Revolucionet, nganjëherë, prodhojnë afrime të çuditshme. Ish-xhihadist në Afganistan, militant islamik i ndjekur nga policia libiane, i kërkuar, i arrestuar dhe pa dyshim i torturuar nga CIA para se t’i dorëzohej Gaddafit, Abdel Hakim Belhaj, komandanti i ri ushtarak i Tripolit, tani e konsideron veten si një aleat të NATO-s dhe të perëndimorëve dhe nuk i ndal lëvdatat për Francën.
Mirëpo, lidhjet e tij të së kaluarës me xhihadin ndërkombëtar dhe ato reale apo të supozuara me “Al-Qaedan”, tashmë janë fundosur qëkur islamikët u vunë në krye të revolucionit libian.
Shtabi i përgjithshëm i tij është vendosur në aeroportin e Mitigas, në lindje të Tripolit, ish-baza ajrore amerikane deri më 1970, me kishat e saj të parafabrikuara dhe bungallot e rrethuara nga barishte të larta.
Me mjekër të shkurtë, i veshur me uniformë, me zë të ulët, por që flet shpejt, 45-vjeçi Belhaj e nis bisedën me deklaratën e myslimanit: “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.
Por, edhe pse nuk e mohon karrierën e tij si militant xhihadi, ai mbrohet duke thënë se kurrë nuk ka qenë anëtar i “Al-Qaedas”. “Kam marrë pjesë në xhihad kundër sovjetikëve në Afganistan ndërmjet viteve 1988 dhe 1992, prandaj edhe jam gjetur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë me “Al-Qaedan”. Por, kurrë nuk kam qenë anëtar i “Al-Qaedas”, as nuk kam pasur lidhje me këtë organizatë. Njerëzit i kanë përzier gjërat”.
Amerikanët e dorëzuan te Gaddafi
Në kohën kur vullnetarë nga mbarë bota arabe dyndeshin drejt Afganistanit, Belhaj kishte themeluar një grup xhihadistësh libianë të quajtur “Grupi luftarak islamik”. “Ne ishim në Afganistan për të luftuar përkrah popullit afgan kundër sovjetikëve, sikur bënin në atë kohë shumë vende të tjera, në mesin e tyre Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ishim në anën perëndimore”, shpjegon ai.
Pas kthimit në Libi, Belhaj dhe xhihadistët e tij kthejnë armët kundër regjimit të Gaddafit. Ata do të ndiqen pamëshirshëm nga gjenerali Abdel Fattah Younes, i cili në pranverën e vitit 2011 iu bashkua revolucionit libian, ku do të jetë udhëheqës ushtarak pak efikas para se të vritet më 28 korrik në Bengazi në rrethana shumë të turbullta. Kjo vrasje flitet të jetë një hakmarrje e islamikëve.
“Ne nuk ishim të lidhur me xhihadin islamik, ne vetëm luftonim në Libi kundër diktaturës së Gaddafit”, thotë ai. Mirëpo, CIA nuk lëshohet në hollësi. Përfundimisht, Belhaj arrestohet më 2004 në aeroportin e Kuala Lumpurit, pastaj nga autoritetet malajziane i dorëzohet amerikanëve. Nëpërmjet njërit prej fluturimeve klandestine të CIA-s ai transferohet drejt Tajlandës, ku thotë se është torturuar nga dy agjentë amerikanë.
Në këtë kohë, regjimi i Gaddafit punonte ngushtë me perëndimorët në luftën antiterroriste, dhe Belhaj më pas u dorëzohet autoriteteve libiane. I dërguar në burgun famëkeq të Abu Salemit, në periferi të Tripolit, ai mbahet aty për gjashtë vjet, shumicën e kohës në izolim të plotë.
Megjithatë, nga aty ai del më 2010, në saje të politikës së shpirtmadhësisë të inspiruar nga Seif al-Islam, i biri i Gaddafit. Islamikë të burgosur janë amnistuar në shkëmbim të heqjes dorë nga aktivitetet e tyre të xhihadit kundër regjimit. Njëri prej negociatorëve të kësaj marrëveshjeje është Mustafa Abdelxhalil, në atë kohë monistër i Drejtësisë i Gaddafit, e i cili që prej atëherë është bërë kryetar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.
Mirëpo, Belhaj e prish premtimin porsa shpërthen kryengritja popullore libiane në shkurt 2011, dhe ai i bashkohet radhëve të kryengritjes. Në kuadër të një revolucioni, i cili shumë shpejtë shndërrohet në luftë të armatosur, islamikët, në mesin e tyre edhe Belhaj, janë të fuqishëm për shkak të përvojës ushtarake, të cilën përgjithësisht nuk e kishin revolucionarët libianë.
Kësaj here në kampin e mbështetur nga Perëndimi, Belhaj dhe njerëzit e tij i bashkohen çetës së Xhebel Nefuzit, dhe marrin pjesë në vijën e parë të operacionit, i cili rezultoi me marrjen e Tripolit në fund të muajit gusht. Ish-xhihadisti u bë një aleat i deklaruar i perëndimorëve.
A ka ndryshuar me të vërtetë?
“Në Doha kam takuar shumë zyrtarë të NATO-s”, tregon Abdel Hakim Belhaj, në mesin e tyre edhe një gjeneral francez të rangut të lartë. “Biseda ka qenë shumë e përzemërt. E kam falënderuar për ndihmën e ofruar nga Franca.
Presidenti Sarkozy ka marrë një vendim shumë të guximshëm duke mbështetur popullin libian dhe duke mbrojtur popullatën civile. Është Franca ajo që ka penguar masakrën në Bengazi. Ne kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Libisë dhe Evropës për ta ruajtur sigurinë dhe paqen në Afrikën Veriore”.
A ka ndryshuar me të vërtetë ish-xhihadisti? Asgjë nuk është e pamundur, duke qenë se as bota islamike nuk është më e pandryshueshme se të tjerët, por ndryshimi i tij mund të jetë për arsye taktike.
Për më tepër, e drejtuar nga një aleancë islamistësh dhe liberalësh, ish-zyrtarësh të regjimit të Gaddafit dhe kundërshtarësh historikë, revolucioni libian ishte i suksesshëm falë këtyre rrymave të ndryshme, me gjithë përpjekjet e Gaddafit për të futur përçarje dhe që përmes propagandës t’i bëjë “bashkë” rebelët me “Al-Qaedan”.
Edhe pse ka rivalitete ndërmjet përbërësve të ndryshëm të rebelimit, bashkimi i tyre deri më tani është pa asnjë të metë. Belhaj pohon se personalisht ende nuk ka menduar për ndonjë karrierë politike. “Ka ende shumë punë për t’u bërë në planin ushtarak”, thekson ai. “Prandaj është ende herët të mendoj për të ardhmen”. (Le Figaro) /zeri/
,,,,a ka ndryshuar vertete!!!!!!!
assolutamente NO!!,,,nje korrak mbetet perhere korrak,apo jo [mendimi im]????
Edhe Osama Bin Laden ishte properendimor dhe pro amerikan, deri sa e armatosen gjer nder dhembe me armatime moderne. Kete do ta vertetoje koha, por me sa duket do te pereritet hostorija e hidhur: RRIT GJARPERIN
ik mor flliqesire keput qafen,dordolec m**i.
ahahahah se shpejti Grekofagos do pesoj nje sulem nga nje xhihadist ku do i qaje marmiden dhe njera file do perfundoj ne juge te greqis ndersa tjeter ne shen peterspurg te rusise , ga gag aga
shqipja jote Ram,le per te deshiruar,sinqerisht;Nga je?????
Pse humbet kohen ti pergjigjesh Ramit duket nga niveli nen zero
Qysh ”qahet” marmida se nuk po e marr vesh o dashnorja e Saliut!
Cfare eshte ” ga gag aga”?? Po mbytesh gje me uje??
Vazhdoni zihuni per mustaqet e çelos.
Turkofagos,edhe mendja jote le shume per te deshiruar perderisa kerkon te lidhesh gabimet gjuhesore me vendin nga eshte.
hahahaha,me thuaj ku e kape ne ajer,apo kur kishte rene ne toke!!!!!?????
mos u trego i lig,sepse dua te di se me ke dialogoj,,,,,,,pyetja ishte e sinqerte!
nuk behet m…..i mjalte .