Nga heronj në frikacakë. Përse minatorët kilianë janë bërë njerëzit më të urryer?

8 Gusht 2011, 12:48Politika TEMA

Minatorët kilianë, që u shpëtuan pas 69 ditësh qëndrimi nën tokë të bllokuar, janë bërë shënjestra kryesore e protestuesve anti- qeveritarë në Kili.

Protestuesit hodhën fruta dhe gurë ndaj tyre, ndërsa po përkujtohej 1 vjetori i aksidentit.

Shumica e 33 burrave që u shpëtuan tetorin e shkuar, u bashkuan me presidentin Sebastian Pinera në inaugurimin e një muzeu për shpëtimin e tyre.

Por aktiviteti u la në hije pas përplasjes mes policisë në një anë dhe studentëve, mësuesve, ambientalistëve dhe disa minatorëve në anën tjetër.

Disa aktivistë hodhën portokaj dhe molla në drejtim të minatorëve, duke i akuzuar se janë bërë shumë të afërt me qeverinë.

Aktivistët po protestojnë për një sërë çështjesh, përfshi pagat dhe edukimin, dhe kanë akuzuar minatorët se janë bërë njësh me qeverinë e Pinerës.

Ata thonë se minatorët po bëhen të pasur me një padi prej 14 milion euro që kanë ngritur ndaj autoritetit që kontrollon sigurinë në miniera.

Gazetat kiliane kanë kritikuar sulmin ndaj minatorëve. Ata thonë se është e turpshme kur dihet se çfarë kanë vuajtur ata. Po ashtu, vetë minatorët janë terrorizuar nga ky veprim. Një psikolog, që ishte në ekipin që shpëtoi minatorët, tha se sulmi ishte çmenduri.

Minatorët kanë vlerësuar Pinerën për shpëtimin e tyre. Ky veprimi i rriti pikë presidentit. Por tani popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm dhe vendi është zhytur në protesta.

5 komente në “Nga heronj në frikacakë. Përse minatorët kilianë janë bërë njerëzit më të urryer?”

  1. anticensurë says:

    bravo protestuesit!
    minatorët e shpëtuar duhet të jenë krah i demostruesve dhe krah i një presidenti që për rreklmë bëri tërë atë rrëmujë për shpëtimin e tyre!
    ata pritet të fitojnë një shimë të madhe dhe kështu që e ndjejnë veten në radhën e shtypësve dhe jo më të të shtypurve siç ishin një vit më parë!ata harruan për një kohë shum të shkurtë përse përfunduan të bllokuar për 69 ditë!ata harruan se masa e madhe e minatorve është e rrezikuar të bllokohet si ata çdo ditë!ata harrojnë se ajo masë protestuesish ka vetëm 33 njerëz më pak,por prapë
    do ti fitojë të drejtat e saj!

  2. Genti says:

    si “grevistet” e dhjetorit…kukulla te Ramiz Alise dhe Sali shpelles

    1. dorand says:

      Disa ama e nuhaten qe athere se Saliu Bjeshkve jo te namuna ishte Kali i Trojes se Ramizit. Po s’kishin cti benin u larguan jashte vendit.

      1. Opozitari i vertet says:

        Ne ate kohe une kam patur nje komshi,i cili asaj kohe punonte ne nje dege te brenshme,dhe kishim mardhenje reciproke,ai ishte djal me horizont,dhe vinte nga nje familje te vjeter Tiranse,ne ate kohe ai ishte bere nen kryetar ne ate dege,dhe une e takoje rastesishte ne Tirane,dhe e ftova per nje kafe,nder te tjerash ne bisede,ai me tha se kishte ardhur ne Tirane,se jetonte andej me familjen,se kishin bere ne takim me Ramizin,ishin ditet e protestave te studentve,dhe ne kete takim kishte qene ministri i brendshem,i asaj kohe,dhe porosia kishte qene qe kur te venin neper rethe te mernin takim me bashkepuntoret,informatoret,apo hafijet quani si te doni,dhe keto te hyjne ne Partine Demokratike te porsa krijuar,dhe ai ne kofidence me tha se kishte bere nje liste te gjate,ku per cudi nuk ishin njerez te rendomte,por mjek,mesues,gazetar lokal,shitsa,llogaritar,pra nenpunes me nivel,dhe ky miku im me thoshe se do ti drejtojne qe te antarsohen ne Partine Demokratike,me qellim qe te marin kontrollin e saje.Une ateher nuk ja vura veshin asaj bisede,por sote mbas kaq vitesh une vertetova fjalet e atije buri i cili aktualishte eshte jashte shtetit,ja doli Fahari Balliu,me pseudonimin Ushtari,Prec Zogaj,po sa e sa te tjere,ne nje rrethe ishte nje mjek me pseudonim qe uzurpoi partine,pra P.D eshte shtojce e ish sigurimit te shtetit te asj kohe,krijuar me dobicllek nga Ramiz Alia me kompani.

  3. geri says:

    vetem se ka nje ndryshim te madh ky presidenti beri c’mos te ua shpetonte jeten. ndersa saliu po ben te kunderten po ua merr jeten ne menyren me te keqe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje