Përshtypjet e një shqiptari që ka njohur Muamar Gadafin

1 Shtator 2011, 10:15Politika TEMA
Përshtypjet e një shqiptari që ka njohur Muamar Gadafin

Gjinishi-Gadafi

Nga: Lorenc Vangjeli

Përshtypjet e një shqiptari që ka njohur kolonel Gadafin në ditët e tij me shkëlqimin e pushtetit dhe si e sheh tashmë rënien e diktatorit libian. Paralele të jashtëzakonshme mes njeriut që sundoi Libinë dhe qeverisjes së doktor Berishës në Tiranë. Ermir Gjinishi dëshmon të vërtetën e tij: Autokratët janë të gjithë Gadafë
Kur dhe në çfarë rrethanash e ke njohur kolonel Kadafin? Cilat kane qenë përshtypjet e para të një njeriu që vinte nga një diktaturë komuniste për një njeri që ishte zot absolut në vendin e tij dhe armik me gjithë Perëndimin e SHBA-në?
Ishte tetori i vitit 91 kur shkova në Tripoli për studime. Tripoli ishte një qytet i madh, krejt ndryshe nga Tirana, me 1 milion banorë. Libianët ishin shumë miqësorë. Natyrisht që edhe infrastruktura nuk krahasohej me ne. Ishte kryeqyteti i një shteti që renditej në 10 vendet më të mëdha të botës në eksportin e naftës. Si një qytet mesdhetar Tripoli kishte të ndërthurura në arkitekturën e tij atë romake, osmane, arabe dhe moderne. Ajo që më ra në sy që në ditën e parë ishin portretet, banderolat e posterat me fytyrën e Gadafit që vareshin kudo. Diku si ushtarak, diku si beduin, si traktorist, si kalorës, si inxhinier, me role pa fund; gjithë muret e Tripolit ishin ekspozita e kolonelit. Në kanalin shtetëror televiziv në të shumtën e kohës fliste vetëm Gadafi ose flitej për të, sidomos në edicionet e lajmeve që fillonin e mbylleshin me të, njëlloj siç ishte TVSH-ja jonë, e cila formatin e lajmeve thuajse nuk e ka ndryshuar, e mban edhe sot si “relike”. Kjo mjaftonte që të kuptoje fare qartë që Gadafi ishte autokrat, diktator si ish-diktatori ynë, por që Libia nuk ishte aq e varfër si Shqipëria jonë, por libianët ishin po aq të shtypur sa ne. Në takimet e tij, nëpër kongreset popullore, gjithë kohës fliste vetëm për politikën ndërkombëtare, për imperializmin amerikan, për kolonizatorët evropianë dhe për popujt e shtypur të botës. Këtu më dukej vetja sikur isha në Shqipëri, por në një Shqipëri ku flitej arabisht. Fjalët e tij ishin vrer dhe urrejtje pa fund për pjesën më të madhe të botës. Natyrisht që notat pozitive për Rusinë, Fidel Kastron, Titon etj, shfaqnin qartë orientimin politik të kolonelit. I pëlqente shpesh të krenohej për ditët e revolucionit “Fatah”, më tepër se heroizmi i popullit libian kundër fashizmit italian. Në fakt, të gjithë diktatorët e kanë luajtur fort kartën e nacionalizmit, por në faqet e historisë mbeten shkatërrimtarët më të mëdhenj të kombit të tyre. Me delirin e madhështisë, Gadafi hiqej si shpëtimtari revolucionar i popullit libian dhe garant i përparimit të vendit. Kuptohej qartë se për të historia e Libisë fillonte tek ai. Gadafi ishte Libia, Libia dukej se ishte Gadafi. Ai ishte mbi ligjin e institucionet, i paprekshëm. Kush fliste apo mendonte ndryshe nga koloneli, i bëhej jeta e vështirë ose i ndërpritej. Për herë të parë Gadafin e kam parë aty nga viti 94´ gjatë një takimi me studentët në Tripoli. Gadafi kishte gjetur armiq të rinj, pas embargos që ishte vendosur mbi Libinë. Protagonizmi kriminal i Gadafit e kishte futur Libinë në listën e vendeve terroriste për shkak të financimeve që i bënte grupeve terroriste kudo nëpër botë, dhe për këtë, atij i duhej të gjente “armikun”, i cili këtë herë ishte OKB-ja. Gjithnjë mendjemadh, i egër e arrogant, me një vetëkënaqësi të dukshme. Gjithmonë i ka pëlqyer vlerësimi superlativ i vetes. Vetëshpallej herë si lider i të gjithë arabëve, herë si lider afrikan e herë si lider fetar madje edhe si lider revolucionar botëror. Në personalitetin e tij bashkoheshin shumë cilësi të njeriut inferior. Herën e fundit e takova Gadafin para një viti në Babul-lAzizije, në bunkerin rreth 7 kilometra katrorë ku ishte fshehur këto ditë. I plakur, me një zë të ngjirur, por sillej njëlloj. Mbajti një fjalim si të ishte një lider fetar i përmasave botërore. Në Tripoli kishte filluar të shfaqej dhe portreti i Sejfit, djalit që pregatitej të trashëgonte fronin, i cili virtualisht hiqej si njeriu i reformave të mëdha, por realisht, përveç ndërtimeve, Libia kishte mbetur po në atë llum politik. Libianët vazhdonte ti ndiqte mallkimi i Platonit: “Një prej dënimeve për mospjesëmarrjen në politikë është se përfundon të qeverisesh nga inferiorët”. Të gjithë inferiorët bëjnë të njejtin gabim kur kanë pushtet, e mbushin boshllëkun intelektual me forcën e pushtetit që degradon në dhunë e krim.

E njihte Shqipërinë dhe për çfarë interesohej të dinte për të?
Gadafi si tip, fliste për gjithçka dhe për çdo shtet. Imagjinoni se çfarë saktësie mund të gjesh në fjalët e tij. Njerëzit që kanë këtë mënyrë komunikimi, e kanë më të vështirë të fshehin injorancën se sa të tregojnë mënçurinë. Natyrisht fliste edhe për Shqipërinë, për diktaturën komuniste. Eshtë interesante se si diktatorët përdorin argumente të një diktature si vetja dhe i servirin si kundërargument tek populli i tyre, për të krijuar kontrastin. Sigurisht që Llibia nuk ishte komunizëm në ideologji, por kishte po të njëjtën marrëdhënie tiranie si komunizmi me popullin. Kam përshtypjen se në mungesë të marrëdhënieve të mira me shtetet e BE-së, gjithmonë është përpjekur të krijonte miqësi me shtetet e vogla si ne, për ti lançuar përpara syve të libianëve si të mëdha, për shkak të pozicionit gjeografik. Shqipërinë i pëlqente ta citonte si një popull musliman autokton, me natyrë të bukur, por “pikë të dobët” në rajonin tonë kishte ish-Jugosllavinë ku edhe ka studiuar.
Si gjykoni, çfarë e ka kushtëzuar më së shumti atë individ në metamorfozën e tij, të ngjashme me shumë diktatorëve të tjerë, që vijnë në drejtimin e një vendi si shpresë dhe largohen si ankth?
Inferioriteti është armiku më i madh i një pushtetari. Tek Gadafi kjo ndjesi lidhet me origjinën e prindërve e tij. Atë e ka ndjekur nga pas kaluara e tij e dyshimtë të cilën nuk e mbulonte dot në sytë e libianëve. Zyrtarisht ai është i biri i Ebuminiar El-lGadafit, por ajo që flitej nën zë në Libinë e djeshme ka filluar të dalë në horizont. Po dalin të dhëna nga personalitete të larta të qeverisë kombëtare të tranzicionit se Gadafi është biologjikisht me origjinë italo-hebre dhe Ebuminiari është vetëm adaptuesi i tij. Edhe në Izrael këto ditë kanë dëshmuar në media të njejtën gjë disa izraelito-libianë. Kuptohet që njerëz të tillë kanë ngarkesa emocionale që ndikojnë direkt në sjelljen e tyre dhe në qëndrimin që mbajnë me të tjerët. Egocentrizmi, joshja që të ofron pushteti kohëgjatë është rrezik për të gjithë njerëzit. Në psikologjinë e tyre krijohet sindroma e bindjes se vetëm ata janë të aftë të udhëheqin. Vuajnë nga deliri i madhështisë. Zhvishen nga humanizmi njerëzor dhe pushtohen nga pangopësia djallëzore dhe siç thotë gjermani i madh Gëte: “Uria shpie në grep dhe peshqit më të mëdhenj”. Hiqen sikur kanë çliruar botën por janë pikërisht këta që po ia marrin frymën botës. Mendojnë të ndryshojnë botën, por asnjëherë për të ndryshuar veten. Pozicionimi i tij politik përkrah vendeve të lindjes, udhëheqësit e të cilave qëndruan gjatë në pushtet, pa dyshim që ka ndikuar tek ai. Rënia e sistemeve të lindjes me të cilat ai ishte aq i lidhur nuk ja cënoi vlerësimin që kishte për ta. Nuk i quajti kurrë të dështuara ato rregjime, por bënte fajtor Perëndimin për përmbysjen apo transformimin e tyre. Koloneli erdhi në pushtet me një grusht shteti dhe e quajti revolucion popullor. Udhëheqës të tillë kanë qëndruar gjatë në pushtet. Në Libi sovrani ishte fasadë. Formimi i tij ishte ushtarak dhe në shumicën e rasteve ushtarakët janë rrëzuar nga pushteti me kosto të lartë për popullin e tyre. Meqenëse vijnë në pushtet me plumb e gjak e kanë të vështirë të largohen paqësisht me votë.
Shumëkush nxiton të thotë se Shqipëria nuk është Libi dhe zoti Berisha nuk është Kadafi, por ju realisht, a shihni paralele mes dy rasteve? Kam parasysh edhe gjuhën pothuaj identike që kanë përdorur të dy, zoti Berisha mbas demonstratës që u mbyt në gjak në 21 janar dhe Kadafi me nisjen e protestave në Libi?
Natyrisht që Shqipëria nuk është Libi, por ne si një pjesë e konsiderueshme e vendeve të rajonit vuajmë nga “gadafizmi”. Nuk është nevoja që këtu të kemi Gadafin për të qenë Libi. Autokracia, despotizmi dhe kulti i liderit në demokraci është gadafizëm. Autokratët dhe diktatorët kanë fytyra të ndryshme, por të njëjtën formë sjellje. Ka plot paralele të ngjashme midis Kryeministrit Berisha dhe Kolonelit libian. Kolonel Gadafi i zhduku të gjithë shokët me të cilët përmbysi sistemin e mbretit Idris, sot në PD nuk është më asnjë nga themeluesit e saj. Ndoshta Çurçilli kishte të drejtë kur thoshte se komunisti antikomunist është më i keq se një komunist. Ne i dhamë fund komunizmit në 90-ën, por jo mendësisë së tij. Akoma dhe sot forca e pushtetit shtyp forcën e ligjit. Tentakulat e atij sistemi po i vuajmë edhe sot në këtë demokraci të brishtë me institucione të deformuara, me një drejtësi të përçudnuar, ku vesi trajtohet si virtyt dhe virtyti si ves. Të dy janë bërë liderë në ndërrim pushtetesh dhe duan të qëndrojnë gjatë ngase i duket se këta e ndryshuan sistemin dhe këtyre u përket dhe vetë sistemi. Një miku im më thotë gjithmonë se ne kemi dy republika, Republikën e Kryeministrit Berisha dhe Republikën e Shqipërisë. Sa herë preken interesat e të parës, shkatërrohet e dyta për të shpëtuar të parën. Kjo u pa në 97-ën. Pushteti i mbrapshtë i asaj kohe për pak na çoi në luftë civile, këtë kërkon dhe Koloneli të arrijë në Libi. Avionë shqiptarë u urdhëruan të bombardonin popullin e tyre, por refuzuan dhe morën azil në Itali njëlloj si pilotët libianë që refuzuan urdhrërat e kolonelit dhe u ulën në Maltë. Doktori dhe Koloneli janë të dy ruralë dhe kjo i mundon dukshëm dhe bëjnë të pamundurën për të mos u dukur të tillë. Doktori del në TV me I-Pad, kurse Koloneli me shkop golfi. Institucionet e Libisë ishin banda të Gadafit. Në fillim të viteve 90-të shërbimi libian zhduku Al-lSadrin, një personalitet Libanez, siç zhduku SHIK-u i Berishës Remzi Hoxhën. Të dy kanë personalitet të dyfishtë. Gadafi fliste gjithë ditën kundër Izraelit, madje i quante tradhtarë ata që bashkëpunonin me të, nga ana tjetër ishte furnizuesi i parë me naftë i Izraelit. Berisha akuzonte opozitën shqiptare si tradhtare e antikombëtare dhe nga ana tjetër shkelte embargon dhe i shiste naftë Serbisë. Kanë alergji nga godinat e sistemeve të kaluara dhe i prishin, ngaqë kanë komplekse me të kaluarën e tyre. Kolonel Gadafi prishte godinat e kohës së Mbretërisë, Berisha kërkon të prishë piramidën. Edhe Koloneli edhe zoti Berisha flasin shpesh për sistemin e kaluar, por që të dy kishin funksione të rëndësishme, njëri si sekretar partie, tjetri si Gjeneral ushtrie. Që të dy vetëmburrjen e kanë pjesë të patjetërsueshme të katakterit. Muamar Gadafi me Çavezin në krah dilte ne televizionin libian the thoshte: Libia dhe Venezuela janë dy vende që njohin vetëm fitore. Zoti Berisha me ish-kryeministrin Kinez në median tonë deklaronte se PK e Kinës dhe PD e Shqipërisë njohin vetëm progres. Gadafi shpesh përdorte fenë dhe klerikët për të forcuar pushtetin e tij, zoti Berisha, me ndërhyrjen e segmenteve pranë tij, e ka kthyer K.M.Sh-në në nëndegë të selisë së partisë tij. Koloneli qeveriste Libinë bashkë me familjen e tij, Berisha shpesh është akuzuar në media se bën të njëjtën gjë. Të dy tentojnë të trashëgojnë pushtetin tek njerëz që u besojnë dhe që u përputhen karakteret.. Koloneli po pregatitej t´ja delegonte pushtetin të birit Sejfit, zoti Berisha, siç përmendet shpesh në media po pregatit si trashëgimtar djalin e tij politik, zotin Basha.
Kulmi i ngjashmërisë ndërmjet tyre padyshim është 21 janari. E njëjta sjellje. Të dy përdorën dhunën dhe armët për të shtypur demonstruesit. Pati të vrarë e të plagosur. Pati fjalime identike: Gadafi në ditën e tretë të protestave në Bengazi tha: “Ka qenë një konspiracion shumë i rrezikshëm, por unë dua t’u them se Libia nuk është Egjypti apo Tunizia”. Berisha tha se puçistët kanë dashur të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe duhet thënë se kanë bërë pak dëm. Por ata harrojnë se Shqipëria nuk është Tunizia.
Ditën tjetër Koloneli vazhdoi: “Janë me dhjetëra mijëra vetë që janë nisur drejt Tripolit, sepse duan që të mbrojnë kryeqytetin, Libinë, Gaddafi-n. Nuk kam pse të mbaj sekrete. Janë me mijëra autobuzë që janë nisur nga rrethinat për të ardhur këtu”, zoti Berisha tha: “Me mijëra mesazhe më erdhën dhe të gjithë ishin të gatshëm që të mbronin demokracinë kundër puçistëve”.
Në të dy rastet kemi po të njëjtën gjuhë. Koloneli i quante demostruesit libianë minj, rrugaçë, kokëpalarë, kriminelë, rrugaçë dhe fliste për një konspiracion puçist, e njëjta gjuhë kërcënimi u përdor dhe nga Kryeministri Berisha. Në këtë pikë duhet thënë se zoti Berisha me thikat me helm dhe çadrat pistoletë ia kaloi Kolonelit në fantazi. Për të mos e zgjatur në një gjuhë despotësh dhe grahmat e fundit janë të ngjashme.

27 komente në “Përshtypjet e një shqiptari që ka njohur Muamar Gadafin”

  1. alban says:

    Po pse more z. Gjinishi e takove z. Gadafi…? Si, me cfare motivi e takove apo te priti ai ty…? Ketu ka dicka, mos fshih…!!! Pastaj si shume e paske ulur koken afer preherit te tij…Kjo s`me duket nje interviste e thjeshte mua…Hajt shendet e te mira z.Gjidafi ….

    1. fule says:

      Berisha = Gadafi o banke, ke gje te thuash ketu _ apo u dhjeve nga krahasimi si dy pika uji.

      1. xha Kasua says:

        fule, po alban(a)i eshte ekspert i gojores dhe i shkon mendja ku i dhemb dhembi, ndaj i ben pyetjet Zotit Gjinishi, ketij djali te respektuar qe ka folur shume qarte. Alban(a)i (ndryshe quhet Apokalipsi, tourkofagos apo shpellarfagos), punon prane Janullatosit si……e kupton vete ti.. pune me perkulje.

  2. Vlora says:

    te dy jane shume te ngjashem, pothuajse jane nje…..por ndryshimi qendron se: me ta perendimi sillet ndryshe,,,,,per gadafin dha mbeshtetjen absolute per ta rrezuar …
    ndersa per berishen po jep mbeshtetjen absolute per ta mbajtur……………………….

  3. stalinsali says:

    Hahahahaa. Paralelizme teper e goditur me diktatorin Sali Berisha.

    1. tourkofagos says:

      leri file paralelizmat,por e perbashket e tyre[gadaf,sali,gjinish]eshte gjaku arab dhe pa harruar,normalisht marmiden………

      1. stalinsali says:

        Hahahahaa, prape ti file. Ne nje vrime i bie gjithmone. Paralelizma dhe te perbashketa njekohesisht.
        Jasou

  4. Bamka says:

    Pershtypjet e Lorenc Vangjelit ne gojen e nje shqiptari qe paskesh qene pjestar ne nje mbledhje ku ka folur Gadafi. Shkrimi eshte modeli letersise se perroit psiqik, ku autori vet pyet dhe vet pergjigjet. Dhe cfare pergjigje … ashtu sic ja do zemra. Te lumte Vangjeli, jepi, se edhe pak te duhet per te “zbuluar ameriken”!…

    1. shpellarofagos says:

      Mos ski frike se gjithsesi ne Libi ka shume me pak shpellare se ne Shqiperi, ndaj yxhymmm perpara.

  5. geno says:

    si eshet e mudnur, qe te gjtihe keta qe kane lepire duart dhe bythen e Gedafit tani e peshtyjne. Po ku Gjinishi qe ishte student i thejsht ne Tripoli, si ka mundesi qe arriti te takohet me gedafin dhe kushe coi atje? Apo iu da ndodnje detyre. ndaj e shikojme shpesh keet gjinishin qe del ne ekrane dhe mbron saliun e gjendet ne darkat qe shtron Saliu

  6. ristani says:

    Bravo dhe te lumte mendja o Ermir. Analize me te gjetur nuk ka. Ke thene vetem te verteta, por kur do ta pesoje dhe gedaji jone si ai i Tripolit besoj se do te jete vone. Opozita nuk degjohet ne keto gjemime te uikiliksit. Nuk dime si te sillemi me kete opozite qe vetem e tille nuk eshte. Duhet te bashkohemi rreth opozites se z. Mero.
    Edhe nje here te falenderoj per kete interviste.

  7. xha Kasua says:

    Shume sakte Zoti Gjinishi. Vetem se tek fundi duhet te ishe ndalur pak me shume. Si Gadafi do ta haj dhe sal ram pall gerdeci, si fillim do shofi si do i shkojne femijet ne varreza dhe pastaj do tu shkoj dhe vete nga pas. Do ti vjelli te gjitha krimet qe ka ber ndaj shqiptareve kjo familje e mostrash gjakatare me mbiemer berisha-BISHA. Do rrojme dhe do shohim.
    PS. Ju lutem na botoni foton e Fevziut gjate haxhillekut.

  8. king says:

    Z.Gjinishi e ka takuar gadafin se ka qen djal spijunit ose djal komunistit se keto kan pasur privilegje per te bredhur neper bote ne vitet 90 91

    1. tg usa says:

      o trapo na thuaj ngjan saliu me gadafin?
      Saliu ju fali detin grekerve gadafi nuk fali gje/
      Gadafi eshte me dinjitoz se saliu

  9. baro çorrogjafi says:

    PERSE NJE NGJASHMERI E TILLE,MJAFT PRECIZE,SIKUR I KA BERE NJE NENE,SIKUR I KA RRITUR NJE BABA,SI KUR KANE BERE NJE SHKOLLE : ATE TE DJALLEZISE E TE DIKTATURES,ATE TE HIPOKRIZISE E TE MASHTRIMIT,SIKUR KANE PIRE NE NJE SISE QUMSHTIN E MALLKIMIT.
    VETEM EMRI I NDAN GEDAFIN NGA SLIUN . POR GEDAFI E ” P R E U ” BILETEN DHE E MORI FERRA URATEN, POR…. ME ZOR PO RRI NE PRITJE BINJAKU I GEDAFIT.

  10. Hari says:

    Pergezime Z. Gjinishi!!! JEni shume i sakte!!! Respekt

  11. frenklin says:

    preciz dhe i sakte , bravo per krahasimin qe ngjajne si dy pika uji, por qe populli shqipetare akoma spo del si populli libian qe te shporri horrdhine e hajduteve te berish metes ,o popull nuk flijet tere jeten ,turp se jemi ne mes te europes

  12. shqiptari i Italisë says:

    Rea Beko: “Portreti im, përtej Gedafit”
    “Shqiptari i Italisë” botoi dy artikuj mbi vajzën shqiptare e cila bëri pjesë në grupin e atyre të rejave që vizituan udhëheqësin libian Muhamar Gedafi gjatë vizitës së tij në Romë. E më tej, e ftuar prej tij bashkë me një grup vajzash të tjera për të vizituar Libinë. Lajm i vjetër, deri ditën kur pas nisjes së bombardimeve në shtyp, shqiptarja Rea Beko deklaroi për ANSA-n se “Gedafi nuk është diktator”. Artikujt e botuar dhe sidomos komentet e shumta jo dhe aq dashamirëse në faqe të ndryshme gazetash apo forumesh online që morën lajmin e “Shqiptari i Italisë” sollën reagimin e Reas e cila iu drejtua redaksisë për të deklaruar se një pjesë e të dhënave të paraqitura nuk i përgjigjen së vërtetës. Ja replika e Reas nëpërmjet një interviste për “Shqiptari i Italisë”.

    Rea, ti je studente, apo jo?
    Po mbaroj studimet në universitetin e Romës La Sapienza për Politika organizimi dhe burime njerëzore. Po përgatis temën e diplomës mbi konceptin e Liderit dhe të demokracisë.

    Ndërkohë punon?
    Po punoj si konsulente financiare dhe sigurimesh. Dhe po nis karrierën si ndërmjetësuese civile dhe tregtare që lidhet drejtpërdrejt me studimet e mia, por edhe sepse në këtë profesion, po të jesh e zonja, fiton shumë më tepër se si konsulente. Jetoj me tim vëlla dhe kunatën.

    Çfarë të shqetësoi nga artikujt e botuar në shtyp?
    Para të gjithash dua të them që unë nuk adhuroj Gedafin! Di vetëm të them që për aq sa munda të flas e të bisedoj m’u duk një plak i urtë që dinte se ç’bënte për vendin e tij. Pikërisht për këtë kemi arritur deri këtu! Sepse forcat e mëdha e kuptuan që Libia po fitonte një pozitë të fortë në Afrikë dhe në Mesdhe dhe ja, vendosen ta sulmojnë. Nuk mund të them që është diktator sepse ç’pashë me sytë e mi demonstronin një popull që e donte dhe e përgëzonte për faktin që dinte të bënte interesat e Libisë. Një popull që jetonte mirë, që nuk kishte absolutisht nevojën të migronte jashtë shtetit. Një popull që ndërtonte çdo ditë jetën qytetare.
    Ghedafi mund të jetë i pasur, nuk e di. Di vetëm të them që e pamë që jetonte në kushte krejt të thjeshta. Mund të them që shtëpia ime e mobiluar në Ikea është shumë më e mirë sesa ajo e Gedafit! Njeri tepër i thjeshtë!
    Mendoj aman që po të ketë përgjegjësi edhe vetëm për një jetë njerëzore (nuk e besoj absolutisht) atëherë duhet të paguajë. Vetëm se duhet kuptuar vërtet se e kujt është përgjegjësia. Ne njohëm edhe shumë njerëz që i rrinin afër për të përfituar. Gedafi na konsideroi si pjesëtarë të familjes. Kjo është e vetmja lidhje që kemi me Gedafin.
    Pikërisht për këtë dua te them që informacionet e dhëna nga e përditshmja italiane Il Fatto Quotidiano, të cituara edhe nga gazeta juaj, janë të rreme. Për këtë arsye e kam hedhur në gjyq atë gazetë. E më tej, dua t’i drejtohem asaj pjese të shoqërisë shqiptare që sapo dëgjoi lajmin absolutisht të rremë, më konsideroi grua të përdalë (nuk guxoj të përsëris fjalët që kam lexuar në komente e që nuk bëjnë pjesë në fjalorin tim). Sapo një grua shqiptare e bukur (edhe pse nuk e mendoj një gjë të tillë për veten), bën diçka, del në gazetë si modele, automatikisht është bibë, për rrjedhojë dashnore e Gedafit (fjalë injorante të shqiptarëve që nuk meritojnë të quhen të tillë). I shkreti burrë me gjithë hallet që ka, në ç’mesele e kanë ngatërruar…
    U them vëllezërve të mi shqiptarë që kanë lënë komentet e ulëta nën artikullin që fliste për mua se në Europë dhe në Itali nuk ka prostituta shqiptare. Të dashur vëllezër shqiptarë, në Itali e Europë shqiptarët e mbajnë lart emrin e tyre dhe këtë e bëjnë për vete por edhe për ju. Duke sakrifikuar rininë dhe karrierën e tyre, duke duruar të konsiderohen çdo ditë si të huaj, jokomunitarë, duke luftuar çdo ditë për të qenë të barabartë me të tjerët që më shumë se ne kanë vetëm një pasaportë të republikës italiane.
    Me njëmijë hallet e të jetuarit larg shtëpisë, vajzat shqiptare janë ato që po shkëlqejnë kudo që shkojnë. Për shkathtësinë, për vlerat, për përgatitjen e tyre shkencore dhe gjuhësore, për karakterin dhe bukurinë e tyre. Këto janë gratë shqiptare. Mjaft më me paragjykimet e 20 vjetëve.
    Lexo më shumë në
    http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/38-shqiptare-te-italise/1068-rea-beko-qportreti-im-pertej-gedafitq.html

  13. Adrian says:

    Une nuk e di se e ka thene Curcilli ate shprehjen :Nuk ka me te keq se komunisti qe hiqet antikomunist .me duket se kjo shprehje nuk ka me shume se 20 vjet .

    1. Claus says:

      E vertete Adrian, shprehja eshte e Vaclav Havel jo e Winston Churchill.
      Interviste e dobet dhe pa gjera te reja. Takimin e fundit nuk e kuptova mire, pra qellimin e vajtjes ne Libi dhe i derguar nga kush. Privatisht nuk besoj se ishte e lehte te takoje Gadaffin.

  14. eltoni USA says:

    Per botuesit e Temes!

    Une mund te shtoj nje gje qe e kam jetuar kur isha student ne Mjeksi: Sali Berisha eshte Mjek por ai ka qene Komisar ne Fakultetin e Mjekesise ne kohen e diktatures, qe perfaqesonte Partine(Komandanti dhe Komisari ishte dyshja qe drejtonte nje institucion ushtarak, ku Komisari ishte me i besuari veçanerisht kur komandanti nuk ishte antar Partie dhe Komisari kontrollonte punen e komandes se Repartit Ushtarak). Gjeni nje foto kur ka qene veshur me uniforme ushtarake po te kerkoni ne arkiva ose ndonje shok i tij mund ti ruaj. Keshtu ai ngjan me shume me Gadafin

  15. TEFTA ALIKAJ says:

    nji gamor qe e donte europa dhe amerika

  16. nesti says:

    Cdo koment eshte i tepert per mendimin tim kaloresi qe i ka humbur kali{berisha} eshte me diktator se koloneli{Gedafi} po ce do ai ndjek nje strategji te kamufluar nje pjese te votave i vjedh po keshtu dhe opozita nuk eshte ne binare por e percare dhe sidomos kur ke nje Ilir Meta{hajduti i floririt sipas Sales} qe thote me mire me Salen te lepime ndonje kocke ta rrjepim kete popull .Per mendimin tim AI ja kalon kolonelit

  17. Iliri says:

    Keto jane disa intervista te turpshme ne aspektin intelektual, qe kane vlere vetem per te bere opozite per militantet. Ky Gjinishi thote qe “Shiku i Berishes zhduku Remzi Hoxhen”. Nga e di ky kush e beri (nuk dua te mbroj aspak Shikun apo Berishen, por me cudit siguria e tij kur e thote)??? Ky reklamon njohjen qe ka per Gedafin, po cfare ka bere ky kundra regjimit te Gedafit, ose me sakte kunder regjimit (te pretenduar prej tij) ne Shqiperi? Do ishte me mire qe Lorenc Vangjeli, nje militant i deklaruar, te mos perdhoste emrin e tij ne gazetari, me intervista serviliste dhe te turpshme, per staturen qe pretendon se ka ne gazetari…

  18. Mali63 says:

    Si me i pase bere nje nene keto dy gomere.

  19. sokol says:

    Po ky burri pse ka vajt te kadafi per studime nuk gjeti vend tjeter pak si e dyshimte kjo apo te dergoi ppsh per studime marksiste

  20. METLAJ says:

    UNE E ERSOJ ZOTIN GJINISHTI POR VENDI JONE GJATE PJESES ME TE MADHE TE KOHES SE PLURALIZMIT ESHTE ME MEKATARE SE EKALUARE MONISTE KJO ESHTE SE NE EUVROP SOT GJEJME SHUME PRODUKTE NEN NIVELIN CILESTE PERIUDHE SE ME PARSHME ITDHE HUMBJES SE SHUME VLERAVE MORALE HISTORIKE SE SA PERIUDHA E MONIZMIT SI DHE BORXHELLINJTE QE DHE FEMIJET TANE SDOTI SHLYEJNE DOTE DHE DO TE GEZOJNE SHEDET TE JO TEMIRE DHE DEPRESJONE SHPRESOJME TEK NGRITJA E NJE LEVIZJE GJITHE POPULLORE PERNDESHKIMIM E KLASES POLITIKE E CILA TE NDESHKOHETSIPAS LIGJEVE NDERKOMBETARE DHE JO ME ATO TE MIRATUARA NGA PARLAMEMTARET E KORRUPTUAR TE KUFIZOHET DALJA R POLITIKANEVE NEPER EKRANET E TELEVIZIONIT SIDOMOS KRYEMINISTRI QE FLETE BATIAVA DHE DISA ANALISTE QE E KSHILLOJNE JO
    DREJTE DHE TE MBAJME ME ILUZIONE KURNDO TE BEHEMI NJE POPUULL QE TE MBAJME DAJ TYREKORRIGJUES DHE JO NENSHTRUES NDAJ UDHEHEQJES DHE NDESHKUES N

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje