te majteve.
    Do te ishte mire qe tere deputetet e PS-se, pa perjashtim, me ne krye vet zotin Edi Rama, te benin nje manifestim popullor ne Bulqize. Behet fjale per minatore qe kerkojne leke vetem per buken e gojes!
    Te lihen pushimet nje apo dy dite dhe te shkohet ne Bulqize. Nuk i shkon deputetit socialist te beje pushim ne plazh, nderkohe qe vellezerit e tyre kane marre rrugen e veteflijimit.
    Zoti Qemal Minxhozi, nje prej deputeteve me njerezor te PS-se, lipset ta marre kete nisiative.

  6. ela says:

    Mos ja fusni kot. Kryetari i PS nuk eshte me pushime.PS nuk ka dashur ti prishe pune minatoreve pasi ndryshe do thoshte vicidoli qe greva eshte nxitur nga PS dhe Edi do dukej se po perfitonte nga situata.

    1. raqimondi says:

      Opozitaq prandaj eshte –qe kur ndodhin situata te tilla ti perdori per te ardhur ne pushttet , Le te thote Sala c’te doje
      –opozita duhet ti bashkohet protestave te minatoreve dhe ti mbeshtesi ata si me protesta por edhe me konferenca shtypi
      ku te tregoje solidaritet me minatoret dhe te sensibilizoje gjithe ambasadoret e huaj ne Tirane
      -Ky eshte misisoni i opozites

      ——-Ndryshe po ndenjti pasive , nuk vjen dot kurre ne pushtet

    2. Albann says:

      Sala thoshte qe socialistet jane komuniste.Po kur erdhi puna ne zgjedhjet e Tiranes bashkpunoi me komunistet per te rezuar Ramen.Pra s ka rendesi se c flet Saliu ate pune ka ai…..Po qe se te lidhesh me koministet te ndihmon te rrezosh Diktatorin atehere s ka pse te keshe frike ta besh se na thenka komunistet jane monstra.Perse u be shoke me monstrat???
      Po te keshe frike se Saliu te akuzon atehere shko me pushime mos u mer me politike….Nejse Rama e pa qe s eshte i afte ti coje ne fund revoltat apo e pa qe mbeshtetesit e tij jane frikacake dhe s can dot keshtu qe ka hequr dore perfundimisht nga revoltat.E vetmja gje qe ai do te beje eshte te siguroje mbeshtetjen e nderkombetareve qe ne 2013 votat s do vidhen…..Per mua kjo eshte utopi ,sepse votat do vidhen ,Shqiperia nuk ka infrastrukture qe te kontrollosh gjithe teritorin,nuk ka gjykata qe denojne hajdutet apo polici asnjeanese.Pra as nderkombetaret s bejne dot gje pervec pak presion psikologjik qe s mjafton.E pame rezultatin ne Tirane….

  7. bulqizaku says:

    Qemal Minxhoxi po te qe njerezor duhej te kish bere me kohe punen si opozitar,Opozita ne vend tu dal per zot te praprivilegjuarve dhe njerzve te varfer e nevoje ka humbur identitetin dhe nuk gjen vendin.Zgjohu nga letargjia dhe dili per zot atyre qe ju kane votuar opozite,apo keta minatore kane votuar PD qe po i le te vdesin?

  8. AGIM & ALBAN DEGA says:

    PO KU JE O EDI RAMA E CO…. !?

    – Nderimi me i madh per te vdekurit qofshin edhe heronj eshte sherbimi ndaj te
    gjalleve !

    – Nga Agim dhe Alban Dega, Nju Jork

    Nderojne te vdekurit …. harrojne te gjallet !

    21 korrik 2011… Qindra minatore te Bulqizes protestojne ne qender te Tiranes per paga me t larta, per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Sindikata e policise se Shtetit proteston per mospagimin e shperblimeve ligjore , per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Deputetet e lideret e opozites me Edi Ramen ne krye kalojne krejt prane grevisteve me tufa me lule ne dore per te nderuar kater viktimat e terrorit shteteror te Sali Berishes me 21 janar 2011.
    Kalojne krejt prane minatoreve greviste dhe nen vezhgimin e policeve te keqperdorur nga e njejta qeveri. Ansjeri prej tyre nuk u dergon nje shishe uji a nje lule. Nuk u thot asnje fjale perkrahjeje as solidariteti njerezor. Po e leme politiken, ideologjine, idealet e se majtes!
    Nderojne te vdekurit…. Harrojne, anashkalojne te gjallet!!!

    Te vendosur te flijohen per te drejtat e veta

    Sot filloi dita e peste e greves se urise se 16 minatoreve te ne nje thellesi 1400 metra nen siperfaqen e tokes ne minieren e bulqzies. Gjendja e tyre shendetesore po rendohet e perkqesohet nga casti ne cast … Kerkesat e tyre po pershkallezohen e dyfishohen. Tashmë ata nuk kërkojnë rritje me 20 per qind , por me 40 per qind.
    Në mesditë grevisti Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa disa prej tyre vuajnë nga zemra e diabeti. Megjithatë ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 40 per qind të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara dhe shushunjave te korruptura qe zhvasin buken e jeten e tyre e te femijeve te tyre.
    “Asnjë përfaqësues i qeverisë dhe as nga kompania ACR nuk ka shkuar të takojë grevistët”, njoftohet nga Bulqiza.
    “Jam në gjendje jo të mirë, për të mos thënë drastike. Ne nuk po bëjmë grevë urie të rrimë ditën e të ikim natën. Ne jemi të vendosur të flijohemi nëse nuk plotësohen kerkesat tona”, tha një minator grevist.

    Nje paralele historike me Stari Tergun qe tronditi nga themelet Beogradin

    100 minatorë të tjerë janë regjistruar dhe janë gati që të hyjnë në grevë urie, për t’ju bashkuar kolegëve të tyre, që gjenden prej 5 ditësh në grevë 1400 metra poshtë tokës.
    Sot gratë e minatorëve të Bulqizës që kanë hyrë në grevë urie që prej pesë ditësh, kanë shprehur mbështetje për bashkëshortët e tyre. Ato janë regjistruar dhe janë gati që t’i bashkohen grevës së urisë së baashkëshortëve të tyre.
    Ndërkohë, grevisti Mirdash Neziri,, ka vendosur të rikthehet në ambientet e minierës, për t’u bashkuar me grevistët e tjerë. Ai shpreh vendosmërinë e tij për të vijuar grevën së bashku me minatorët e tjerë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.“Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijoj grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën, me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë do të mbështes shokët në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”, është shprehur minatori.
    Tek po lexoja keto kronika mu kujtua greve historike e 1 500 minatoreve te Stari Tergut ne Kosove per jete me te mire me te lire pa thundren serbe. Ajo tronditi nga themelet Beogradin dhe sundimin gjakatar te kryekasapit te Kosoves e mbare Ballkanit Milloshevic. Ai mobilizoi te gjithe arsnalin e UDB-es gjakatare dhe kolonen e peste te tij per ta shuar ate bashke me autonomine e Kosoves.

    Cfare pret lidershipi socialist… sindikatat… shqiptaret!?

    ” I bëjmë thirrje kryeministrit ta kthejë kokën sa më shpejt nga Bulqiza”, shprehet një tjetër minator. Nuk kishte si te kthente koken nga Bukqiza kryeministri shqiptar. Ishte i zene me kurorezimin e kusarise se votave diten per Diell per tu vjedhur edhe pasurine e djersen, mireqenien dhe jeten jo vetem te tyre por edhe te femijeve te tyre…. per te vjedhur e grabitur Shqiperine me ceten e tij te kusareve.
    Qe kryeministri e kusaret rreth tij kujtohen per Bulqizen vetem nje here ne kater vjet kur u duhet vota e bulqizakeve eshte nje fakt i njohur e teper i hidhur ,,, makaber !
    Jo vetem nje fakt makaber por edhe nje fatkeqesi shqiptare.
    E keqja e madhe eshte se per minatoret e Bulqizes nuk u kujtua deri sot as opozita, as sindikatat as shqiptaret ne teresi.
    Ne vend te shfrytezonte kete shans te arte te ardhur ne nje cast te arte opozita dhe lideri i saj po mbajne zi per humbjen ne tavoline te fitores se dhene nga populli ne kutite e votimit…
    Mos valle opozita, sindiktatat, e majta, shqiptaret presin qe keta greviste te vdesin nga uria dhe mungesa e oksigjenit qe ti nderojne per se vdekuri!
    Apo mos presin ambasadoret qe ti marrin i ti vene ne krye te zgjedhesve e popullit qe ua dha nje fitore plebishitare ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011, por qe nuk diten ta manaxhojne dhe garantojne perballe nje kryekusari si Sali Berisha!?

    Filozofia e sovranit : hekuri rrahet sa eshte i skuqur

    Eshte nje qendrim jo vetem indiferent. Me teper eshte nje qendrim i pafalshem kriminal per cdo qeveri demokratike.
    Edhe me teper eshte i pafalshem ky qendrim i deputeteve, liderve te opozites me Edi Ramen ne krye. Eshte nje qendrim tipik i nje freskozite sic e kam quajtur me dhjetra here tash e mbi dy vjet opoziten e sotme.
    Ne kohen qe rruget e Tiranes dhe te mbare Shqiperise duhet te bucisnin nga zeri i protestes per vjedhjen e votave dhe dhunimin brutal te cdo norme kushtetuese e demokratike ne Shqiperi. ndersa opozita duhet te mobilizonete e udhehiqte te gjitha shtresat me paga mjerimi duke filluar nga policet, mjeket e infermieret, mesuesit… ne rrugen e protestave masive e te vazhdueshme per nje jete me te mire, per paga me te mira, per te ardhmen e femijeve te vet … ajo po fle gjume.
    Opoziten e ka zene gjumi nen gjethet e dafinave te fitores se grabitur brutalisht ne mes te Tiranes e nen hunden e saj nga kryekusari i Shqiperise dhe banda e tij e hajnave.
    A ka sherbim me te madh per qevezine me te korruptuar ne historine e Shqiperise!?
    Ajo ka harruar filozofine e sovranit: hekuri rrahet sa eshte i skuqur! Fituesi vepron si humbes. Opozita vepron si freskozite perballe kusarise se Shqiperise!

    Vraponi burra se s’ka me prite !

    Po priti deri ne shtator sic ka deklaruar me gjysem zeri ose mekur ndonje lider i opozites, grevisteve te Bulqizes do tu jene ftohur edhe trupat nen dhe! Eshte nje sherbim i turpshem ndaj nje qeverie te paturpshme dhe te korruptuar ne cdo qelize te saj.
    Eshte nje atentat ndaj demokracise dhe enderrave te shqiptareve per nje Shqiperi si e gjithe Evropa dhe si Amerika demokratike. Eshte nje oksigjen qe i dhurohet kesaj qeverie dhe kusareve te saj per te pergatitur dhe zbatuar kusarine e ardhshme jo vetem te djerses se shqiptareve por edhe te votave te tyre.
    Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote himni yne kombetar. A thua e ka harruar permbajtjen e tij opozita dhe shqiptaret ne teresi!?
    Eshte vere e nxehte ne Shqiperi! E hekuri rrahet sa eshte i skuqur na meson sovrani…. Ndaj vraponi burra se s’ka me prite ! Bashke me gushtin iken dhe vapa… Zoti na ruajt c’ dimer vjen mbrapa!
    Nderimi me i mire per te vdekurit eshte sherbimi ndaj te gjalleve ! Eshte edhe qellimi me madhor i cdo politike te drejte dhe largpamese !

    Nga Bulqiza dhe nga mbare Shqiperia vjen kushtrimi : Po ku je o Edi Rama e co… !!!

    SHKRUAR E BOTUAR ME 27 KORRIK 2011.-

  9. tezja ny says:

    SALUKU e ka mendjen tek pleniumet ju i qani koken me vogelsira,ku i keni mesuar juve keto gjera????????????Kaq shpejt e harruat ENVERIN??????????Jua rregulloj une qefin juve………………….Nuk asht fare njerzore qe ato njerez te lihen pa perkrahje.Ku eshte shansi i fundit i juaji,mbajeni mend kete.Zhdukni QELBESIRAT nga faqja e dheut.Bashkojuni per nje qellim:VENDOSJEN E DREJTESISE SE POPULLITDHE DEMOKRACISE.

  10. Gjokoli.S says:

    Thone mire – me mire vone se kurre dhe per kete Erion Braçe ka merite te padiskutueshme. Po ,per mua qe me minatoret kam shkuar rinine time sepse me duket shume pak kjo qe po thote z.Braçe, edhe pse eshte me shume se shkrim , nje ULTIMATUM i vertete.
    Do te deshiroja qe ne vend te firmes se Erjonit ( shume e respektoj dhe nderoj kontributin e ketij njeriu ) te ishte firma e Opozites shqiptare ose e Partise Socialiste qè e ka mision pèrkrahjen e kesaj shtrese. Nuk arrijme te orientohemi dot e te marrim vesh se ç’po behet ne kete vendin tone, hallemadh. Minatoret luftojne per mbijetese e ne 1500 m thellesi ndersa ca te tjere, si femijte e kryeministrit, bie fjala , hipotekojne pasurira qindra e qindra miljonshe. Minatoret po e bejne te tyre siç shpirti u’a thote. Eshte detyre e politikes te beje te veten… Po, po ; Seancè e posaçme parlamentare te kerkohet, nga opozita kuptohet.

  11. Kalciani. says:

    Meqense deputeti Brace,i kerkon me ngulme keto te drejta,une theme qe Berisha t’ia plotesoi.Brace eshte nga ata,qe kur Berisha i tha rrugac ne parlament,Ky i’u kthye duke thene-“ate fjale z.kryeminister,palose fute ne nje leter te bardhe dhe mbaje ne xhep”,dhe Berisha ashtu beri,pas ca ditesh vrau nja kater protestues e plagosi dhjetra.Braces i pershtatet nje titull-shume zhurme per asgje-.Si blete punetore e kosheres se ps-se,zukatiet e Tij,nuk bejne mjalte,por veri per Ramen.

  12. Rani says:

    Opozita nuk ka kohe te merret me greva se po pi kafe te kafja e Fidelit dhe do te shkojne sot ne plazh. Kete detyre patriotike opozita ja ka besuar Saliut dhe Saliu si trim qe eshte nuk do ti zhgenjeje.

  13. Kalciani. says:

    Opozita e beri detyren me Bracen,ky shkroi ca gisht leter,iu corre Berishes,dhe ndenji pa u rruar dy dite,qe te duket sikur vuan me grevistet demek.Kjo opozite eshte bere per te qare hallin,dhe grvistet qe po vdesin nen toke,me kote treten per pak drejtesi.As,Rama,nuk degjon nga ai vesh.Pas “mbrojtjes” heroike qe i beri votes se popullit,tani do pushoje ca edhe Krietari i opozites.Berisha,as e rruan,as e qeth,por lahet ne detin Jon,me mendje tek rekordet e notit qe ka thyer.

  14. Kalciani. says:

    Pas “lodhjes” zgjedhore,ajka e Ps-se e cila fjeti gjume ne Kqz-ne qendrore dhe ne freskin e fshatit(te cilat i humbi te dyja me procedura),tani ka marre pushime te gjata,dhe shullehet nen diellin e Jugut.Aq shume eshte konsumuar Rama,sa s’munde te dale ne mbrojtje te grevisteve,por ia ka lene kete “detyre” Braces,i cili vdes per nje cike “protogonizem” dhe publicitet.Partia me e madhe ne Shqiperi,nuk ka ndonje ide konkrete per fatin e minatoreve,por ia le inisiativen Berishes,te intrigoje ne funde te galeres.

  15. Kalciani. says:

    Ne fakt,Ps-ja,ka nje “ekip” ne sherbim,i cili i ngjan sherbimit 24-oresh te oficerit te rojes ne Komisariate,i cili ngre dhe ul telefonat,mbane ndonje shenim,por qe as nje pordhe s’bene dote pa leje te Kryetarit.Frika e rreshtit,i ka demtuar aq shume mendjet e Ps-se,sa po le shterpe opoziten shqiptare.Nuk ndihen as,bashkaleancat,qe me sa duket u lodhen duke i mbajtur “tauzin” Rames.Tredhja e Ps-se,i ngjane kastrimit te Grupit Parlamentare te Pd-se dhe Kryesise se Re te Pd-se.I ka zene vapa,po presin “freskun” e Shtatorit.Mbase do jene gjalle edhe grevistet deri ne Shtator!?

  16. SKENDERBEU says:

    DISA IDOTA MENDOJNE QE DHE ATJE KU BEN MUUUUU TE GJEJNE FAJIN PER OPZITEN DHE JO QEVERINE MAKUTE.OPOZITA NUK BEN MIRE QE NUK SHFRYTEZON RASTIN PER TE DEMASKUAR QEVERINE POR NUK ESHTE AJO QE E KA SHKAKTUAR GJENDJEN E VESHTIRE TE MINATORVE DHE ATA NUK I KERKOJNE GJE OPOZITES PERKUNDRA KERKUAN TE MOS POLITIZOHEJ NGJARJA NGA OPOZITA . SHKAKTAR I GJENDJES ESHTE QEVERIA SHTETI DHE ACR-JA DHE MINATORET JU KERKOJNE ATYRE TENDREQIN GJENDJEN,KURSE ATA THEKEN DHE TALLEN NE DJELL NE MES TE SHESHIT.SAKRIFICA E MINATORVE DHENTE REZULTAT DHE DHENTE ZOTI NDIKON TE ZGJOJE NGA GJUMI POPULLIN TONE TE FJETUR NGA HASHASHI I” DEMOKRACISE” QE MBOLLI SALI BERISHA.

  17. nje historian says:

    Kjo situate kaq e ndere sociale e punetoreve te bulqizes lidhet pa dyshim me gjendjen konkrete te atyre punetoreve te mjere,te cilet arrijne deri ne kete pike ,ku vene ne rrezik jeten per te miren e femijeve te tyre.Nuk ka asnje dyshim per drejtesine e tyre dhe ne perputhje me normat ligjore po organizojne nje proteste e cila duhet te merret ne konsiderate nga e ashtuquajtura qeveria shqiptare,e cila ka edhe detyre edhe legjimitetin per tu dale zot popullates qe e paguan.Por tani e dime se kush eshte qeveriae sotme.Kjo eshte kryesisht antipopullore.E keqja me e madhe e kesaj qeverie te djallezuar eshte se i fsheh veprimet e sj nen jijen e politikes.Faktikisht qendrimi ndj greves duket edhe si nje gracke qe i ngrihet opozites per ta vene perpara fakteve agresive ne syt e botes.Megjithate ,opozita duhet te jete e guximshme per dy arsye kryesore.Ne radhe te pare ajo shpalos konkretisht duke e vene ne zbatim programin e saj ne interes te mbrojtjes se interesave te punetoreve dhe te popullit.dhe nga ana tjeter eshte ne lonjen per arritjen e qellimeve politike pa asnje lekundje.Dihet historikisht qe opozita duhet te cfrytezoje me guzim dhe pjekuri situatat dhe gabimet e pozites.Pare ne kete kend veshtrimi,opozita duhet te angazhohet ne menyre energjike qe te sensibilizoje tere popullin ne mbrojtje te atyre minatoreve ,qe ta vere qeverine ne daren e hekurt te kontrollit popullor.Kjo qeveri duhet te provoje me te vertet rolin e opozites dhe te popullit shqiptar ne shterngimin qe i behet per te kryere detyren para ketij populli me te cilen po tallet nder vite.Prandaj ,z.Rama merre guximin dhe beji thirrje tere faktoreve opozitare te bashkohen per nje veprim konkret politik dhe rrezojeni qeverine jo legjitime te sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje