Para vizitës në Kroaci e Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel thotë fjalë të qarta: “Nuk ka perspektivë evropiane për rajonin, pa përpjekje të të gjitha palëve, me gjithë plagët e së shkuarës. Dialogu me Kosovën duhet të rinisë”.
Në mesazhin javor përmes videos, kancelarja gjermane, Angela Merkelështë fokusuar tek vizita e saj në Kroaci dhe Serbi. “Javën e ardhshme – të hënën dhe të martën unë do të vizitoj rajonin, i cili në vitet e shkuara ka qenë pjesë e shumë kryetitujve në Evropë. Do të shkoj në Kroaci dhe më pas në Serbi.”
Merkel shprehet se të gjithë ende i kujtojmë me siguri konfliktet e tmerrshme që kaluan vendet e ish-Jugosllavisë. Asokohe u bë e nevojshme një ndërhyrje ushtarake e NATO-s, dhe Gjermania u bë pjesë e këtij misioni paqeje. Por njëkohësisht ishte e qartë, që konflikti nuk mund të zgjidhej vetëm me mjete ushtarake, thotë Merkel.
Vullnet i patundur për të zgjidhur konfliktet vetëm paqësisht
“Për këtë arsye është e nevojshme, që në vëmendjen tonë politike edhe sot – si dhe në vitet e fundit – ta mbajmë të drejtuar nga ky rajon. Një rëndësi të veçantë pati vendimi i Këshillit të Evropës në Selanik në vitin 2003, i cili i ofron të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë një perspektivë evropiane. Por kjo nuk mund të bëhet pa kushte.”
Kancelarja Merkel bën të qartë se çfarë kërkohet nga Evropa. – “Ne duam krahas respektimit të parimeve të Bashkimit Evropian, natyrisht edhe vullnetin e çdo vendi në veçanti që të bashkëpunojë në fqinjësi të mirë, të zgjidhë konfliktet në mënyrë paqësore e në respekt ndaj njëri-tjetrit.”
Sllovenia, si vendi i parë ia doli dhe është sot një anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, dhe ka futur gjithashtu euron si monedhën e saj, shprehet kancelarja Merkel. Kroacia në vitet e fundit ka zhvilluar bisedimet e anëtarësimit, dhe ato u mbyllën këtë verë. “Për këtë arsye, unë do të flas me kryeministren e atjeshme para së gjithash për vazhdimin e procesit të ratifikimit nga shtetet e tjera anëtare dhe për detyrat, që ka përpara Kroacia deri në anëtarësimin në BE.”
Për Serbinë fjalë të qarta: Dialog me Kosovën
Kancelarja Merkel në mesazhin përmes videos i kushton vëmendje të posaçme edhe vizitës në Serbi. “Natyrisht unë gëzohem edhe për vizitën nëSerbi, sepse Serbia dhe Gjermania kanë me njëra-tjetrën marrëdhënie të mira bilaterale. Serbia ka bërë arritje të konsiderueshme në muajt e vitet e fundit për të përshkuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.” Këtu bën pjesë para së gjithash, arrestimi i të dyshuarit për krime lufte, Mladiç dhe Haxhiç dhe ekstradimi i tyre në Tribunalin e Hagës, shprehet Merkel.
Kancelarja gjermane i vlerëson këto procese gjyqësore si të një rëndësie të madhe, me qëllim të ballafaqimit të vërtetë me krimet e së shkuarës në rajon. Dhe pa këtë ballafaqim me të shkuarën nuk do të ketë paqe në rajon, shprehet Merkel.
“Nga ana tjetër sot ka sërish tensione mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dhe për këtë arsye do të jetë njëra nga detyrat e mia, që të bëj të qartë se dialogu me Kosovën duhet të rinisë sërish. Nuk ka perspektivë evropiane për këtë rajon, po qe se nuk ndërmerren të gjitha përpjekjet, megjithëse plagët e së shkuarës janë të thella dhe ende vazhdojnë të dhembin.”
Tek ky rajon bëhet e qartë: Evropa është një vepër paqeje, thekson Merkel. “Dhe ne e shohim, se sa shpejt mund të rikthehen trazirat e armatosura në një rajon të tillë. Dhe për këtë duhet të ekzistojë gjithmonë vullneti i patundur i anëtarëve të Bashkimit Evropian, – i atyre, që janë ndërkohë anëtarë prej kohësh dhe i atyre, që duan të bëhen pjesë e jona – që konfliktet me njëri-tjetrin zgjidhen në mënyrë paqësore – me dialog dhe në frymën e parimeve të shtetit ligjor. D.Welle
z.merkel,ata ishin te chapit e te vrapit,por tani ata qe nuk respektojne dialogun e dergojne forca speciale jane kosovaret,si kerkon nga nje serb,qe edhe babagjyshi i tij ecte mbi kale ne monopate nga prishtina ne beograd pa patur asnje leter,nipi i tij te kete letra te kaloje,ne rast se jeni sekretarja e pare e okb se me fal,ne rast se je perfaqesuesja e atyre qe prune hitlerin ne fuqi dhe jo vetem asnjehere su denuan,por edhe sot tentojne te bejne te njejten gje,eshte ndeyshe dhe per respektin qe kam per popullin tuaj sdua te te komentoj me.
Mos komento se po na merren mendte.
Zoti Enh!
Nuk deshiroj te prononcohem per te kaluaren e hidhur ndermjet neve dy popujve.Te paret tuaj erdhen nga Karpatet ne Sinxhid (sot Beograd) mbas shekullit te 7-te para eres se re.Eshte e kuptueshme qe ju nuk i doni Shqiptaret pasi i vrate i gjakoset dhe ju moret çfare kishin jo nje here por me dhjetra here. Ju nuk mundet ti ndaloni rrahjet e zemres Shqiptare pasi ne jemi pasardhes te Ilireve dhe jetojme ne trojet e te pareve tone dhe do te mbijetojme vazhdimisht. Ne jemi njerez paqesore asnjehere dhe askend nuk kemi sulmuar. Por eshte e vertete ajo qe thoni juve se te paret tuaj kane bridhur me kuaj monopateve jo te Kosoves, por te Azise,por fatkeqesisht tani ,ty, qe shikon endra me sy hapur te duken si monopatet e Kosoves. Ndersa Europa dhe Gjermania ne veçanti kane obligimin te ruajne stuskuone dhe te riparojne sa eshte e mundur padrejtesite historike qe ju bene Shqipetareve duke ju copetuar padrejtesisht trojet e tyre ne shekullin e XIX per te kenaqur lakmine vampireve fqinj.
Ti duhet te kuptosh qe nuk jenmi juve problemi i Ballkanit ,po te tjeret qe kene probleme te hapura me te gjithe fqinjet e tyre. Bota nuk mund te toleroje me padrejtesite qe Politika Serbe beri gjitheandej me fqinjet e saj.
Ju duhet ta kuptoni tashme qe bota progresiste e ka lene pas urrejtjen dhe perparon duke ndertuar nje Europe paqesore qe i sherben bashke ekzistences, pa trazuar njeri tjetrin, pa lakmi teritoresh.Sa per Gjermanine ,Ajo eshte nje shtet tejet demokret , eshte motorri i Europes ,eshte kopeshti i shkencetareve me te medhej boterore dhe nen drejtimin e Kancelares, Zonjes Merkel, Gjermania po mban barren me te madhe ne ndertimin e asaj Europe qe ne te gjithe e deshirojme aq shume.Gjermanet jane njerez korrekte dhe te dedikuar ne perparimin boteror e ate njerezor, jane shkeputur njehere e pergjithmone nga diktatura e kaluar naziste.
Ti ke degjuar per masakrat e kaluara qe Serbet kane bere ne dem te gjitjhe fqinjeve te tyre, po ashtu ti i ke jetuar edhe ato qe beri Slobodani ne Kosove. Eshte koha ti japim fund urrejtjes, duhet te ndertojme bashkejetesen duke zbatuar ligjet dhe kerkesat e veçanta qe vendet , shtetet, kane vendosur per njeri tjetrin.Kosova eshte nje shtet demokratik , me nje kushtetuten me perparimtare per te drejtat e njeriut.Le te jetojme jeten tone aty ku jemi, te gezojme jeten dhe te drejtat tona, duke zbatuar njekohesisht edhe ligjet e shtetit te Kosoves. Jemi Ballkanas dhe duhet te harrojme e flakim titje urrejtjen e kaluar qe ushqyen per interesat e tyre perandorite qe tashme kane vdekur, le te nderojme jeten tone nen fqinjesine e mire dhe reciprocitetin e perbashket .Jeta eshte vetem nje here .duhet ta gezojme te gjithe qte duke respektuar njeri tjetrin.
O zoti Enh,
Ju lutem me lejo tju them nje kritike te shendoshe sa i perket komentit tuaj.
Sa ronde qe qeke plako !!!