“Problemi është qeveria”. Kjo shprehje i atribuohet ish-Presidentit amerikan, Ronald Regan. Është një konceptim tipik i politikanëve që kanë kulturën e fokusimit në thelbin e gjërave. Këtë shprehje citoi pak ditë më parë kryeministri Berisha, sipas zakonit të tij, për të thënë gjërat e duhura, por për të mos bërë gjënë e duhur. Mediat proqeveritare, që krijojnë lajme dhe realitete me shumicë deri edhe me shakatë dhe mufkat e kryeministrit, e lanë të kalonte në heshtje artikulimin e tij më të rëndësishëm të kësaj periudhe. A thua se gjërat serioze që ai thotë nuk merren më seriozisht prej tyre.
Ndërkaq, vetë Berisha nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe nuk tentoi t’i fuste në temë mediat e tij, siç pat bërë me një bejte nga satirat e Arshi Pipës që dëshironte t’ia postonte Edi Ramës. Berisha u merakos shumë që mediat e tij nuk i kishin rënë në të se cilën bejte kishte në mendje. Apo, thënë ndryshe, po e gjenin gabim kuitzin që ai fshihte në njërën dorë. Më kot i nxiti ta gjenin saktë. Ata prapë gabuan. Kurse për pohimin e pazakonshëm dhe të drejtë se qeveria është problemi, Berisha nuk e vuri ujët në zjarr për t’i bërë ndopak jehonë. Nuk e vuri ujët në zjarr sepse, me sa duket, e ka thënë sa për të zbukuruar një bisedë, pra sa për t’u dukur dhe jo se ka reflektuar e ndryshuar mendje në lidhje me përgjegjësitë e qeverisë në raport me ato të opozitës. Gjithsesi, pavarësisht pse thuhet e si thuhet, me sinqeritet apo me demagogji, ekziston në politikë kjo aksiomë: Problemi është qeveria.
Po, problemi është qeveria. Problemi nuk është opozita. Një pohim si ky, kaq elementarë, tingëllon si diçka e re dhe e veçantë në gojën e kryeministrit për faktin se ai vetë, qeveria dhe shumica e tij, rëndom nuk bëjnë gjë tjetër veçse opozitën e opozitës. Të merret qeveria tërë kohën me opozitën, të shmangë dhënien e llogarisë para opozitës me lloj justifikimesh dhe alibish- ky është një deformim i madh në gjithë ndërtesën e organizimit demokratik të shoqërisë. Në fakt, një qeveri që nuk i përgjigjet një me një opozitës së saj, por vetëm e sulmon, e shan, e denigron, e dhunon dhe e vjedh në votime është një qeveri vetëm e korruptuar. Nuk ka arsye tjetër që qeveria të mos shohë punët e qeverisjes, por të opozitës.
Opozita, sigurisht, ka rolin e vet të nderuar në demokraci. Ajo kontrollon qeverinë dhe përgatit alternativën për të ardhmen. Varësisht nga cilësia e përmbushjes së këtij roli, ajo afrohet ose jo me pushtetin. Por nuk është opozita ajo që krijon vende pune, ajo që shton të ardhurat dhe rrit mirëqenien, ajo që ruan rendin dhe qetësinë publike, ajo që garanton sundimin e ligjit në vend, e tjerë.
Problemi është qeveria, në gjithë botën, edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në SHBA, edhe në Gjermani. Në Shqipërinë e mbuluar nga problemet qeveria është njëqind herë problemi. E ka kapur mirë zoti Berisha, por nuk po e zbërthen këtë që ka kapur. Për rrjedhim edhe nuk reflekton dot për çfarë do të nxirrte në dritë nga zbërthimi.
Të mos merremi për një moment me papunësinë kronike në rritje, me varfërinë në rritje, me kriminalitetin në rritje, me korrupsionin në rritje, me stopimin real të zhvillimit. Janë të gjitha probleme të qeverisë. Kjo qeveri ka krijuar një borxh në kufijtë kritikë të falimentimit të financave të shtetit, që Berisha llogarit t’ua lërë gurë në qafë pasardhësve. Kjo qeveri qëndron prapa tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit. Kjo qeveri ka një problem papajtueshmërie me drejtësinë dhe shtetin ligjor. Po t’i hapë rrugën drejtësisë, do të thotë të humbasë shumicën artificiale ku mbështetet.
Të shkruash për gjithë këto probleme s’do të mbaronim kurrë. Po ndalemi vetëm te problemi i integrimit. Është një naivitet dhe një djallëzi e pashoqe ajo që thuhet herë hapur, herë nën zë se integrimin e paska në dorë opozita. Opozita nuk mund ta pengojë procesin e integrimit të vendit edhe po të jetë në program kundër hyrjes së vendit në BE. Ne kemi parë plot raste në Europë ku opozitat kanë qenë kundër proceseve integruese, deri edhe kundër nocionit të një Europe të Bashkuar, e megjithatë trendi i integrimit ka ecur përpara, sepse atë e ka dashur dhe shërbyer shumica qeveritare si shprehëse e shumicës së qytetarëve. Merret me mend sa e pakuptimtë është në këto kushte të fajësosh për integrimin një opozitë euroatlantiste në program, në vizion dhe në akte, siç është opozita shqiptare. Integrimi varet nga arritja e standardeve. Në analizë të fundit, shumica e popullit e do, integrimi është një cilësi e qeverisjes dhe e demokracisë. Qeveria e ka qarë mbështetjen e opozitës. Por barra është e saj. Prandaj hesapin për ngadalësimin apo frenimin e integrimit duhet t’ia kërkojmë gjithnjë qeverisë. Le të bëjë edhe opozita të vetën, madje le të marrë edhe lidershipin moral dhe verbal të integrimit të vendit në kushtet e dështimit të qeverisë. Por të mos kemi iluzione: marrja e statusit të vendit kandidat varet kryekëput nga qeveria. Dymbëdhjetë kriteret e Bashkimit Europian për Shqipërinë janë të gjitha për qeverinë. Pastaj edhe për opozitën dhe institucionet e tjera.
Qeveria “Berisha” ia ka lidhur këmbët vetes jo vetëm se është e vonuar dhe ambige me zbatimin e dymbëdhjetë kritereve, por para së gjithash me zgjedhjet vendore për bashkinë e Tiranës. E vërteta e zgjedhjeve për Tiranën, e pasqyruar me besnikëri në raporti e ODHIR-it, e dënon Shqipërinë të presë trena të tjera për t’u nisur drejt paradhomës së BE-së. Me atë raport nuk na qas njeri. Vetëm budallenjtë mund të pretendojnë të marrin statusin me një qeveri që ka manipuluar zgjedhjet. Berisha e ka ditur. Edhe Meta e ka ditur. Vitin e kaluar ata dhanë integrimin për të mos hapur kutitë. Këtë vit dhanë integrimin për bashkinë e Tiranës. Janë shkëmbime të rënda që favorizojnë një pakicë pushtetarësh, por i kushtojnë rëndë vendit dhe shumicës dërmuese të qytetarëve.
A ka qeveria një paketë të sajën për zhbllokimin e integrimit? Deri tani asgjë veç fjalëve boshe. Në përqasje me shprehjen e dikurshme të ish kryeministrit Fatos Nano, Berisha dhe Meta duhet të sakrifikojnë pushtet për të zhbllokuar integrimin. Nuk ka rrugë tjetër. Derisa t’i vijë radha popullit sovran.
Titull shum i goditur,
Berisha do jete i pranishem ne pritjen e shtruar nga Presidenti obama per nder te delegacionve te pranishem ne samitin e OKB-se ku do te mbahet sesioni i radhese, Dhe po pyetem si ka mundesi qe kjo gazete dy dite me pare na doli me shkrimin se berisha eshte shpallur (persona non grata) nga komuniteti nderkombetare , me sa e di une nje person i shpallur non grata nuk lejohet te hy na ai shtet qe e ka shpallur te till, tani ka ndonje spjegim per kete apo mos valla e anuluan vendimin qe te hiqet nga kjo liste ,a dine dikush, ka diqka zyrtare lidhje me kete?
Zoteri eshte tjeter gje te marresh pjese ne nje samit e tjeter gje te jeshe i ftuar per nje vizite zurtare ne nje shtet
Preq shume bukur .Ndoinje histori kur i beje karsillek te lutem na trego apo ste lejonFRROKU,jemi mirditore(cuba)apo jo.na trego
Ore Ramy, ti je budalla apo ben vete?
Po ta shpjegoj me terma qe edhe gomari im i merr vesh:
Berisha nuk eshte shpallur ligjerisht “non grata” nga asnje shtet. As Tema nuk e ka thene kete. Por c’duhet te kuptosh me “non grata” te Temes eshte se zyrtaret e larte te vendeve perendimore nuk kane qef te takohen me Berishen, mundohen ta shmangin ate kur eshte e mundur. Pritja qe organizon Obama eshte per te gjitha delagacionet, perfshire ato qe Amerika nuk i ka per qef. Pra kjo pritje nuk hedh poshte pretendimin e Temes. Perpiqu te gjesh nje shembull tjeter ta nxjerresh Temen fiasko e kriminelin tend te nderuar.
Shume dakort me ZQK. Po ta shikosh ne artikullin perkates shprehja “Non grata” eshte vendosur ne thonjeza, pra kuptohet qarte qe nga artikullshkruesi eshte bere ironi me saliun, qe kane filluar ta harrojne te gjithe. Sa per konfrencen e OKB, ky eshte nje takim i rradhes dhe veprohet sipas protokolleve zyrtare. Po saliu edhe kete do ta reklamoje si nje sukses te rradhes se qeverise se vet dhe kur te kthehet prej andej, ka per te brockollisur per takime te suksseshme. (“Ai me tha mue …, une i thashe atij”) dhe per ndonje mrekulli tjeter, nga ato qe vetem mendja e tij e semure mund ti shpike.
Ik re Rani se nuk i kupton dot metaforat ti re.Hit the books harder
Ta shpjegoj une ty Ramy. Keto jane takime te planifikuara ne axhenden e OKB qe funksionojne ne menyre tradicionale. Ato nuk jane ftesa nominale dmth me emra te perzgjedhur kryeministrash. Aty kane te drejte te marrin pjese te gjithe Kryetaret e shteteve ose kryeministrat e vendeve anetare te OKB-se.Meqenese selia e OKB-se ndodhet ne USA, presidenti Obama shtron nje darke kortezie si vend mikprites. Para viteve 90 ne keto takime kortezie si perfaqesues i Shqiperise shkonte i derguari me pune i Shqiperise prane OKB-se. Nuk shkonte as Enveri as Haxhi Lleshi, si qendrim politik i kundert.
Tashti, nese ti je i lumtur qe Berisha, me te cilin ti je i dashuruar, ndodhet si pjese e dekorit te kortezise, duhet te jesh i lumtur pasi aty Berisha do te perplase goten jo vetem me Presidentin Obama, por edhe me Ugo Cavezin, Raul Kastron, Ahmadinexhadin Al Asadin e tj.te cilet kane te drejte te marrin pjese ose vete, ose me perfaqesues ne kete takim. Qarte?
ore gjon torollaku , te marim nje shembull, Gramoz ruci eshte ligjerisht i shpallur (persona non grata) nga shba , dhe si mund te merrte pjese ne nje samit ne ate shtet qe e ka te ndaluar hyrejen , por ju ka trovitur rama juve , nuk ke faj
Ramy trap-ajani, c’pune ke me Gramozin, ai pervec se eshte zv. Kryetar i PS’se nuk ka pasur ndonje post mbas 1990’s si puna e Sali malokut qe ka bere gerdine?
…nuk ja rregullon dot statusin berishes….tani ne dime hapur c’mendojne amerikanet kuptohet e te tjere …e dime qe edhe saliu e di kete…fatkeqesia e saliut eshte qe sot nuk mund te shtiret …ai thote…ata thone…te gjithe jemi ne nje llogore oer te ndertuar demekracine…
JO…saliu sot eshte i percaktuar qarte ” metastaze e komunizmit” (pjesa e semure e komunizmit e bashkuar me primivitetin social)….me sa duket prandaj e lene…per te eksperimentuar deri ku shkon kjo semundje……fatkeqesia e saliut eshte se po luan kete pjese te drames se tij zbuluar ..!!
….
I shkreti ti o Ramy. Si eshte e mundur qe per te na mbushur mendjen per nje mendim qe ke nuk di te na thuash argumente, por vetem te ofendosh dhe te marresh nje shembull qe nuk thote gje? Ne qofte se G Ruci eshte shpallur i pa deshirueshem per SHBA( me sa di une kjo nuk eshte e vertete ) ky fakt, pra, nuk verteton qe Sal-iu yt mezi po pritet nga Obama qe te shkoje ne SHBA.
O Ramy qenke zog gomari ti.Habitem si lodhen keta zoterinjte te te sqarojne ty.Na thuaj ndonje te re per blektorine a kane bere lopet vica,a knon ma byblbyli,a keni dru boll me u ngro…mos u mer me pulitik ti lere per Xhozin dhe per Salen he bjeshkar i vogel
ore Ramy sala jote eshte thirur si shoke i ngushte i vellait te Obames heheheheheh
o ti rammy o rani me vjen keq por amerikanet nuk merren me fytyren e genc rrulit ,as me te berishes ,as me djalin e berishes ,lulin e vocerr qe e ka fut ne mal pa sakice jane fytyra qe sa ti shohesh ngrihet stomaku dhe nxjerr gjithshka qe ke ngene ,ndersa per batutat derguar zotit edi rama ai ska bythe te merret mete ase keni pare me rroba sport i kan hup bythet prandaj forca kush eshte i ndershem te luftoje perte miren e popullit te keqtrajtuar te lodhur ,vjedhur ,dhe perdhos duke i nxjerre nga puna siq po ben ai krimineli i ri qe ka zaptu bashkine me vjedhje
Nje qeverri me ministra te manget nga truri por edhe nga shpirti per me teper hajdute dhe asgje tjeter si Nishani qe na shpenzon nga taksat tona nje grup njerezish per ta mbajtur qe te eci apo te rrije ne kembe se bie, natyrishte qe eshte problem…..por kush duhet ta kuptoi kete dhe ta shtroi per zgjidhje problemin??!! kjo akoma nuk eshte e qarte