Skandal me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit

18 Shtator 2011, 11:35Politika TEMA

Ministria e Brendshme përfshihet nga skandali për tenderin e uniformave të policisë së shtetit. Në mënyrë abuzive, qeveria ia ka deleguar kompetencat e realizimit të tenderit 1 vjeçar Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në shkelje të plotë të ligjeve dhe të vendimit të qeverisë , drejtoria e Policisë ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt “Blerjen e uniformave të reja për Policinë e Shtetit pa vlerën  reale monetare te akorduar nga  nga buxheti i shtetit për vitin 2011. Alarmin për skandalin e ka dhënë anëtari i Komisionit të Sigurisë Piro Lutaj në seancën dëgjimore me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Gazeta “Shekulli ka mundur të zotërojë dokumentet që vërtetojnë shkeljen e procedurave të rregullta ligjore ku firma fituese është paragjykuar si dhe kontrata parashikon uniforma për katër vjet ndërkohë që tenderi duhet të bëhej vetëm për një vit. Nëse çmimet në vitet e ardhshme të bien, drejtoria e Policisë është e detyruar që të blejë me çmimin aktual, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit. Tenderi parashikon blerjen e uniformave për katër vjet me një fond 18.8 miliard lekë duke I shkaktuar shtetit humbje të pallogaritshme. Në vendimin e saj numër 32 datë 19 janar 2011, qeveria ka ndryshuar një vendim të saj të mëparshëm  duke kaluar kompetencat për zhvillimin e tenderit nga Ministria e Brendshme tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “ Përjashtimisht për vitin 2011 lejohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si autoritet kontraktor të realizojë vetë procedurat e prokurimit për shërbimin e uniformës së Policisë”, citohet në vendimin e qeverisë. Vetëm tre muaj  pas këtij vendimi, Drejtoria e Policisë ka publikuar njoftimin  ku përshkruhet  autoriteti kontraktor që në këtë rast është Drejtoria e Policisë, përshkrimi I kontratës ku përcaktohet blerja e uniformave me fond limit rreth 18.8 miliard lekë si dhe kohëzgjatja e kontratës për katër vjet 20112012,-2014. Nga zhvillimi I tenderit më datë 25 maj, 2011 për çudi shuma që ka rrjedhur është vetëm 71,6 milion lekë të reja. Pra nga  1.885,505.216 që ka përcaktuar fondin limit Drejtoria e Policisë, firma “Gjergjefi” ka dhënë 1813816640 lekë. Pra shteti ka mundur që të ulë koston totale të kontratës vetëm me 0.4 përqind , pothuaj e papërfillshme për vlerën e kontratës.

Tenderi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkoi “Blerje Uniforma për Policinë”, me fond 547.279.000 lekë, koha e zhvillimit të tenderit gjatë vitit. Mirëpo , Autoriteti kontraktor DPP më datë 25.05.2011, me procedurën e hapur, rihap tenderin e shumë  përfolur, të paragjykuar e të diktuar për fitues të paracaktuar jo me fondin limit  të parashikuar gjatë vitit 2011, por me fondin limit 1.885.505.216 lekë pa TVSH me një kohëzgjatje  të kontratës për ekzekutimin : katër vjet dhe konkretisht vitet 2011, 2012, 2013, 2014. Miratimi i buxhetit të shtetit është vjetor. Qeveria nuk ka dhënë buxhet për të plotësuar të gjitha nevojat me uniforma, etj. (veshje të menjëhershme të punonjësve të policisë) për vitin 2011. Ndërsa Autoriteti Kontraktor DPP inskenon paradhënie, miratimin e buxhetit, deri në vitin 2014 për blerjen në vazhdimësi të uniformave të policisë dhe të pabazuara në ligj. Policia e shtetit është pesë vjet pa uniforma të saj. Shtyrja e blerjes së uniformave të policisë ka rritur edhe koston për Policinë e Shtetit. 1.088. 714.671 lekë rritet vlera e tenderit shumë të përfolur . Në vitin 2009 ishte parashikuar 1.173.891.588 lekë ndërsa tre vjet më vonë vlera e këtij tenderi në vitin 2011shkon 18,8 milion lekë pa TVSH ose 2.262.606.259 lekë me TVSH.

Pagesat

Kontrata parashikon që pagesa e Mallrave do të bëhet konform çeljeve buxhetore në dispozicion sipas këtij planifikimi. Në vitin 2011 vlera prej 447.279.454 lekë , për vitin 2012 vlera prej 888.327.000 lekë , për vitin pasardhës 627.192.518 lekë dhe për vitin e fundit  pra 2014 shuma 299.807.288 lekë me TVSH. Dorëzimi i produktit objekt i kontratës parashikohet jo më vonë se 30 Nëntor i çdo viti për furnizim respektiv të atij viti. Për vitin 2011 kërkohet realizimi i të gjithë sasisë së përcaktuar në listën përkatëse bashkëlidhur për këtë vit dhe jo më vonë se data 30 Nëntor 2011. Sikur vaj të shkojnë punët e tenderit me objekt: “Blerje uniforma për policinë”, i bie që brenda më pak se dy muaj firma të prodhojë të gjithë sasisë e kërkuar prej 365.187 (komplete/ pale/copë) objekte të uniformës së policisë për këtë vit, pothuaj e pamundur.  Nga ana e saj Ministria e Brendshme nuk pranon që të japë edhe detajimet për tenderin.  Një gjë është për t’u theksuar se mosdhënia e detajuar (preventiv) të vlerës prej 1.885.505.216 lekë në dokumentat  standarde të tenderit e cila do të pëmbante veç  emërtimit të objektit , nj.matjes dhe sasisë së tyre që janë dhënë ne dokumentat standarde të tenderit, por që nuk është evidentuar të dhëna të tilla si çmimi për njësi (ose objekt- vleftë), e kompromenton proçedurën e tenderit të datës 25.05.2011.  Sepse kontrata të mëparshme të ngjashme në dokumentat standarde të tenderit janë kërkuar vetëm për prodhimin dhe realizimin e veshjeve. Mirëpo brenda  në vlerën 1.885.505.216 lekë veç veshjeve ku mund të ishin të ndara në 2 Lote kërkohen të prokurohen objekte për shërbimet e veçanta (për efektivat e qarkullimit rrugor, mjeteve lundruese që veç veshjeve (të ndara në dy lote) mund të përbënin një lot të tretë, objekte të grupimit të këpucëve e materialeve të reja lëkure, etj. të kësaj natyre , mund të përbënin një lot të katërt, artikuj të grupit (stema, grada, etj), mund të përbënin një lot të pestë. Në këtë mënyrë i jepej mundësia pjesëmarrjeve më të mëdha  të operatorëve ekonomikë, të cilët do të ofronin dhe kontrata të ngjashme të suksesshme në vlerën e ndarë sipas loteve të sipërpërmendur. Ose më saktë, pesë operatorë ekonomikë fitues nëse do të ishte e detajuar vlera 1.885.505.216 lekë dhe ofertat (çmimet e tyre) do të ishin me leverdi ekonomike.

Shekulli

11 komente në “Skandal me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit”

  1. paskuqani says:

    Po ku e kon gjet ket firm me emrin GJergjefi mer zot, nuk ka firma te tjera qe mund ta bojn ket pun,Por jam i mendimit qe bashk me uniformen te ndrroet dhe surrati policve se lat nam, me ca polic,rraketik,me barkun e modh dhe qe nuk flasin korrekt SHQIPEN,polic qe qelben era alkol,dhe era djers,nuk kam qellim ti ofendoj por polici eshte pasqyra e shtetit,Jam i mendimit qe uniformat me mir te porositen jasht SHQIPRIS per arsye se firmat SHqiptare qe fitojn tenderat sot, jan firma qe bojn pazare te pista, dhe per shkak te perfitimeve,nuk pysin shum per cilsin dhe kalitetin e prodhimit.Persa i perket pislliqet qe bojn me tenderat,qeveritaret eSaliut nuk po flas fare se nuk ja vlen,kta i kon hy politikes me vjedh qysh ne filim dhe keshtu do ta bitisin,se populli qe duet ti kerkoj esap nuk egziston ka vite.

  2. labi nga memaliaj says:

    eshte me se evertet respekt PASKUQANI

  3. vinny says:

    Me vjen keq po ajo qe shkruhet me siper eshte shume e veshtire per tu lexuar e kuptuar!
    Shkrimi nuk ka asnje lloj strukture hde e veshtire te nxjerresh konkluzione se ku jane bere shkeljet!

  4. andi says:

    Kjo firma eshte e rregjistruar ne Bilisht te Korces dhe fiton nje tender prej 18 milion dollaresh…a e imagjinoni dot??? Pale pastaj qe do prodhoka 350,000 komplete… E c’vete ne kete palo shtet!!! PO NA VJEDHIN, PO NA RRJEPIN, PO NA VARFEROJNE FINANCIARISHT DHE SHPIRTERISHT CDO DITE, PO SHEMBIN CDO STRUKTURE TE ASAJ NGREHINE QE QUHET SHTET, PO NA DENIGROJNE PERDITE’, PO NA, PO NA…. CDO DITE E cfare bejme ne shqiptaret?! Rrufisim kafe pese here ne dite e bejme lloqe Kavaje…Kam frike se do kujohemi kur te na vi zjarri tek bytha… le qe cthem dhe une.. Ne jemi bere aq apatike e dembele sa do themi… lere se pertoj te leviz… si ajo barsaleta me dembelin e stabollit… I thane dembelit cou ore se ka rene zjarr ne qytet…ai u pergjigj: – E c’me duhet mua? Cohu ore i thane se ka ardhur zjarri tek lagja… larg bythes sime ‘- tha… Cou ore i thane se po digjet shtepia… Eu tha prape larg bythes sime… Cou ore se tu ndez e prapmja… Ishalla dhe ne nuk kujtohemi kur te na marre flake e prapmja

  5. eni leka says:

    ceta e haxhi qomilit

  6. akil says:

    e paska henger ilir dervishi me duket drejtori prokurimeve

  7. Kalorsi i zi says:

    Ahhahahaaha Policia shqiptare dhe praset ne fushe jane me te drejte, ushtria e saliut Hajriut Kalit koqe dhe shume te tjere qe i duket vetja shtet i forte. pika qe su bie e keni katandisur shqiperine me keq se vidicolli. edhe xhandarmet e Mbretit ishin me te mire. keta te pushtojne portofolat, polici me 150 euro, po mos na regjistrohen grek per 300 euro dhe na pushtojne dhe greqine ahahahaha Hajriu ti je ai me mustaqe hahahahahaha

  8. vlora -uji i ftohte says:

    Se mos eshte hera e pare…..

  9. labi nga memaliaj says:

    po edhe tek breket te policave do fitoni TURP??????????

  10. labi nga memaliaj says:

    EPO EDHE TEK BREKET DONI TE FITONI NUK U NGOPET

  11. saljozi says:

    Ma merr mendja se kryetar i entit prokurues do te jete Agron Kulicaj. Nuk mendoje se do ti gezoje shumen e miljonave qe do te fitoje, si ta beje tenderin per nje afat 2-vjecar, ashtu edhe per 4 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje